SERBIA NE KRIZE PAS RREZIMIT TE KOALICIONIT

Gjingjiq ka zgjedhur nje strategji te rrezikshme ne luften e tij per pushtet me Koshtunicen

SERBIA NE KRIZE PAS RREZIMIT TE KOALICIONIT

Gjingjiq ka zgjedhur nje strategji te rrezikshme ne luften e tij per pushtet me Koshtunicen

Serbia eshte perfshire ne krizen me te thelle politike qe pas rrezimit te Sllobodan Millosheviqit pas shperberjes zyrtare te koalicionit te saj qeveritar.


Opozita Demokratike e Serbise, DOS, eshte shperbere kete jave pasi nje komitet parlamentar i kontrolluar nga aleatet e kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq i kane hequr partise se rivalit te tij presidetit Jugosllav Vojisllav Koshtunica, Partise Demokratike Serbe, DSS, 45 vendet e saj ne paralment.


Reformisti Gjingjiq ka zgjedhur kete strategji te rrezikeshme per te siguruar shumicen e tij te brishte dhe per te mos lejuar mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare, te cilat jane kerkuar nga kundershtaret e tij me shpresen se do ta rrezojne ate nga pushteti.


Kryeministri dikur ka pasur mundesi te mbeshtetej ne nje bllok partish besnike brenda DOS-it, por pas ngjarjeve te kesaj jave ato nuk duken me kaq te vendosura. Disa deputete kane shprehur shqetesim per kete zhvillim, duke e quajtur ate "te paligjshem", ndersa te tjere kane kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme te cilat kryeministri kerkonte ti shmangte.


Si rezultat, fraksioni i Gjingjiq mund te shperbehet ne disa grupe. Nese ndodh nje gje e tille, nacionalisti Koshtunica dhe partia e tij DSS mund te shfrytezojne pakenaqesine popullore rreth menyres se zgjidhjes se krizes ekonomike nga qeveria dhe te arrijne synimin e tyre per zgjedhje te parakoheshme.


DOS ka qene ne pushtet qe pas rrezimit te Millosheviqit ne Tetor 2000 dhe ka marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te Serbise ne Dhjetor te atij viti nen emrin DOS-Vojislav Koshtunica. Drejtuesi i DSS kryesonte listen e kandidateve dhe partia e tij fitoi 45 vende ne parlament, numrin me te madh nga cdo parti tjeter ne parlament.


DSS ka terhequr ministrant e saj nga qeveria e Gjingjiq Gushtin e kaluar pas vrasjes se Momir Gavriloviq, nje ish officer i sherbimit sekret Serb. Nje nate perpara vrasjes se tij, Gavriloviq kishte qene ne zyren e Koshtunices per ta informuar ate per aktivitete kriminale te autoriteteve Serbe. Vrasesi i tij nuk eshte zbuluar ende.


Koalicioni qeveritar ndermjet DSS dhe 17 partive te tjera te DOS ka vazhduar por bashkepunimi ka qene gjithnje e me i veshtire, vecanerisht pasi partia e Koshtunices filloi te kerkonte mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme. Opozita zyrtare e cila perbehet nga socialistet e Millosheviqit dhe radikalet ultranacionaliste te Vojisllav Sheshelj, ka perkrahur kerkesen per zgjedhje te parakoheshme.


Kryeministri ka arritur te perballoje kete sfide duke mbledhur rreth vetes te gjithe partite reformatore te DOS, pavaresisht faktit se Koshtunica eshte figura me popullore nga te dy drejtuesit ne syte e publikut.


Por DSS ka vazhduar te kerkoje zgjedhje te parakoheshme, duke bere qe partite e tjera anetare te DOS - te cilat zoterojne nje shumice te ngushte ne parlamentin prej 250 vendesh - te votojne ne Maj per te zevendesuar 50 deputetet per aresye se nuk kane marre pjese regullisht ne sesionet e parlamentit. Njezet e nje kane qene deputete te DSS. Duke eleminuar keta deputete, koalicioni i partive reformiste forcon pozitat e tij ne parlament.


DOS me pas ka ameruar nje komision te ri zgjedhor republican i cili ka vulosur vendimin per heqjen e mandateve te deputeteve. Burime te aferta me autoritetet Serbe kane thene per IWPR se i vetmi kriter i vertete i perdorur per caktimin e anetareve te komisionit ka qene besnikeria ndaj Gjingjiq.


Nderkohe, DSS ka apeluar kunder vendimit ne gjykaten kushtetuese federale, e cila ka kthyer vendimin me 26 Korrik, duke e quajtur ate si nje shkelje te ligjit per zgjedhjen e deputeteve.


Shume eksperte ligjor pranojne se DOS ka vepruar ilegalisht, duke perfshire edhe presidetin e gjykates kushtetuese, Momcilo Grubac, dhe Qendren per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci, CeSID, nje organizate jo qeveritare e cila monitoron zgjedhjet.


Aleatet e Gjingjiq duken te shqetesuar pas vendimit te kesaj jave per te debuar deputetet e DSS. Qendra Demokratike, e drejtuar nga kryetari i parlamentit Jugosllav, Dragoljub Micunoviq, dhe Reformistet e Vojvodines te drejtuar nga Miodrag Isakov, e kane konsideruar kete hap te paligjshem.


Ata kane thene se zgjedhjet parlamentare ishin tanime e vetmja zgjidhje per krizen e tanishme. Kjo eshte e vetmja menyre per te "zgjidhur problemet ne vend ne nje menyre demokratike" ka thene Isakov per Radion e Beogradit B92.


Nada Kolundzija e Alternatives Demokratike, e cila drejtohet nga zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq, ka thene se ajo perkrahte shkarkimin e perfaqesuesve te DSS megjithese nuk ishte e sigurte se ky veprim ishte i bazuar ne ligj.


Nese fraksioni i Gjingjiq shperbehet, mund te kete pasoja te renda. Nje prej tyre mund te jete krijimin i nje blloku te ri social democrat, i cili do te jete kunder konservatorizmit te presidentit dhe manovrave politike te kryeministrit. Nje gje e tille mund te coje ne perplasje edhe ne nivelin e pushtetit lokal, kun e shume raste pushteti eshte i ndare ndermjet DSS dhe aleateve te Gjingjiq ne gjirin e DOS.


Davor Lukac eshte nje redaktor i agjensise se lajmeve Tanjug ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists