Nga Mirko Klarin Hage (TU No. 257)
Gjykata per krimet e luftes mund te jete ne zenitin e saj. Por edhe per sa kohe?
Nga Mirko Klarin Hage (TU No. 257)
Gjykata per krimet e luftes mund te jete ne zenitin e saj. Por edhe per sa kohe?
Me te bere nje gje te tille, ato mund t'i drejtohen gjykates, "Tashme ju keni ne dore Millosheviqin po ashtu edhe Karaxhiq dhe Mlladiq. Cfare mund te kerkoni me teper? Tani jepini fund proceseve dhe mbylleni gjykaten".
Ideja se qe nga sulmet e 11 Shtatorit SHBA kane shfaqur shenja te "ngopjes" me gjyqet nderkombetare per ish Jugosllavine dhe Ruanden dhe se kerkojne nje afat te sakte te perfundimit te mandatit te tyre u zyrtarizua nga ambasadori i pergjithshem Amerikan per ceshtjet e krimeve te luftes Pierre Richard Prosper.
Prosper konfirmoi se SHBA synonin mbylljen e dy gjykatave nga viti 2007 ose e shumta 2008 gjate fjales se tij ne Komitetin e Marredhenieve me Jashte. Por pas nje vizite ne Hage ai u shfaq kontradiktor me vetveten kur tha se gjykata do te mbetej aktive per aq kohe sa Karaxhiq dhe Mlladiq te viheshin perballe drejtesise.
Ne fjalen e tij perpara kongresit, Prosper lavderoi punen e "suksesshme" te gjykatave por ngriti zerin per abuzime te ndryshme si keqmanaxhimi, mungesa e profesionalizmit dhe efektivitetit te cilat sipas tij "vene ne dyshim integritetin e ketij procesi".
Ai gjithashtu vuri ne dukje se gjykatat "uzurpojne plotesisht autoritetin dhe per me teper pergjegjesine e shteteve sovrane," te cilat "kane pergjegjesite" e tyre per ndjekjen penale dhe gjykimin e te dyshuarve per krime lufte.
Ne me pak se nje jave, Prosper mjaft mire mund t'i perseriste akuzat gjate bisedes qe pati ne Hage me presidentin e gjykates Claude Jorda, dhe kryeprokuroren, Carla del Ponte, si dhe gjate nje konference per shtyp ne fund te vizites se tij, por u permbajt.
Ne fakt, ceshtja e afateve per kompletimin e aktivitetit te gjykates u ngrit se pari nga Del Ponte dhe Jorda. E para deklaroi se hetimet do te perfundonin nga viti 2004, kurse i dyti tha se proceset gjyqesore do te mbylleshin nga viti 2008.
Keto afate kohore jane bere te njohura ne Hage qysh para dy vjetesh. Dy zyrtaret e larte caktuan disa parakushte per nje "strategji finale" te suksesshme, qe varet me teper nga SHBA dhe pjesa tjeter e komunitetit nderkombetar sesa nga vete gjykata.
Gjate konferences per shtyp, Del Ponte perseriti se nuk kishte ndonje plan per "zbritjen e numrit te rasteve" ne shqyrtim.
Shtetet e ish Jugosllavise duhet t'u sigurojne hetuesve te Hages akses ne dokumenta, arkiva, deshmitare dhe viktima per te perfunduar 20 ceshtje nen hetim per 100 te dyshuar me pozita te larta ne politike, ushtri dhe strukturat paraushtarake.
Nje tjeter parakusht eshte se personat e akuzuar apo qe pritet te akuzohen duhet te dergohen ne Gjykaten e Hages sa me pare te jete e mundur keshtu qe proceset gjyqesore mund te perfundojne nga viti 2008. Kjo po ashtu nuk varet nga gjykata se sa nga vendet dhe forcat nderkombetare ne rajon.
