Nën Vëzhgim Gjyqtarët e Rinj Serbë

Avokatët në Beograd shprehin shqetësim ndaj emërimeve të reja në sistemin gjyqësor

Nën Vëzhgim Gjyqtarët e Rinj Serbë

Avokatët në Beograd shprehin shqetësim ndaj emërimeve të reja në sistemin gjyqësor

Autoritetet e reja në Serbi thonë se kanë filluar të zëvendësojnë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë shërbyer gjatë periudhës së rregjimit të Millosheviqit, në një përpjekje për të krijuar një sistem drejtësie të pavarur.


Përkrahësit më të afërt të Millosheviqit janë larguar tashmë dhe 17 gjyqtarë të shkarkuar nga Millosheviqi si "jo besnikë" janë rikthyer në vendet e tyre me anë të një vendimi të parlamentit.


Por ka njerëz të cilët janë të shqetësuar për mënyrën e veprimit të autoriteteve të reja.


Ligjërisht, vendimi për shkarkimin e zyrtarëve të sistemit gjyqësor i takon Gjykatës së Lartë të Serbisë. Disa kritikë thonë se ky proces është anashkaluar në mënyrë të ngjashme me periudhën e drejtimit të Millosheviqit.


Miroslav Todoroviq, një gjyqtar i gjykatës së rrethit të Beogradit i shkarkuar nga Millosheviqi, thotë se sistemi gjyqësor i kontrolluar nga një parti, po zëvendësohet me kontrollin e një partie tjetër.


Ministri i Drejtësisë Vladan Batiq dhe Kryetar i Këshillit Gjyqësor Drago Hiber "kanë përgatitur listat e shkarkimeve" sikur të ishin ata që vendosnin pa u konsultuar fare me Gjykatën e Lartë, thotë ai.


Fakti që shumë nga emërimet e reja kanë qenë të vendosura që përpara se të diskutoheshin në parlament, dhe në Gjykatën e Lartë, vërtetohet edhe nga deklaratat e shumë avokatëve të afërt me koalicionin në pushtet DOS të cilët kanë folur për emërimet e tyre të shpejta që në Nëntor apo Dhjetor.


Ka pasur një reagim të habitshëm edhe për disa njerëz të cilët nuk janë emëruar në dëtyra nga autoritetet e reja. Disa prej tyre kanë qenë kundërshtarë të hapur të rregjimit të Millosheviqit dhe konsideroheshin nga kolegët e tyre si ekspertë shumë të nevojshëm. Një gjyqtar i cili dëshiron të mbetet anonim thotë: "Shumë edhe nuk po e fshehin zhgënjimin e tyre që emrat që kanë qenë një simbol i rezistencës ndaj rregjimit të mëparshëm nuk janë përfshirë në emërimet e reja".


Ai ka përmendur si shembuj kryesorë Miroslav Todoroviq dhe Slobodan Vuçetiq, ish gjyqtarë të gjykatës kushtetuese.


Megjithatë, reformat e propozuara kanë shkaktuar një atmosferë frike në gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Shumë gjyqtarë tani kanë frikë nga rregjimi i dominuar nga DOS.


"Njerëzit kanë humbur besimin - ke frikë të thuash ndonjë gjë në sy të njerëzve të tjerë, sepse nuk mund të jesh i sigurt se nuk të tregojnë," thotë një gjyqtar i vjetër i cili dëshiron të mos e publikojë emrin.


Një ndjenjë e keqe ezksiton në qarqet ligjore për sa i përket mënyrës së procedimit të qeverisë për hetime të ndryshme ndaj zyrtarëve të periudhës së Millosheviqit dhe vrasjeve të kolegëve të tyre dhe figurave të tjera të njohura.


Ata janë të shqetësuar nga deklarimet e bëra nga figura të udhëheqjes së DOS-it të cilët kanë akuzuar dhe dënuar publikisht disa anëtarë të rregjimit të kaluar përpara se të shpallen rezultatet e hetimeve zyrtare.


"Kjo përbën një presion të dukshëm ndaj sitemit gjyqsor," thotë Zëvendës prokurori i Rrethit Milan Bojkoviq.


