'VIKTIMIZOHET' GAZETA E MBYLLUR NE BEOGRAD
Redaktori i Nacional thote se masat e marra ndaj gazetes se tij i kujtojne ditet e kaluara nen regjimin e vjeter.
'VIKTIMIZOHET' GAZETA E MBYLLUR NE BEOGRAD
Redaktori i Nacional thote se masat e marra ndaj gazetes se tij i kujtojne ditet e kaluara nen regjimin e vjeter.
Mbyllja e gazetes se perditeshme ne Beograd me qarkullim te madh dhe e kompanise botuese te saj ka shkaktuar disa zera sipas te cilave anetare te qeverise Serbe po perdorin taktikat e kohes se Millosheviqit ndaj mediave.
Kryeredaktori i Nacional, Predrag Popoviq, thote se gazeta eshte mbyllur me urdher te figurave te rendesishme ne qeveri te cilet po kerkojne hakmarrje per artikuj te botuar kunder tyre.
Ministria e kultures ka leshuar nje urdher ndalimi per Nacional me 18 Mars, gjate gjendjes se jashtezakoneshme te vendosur pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq. Sipas ketij urdheri gazeta ndalohej te botohej per shkak se "ka botuar nje numer artikujsh ne lidhje me gjendjen e jashtezakoneshme dhe se ka ngritur pikpyetje mbi aresyet per vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme".
Me 1 Prill, gjykata tregtare e qytetit te Beogradit ka filluar procedurat per likujdimin ndaj botuesit te Nacional ne Beograd, Info Orfej. Gjykata ka permendur nje ligj i cili i lejon qeverise te mbylle nje firme kur "nuk ekzistojne me aresye per vazhdimin e aktivitetit te kompanise".
Pavaresisht nje apeli te bere, pajisjet e kompanise, perfshire 118 kompjutera, jane sekuestruar me 22 Prill, dy dite perpara perfundimit te gjendjes se jashtezakoneshme. Procedurat e likujdimit kane bere qe edhe nje titull tjeter ne pronesi te Orfej, revista Ekskluziv, te nderprese botimin.
Nacional eshte nje gazete tabloide sensacionale e cila eshte e specializuar ne skandale dhe thashetheme per njerezit e njohur, dhe ka nje qarkullim prej 100,000 kopje. Ajo ka botuar artikuj ne te cilat jane sulmuar figura te rendesishme te spektrit politik ne Serbi. Shume nga artikujt e saj kane qene te pambeshtetura ne prova, ose edhe te paverteta, dhe ajo nuk eshte konsideruar asnje here mire nga gazetaret ne Serbi.
Akuzat e qeverise jane serioze. Sipas qeverise, gazeta ka lidhje me banden e Zemun, nje grup mafioz i akuzuar per vrasjen e Gjingjiq.
Qeveria gjithashtu ka thene se ekziston nje lidhje ndermjet Nacional dhe Momcilo Mandiq, nje biznesmen Serb i Bosnjes i cili thuhet te jete nje bashkepunetor i ngushte i presidentit Serb te Bosnjes te akuzuar per krime lufte, Radovan Karaxhiq. Mandiq eshte arrestuar ne Beograd me 13 Prill. Qeveria thote se ai eshte i lidhur me Orfej, nje firme botuese nga Bosnja e cila eshte kompania meme e Info Orfej ne Beograd. Orfej e ka qendren ne Bijeljina ne Republika Srpska, RS.
Ministri i kultures Branislav Leciq ka thene me 20 Mars se "ekziston dyshimi qe bashkepunetore apo themeluesit e gazetes te kene lidhje me nje klan kriminal". Nje dite me pare, nje zyrtar i larte i policise, Dragan Karleusa, ka thene se "Ka dyshime te bazuara se anetare te bandes se Zemun jane themeluesit dhe bashkepunetore te kesaj gazete. Policia do ta zbuloje te verteten".
Por kur IWPR kontaktoi me ministrine, Leciq, nuk ka pranuar te komentoje ne lidhje me provat e mbledhura nga qeveria per keto akuza.
"Lidhjet me banden e Zemun dhe lobin e Bosnjes jane ceshtje te hetimeve, dhe ne nuk mund te diskutojme ceshtje te cilat jane ende ne hetim," ka thene nje zedhenes i ministrise.
As gjykatesi i gjykates tregtare, Goran Kljajeviq, nuk ka pranuar te beje asnje koment, pavaresisht telefonatave te perseritura nga ana e IWPR.
