Serbet Largohen Nga Lugina E Presheves
Te shqetesuar nga mungesa e sigurise dhe e mundesive per jetese, Serbet po largohen nga rajoni kufitar i Presheves ne drejtim te Serbise qendrore.
Serbet Largohen Nga Lugina E Presheves
Te shqetesuar nga mungesa e sigurise dhe e mundesive per jetese, Serbet po largohen nga rajoni kufitar i Presheves ne drejtim te Serbise qendrore.
Megjithese luftimet kane perfunduar qe perpara gjashte muajsh ne luginen e Presheves ne rajonin kufitar te Serbise jugore, banoret Serbe po largohen nga kjo zone per t'u vendosur ne pjesen qendrore te vendit.
Mundesite e pakta ekonomike dhe frika se paqja mund te mos zgjase jane aresyet kryesore te ketij largimi. Nje kompensim per ata qe largohen eshte mundesia per te shitur me fitim te mire shtepite e tyre Shqiptareve vendas.
Luftimet kane shperthyer ne kete zone - perfshire bashkite e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit - ne vitin 1999 pasi forcat e ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq u terhoqen nga Kosova dhe filluan nje fushate represioni ndaj Shqiptareve ne rajon.
Perpara vitit 1999, Serbet perbenin deri 40 perqind te popullsise prej 100,000 banoresh ne luginen e Presheves. Per cudi, pas perfundimit te konfliktit 18 mujor kete vit, dhe pasi forcat ushtarake Jugosllave morren lejen nga komuniteti nderkombetar per te hyre ne zonen e sigurise te krijuar pas luftes ne Kosove, civilet Serbe filluan te largohen nga kjo zone. Vetem gjate dy muajve te fundit jane larguar rreth 2,000 prej tyre.
Ne ate kohe, 45 shtepi Serbesh jane shitur Shqiptareve ne Presheve dhe 47 ne Bujanovc. Ne Presheve, kane mbetur vetem 1,500 Serbe nga rreth 3,500 qe ka pasur me pare.
Me se shumti largohen te rinjte Serbe. "Gruaja ime dhe une kemi filluar te kerkojme pune ne zona te tjera te Serbise," thote njeri. "Ne te dy duam te largohemi sepse ketu nuk shohim asnje mundesi. Atmosfera eshte e rende. Askush nuk e di se cfare do te ndodhe me pas".
Shume banore Serbe ankohen se nuk ndjehen te sigurte. Shkembime sporadike zjarri ndermjet policise dhe ish luftetareve Shqiptare pertej kufirit me Kosoven shkaktojne tension edhe me te madh. Nje mekanik Serb ne Presheve thote: "Une personalisht nuk ndjehem i kercenuar, por shumica e Serbeve jane te alarmuar".
Perpjekjet e Perendimit per te krijuar nje force policore multi-etnike kanepasur pak sukses. Serbet nuk kane deshire te punojne me Shqiptaret.
Gjate kursit te pare te trajnimit, ka pasur 34 Serbe, kryesisht nga lugina e Presheves, dhe 63 Shqiptare. Ne te dytin, nuk eshte paraqitur asnje kandidat Serb nga kjo zone, megjithese 35 Serbe erdhen nga qytetet ne Serbine qendrore. Analistet thone se kjo mungese deshire eshte rezultat i nje mungese besimi kronike ndaj komunitetit nderkombetar.
Saip Kamberi, president i Komitetit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ne Bujanovc dhe sekretar i pergjitheshem i Partise per Veprim Demokratik, ankohet se mungesa e deshires se Serbeve per t'u anetaresuar ne forcen shume etnike ka rrezikuar te gjithe projektin.
Megjithese Beogradi ka investuar mbi 25 milion marka Gjermane ne rajon, ka mungesa te medha fondesh ne fushat kryesore. Qeveria nuk mund te ofroje mundesi pune per te rinjte, nuk ka investime ne ekonomine lokale dhe as kredi. Pavaresisht rrezimit te Millosheviqit ne Tetor te vitit 2000, mbeshtetesit e tij vazhdojne te mbajne postet e rendesishme ne administraten lokale.
Te perballur me rendimin e gjendjes ekonomike dhe mungesen e punesimit, Serbet binden shpejt te shesin shtepite e tyre Shqiptareve me cmime astronomike. Ata kryesisht shesin apartamentet e vjetra ish shteterore por ka nje rritje te shitjeve edhe te shtepive te vjetra Serbe dhe tokave.
Serbet kane nje nxitje te mire financiare. Cmimi per meter katror ne kete zone eshte ndermjet 2,000 - 2,500 marka - pothuajse dy fishi i cmimit ne pjese te tjera te Serbise. "Per cmimin e nje shtepie apo apartamenti te zakonshem ne Serbine jugore, mund te bleshe nje apartament ne rrethinat e Beogradit dhe te hapesh edhe nje aktivitet privat me pjesen e mbetur", thote nje banor Serb nga Presheva.
Legjislacioni shtrengues i kohes se Millosheviqit per shitjen e pronave eshte ende ne fuqi. Keto ligje jane zbatuar ne fillim te viteve Tetedhjete ne Kosove kur Shqiptaret kane harxhuar shuma te medha parash per te blere pronat e Serbeve atje. Qe prej asaj kohe, shitesit jane te detyruar me ligj te ofrojne pronen e tyre per shitje fillimisht bashkise lokale dhe qeverise Serbe perpara se t'ia ofrojne ate nje bleresi privat.
Per te shmangur kete, Serbet vendas tani po i ofrojne shtepite e tyre autoriteteve lokale me cmime shume te larta. Nje banor i njohur ne Bujanovc e ka ofruar shtepine e tij per shitje bashkise per 350,000 marka. Kur bashkia nuk pranoi, ai ia shiti ate nje Shqiptari per 300,000 marka.
Mjeti me i perdorur per te shmangur ligjin eshte qe shitesi gjoja merr nje kredi nga nje bleres dhe si siguri i jep shtepine. Nese borxhi nuk kthehet ne kohen e duhur, shtepia nderron pronar dhe ai qe jep borxh behet pronar i shtepise.
Nje grup banoresh nga Bujanovci te cilet perpiqen te nxisin Serbet te qendrojne kane kerkuar nje takim urgjent ne fillim te Nentorit me Nebojsha Coviq, presidenti i ekipit koordinues per Presheven dhe zevendes president i qeverise Serbe. Ata kane kerkuar marrjen e masave urgjente per te ndaluar largimin e metejshem te Serbeve. Ata kane marre vetem disa premtime te vaketa.
Miodrag Miljkoviq eshte nje gazetar nga Bujanovci.