Por jo vetëm DOS është fajtor për gjendjen e tanishme. Kolegët mendojnë se vdekja misterioze e zyrtarit të policisë gjyqësore të Beogradit Nebojsha Simeunoviq ka qenë një paralajmërim i mafias dhe i rregjimit të vjetër për të gjithë ata që janë të vendosur të kryejnë detyrën e tyre me seriozitet.


Simeunoviq ka punuar për çështjet e pazgjidhura të vrasjes së Ministrit Federal të Mbrojtjes Pavle Bulatoviq dhe zyrtarit të lartë të policisë Radovan Stojiçiq Badza. Në prag të revolucionit Serb të 5 Tetorit, ky i fundit nuk ka pranuar të zbatojë një urdhër për ndalimin e disa drejtuesve të DOS-it të cilët ishin në krye të protestave të qytetarëve.


Megjithatë, qeveria është e vendosur të zbatojë me shpejtësi reformat, me qëllim që të tregojë komunitetit ndërkombëtar se sistemi gjyqësor është në gjendje të kryejë me profesionalizëm këto detyra të vështira, siç është rasti i të dyshuarve për krime lufte, apo edhe vetë Millosheviqin.


Për të arritur këtë, duhen kaluar shumë pengesa. E vërteta është se sistemi gjyqësor është i mbuluar deri në grykë nga shumë çështje të pazgjidhura, vuan nga mungesa e gjyqtarëve, mungesa e disiplinës, ineficienca dhe korrupsioni.


Ish gjyqtari i gjykatës së lartë Zoran Ivoseviq mendon se sistemi i drejtësisë në Serbi nuk është ende i përgatitur për gjykimin e rasteve serioze.


"Sistemi gjyqësor është i kompromentuar dhe pret të pastrohet nga mëkatet sepse është ende i sunduar nga një ndjenjë varësie dhe frike nga autoriteti i pushtetit ekzekutiv," thotë ai.


Ivoseviq është gjithashtu skeptik rreth ndryshimeve të propozuara: "Politikanët e kanë gabim kur thonë se ndryshimet mund të kryhen shumë shpejt. Shpirti i varësisë është në mentalitetin e gjyqatarëve të tanishëm. Kjo gjë nuk mund të shërohet me dekret por me kalimin e kohës. Gjyqtarët kanë dëgjuar gjithnjë zërin e politikës së momentit dhe shpesh kanë marrë vendimet e tyre në përputhje me të".


Në të vërtetë, në disa raste nuk duhet fajësuar vetëm gjykata dhe prokuroria, por edhe policia që bllokon punën e tyre. Në periudhën e Millosheviqit, policia nuk merrte parasysh kërkesat e zyrës së prokurorisë. Edhe tani kjo gjendje nuk ka ndryshuar shumë.


Një shembull i mirë për këtë është rasti i redaktorit të vrarë, Slavko Curuvija. Megjithëse për këtë çështje ekzistojnë prova materiale të cilat i janë dorëzuar Zyrës së Prokurorisë së Rrethit të Beogradit, Zëvendës prokurori Sinisha Simiq, i cili punon për këtë çështje thotë se nuk është bërë asgjë deri më tani për zgjidhjen e kësaj çështjeje.


"Ne i kemi kërkuar policisë të përcakotjë disa fakte të nevojëshme për këtë çështje, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej tyre. Kjo gjë ka vazhduar edhe pas shkarkimit të ministrit të brendëshëm," thotë ai.


Ai mendon se ligji për Procedurën Kriminale, i cili nuk i jep prokurorisë të drejtën për të ngritur problemin e përgjegjësisë së policisë, përbën një pengesë. Ndryshimet e këtij ligji duhet të kalojnë nëpërmjet një procedure tepër të komplikuar përpara se të miratohen në parlament.


Realiteti tregon se autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi. Praktika e tanishme në sistemin juridik tregon se do të duhet një kohë e gjatë për të përmirësuar sitemin. Por, a do të ndodhë kjo gjë nëse autoritetet e reja vazhdojnë të emërojnë vetëm njerëzit e "besuar" të tyre?


Sinisha Stanimiroviq është një bashkëpunëtor i IWPR-së.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists