SHTYPI AKUZOHET PER PERDORIM TAKTIKASH 'TE PANDERSHME'

Media e shtypur e Bosnjes ka arritur nje nivel te ri te ulet ne prag te zgjedhjeve te kesaj jave, e akuzuar se eshte rreshtuar ne menyre te hapur me disa parti politike dhe ka sulmuar kundershtaret e tyre.

SHTYPI AKUZOHET PER PERDORIM TAKTIKASH 'TE PANDERSHME'

Media e shtypur e Bosnjes ka arritur nje nivel te ri te ulet ne prag te zgjedhjeve te kesaj jave, e akuzuar se eshte rreshtuar ne menyre te hapur me disa parti politike dhe ka sulmuar kundershtaret e tyre.

Wednesday, 2 October, 2002

Gazetat ne te gjithe Bosnjen po denohen per ate qe shume e konsiderojne si fushaten elektorale me te pandershme ne historine e vendit.


Ndersa media elektronike, e monitoruar nga Agjensia Rregulluese e Komunikacioneve, eshte e detyruar te ruaje standartet profesioniste baze ose perndryshe mund te perballet me denime por edhe me heqjen e licenses, shumica e mediave te shtypura kane vendosur te mbeshtesin haptazi nje parti politike ose nje tjeter dhe jane perpjekur te sulmojne te tjerat.


Gjendja eshte vecanerisht e keqe ne Federate. Ne Republika Srpska, RS, anesia e shtypit eshte me pak e dukeshme dhe ne kete menyre ka shkaktuar me pak zhurme.


Gazetat kane botuar nje sere artikujsh me te ashtuquajtura "zbulime" - shpesh bazuar ne fakte te paverifikuara, supozime dhe insinuata - duke sulmuar armiqte politik. Gazetat kane sulmuar edhe politikane te ndryshem te cilet nuk jane ne preferencat e tyre duke bere akuza per krime te ndryshme - perfshire vjedhje, korrupsion, dhe marreveshje sekrete - dhe i kane sulmuar edhe si "te cmendur" apo edhe te "paafte menderisht"


E gjithe kjo ka shtuar edhe me teper debatin e nxehte politik, duke krijuar nje atmosfere te pergjitheshme paraelektorale kaosi dhe duke shtuar ndjenjen e konfuzionit dhe zemerimit ne rradhet e votuesve. Ky fakt shpjegon edhe aresyen se perse sipas nje anketimi nje numer gjithnje ne rritje nuk kane vendosur per ke do te votojne apo edhe nese do te votojne.


Grupi Zgjedhjet, nje koalicion organizatash jo qeveritare, i cili ka monitoruar fushatat para elektorale, eshte ankuar me 8 Shtator rreth anesise dhe sjelljes jo profesionale te mediave te shtypura. Drejtuesi i kesaj organizate, Srdjan Dizdareviq, ka thene se shumica e mediave kishin hequr krejtesisht dore nga objektiviteti.


Disa parti te vogla te opozites kane terhequr vemendjen per perdorimin e keq te mediave ne fushate per zgjedhjet e 5 Tetorit.


Partia Republikane ka kerkuar qe qeveria dhe organizatat nderkombetare te sigurojne akses te njejte ne shtyp per te gjitha partite pjesemarrese ne zgjedhje. Ilija Simiq, i cili drejton Partine Fshatare Kroate, ka thene se disa gazetare kane marre pagesa nen dore per te promovuar parti te ndryshme gjate fushates. Ai nuk ka pranuar te tregoje emrat e ketyre gazetareve, duke thene se ka frike se media do ti beje nje bllokade partise se tij dhe se mund te filloje nje fushate kunder tij. Simiq ka thene se eshte e qarte se parate kane luajtur nje rol te rendesishem ne kete fushate.


E perditeshmja e Sarajevos, Dnevni Avaz mendohet se ka luajtur lojen me te piset. Ajo ka mbeshtetur haptazi Partine per Bosnjen Herzegovinen, SZBiH, dhe ka zhvilluar nje fushate te hapur kunder Social Demokrateve, SDP, te drejtuar nga Zlatko Lagumxhija.


Me 27 Gusht, Dnevni Avaz ka njoftuar ne menyre shume bombastike se Lagumxhija shume shpejt "do te dale para gjyqit". Vetem pak me poshte ne artikullin pa emer eshte shpjeguar se nje tregtar lokal po mendonte te hidhte ne gjyq Lagumxhijan per nje deklarate te bere prej tij ne nje televizion lokal.


Te perjaveshmet Walter dhe Dani jane bashkuar ne fushaten anti SDP. Dani ka botuar me 30 Gusht nje lajm sipas se cilit Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, dhe organizata te tjera nderkombetare po hetonin rreth lidhjeve te Lagumxhija me korrupsionin dhe rreth disa akuzave per keqperdorim te pushtetit nga ana e tij. OHR ka kundershtuar me force kete lajm, duke shtuar se Dani nuk u kishte kerkuar asnje here atyre ndonje koment perpara se te botonte nje lajm te tille.


