Partia e Draskovic Akuzon Policine Sekrete Serbe Per Atentat
Levizja per Riperteritje Serbe me ne fund ka bere publike provat per akuzen e saj se Sherbimet Sekrete Shteterore Serbe kane qene te perfshira ne perpjekjen per te vrare udheheqesin e partise Vuk Draskovic.
Partia e Draskovic Akuzon Policine Sekrete Serbe Per Atentat
Levizja per Riperteritje Serbe me ne fund ka bere publike provat per akuzen e saj se Sherbimet Sekrete Shteterore Serbe kane qene te perfshira ne perpjekjen per te vrare udheheqesin e partise Vuk Draskovic.
Dy muaj pasi nje kamion i ngarkuar me rere u perplas me dy makina me te cilat udhetonin njerez te Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO) mes te cileve edhe udheheqesi i partise Vuk Draskovic, duke vrare te gjithe pasagjeret pervec Draskovic, partia e tij ka paraqitur prova per te cilat thote se lidhin direkt policine sekrete me perplasjen fatale.
SPO ka akuzuar publikisht Sherbimin e Sigurimit Shteteror Serb (SDB) per perfshirje te drejtperdrejte ne incidentin e 3 Tetorit ne autostraden Ibar prane Lazarevac. Kater zyrtare te SPO humben jeten. Autoritetet Serbe akoma nuk kane bere te ditur se cili ka qene pronari i regjistruar i kamionit.
Drejtuesi i kamionit u largua nga vendi i aksidentit. Makina e tij kaloi ndarjen qendrore te rruges dhe hyri ne korsine e BMW dhe Audi me te cilat udhetonin Draskovic dhe koleget e tij.
SPO, nje nga partite kryesore te opozites ne Serbi dhe nje ish anetare e koalicionit te Partise Socialiste Serbe ne pushtet, eshte e bindur se aksidenti ne fakt ka qene nje atentat. Ne nje deklarate te bere publike me 20 Nentor nga SPO thuhej se kamioni i perket SDB dhe se autoritetet "po fshehin faktet".
SPO deklaron se ka informacione se kamioni ne fjale ka qene ne listen e nje regjistri special te mjeteve te mbajtur nga policia. Keto makina "perdoren per detyra sekrete sic ishte edhe vrasja e Draskovic," thone ata.
Nje dite pas aksidentit, thote SPO, zyrtare te SDB, kane hyre ne zyrat ku mbahen arkivat dhe kane shkaterruar te gjitha provat "mbi kamionin vrases". Kamioni ishte regjistruar ne kete liste sekrete me numrin e targes BG 994 704.
Brenda 24 oreve nga aksidenti nje zyrtar i larte i doganave, Petar Rajic, eshte gjetur i vdekur. Nuk ka pasur asnje deklarim zyrtar rreth vdekjes se Rajic apo per rrethanat ne te cilat ka ndodhur ajo. Si SPO ashtu edhe agjensia e lajmeve BETA kane akuzuar per kete "terroristet e SDB Serbe".
SPO pretendon se Rajic ka qene nje "deshmitar kyc" per aksidentin prane Lazarevac. Ne vitin 1996, Rajic ka konfiskuar kamionin sipas rregullave te doganes. Nje qytetar Jugosllav, i cili tani banon jashte shtetit, thote se ai eshte perpjekur te importoje kamionin, po Rajic ka marre vendim dhe "e ka derguar kamionin ne SDB per rregjistrin special te makinave."
Partia e Draskovic ka bere thirrje oficereve te policise, punonjesve te SDB, sherbimit te doganave dhe cdo banori i cili ka informacion rreth "vrasjes" te sjellin provat e tyre prane SPO sa me pare. SPO ka ofruar "nje shperblim te madh financiar" per informacionin.
Rajic si nje zyrtar i larte i doganave ka qene pergjegjes per luften ndaj krimit. Megjithate, ai ka qene edhe i afert me rregjimin e Miloshevicit. Njerez qe e kane njohur ka deklaruar se e shihnin shpesh ne nje firme private ne Beograd, e cila importon alkohol. Pronari i kompanise eshte ne listen e njerezve qe u eshte ndaluar hyrja ne Bashkimin Europian. Nje vizitor tjeter i shpeshte i firmes ka qene Borislav Miloshevic, vellai i Slobodan Miloshevic.
SPO ka akuzuar Gjeneral Dragan Ilic, Shefi i Departamentit te Policise Kriminale Serbe, per bashkepunim. SPO pretendon se Ilic e dinte se kush eshte pronar i kamionit. Gruaja e Ilic eshte drejtoresha e sherbimit qe administron regjistrin special te makinave.
