SERBI: FAMILJET E TE HUMBURVE NUK KANE ME SHPRESE

Perpjekjet per te zbuluar dicka rreth fatit te anetareve te humbur te komuniteteve te pakices ne Kosove mund te jene te vonuara.

SERBI: FAMILJET E TE HUMBURVE NUK KANE ME SHPRESE

Perpjekjet per te zbuluar dicka rreth fatit te anetareve te humbur te komuniteteve te pakices ne Kosove mund te jene te vonuara.

Permiresimi i marredhenieve ndermjet Beogradit dhe komunitetit nderkombetar me ne fund ka bere qe ky i fundit te perpiqet te hedhe drite rreth fatit te Serbeve, Romeve dhe Boshnjakeve te cilet jane zhdukur gjate dhe pas luftes ne Kosove.


Megjithate, familjet e te humburve thone se tashme eshte humbur shume kohe dhe se atyre po u humbasin shpresat per te gjetur njerezit e tyre te gjalle.


Kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla Del Ponte, ka njoftuar me 19 Prill se zyra e saj po hetonte rreth rastit te perfshirjes se tre ish anetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, tani te shperbere, nje hap ky i konsideruar nga familjaret e te zhdukurve si nje fillim i vonuar per hetimin e se vertetes dhe vendosjes se drejtesise.


Serbet, Romet dhe Boshnjaket kane filluar te zhduken ne province menjehere pasi filluan perplasjet e para te armatosura ndermjet UCK-se dhe forcave Serbe ne pranveren e vitit 1998. Por numri i civileve te rrembyer eshte rritur ne menyre dramatike pas sulmeve ajrore te NATO-s dhe terheqjes se trupave Serbe nga Kosova, kur forcat e komunitetit nderkombetar morren nen kontroll provincen.


Ende nuk ka nje shifer te sakte per personat e zhdukur dhe te vrare nga rradhet pakicave kombetare ne Kosove.


Sipas Kryqit te Kuq Nderkombetar, kjo shifer eshte 1,035 te zhdukur: 646 Serbe, 67 Malazez, 219 Rome, dhe 103 Boshnjak; pjesa tjeter jane Goranci, nje grup i vogel etnik nga Malet e Sharrit ne Kosove. Po sipas Kryqit te Kuq Nderkombetar rreth 2,915 Shqiptare rezultojne te zhdukur.


Zyrtaret Jugosllave thone se 1,154 persona jane rrembyer nga Qershori i vitit 1999 deri ne Nentor 2001, prej te cileve 709 ishin Serb dhe Malazez, 67 kane qene Shqiptare dhe 71 nga grupet e tjera etnike.


Por Shoqata e Familjeve te Personave te Rrembyer dhe te Zhdukur ne Kosove dhe Metohi, me qender ne Beograd, thote se kjo shifer eshte 1,518. Sekretarja e saj, Olivera Budimir, thote se ata pranojne njoftimet per zhdukjen e njerezve edhe nga te afermit e larget apo fqinjet. "Ne disa fshatra, jane rrembyer familje te tera, dhe disa prej tyre nuk kane pasur njerez te tjere te afert, dhe keshtu askush nuk ka mundur te njoftoje per zhdukjen e tyre," thote ajo.


Per 16 muaj pas mberritjes se trupave nderkombetare ne Kosove, Sllobodan Millosheviq nuk pranoi te bashkepunonte me komunitetin nderkombetar, duke bere qe te humbej koha aq e vlefshme ne te tilla raste.


Familjet e njerezve te humbur, shume prej te cilave jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre, kane vuajtur shume. Ata tani ndjehen teper te lodhur nga kerkimi pa asnje rezultat i te afermeve te tyre. Shume kane rene pre e "investigatoreve" privat te paskrupullt, duke paguar shuma parash per informacione te panevojeshme.


Gjendja ka ndryshuar vetem pas krijimit nen drejtimin e zevendes kryeministrit te Serbise, Nebojsha Coviq, te Qendres Koordinuese per Kosoven dhe Metohine. Qendrimi i tij aktiv ka cuar ne krijimin e Zyres se Personave te Humbur dhe te Rrembyer, nen drejtimin e Gvozden Gagiq.


Nje marreveshje ndermjet Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, dhe Jugosllavise e nenshkruar me 5 Nentor 2001, percakton se te dyaj palet duhet te bashkepunojne per te percaktuar fatin e rreth 4,000 njerezve te humbur pjestare te te gjitha kombesive.


UNMIK ka pranuar te hape varret e mbetura masive dhe te perpiqet te identifikoje 1,250 kufomat qe gjenden ne to dhe t'ua ktheje familjeve per ti varrosur. Patologe te huaj, Shqiptare dhe Serbe dhe eksperte te mjeksise ligjore jane bashkuar ne kete nisme per te perfunduar kete detyre.