Kjo politike redaksionale ka shkaktuar nje revolte te brendeshme ne rradhet e stafit te Dani, pas se ciles kjo reviste e ndryshoi disi tonin e saj. Shume njerez jane te bindur se keto fushata nuk jane vetem rezultat i armiqesive personale apo kundershtime politike nga ana e pronareve apo redaktoreve te gazetave. Ata mendojne se pas ketyre qendrimeve ekzistojne edhe perfitime financiare.


Gazeta e dyte me e madhe e perditeshme e Sarajevos, Oslobodjenje ka hapur faqet e saj per Lagumxhijan, duke u rreshtuar perkrah tij. Kjo gazete e ka justifikuar kete vendim me faktin se social demokracia eshte ne rrezik dhe ajo duhet te mbeshtetet. Gazetari dhe redaktori per lajmet nderkombetare i gazetes Mirko Sagolj ka shkruajtur me 10 Gusht se SDP eshte "e vetmja parti e cila mund te parandaloje zhdukjen e Bosnjes" dhe si e tille duhet te mbeshtetet.


Edhe e perjaveshmja Slobodan Bosna eshte perfshire ne kete polemike ne krahun e SDP dhe Lagumxhija, duke sulmuar SZBiH dhe drejtuesin e saj Haris Silajxhiq me metoda te ngjashme me ato te perdorura nga Avaz.


Disa parti politike mendohet se i kane hedhur me teper benzine zjarrit duke bere presion dhe duke kercenuar bordet redaksionale dhe gazetaret. Kercenime te tilla kane ndikuar ndoshta ne frikesimin e gazetareve dhe i kane larguar ata nga artikuj te cilet mund te demtojne njeren apo tjetren parti. Nje anketim i kryer nga grupi i monitorimit te mediave ne Bosnje, Internews, tregon se nje numer gazetaresh kane marre kercenime ne muajin e pare te fushates elektorale.


Grupi ka njoftuar per rreth 85 raste te ketij lloji ne te gjithe Bosnjen. Njezet kane pasur te bejne me Partine Demokratike Serbe, SDS, e cila qendron ne krye te listes si partia e cila ka bere me shume kercenime dhe presione politike ndaj gazetareve. Partia per Veprim Demokratik, SDA, dhe Partia per Zhvillim Demokratik, PDR, renditen ne vendin e dyte, dhe konsiderohen pergjegjese per nga 13 incidente secila. SDP eshte akuzuar se ka ushtruar presion ndaj mediave nente here.


Anetaret dhe simpatizantet e Partise per Bosnje Herzegovinen dhe te Partise per Progres Demokratik, PDP, kane perdorur presion jo te dhunshem ne tete dhe tre raste respektivisht. Ne dy raste, politikane ose parti politike jane perpjekur te ngushtojne lirine e levizjes se gazetareve per te mos i lejuar ata te njoftojne per ngjarjet. SDS eshte fajesuar per te dyja keto incidente.


Studimi gjithashtu ka cilesuar disa raste kur partite politike jane perpjekur te afrojne drejtuesit e televizioneve dhe te radiove. E perditeshmja e Mostarit Dnevni List ka qene ne qender te sulmeve nga njerez te paidentifikuar te cilet kane hyre me force ne zyrat e saj dhe kane kercenuar gazetaret me 15 Shtator. Pronarja Mirjana Skoko ka fajesuar elementet politik "te prapambetur", njre reference mesa duket per degen Boshnjake te Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ.


Televizioni i Federates, FTV, dhe Sherbimi i Transmetimit Publik, PBS, jane vendosur nderkohe ne qender te nje skandali politik ne lidhje me konkursin e bukurise Mis Bosnja. Duke shkelur protokollin e shfaqjes, drejtuesi i Partise Pro Europiane Popullore, Ladranko Prliq eshte shfaqur ne kete konkurs si nje prej financuesve kryesor. Epidoi eshte kritikuar si nje reklame politike ne mbeshtetje te ProENS dhe te vete Prliq.


Redaktorja e Oslobodjenje Amra Kebo thote se nuk ka asgje te keqe qe mediat te mbeshtesin ndonje favorit te tyre politik. "Ajo qe eshte e diskutueshme eshte menyre se si disa politikane po diskreditohen, dhe rastet kur disa media po punojne vetem me qellimin per te luftuar nje politikan te caktuar".


Komuniteti nderkombetar eshte perpjekur te qendroje jashte ketyre debateve. Duket se ai ka vendosur te beje nje sy qorr e nje vesh shurdh ndaj te gjithe retorikes para elektorale, pavaresisht se ajo ka qene e mbushur me akuza te renda dhe nxitje te urrejtjes nacionale dhe fetare.


Sadik Pazarac eshte nga Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Republiken Srpska.


Frontline Updates
Support local journalists