Shqiperia Hedh Poshte Ekzistencen E Lidhjeve Me Terroristet

Tirana thote se ajo ka bere te pamunduren per te crrenjosur individet e dyshuar se kane pasur lidhje me organizata ekstremiste.

Shqiperia Hedh Poshte Ekzistencen E Lidhjeve Me Terroristet

Tirana thote se ajo ka bere te pamunduren per te crrenjosur individet e dyshuar se kane pasur lidhje me organizata ekstremiste.

Wednesday, 26 September, 2001

Pas sulmeve terroriste ne Shtetet e Bashkuara, Shqiperia ka hedhur poshte disa zera se ajo ka qene baze e terroristeve te dyshuar per lidhje me Osama bin Laden.


Qeveria e Kryeministrit Ilir Meta, e cila ka garantuar mbeshtetjen e saj per luften Amerikane ndaj terrorizmit, ka hedhur poshte me force te gjitha zerat ne disa media te vendit dhe te huaja se Bin Laden - personi i dyshuar nga shume drejtime se eshte organizatori i sulmeve ndaj Pentagonit dhe Qendres Boterore Tregtare - ka perdoru Shqiperine si baze per operacionet e tij.


Ministria e Brendeshme ka leshuar deklarata gjate dy javeve te fundit duke thene se ndersa qeveria e ish presidentit Sali Berisha ne vitet 1992-1997 mund te kete pasur nje politike te bute ndaj terroristeve, qeverite e mevoneshme Socialiste kane bere gjitheshka te mundur per te crrenjosur te gjithe individet e dyshuar se kane lidhje me organizata ekstremiste.


Ministria e Brendeshme eshte irrituar vecanerisht nga nje artikull i botuar ne Washington Times me 18 Shtator, i cili eshte botuar pas disa njoftimesh per lidhje ndermjet Shqiperise dhe bin Laden ne shtypin e djathte Serb dhe Maqedonas. Artikulli pretendonte se Shqiperia mund te kishte sherbyer si nje baze per sulmet ne Uashington dhe Nju Jork.


Ministri i brendeshem i Shqiperise Ilir Gjoni ka hedhur poshte menjehere akuzat. Ai eshte mbeshtetur edhe nga Ambasadori Amerikan ne Tirane, Xhozef Limpreht , i cili ka vleresuar administraten e Metes per bashkepunimin ne luften anti terror gjate tre vjeteve te fundit. Ambasadori ka thene gjithashtu se Uashingtoni as ka identifikuar as ka zbuluar ndonje celule terroriste ne Shqiperi.


Ne perpjekje per ta bere sa me transparente deklaraten e tyre, Gjoni ashtu si edhe ambasadori Limpreht kane thene se ish administrata e Berishes mund te kete pasur nje politike me pak te ashper ndaj ekstremisteve islamik.


Gjoni ka lene te kuptohet se ne fillim deri ne mesin e viteve Nentedhjete, vendi ka qene nje enderr e terroristeve, sepse ai ka pasur lidhje te ngushta me vendet Islamike dhe kufinj teper te pakontrolluar.


Lidhja islamike mund te kete filluar qe ne vitin 1992, kur revista e Tiranes Tribuna Ekonomike botoi nje leter te Berishes per kryeministrin e tij, Aleksander Meksi, ne te cilen ai thoshte se do te ndihmonte nese pranohej ndihma e vendeve Muslimane meqenese Perendimi nuk kishte mbajtur premtimet e dhena per ndihme financiare.


Sipas letres, i vetmi kusht per mbeshtetje ekonomike ka qene qe Shqiperia te anetaresohej ne Organizaten e Konferences Islamike, OIC - nje organizate ombrelle per te gjitha vendet Muslimane. Ai shpresonte se kjo gje do te sherbente per dy drejtime: fillimisht do te sillte ndihmen aq te nevojeshme financiare per vendin ne gjendje te keqe ekonomike dhe do te nxiste Perendimin te shtonte ndihmen nga ana e tij. Megjithate, parlamenti, nuk e aprovoi anetaresimin ne OIC.


Por ndohma ka ardhur nepermjet Bankes Islamike Arabe Shqiptare. Ajo ka qene banka e pare e huaj e cila eshte hapur ne vend - dhe parate kane ardhur me shpejtesi per te ndertuar xhami dhe qendra Islamike.


Si nje fare shkembimi, nje numer i madh personash nga vendet Islamike kane marre nenshtetesine Shqiptare. Keshilltari per ceshtjet ligjore i presidentit Rexhep Mejdani, Theodhori Sollaku, i cili ka pasur te njejtin pozicion edhe ne vitin 1992, thote se nenshtetesia eshte dhene vetem pasi jane bere verifikimet e duhura nga ministria e brendeshme dhe sherbimet sekrete.


Por vendimi per te emeruar nje intelektual te njohur si Islamik, Bashkim Gazidede, per te drejtuar sherbimin sekret, SHIK, ka shtuar shqetesimet se terroriste te dyshuar mund te kene arritur te marrin nenshtetesine Shqiptare ne ate kohe.


Megjithate, Gazidede, nuk eshte me ne vend per te hedhur drite mbi kete ceshtje. Ai eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1997 pasi fajesoi Uashingtonin per nxitjen e konfliktit i cili rrezikoi te degjeneronte ne nje lufte civile pas renies se skemave te investimeve piramidale. Gazidede ka akuzuar CIA-n ne parlament se ka pasur gisht ne organizimin e protestave popullore te cilat rrezuan qeverine e Berishes.


Gazidede dihet qe ka kerkuar azil ne Siri dhe mendohet se tani jeton ne Libi.


Ekzistenca e terroristeve ne territorin Shqiptar eshte provuar ne vitin 1998 kur, si rezultat i nje operacioni te perbashket te CIA-s dhe SHIK-ut, disa shtetas Egjiptian te kerkuar per organizimin e veprimeve terroriste ne Egjipt jane ekstraduar ne kete vend. Ata me pas jane gjykuar dhe jane denuar me vdekje.


Ligjet e nenshtetesise qe prej asaj kohe jane shtrenguar, dhe ne bashkepunim me agjensite e huaja te zbulimit behen kontrolle te hollesishme. Te gjithe qytetaret Arab ne Shqiperi jane kontrolluar me hollesi dhe shume fondacione Islamike jane mbyllur.


"Ne Shqiperi, nuk ekziston me rreziku Islamik," ka thene shefi i policise Shqiptare Bilbil Mema. "Ky vend nuk perben nje baze per terroristet islamik".


Teodor Misha eshte kryeredaktor i revistes Albanian Observer.


Albania, Syria
Frontline Updates
Support local journalists