Edhe bashkepunimi me Hagen eshte intensifikuar. Ne Mars, pas vizites se tij te katert tek Del Ponte, Gagiq ka thene: "Publiku Serb mund te prese tani nje qendrim me te balancuar nga hetuesit e Hages".


Ne prag te vizites se Del Ponte ne Beograd dhe Prishtine ne muajin Prill, familjet e te humburve dhe personave te rrembyer u eshte kerkuar te identifikojne rreth 350 sende personale, kryesisht veshje, te gjetura ne trupat e zhvarrosura nga disa varre masive ne province.


Kjo ka qene hera e pare qe te afermit, e zhvendosur ne Serbi dhe Malin e Zi, kane pasur mundesi te bejne kete identifikim jashte Kosoves. Ndermjet 13 dhe 16 Prill ne Kursumlija ne Serbine jugore, kane marre pjese ne kete identifikim rreth 614 te aferm te njerezve te humbur. Pesedhjete e tre familje kane arritur te identifikojne te afermit e tyre, ndersa 267 te aferm kane dhene mostra te gjakut te tyre per te bere analizat e AND-se.


"Ky eshte nje hap pozitiv dhe i rendesishem perpara per te hedhur drite mbi fatin e personave te rrembyer dhe te humbur sepse familjet e tyre kerkojne te dine te verteten," ka thene Gagiq. Ai ka shtuar se 44 anetare te familjeve kane pasur mundesi te flasin edhe me hetuesit e gjykates.


Por te afermit e Serbeve te zhdukur ne Kosove jane teper te pakenaqur. Vendimi i qeverise i fundit te muajit Mars per te transferuar 180 te burgosur Shqiptare nga burgjet Serbe ne Kosove ka shkaktuar protesta, vecanerisht kur 80 prej tyre thuhet se jane liruar menjehere pas mberritjes ne Kosove. Shume te aferm te Serbeve te humbur deshironin qe Shqiptaret te mbaheshin ne Serbi deri sa te arrihej progres ne zbulimin e fatit te te afermeve te tyre.


Disa jetojne ende me shpresen se te dashurit e tyre mbahen ne burgje private ne Kosove. Coviq ka fajesuar regjimin e Millosheviqit i cili ka mashtruar Serbet me iluzione te tilla. "Dizinformimi dhe zerat kane qarkulluar se rreth 2,000 Shqiptaret mbaheshin ne burgjet e Serbise per te pasur nje mundesi per ti shkembyer me te burgosurit Serbe," ka thene ai.


Budimir ka thene se familjet nuk mund te kuptonin se perse te burgosurit Shqiptare jane liruar ndersa asnje nga te humburit Serbe ne Kosove nuk eshte gjetur dhe vetem rreth 40 raste jane zgjidhur.


Te afermit e te humburve kerkojne qe mandate i gjykates se Hages te zgjerohet dhe te mbuloje edhe krimet e kryera pas 12 Qershorit, 1999, kur trupat nderkombetare u vendosen ne province. Budimir thote se mbi 90 perqind e te gjtihe rrembimeve kane ndodhur pas asaj date.


"Ne jemi te tronditur edhe nga fakti se procedi i identifikimit eshte zgjatur per dy vjet. Pjesa me e madhe e provave jane shkaterruar ose kane humbur rendesine," ka thene ajo. "Familjet Shqiptare jane lejuar te identifikojne sendet personale te viktimave menjehere pas zhvarrimit te tyre nga varret masive".


Gagiq dhe Coviq pranojne qe familjet kane aresye per te qene te zemeruara. "Pakenaqesia e tyre rreth kerkimit te te mbijetuarve dhe vonesat ne identifikimin e viktimave eshte krejtesisht e justifikuar," ka thene Gagiq. "Kerkesat tona dhe njoftimet shqyrtohen rregullisht, por mua me duket se disa nga njoftimet tona rreth ekzistences se burgjeve private ne disa fshatra nuk kontrollohen ashtu sic duhet".


Gagiq thote se kur UNMIK ka vizituar fshatrat e dyshuar, ata nuk kane kryer kontrolle por vetem bejne pyetje. Nderkohe, shpresat per gjetjen e te humburve Serbe po pakesohen. "Une mendoj se ata njerez kane vdekur tashme," ka thene Rada TRajkoviq, drejtuese e koalicionit te Serbeve te Kosoves, Kthimi, per nje reviste te Beogradit, "dhe se disa perfaqesues te komunitetit nderkombetar jane shume koshient per kete fakt".


Vesna Bjekiq eshte nje gazetare e pavarur nga Beogradi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists