Trafik I Dyanshem Ne Haracine

Maqedonasit po rikthehen ne shtepite e tyre te dikurshme per te mbledhur ate cka mbetur mes rrenojave dhe nisen drejt nje te ardhmeje te pasigurt.

Trafik I Dyanshem Ne Haracine

Maqedonasit po rikthehen ne shtepite e tyre te dikurshme per te mbledhur ate cka mbetur mes rrenojave dhe nisen drejt nje te ardhmeje te pasigurt.

Tuesday, 14 August, 2001

Trafiku eshte dukshem me i renduar pergjate rruges drejt fshatit Haracine, 10 km larg nga kryeqyteti Maqedonas. Per here te pare qe kur luftetaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare braktisen zonen pese jave me pare, qeveria po organizon rikthimin e refugjateve ne shtepite e tyre.


Levizja e makinave tregon se jeta po i rikthehet normalitetit. Por me vone duket se trafiku eshte i dyanshem. Shumica e makinave qe i perkasin Shqiptareve etnik vertet po rikthehen drejt shtepive te Haracines. Kurse shoferet Maqedonas kthehen sa per te marre dicka me shpejtesi dhe largohen nga fshati.


"Kemi vuajtur per vite te tera," thote Marika, nje maqedonase 60 vjece, e cila eshte ulur mbi parmakun e shtepise se saj te shkaterruar. "E tere jeta jone, te tera perpjekjet tona i kaluan kesaj shtepie. Tashme kane mbetur vetem muret e rrenuar." Ajo thote se familja e saj nuk do te kthehet me ne Haracine. Madje edhe shtepia e vajzes se saj eshte rrenuar.


Haracina u zhvillua si nje qender e banuar prej mese 10,000 banoresh gjate dy dekadave te fundit pasi Shqiptare etnike nga Kosova zhvilluan aktivitetin e tyre prane kryeqytetit Maqedonas. Tani fshati numeron jo me teper se 2,000 banore Maqedonas. Gjate dhjete viteve te fundit Maqedonasit e konsideronin Haracinen si qender te mafias Shqiptare vendase qe dyshohej per lidhje me kontrabanden e cigareve dhe droges. Disa komandante te UCK te cilet e pushtuan fshatin ne Qershor duke e intensifikuar konfliktin me forcat Maqedonase te sigurimit supozohen te jene anetare te organizates kriminale.


Pergjate rruges qe te con ne lagjen e banuar kryesisht nga Maqedonasit, fqinjet e Marikes po merrnin ate cka kishte mbetur ne shtepine e rrenuar: nje tryeze, dy divane, nje sobe dhe disa pajisje kuzhine. Ato i ngarkonin ne kamion.


"Po largohemi," thote zoti Jovanovski. "Ate c'ka mbetur do ta dergojme tek te afermit ne Shkup. Se c'vjen me pas nuk e dime. Shpresojme se autoritetet do te na sigurojne nje shtepi diku tjeter. Ne Haracine nuk ka me vend per Maqedonasit."


Shtepia eshte shkaterruar. Plumbat dhe predhat e kane thermuar murin kudo. Brenda s'ka mbetur vecse mobiljet e djegura. Te afermit e Jovanovskit thone se nuk ndihen me te sigurte ne Haracine dhe se femijet e tyre nuk do te jene me kurre te sigurt per te luajtur ne rruge. "Ne nuk u besojme me fqinjeve Shqiptare. Ata mbeshteten luftetaret te cilet hyne ne shtepite tona dhe na nxorren jashte," thote Jovanovski.


Shtepite e rrenuara ne te majte dhe te djathte te rruges kryesore qe te con ne Haracine deshmojne se ajo cfare po ngjiste ketu vetem nje jave me pare ishte cdo gje vecse lufte. Maqedonasit thone se 90% e shtepive te tyre jane shkaterruar. UCK sipas tyre ndoqi nje taktike te studiuar mire: ata zune pozicione ne shtepite e Maqedonasve duke e ditur se forcat e sigurimit do te pergjigjeshin me zjarr.


Haracina nuk ka me as energji as linje telefonike. Uji i pijshem sillet ne fshat me cisterna. Ne disa zona te fshatit ndihet ende era e kufomave te kafsheve ndonese fshati u dizinfektua disa jave me pare. Nje poste policore eshte ngritur aty, por shumica e Maqedonasve thone se kjo nuk u rikthen atyre besimin per te qendruar. Shume pak prej tyre po merren me rregullimin e shtepive. Te tjere kane mbetur pa rrugedalje.


"Une humba cdo gje, bagetine, shtepine, te korrat e veres," thote Milani 50 vjecar. "Por nuk kam se ku te shkoj tjeter. Do te jete e veshtire per te qendruar ketu, sidomos per te rinjte. Per ta nuk ka te ardhme. Ne te moshuarit mund t'ja dalim disi".


Ai ndihet i inatosur me autoritetet te cilat kane qene shume te ngadalta ne ndihmen e tyre per keta banore. "Po e bejme gjithcka vete. Na thane se mund te kthehemi por askush nuk na ndihmon," thote Milan.


Por qeveria ka urdheruar ministrite perkatese per te marre te gjitha masat e nevojshme per te krijuar kushtet e duhura te jeteses ne Haracine. Se pari jane bere vleresimet e demtimeve, dhe kerkesat per fonde emergjence u jane derguar organizatave te ndryshme nderkombetare.


Por banoret e Haracines nuk besojne se fondet do te vijne shpejt. Ata kane frike se me fillimin e vitit te ri shkollor ne Shtator atyre do tu duhet te largohen nga konviktet e shkollave te Shkupit te cilat sherbejne si strehe e perkoheshme.


"Askush nuk merret me ne," thote nje burre ne nje nga shkollat. "Vjeshta po afron. Cfare do te ndodhe nese na nxjerrin qe ketej? Ku do te shkojme ne? Nuk ndihemi te sigurte ne fshat dhe askush nuk kujdeset qe te na gjeje shtepi."


Bobi Hristov eshte gazetar i se perjavshmes se Shkupit Kapital.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists