MAQEDONI: 'SHQIPERIA E MADHE' FITON TERREN
Nje studim i qeverise Amerikane ne Maqedoni tregon per marredhenie gjithnje e me te keqia nder etnike dhe per nje rritje te popullaritetit te idese se Shqiperise se Madhe ne rradhet e Shqiptareve etnik.
MAQEDONI: 'SHQIPERIA E MADHE' FITON TERREN
Nje studim i qeverise Amerikane ne Maqedoni tregon per marredhenie gjithnje e me te keqia nder etnike dhe per nje rritje te popullaritetit te idese se Shqiperise se Madhe ne rradhet e Shqiptareve etnik.
Vetem pak me teper se nje vit me pare, nje anketim i opinionit publik i kryer nga qeveria Amerikane tregoi se pakica Shqiptare ne Maqedoni kundershtonte idene e ndarjes etnike te vendit. (Shih BCR Nr. 250, 25 Maj 2001). Tani, nje anketim i ri tregon per nje ndryshim te madh te opinionit, por edhe nje konfuzion me te madh dhe pikpamje kontradiktore.
Ne tre studime - te kryera ne Maj 2001, nje vazhdim te tij Tetorin e kaluar dhe ne kete me te fundit - Shqiptaret etnik jane pyetur: "Per te ardhmen tuaj personale, a do te preferonit te jetoni ne nje Maqedoni te perzier etnike, apo ne nje shtet te madh Shqiptar?"
Ne Maj 2001, vetem 16 perqind kane thene se do te preferonin te jetonin ne nje shtet te madh Shqiptar. Ne Tetorin e kaluar, kjo shifer eshte rritur ne 27 perqind. Tani ata qe preferojne kete zgjidhje perbejne mbi 48 perqind. Ne ndryshim, perqindja e Shqiptareve te cilet preferojne nje Maqedoni te perzier etnike ka rene nga 71 perqind ne Maj 2001 ne 61 perqind ne Tetorin e kaluar ne vetem 39 perqind tani.
Anketimet jane kryer nga Zyra per Studime e Departamentit Amerikan te Shtetit. Anketimi me i fundit permban te dhena te mbledhura nga intervista me nje kampion prej 1,097 personash "i cili perfaqeson ne nivel kombetar".
Anketimi i kryer ne Maj te vitit 2001 ishte bere vetem pak kohe perpara periudhes me te keqe te luftimeve ndermjet luftetareve Shqiptare etnik te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, dhe forcave Maqedonase te sigurimit.
Pavaresisht shtimit te popullaritetit te idese se Shqiperise se Madhe, Shqiptaret etnik kane dhene edhe pergjigje te habiteshme dhe qe bien ne kundershtim me njera tjetren per pyetje te tjera. Per shembull, 68 perqind e tyre duan qe Maqedonia te mbetet nje shtet i bashkuar. Nuk eshte per t'u habitur qe 99 perqind e Maqedonasve e kerkojne nje gje te tille.
Kjo kontradikte mund te kete te beje me zemerimin e Shqiptareve ne lidhje me ritmin e ngadalte te reformave qe prej nenshkrimit te marreveshjes se paqes se Ohrit. Per nje pjese te tyre, kjo mund te kete te beje edhe me ate qe ata mund te pelqenin te ndodhte ne nje bote ideale ne krahasim me ate qe eshte e mundur ne boten reale.
Per shembull, 55 perqind e Shqiptareve etnik jane ne favor te Shqiperise se Madhe vetem nese ajo mund te arrihet me mjete paqesore, ndersa 30 perqind jane te gatshem te luftojne per te. Perkundrazi, ne anketimin e Tetorit te kaluar, 48 perqind jane pergjigjur se ata do te mbeshtesnin bashkimin edhe nese per kete do te duhej te luftonin.
