Nato - Armiku i Dikurshem
Vetem garda e vjeter e ushtarakeve eshte e shqetesuar nga marredheniet gjithnje e me te ngushta te Beogradit me NATO-n.
Nato - Armiku i Dikurshem
Vetem garda e vjeter e ushtarakeve eshte e shqetesuar nga marredheniet gjithnje e me te ngushta te Beogradit me NATO-n.
Kur NATO nisi fushaten e saj te bombardimeve ne Kosove ne Mars te vitit 1999, pak njerez mund ta imagjinonin se brenda dy vjeteve, Beogradi dhe shtabi i aleances ne Bruksel do ta konsideronin ate si nje veprim te pakenaqshem te se kaluares se larget.
Kur analistet e mbrojtjes ne Beograd perpiqeshhin te krijonin nje ide per politiken e jashteme pas Millosheviqit, ata kane parashikuar qe Serbia do te mbeshtetej ne aleatet e saj "tradicional" si Rusia, Greqia dhe Franca.
Edhe kur Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq flisnin dhe kerkonin pajtimin me BE-ne, NATO permendej sa me pak te ishte e mundur nga frika se Serbet do te kujtonin traumen e vitit 1999.
NATO menjehere ka dale si nje aleate e ngushte e qeverise se re ne Beograd, pavaresisht perpjekjeve te se djathtes ekstreme dhe ish anetareve te regjimit te Millosheviqit per te quajtur kete marredhenie si nje "tradheti ndaj interesave kombetare".
Merita me e madhe per kete transformim i takon zevendes kryeministrit Serb, Nebojsha Coviq, i cili ka filluar bashkepunimin e ngushte ndermjet forcave Jugosllave te sigurimit, KFOR dhe NATO-s ne Dhjetor te vitit 2000 ne perpjekje per te zgjidhur krizen ne Serbine jugore.
Ky partneritet arriti kulmin me hyrjen e trupave Jugosllave ne zonen e sigurise ne Serbine jugore ne Qershor te vitit 2001 - hera e pare qe forcat federale kane vepruar nen urdherat e oficereve te NATO-s.
"Hyrja ne fshatin Oraovica ka qene ngjarja e shenuar", ka thene nje oficer i Ushtrise Jugosllave, VJ, i cili ka marre pjese ne kete operacion, per IWPR-ne. "Veprimet ishin planifikuar ne bashkepunim ndermjet oficereve Jugosllave dhe atyre te NATO-s. Cdo gje eshte bere sipas planit. Ky operacion ka shtruar bazat e bashkepunimit te sotem ushtarak me aleancen".
Delegacionet Jugosllave, te drejtuara nga Coviq dhe me perfshirjen e Ministrit te Jashtem Goran Svilanoviq dhe komandantet e VJ-se, kane vizituar shtabet e NATO-s tre here vitin e kaluar. Jugosllavia ka shprehur interes per tu anetaresuar ne Programin Partneritet per Paqe te Aleances.
Hyrja ne kete program do ti lejonte Beogradit te ngrinte nivelin e forcave te armatosura sipas standarteve te NATO-s dhe te ngrinte kredibilitetin e tij politik ne nivel nderkombetar. Beogradi shpreson gjithashtu te shpejtoje pranimin e Jugosllavise ne NATO dhe BE duke u anetaresuar ne ate program. Ekstradimi i Millosheviqit ne Hage duket se ka larguar edhe pengesen me te madhe per arritjen e ketij synimi.
Anketimet e opinionit publik ne Serbi tregojne se shumica e qytetareve mendojne se Jugosllavia duhet te anetaresohet ne Partneritet per Paqe, dhe se anetaresimi ne BE duhet te jete prioriteti kryesor i politikes se jashteme. Ne pergatije per kete faze, oficeret e rinj te VJ-se kane filluar tashme te ndjekin kurse per mesimin e gjuhes Angleze.