Redaktori i Nacional Predrag Popoviq ka hedhur poshte akuzat sipas te cilave Nacional ka qene e lidhur me banden e Zemun apo me Mandiq, dhe ka thene se veprimet e ndermarra ndaj tij dhe gazetes jane teper te ngjashme me ato te ndermarra gjate kohes se Millosheviqit.
"Une kam qene redaktor i Dnevni Telegraf kur ajo drejtohej nga Slavko Curuvija (i vrare ne vitin 1999, sikurse thuhet me urdher te Millosheviqit) kur regjimi i Millosheviq na detyroi te mbyllnim gazeten. Qeveria perdori nje kombinim te presioneve ekonomike dhe politike. Ata manipuluan gjykatat. Une tani shoh se po perdoren taktika te ngjashme," ka thene ai.
Ai ka thene per IWPR se Nacional nuk ka pasur kontakt me banden e Zemun, pervec disa kercenimeve qe ka marre nga nje anetar i kesaj bande. Ai tregon nje numer artikujsh te cilat kane nxjerre ne drite aktivitetet e bandes si prove e paanesise se gazetes se tij. "Ne kemi botuar cdo gje dhe per kedo," ka thene ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se askush nga gazetaret e Nacional nuk eshte arrestuar gjate operacionit te policise i cili ka pasuar vrasjen e Gjingjiq. "Nese ndonje gazetar do te kishte pasur lidhje me banden e Zemun, ata duhet te arrestoheshin. Eshte e cuditeshme qe te gjithe ata jane te lire," ka thene Popoviq.
Sipas Popoviq, akuzat jane nje mbulese per nje hakmarrje te planifikuar dhe urdheruar nga figura te rendesishme ne qeveri pasi Nacional ka botuar artikuj te cilet i sulmonin keto figura. Ai thote se ka marre kercenime direkte nga Cedomir Jovanoviq, nje figure e larte ne Partine Demokratike, dhe Goran Vesiq, nje keshilltar qeveritar me influence.
IWPR eshte perpjekur te flase me Jovanoviq dhe Vesiq, por ata nuk kane pranuar te bejne asnje koment.
Pas kritikave ndaj zyrtareve, Nacional ka filluar te kete probleme. Nga Marsi i vitit 2002, gazeta ka filluar te marre kercenime anonime, thote Popoviq. Pavaresisht shtimit te qarkullimit te saj, kompani te tilla si Zastava kane filluar te terheqin reklamat e tyre ne Qershor 2002. Gjithashtu pavaresisht nga rritja e kerkeses, jane pakesuar mundesite per printimin e gazetes.
Ne nje perpjekje per te qetesuar marredheniet me qeverine, Popoviq thote se ai eshte takuar me ish kryeministrin ne 22 Shtator te vitit te kaluar, dhe i ka treguar atij per kercenimet e marra. Pergjigja e Gjingjiq sipas Popoviq ka qene se "Cedomir Jovanoviq dhe Goran Vesiq jane te rinj dhe nuk jane mesuar me presionin politik qe sjell qenia ne pushtet".
Ai thote se ai ka folur ne telefon me Gjingjiq pese here qe prej takimit te tyre. Por pas vdekjes se kryeministrit, elemente nga rradhet e qeverise kane pasur mundesi te vene ne zbatim vendimet e tyre. Jovica Petkoviq, i cili ka ne pronesi Orfej ne Bijeljina, kundershton akuzat sipas te cilave firma e tij ka pasur lidhje me Mandiq. Ne Mars, Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, ka ngrire pronat e kompanive te Mandiq.
Atehere perse nuk ka vepruar OHR edhe ndaj Orfej, ka pyetur ai. "Eshte logjike se Perfaqesuesi i larte do te kishte ngrire edhe llogarite e Orfej nese ne do te kishim lidhje me Mandiq. Une e kam takuar ate dy here, por kjo eshte nje gje normale nese je gazetar ne RS".
Zedhenesi i OHR, Oleg Milisiq ka thene per IWPR se "Per sa i perket OHR, nuk ka ndonje hetim mbi Orfej".
Petkoviq permend edhe nje kontroll te kryer nga policia financiare e RS ndaj Orfej e cila eshte nje prove tjeter per pastertine e kompanise. Policia ka kontrolluar ne Qershor te vitit 2002 me kerkese te kolegeve te tyre ne Serbi te cilet po kontrollonin kompanine simoter ne Beograd.