Ne rradhet e Maqedonasve etnik, anketimi tregon se 63 perqind kundershtojne marreveshjen e Ohrit. Kjo tregon per nje rritje te kundershtimit ne krahasim me anketimin e Tetorit te kaluar kur marreveshja kundershtohej vetem nga 56 perqind e Maqedonasve. Perkundrazi 90 perqind e Shqiptareve e mbeshtesin marreveshjen.
Megjithate, raporti thekson se "keqesimi i marredhenieve ndermjet Maqedonasve dhe Shqiptareve etnik ngre pikpyetje mbi faktin nese marreveshja kuader do te jete ne gjendje te krijoje nje bashkejetese te gjate".
Rreth 87 perqind e Maqedonasve kane "pak ose aspak besim" se marreveshja do te rezultoje ne nje zgjidhje afatgjate per Maqedonine ndersa 60 perqind e Shqiptareve mendojne se po dhe 37 perqind mendojne se jo.
Disa nga ndryshimet me te medha ne pikpamjet sociale tregohen kur Maqedonasit dhe Shqiptaret pyeten nese ata kane mendim negativ per disa situate te vecanta. Per shembull, pranveren e kaluar, vetem 25 perqind e Shqiptareve kishte nje mendim negativ per te pasur nje Maqedonas si shok.
Tani kjo shifer ka arritur ne 61 perqind. Ndersa per Maqedonasit, ne pranveren e kaluar 45 perqind e tyre nuk deshironin te kishin nje shok Shqiptar, tani kjo shifer ka arritur ne 52 perqind.
Pranveren e kaluar, 82 perqind e Shqiptareve dhe 87 perqind e Maqedonasve kundershtonin martesat nder etnike. Keto shifra tani jane rritur ne 91 dhe 95 perqind respektivisht. Anketimi i Majit te kaluar gjithashtu tregon se 14 perqind e Shqiptareve dhe 40 perqind e Maqedonasve nuk kane deshire te blene ne dyqanet ne pronesi te anetareve te grupit tjeter etnik. Tani keto shifra jane respektivisht 35 dhe 52 perqind.
Nuk eshte per t'u habitur qe 84 perqind e Shqiptareve - ne dallim nga 71 perqind e tyre vitin e kaluar - nuk jane te kenaqur qe policet Maqedonas patrullojne ne rruget e tyre ndersa 77 perqind e Maqedonasve, krahasuar me 67 perqind te tyre ne anketimin e kaluar, nuk deshirojne qe te kete police Shqiptare neper rruge.
Dicka e habiteshme eshte qe te dhenat e mbledhura prej nje kohe te gjate tregojne qe Maqedonasit kane qene gjithnje me te qendrueshem ne pikpamjet e tyre per Shqiptaret ndersa keta te fundit kane pasur pikpamje te ndryshueshme per Maqedonasit.
Ne gjashte anketime te ndryshme duke filluar qe nga Qershor 1998, te dhenat tregojne qe shumica e Maqedonasve - ndermjet tre te katertave dhe dy te tretave - kane pasur gjithnje nje qendrim kundershtues ndaj Shqiptareve.
Perkundrazi, ne vitin 1998 vetem 43 perqind e Shqiptareve nuk kane pasur mendim te mire per Maqedonasit. Ne Mars 2000, kjo shifer ka qene e ulet deri ne 18 perqind, pastaj 17 perqind ne Maj 2001. Tetorin e kaluar kjo shifer eshte rritur ne 54 perqind, ndersa tani ka arritur ne 63 perqind.
Pjesa me e madhe e ketyre te dhenave nuk perbejne nje surprize por ne fakt jane te trishtueshme. Ajo qe eshte me shqetesuese eshte se sot do te ishte shume me e lehte per perkrahesit e linjes se ashper ne te dyja kampet te vendosin te nisin nje lufte ndaj pales tjeter sesa do te kishte qene nje vit me pare.
Me fjale te tjera, konflikti i vitit te kaluar ka shkaterruar shume me teper sesa vetem jetet e humbura te njerezve dhe disa prona.
Tim Judah eshte autor i librit Kosova: Lufte dhe Hakmarrje.