"Pavaresisht faktit qe ne kemi qene ne lufte," thote nje zyrtar i larte i NATO-s per IWPR-ne, "Ne respektojme VJ-ne. Ne disa fusha ajo eshte me prane standarteve te NATO-s se shume vende te tjera qe jane anetaresuar ne Partneritet per Paqe disa vjet me pare".
Por politika e afrimit me NATO-n kundershtohet si ne disa qarqe politike ne Beograd ashtu edhe ne gjirin e ushtrise, ku ka ende fraksione pro Ruse. Ato kane influence te vogel politike por megjithate jane aktive, pjeserisht per shkak te refuzimit te presidentit Koshtunica per te shkarkuar komanden e larte te VJ-se, te drejtuar nga Nebojsha Pavkoviq, i cili ka qene nje bashkepunetor i Millosheviqit.
Fushata anti NATO eshte perqendruar kryesisht ne perhapjen e fjaleve te keqia rreth planeve te aleances ne Jugosllavi.
Ne fazen e pare te krizes ne Presheve, te ashtuquajtur analiste ushtarak kane thene se NATO i ka lejuar trupat e VJ-se ne kete zone me qellim "qe ata te jene ne qender te goditjes se ekstremisteve Shqiptare".
Ne Korrik, e perjaveshmja e Beogradit Glas Javnosti ka botuar nje dokument ku thuhej se forcat e sigurise se RFJ-se do te lejohen te dislokohen ne Serbine jugore perkohesisht, duke hedhur nje hije dyshimi mbi perpjekjet e Coviq.
Media e Beogradit ka njoftuar muajin e kaluar se delegacioni i RFJ-se i cili ka vizituar NATO-n, ka vizituar edhe zyrat e Komandes Ushtarake Amerikane ne Europe, EUROCOM, ne Shtutgart, ku delegacionit i eshte kerkuar nese VJ do te pranonte te jepte me qera bazen e saj ne Sjenica dhe qendren e radareve ne Malin Kopaonik ne Serbine jugore.
Gjenerali Ninoslav Krstiq, nje bashkepunetor i ngushte i Coviq dhe komandant i forcave te perbashketa te sigurise te RFJ-se ne zonen e sigurise, ka thene se keto zera jane perhapur nga te njejtet njerez ne ushtri dhe polici te cilet "jane perpjekur te pengojne perpjekjet tona dhe sukseset qe prej fillimit te zgjidhjes se krizes ne Serbine jugore".
Coviq dhe Krstiq kane shpjeguar me pas se takimi ne Shtutgart nuk ka pasur fare te beje me ceshtjen e lenies me qera te bazave ushtarake. Ai ka insistuar se takimi ka pasur te beje me hapat paraprake per bashkepunim te metejshem ndermjet ushtrise Amerikane dhe VJ dhe krijimit te kurseve te trajnimit per oficeret Jugosllave ne akademite ushtarake Amerikane.
Por vizita e delegacionit Jugosllav ne EUROCOM ka qene e rendesishme politikisht, duke treguar se anetari me i rendesishem i NATO-s mbeshtet perpjekjet e qeverise per te dale nga gjendja e veshtire, jo vetem ne fushen ekonomike dhe ate politike, por edhe ne ate ushtarake.
"Beogradit po i jepet nje mundesi unike per te kapur trenin e shpejte drejt integrimit ushtarak Perendimor," ka thene nje zyrtar i larte i NATO-s per IWPR-ne pas takimit te Shtutgartit. "Nese Beogradi e perdor kete mundesi, Jugosllavia ka shansin te behet nje fuqi ushtarake me influence ne rajon".
Burime te IWPR-se ne shtabin e NATO-s ne Bruksel thone se RFJ mendohet te anetaresohet ne Partneritet per Paqe ne fillim te vitit 2000. Analistet Perendimor thone se aftesia e Beogradit per te shfrytezuar mundesite qe ofron programi do te varet kryesisht nga fakti nese presidenti Koshtunica do te tregohet i afte te nderprese varesine e tij politike ndaj besnikeve te Millosheviqit ne ushtri.
Daniel Sunter eshte ndihmes redaktor i IWPR-se ne Beograd.