Milorad Antoniq, pronar i Info Orfej ne Beograd, ka thene se kontrollet kane treguar se kompania nuk ka pasur asnje lidhje me Mandiq: "Ne u jemi nenshtruar kontrolleve te hollesishme financiare nga policia financiare dhe ajo tatimore. Ne nuk kemi asgje per te fshehur, dhe kemi dale te paster".
IWPR ka siguruar kopje te raporteve te policise financiare te Beogradit mbi kontrollet financiare te kryera ndaj Info Orfej nga Qershori deri ne Dhjetor 2002 dhe ne Mars e Prill te ketij viti. "Te gjitha te dhenat financiare jane ne perputhje me pagimin e taksave dhe me koston e shperndarjes," thuhet ne raport.
Mbyllja e Nacional ka shkaktuar nje fare pasigurie ne rradhet e gazetareve ne Beograd. Shume jane te shqetesuar se zyrtaret kane perdorur gjendjen e jashtezakoneshme per te lare hesape personale, dhe se pavaresia e mediave eshte e kercenuar.
"Nese qeveria nuk jep prova, atehere kjo kerkon nje hetim serioz," ka thene Dejan Anastasijeviq, nje korrespondent i vjeter i Vreme dhe Revista Time. "Qeveria nuk mund te kaloje nga ndalimi i perkoheshem i botimit te nje publikimi ne likujdimin e krejt nje kompanie. Ngjarjet e muajve te fundit kane treguar se shoqeria jone duhet te ndertohet mbi rregulla dhe ligje".
Editorja e lajmeve te TV B92 Antigona Andonov ka thene per IWPR se "cdo gje e lidhur me Nacional ka ndodhur shume shpejt, sikur dikush mezi po priste ta mbyllte gazeten".
Por kundershtimet kane qene te heshtura, dhe kryesisht per shkak se mbeshtetesit e qeverise ne vend dhe jashte mendojne se lufta ndaj grupeve te mafias justifikon ne nje fare mase edhe masa me te ashpra. botonte skandale ka bere qe ajo te mos kete pasur shume perkrahes. Ne nje interviste televizive, Milica Lucic-Caviq, e cila drejton Shoqaten e Pavarur te Gazetareve, ka thene se gazeta disa here nuk ka verifikuar artikujt e botuar prej saj, dhe se perpiqej te ishte njekohesisht edhe nje e perditeshme serioze edhe nje tabloid.
Nacional eshte cuar ne gjyq dhe detyruar te botoje falje ne nje numer rastesh. Nje rast, ne te cilin gazeta ka njoftuar gabimisht se nje student Serb eshte vrare ne Kosove, tregon edhe aresyen se perse organizmat nderkombetare te gazetarise deri me tani nuk jane treguar shume te gateshme te hetojne mbi deklarimet e gazetes se ajo po behet viktime e qeverise.
"Nacional ka botuar nje artikull krejtesisht te pabazuar ne fakte ne te cilin thuhej se nje student nga Novi Sad i cili po ndiqte disa kurse vere ne Prishtine eshte therrur me thike nga ekstremiste Shqiptare. Studenti ne fakt kishte vdekur nga nje atak ne zemer," thote Yannick du Pont, kryetar i Shoqates se Trajnimit Akademik me qender ne Amsterdam.
"Ne kemi marre kercenime me vdekje dhe prinderit e studentit kane qene shume te shqetesuar. Ende qarkullojne zera ne Novi Sad, dhe ky artikull ka demtuar marredheniet ndermjet grupeve etnike".
Megjithate, akuzat e qeverise ndaj Nacional nuk jane ne lidhje me cilesine e artikujve te saj. Megjithese nje zedhenes i ministrise se kultures e ka distancuar qeverine nga urdheri i gjykates ndaj Info Orfej, ndryshimi i shpejte nga nje ndalim i perkoheshem i urdheruar gjate gjendjes se jashtezakoneshme ne mbylljen totale te nje firme botimesh eshte gjithashtu shqetesues.
Eshte ende e paqarte nese hollesite e ketyre dy hetimeve do te behen ndonjehere publike, dhe nese po, atehere kur. Por ne ambjentin e tanishem, ku akuzat per lidhje me mafian dhe perfshirje ne vrasjen e Gjingjiq po qarkullojne shume ne Beograd por ne shume raste edhe pa prova, rasti i Nacional duket se ia vlen te ndiqet me vemendje dhe kujdes.
Vesna Bjekiq eshte ndihmes redaktore e IWPR ne Beograd. Boris Drenca eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Serbi. Hugh Griffiths eshte nje gazetar i pavarur i cili punon ne Beograd.