Per ta kryer punen ne menyre sa me te efektshme gjykata duhet te zhvilloje gjashte procese ne te njejten kohe. Kjo varet nga fondet e disponueshme per te paguar gjykatesit shtese per nje gjyq te gjashte dhe nje trupe prokuroresh. [Keta gjykates shtese do te ndihmojne 14 gjykatesit e perhershem te Hages. Shumica e dhomave te gjyqit kane nje gjykates te perhershem dhe dy ndihmes-gjyqtare]. Por keto fonde te parashikuara ne buxhetin e 2002-2003, jane te bllokuara nga Komiteti i Peste (Buxhetor) i Asamblese se Pergjithshme te OKB.
Prosper u tha gazetareve se ishte "plotesisht dakort" me Jorda dhe Del Ponte ne lidhje me parakushtet e lartpermendura per suksesin e "strategjise perfundimtare".
Nese kjo eshte e vertete atehere gjithcka varet nga perfaqesuesi Amerikan ne komitetin buxhetor te OKB i cili mund ta zhbllokoje buxhetin.
Prosper shtoi me tej se komuniteti nderkombetar kishte pergjegjesine e dhenies se asistences per vendet e rajonit per te zhvilluar procese gjyqesore nepermjet nje procesi te besueshem, te vertete dhe pajtues. Keto vende sipas tij duhet "te pranojne pergjegjesine e tyre per te gjykuar te akuzuarit e shkalles se dyte dhe te trete" te cilet nuk mund t'i gjykoje gjykata e Hages.
Del Ponte vuri ne dukje nevojen per nje ndarje pune si dhe perpjekjet e gjykates per te "inkurajuar" gjykatesit lokale ne pergjegjesine e tyre per te penalizuar kriminelet e luftes se rangut te "mesem dhe te ulet". Por shtoi se nuk e parashikonte nje gje te tille ne nje te ardhme te afert.
Prosper, megjithate sugjeroi se nepermjet "perpjekjeve te perbashketa te komunitetit nderkombetar" vendet e rajonit mund te merrnin persiper nje pjese te pergjegjesise se gjykates nderkombetare.
Mbetet per t'u pare se cfare nenkupton fraza "proces i vertete dhe pajtues" ne kete rast dhe nese gjykata do te kaloje nje pjese te krimineleve "te rangut te mesem dhe te ulet" nen pergjegjesine e drejtesive lokale.
Pas bisedimeve me zyrtaret e gjykates, Prosper ndoqi nje seance te gjyqit ndaj Sllobodan Milloshevicit para se te vihej nen nje "bresheri" pyetjesh gjate konferences per shtyp.
Gjate konferences per shtyp, gazetaret, duke perfshire disa gazetare amerikane, e akuzuan zyrtarin amerikan per "minim te besueshmerise se gjykates" para kongresit dhe dhenien "krahe" per Millosheviqin i cili nuk e njeh gjykaten. Ata kerkuan shembuj te "keqmanaxhimit dhe abuzimeve" per te cilat ai kishte folur me pare.
E vetmja gje qe ai mundi te thote ishte akuza e vjeter dhe e paprovuar per "marrje shumash" nga ana e avokateve ku sipas tij shumat ndahen midis tyre dhe te akuzuarve apo familjeve te tyre.
Gazetaret e cilesuan Prosper gati si nje "deshmitar te padeshirueshem" dhe atij ju desh te vinte ne perdorim te gjitha aftesite diplomatike per t'ju shmangur pyetjeve provokuese.
Ai hodhi poshte nje pyetje sipas se ciles gjykata mund te shnderrohej ne nje "demtim anesor" per shkak te kundershtimit amerikan per krijimin e Gjykates Nderkombetare te krimeve.
I pyetur se cfare priste te ndodhte nese Karaxhiq dhe Mlladiq nuk silleshin ne gjykaten e Hages brenda afatit te caktuar kohor ai insitoi se gjykata nuk do te mbyllej nese te dy akuzuarit nuk do te viheshin perballe gjyqtareve te saj.
Duke patur parasysh deshtimin e NATO-s per kapjen e Karaxhicit duket se gjykata do te mbese e hapur edhe per disa kohe.
Mirko Klarin eshte redaktor i vjeter IWPR ne gjykaten e krimeve te luftes dhe kryeredaktor i agjencise se lajmeve SENSE.