SPO gjithashtu thote se Ilic kishte degjuar te njejtat gjera "nga disa police qe kane folur rreth krimit dhe kane deshmuar per krimin me shkrim". Keto deklarata kane ardhur ne pergjigje te komenteve te Ilic, sipas te cilave SPO po perdorte "nje incident trafiku per qellime politike".
Instituti i Testimeve Teknike dhe Shkences Teknike ka kryer analizat e reres qe eshte gjendur ne vendin e ngjarjes me 12 Nentor.
Avokatet e SPO deklarojne se rezultatet tregojne se rera ishte ngarkuar ne kamion ne Beograd, ne fabriken e prodhimit te reres Makis. Kur kamioni u perplas me makinat ne Lazarevac, ai po udhetonte mbrapsht per ne Beograd.
"Vrasesi ka pasur mbeshtetje," ka thene per Raportin e Krizes ne Ballkan, udheheqesi i ekipit te avokateve te SPO, Borivoje Borovic. "Ne kemi kater deshmitare te cilet deklarojne se kane pare vrasesin te hidhet nga kamioni dhe te hype ne nje Volkswagen Golf ne ngjyre te kuqe. Nje Golf pa targa udhetonte pas kamionit."
Sipas tij, deshmitaret Branko Petrovic dhe Katarina Milinovic nga Lazarevac kane konfirmuar kete perpara gjykatesit hetues me 10 Nentor.
Ata kane pare nje Golf te kuq dhe kamionin me rere, te parkuar ne nje xhep te autostrades, rreth nje kilometer nga vendi i aksidentit, rreth nje ore perpara se te ndodhte aksidenti.
Avokatet e SPO deklarojne gjithashtu se dy dite perpara aksidentit nje kamion Mercedes identik me ate te perfshire ne aksident eshte riparuar ne nje garazh ne autostraden Ibar. Sipas pronarit te garazhit, kamioni i perkiste sherbimeve speciale te shtetit. Avokatet e SPO pretendojne se ai ka qene "kamioni vrases". SDB pranon se ka ne pronesi nje mjet te tille por thote se ai ka qene ne garazh per tu riparuar dhe hedhin poshte qe te kete qene ky kamion ai qe ka shkaktuar aksidentin.
Kane kaluar dy muaj nga dita e aksidentit dhe asnje pyetjeje nuk i eshte dhene pergjigje. Vuk Draskovic, i vetmi deshmitar qe ka shpetuar, eshte thirrur per te deshmuar perpara gjykatesit hetues vetem pasi SPO kishte pyetur publikisht se perse nuk ishte thirrur ai per te deshmuar.
Per me teper, SPO deklaron se nje deshmitar tjeter i mundeshem, Miroslav Macika, ka dhene tregimin e tij per ngjarjen ne 20 Tetor. Macika i ka deshmuar SPO se ai dhe vellai i tij, Branislav, po udhetonin ne nje kamion menjehere pas "kamionit vrases". Megjithate, kur jane thirrur ne gjyq, Macika ne menyre te pashpjegueshme e ka hedhur poshte kete thenie.
Nebojsa Atanackovic, nje anetar i ekipit ligjor te SPO, ka marre pjese ne ekzaminimin e makinave te kryer me 8 Nentor. Atanackovic u ka thene gazetareve se nje mbajtese celsash me mbishkrimin "Fabrika e Birres Beograd (BIP)" ishte gjetur ne kamion. Babai i vellezerve Macika punon ne BIP. Edhe Miroslav ka punuar per BIP ndersa Branislav ka qene shofer i kamioneve te birres. Miroslav ka qene nje here i denuar per grabitje me arme ne vitin 1993 por ka shpetuar me nje denim te lehte.
E gjithe kjo histori eshte bere edhe me e erret pas nje deklarate te Sekretarit Federal te Informacionit Goran Matic se pese te dyshuar ishin arrestuar ne Beograd ndersa po pergatiteshin te vrisnin Miloshevic duke perdorur nje kamion te ngarkuar me rere.
Por SPO kembengul se hetimi te con tek SDB. Borovic ka ngritur objeksione ndaj punes se gjykatesit hetues. "Kjo eshte nje prove," thote Borovic, "qe atehere kur kemi te bejme me vrasje politike, gjykatat jane te varura nga autoritetet".
SPO deklaron gjithashtu se sherbimet sekrete Amerikane dhe Ruse e dine se kush e ka urdheruar vrasjen e Draskovic.
Milenko Vasovic eshte nje bshkepunetor i rregullt i IWPR nga Beogradi.