Pergjigja E Kujdeseshme E Shqiptareve
Shqiptaret e Kosoves kane pare Miloshevicin te shkele shume marreveshje, dhe do ta besojne kete marreveshje paqeje vetem atehere kur te kthehen ne shtepite e tyre.
Pergjigja E Kujdeseshme E Shqiptareve
Shqiptaret e Kosoves kane pare Miloshevicin te shkele shume marreveshje, dhe do ta besojne kete marreveshje paqeje vetem atehere kur te kthehen ne shtepite e tyre.
Me pranimin nga ana e tij te marreveshjes se paqes ne Kosove, duket se, ne leter, Beogradi ka kapitulluar ndaj te gjitha kerkesave te NATO-s. Megjithate Shqiptaret e Kosoves mbeten skeptike rreth marreveshjes dhe perspektivave per nje paqe afat gjate.
Nga eksperienca e tyre gjate 10 vjeteve te fundit te marredhenies me Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, Shqiptaret e Kosoves nuk do te besojne qe lufta ka mbaruar deri sa trupat Serbe te jene terhequr nga Kosova dhe ata te kene filluar te kthehen ne shtepi.
"Une nuk i besoj Miloshevicit," thote Baton Haxhiu, redaktori i gazetes se perditeshme te Prishtines Koha Ditore e cila tani botohet ne mergim ne Maqedoni. "Ai ka firmosur dhe me pas ka injoruar shume marreveshje ne te kaluaren."
Keto ndjenja ndahen edhe nga Bardh Hamzaj, redaktori politik i se perjaveshmes Zeri te Prishtines, e cila edhe ajo botohet ne Maqedoni. "Eksperienca e hidhur na ka bindur se marreveshjet me Miloshevicin nuk do te thone asgje."
Per pjesen me te madhe te refugjateve, ne Shqiperi, Maqedoni apo te levizur per ne vende te treta jashte rajonit, ceshtja kryesore eshte ne se dhe kur do te jene ne gjendje te kthehen.
Per ata qe ndodhen ne kampet e refugjateve ne Shqiperi dhe Maqedoni, udhetimi per ne shtepi do te zgjase me se shumti disa ore. Megjithate, Kosova ku ata do te kthehen do te jete nje vend shume i ndryshem nga ai qe ata u detyruan te largohen me dhune. Shume prej tyre kane frike se shtepite e tyre do te jene shkaterruar.
Permasa e shkaterrimeve mund te ngadalesoje rikthimin e refugjateve. Ndersa inxhenieret ushtarake dhe civile dhe punetoret e ndertimit ka mundesi te jene te paret qe do te shoqerojne valen e pare te trupave paqeruajtese, do te jete e veshtire te rindertohen shume ndertesa perpara fillimit te dimrit. Shume prej te kthyereve mund te gjenden ne pozicionin qe te jene te detyruar te vazhdojne te jetojne neper cadra edhe ne vendin e tyre.
Megjithese marreveshja ben thirrje per "terheqjen e verifikueshme te ushtarakeve, policise dhe forcave paraushtarake", kjo terheqje nuk do ta transformoje Kosoven ne nje vend te sigurte. Pas bombardimeve dhe luftimeve, provinca eshte e mbushur me mina dhe bomba te pashperthyera.
Disa analiste Shqiptare te Kosoves frikesohen se veshtiresite qe jane perballuar nga refugjatet e kthyer ne Bosnje--ku pak njerez jane kthyer neper zonat e dominuara nga etnia tjeter--mund te shihen edhe ne Kosove.
Disa te tjere jane me optimiste. Ata besojne se komuniteti nderkombetar ka mesuar tashme nga eksperienca e tij ne Bosnje dhe nuk do te perserise te njejtat gabime, dhe se kushtet do te jene me te lehta ne Kosove pas terheqjes se forcave Serbe.
Te gjithe udheheqesit Shqiptare, si ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK) ashtu edhe ne Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK) te Ibrahim Rugoves, jane te zemeruar se nuk jane konsultuar me pare per marreveshjen. Dhe jane te habitur nga fakti qe marreveshja nuk perfshin ndonje pike per periudhen tranzitore tre vjecare dhe per mundesine e nje referendumi mbi te ardhmen e provinces pas kesaj periudhe.
Megjithese marreveshja percakton se UCK-ja duhet te carmatoset, luftetaret Shqiptare te Kosoves nuk kane nder mend te dorezojne armet. Duke qene se kane arritur deri ketu dhe pas shume vuajtjesh, ata ndjejne se duhet te ushtrojne presion dhe te shfrytezojne avantazhin e tanishem per te arritur nje Kosove te pavarur.
UCK-ja aprovon faktin qe te gjitha forcat Serbe duhet te terhiqen nga Kosova, por ka frike per rolin e ardheshem te trupave Ruse ne kuadrin e forces paqe ruajtese te OKB-se.
Disa qindra trupa Serbe do te lejohen te kthehen ne Kosove per te mbrojtur vendet e rendesishme kulturore; te mbajne lidhjet me forcat e OKB; te ndihmojne ne cminimin e terreneve; dhe te ruajne pikat e kalimit kufitar. Cdo rol ne pikat e kalimit kufitar--i cili do te thoshte pengimin e luftetareve te UCK-se apo shtrengime te tjera--shkakton shqetesim te vecante.
Shume Shqiptare te Kosoves gjithashtu mendojne se cfare do te bejne Serbet qe jetojne ne Kosove pas terheqjes se ushtrise Jugosllave. Meqenese Beogradi e ka portretizuar NATO-n si agresore fashiste dhe UCK-ne si terroriste, shume mendojne se do te kete nje ekzod te Serbeve nga Kosova, te ngjashem me ate qe ndodhi ne Sarajevo ne dimrin e vitit 1996 pasi lagjet e jashteme te kontrolluara nga Serbet ju dorezuan federates Muslimane - Kroate ne kuader te marreveshjes se paqes.
Pra, ndersa mbeten pengesa te panumerta, marreveshja te pakten ofron nje shans per nje zgjidhje te vertete. "Shume detaje duhet te studiohen, diskutohen dhe te biet dakort," thote kryeredaktori i Zerit Blerim Shala, "por ka hapesire per shprese."
Daut Dauti eshte korrespondent ne Londer i gazetes se perjaveshme te Shqiptareve te Koseves Zeri.