ANALIZE: 'Dobesohet' Akuza Ndaj Millosheviqit
Vendimi per te shkurtuar kohen ne dispozicion te akuzes mund te shkoje ne favor te Millosheviqit.
ANALIZE: 'Dobesohet' Akuza Ndaj Millosheviqit
Vendimi per te shkurtuar kohen ne dispozicion te akuzes mund te shkoje ne favor te Millosheviqit.
Gjykatesi i cili drejton gjyqin ndaj Millosheviqit i ka kerkuar akuzes te thjeshtoje procedurat e saj dhe te perfundoje paraqitjen e provave per te tre akuzat brenda nje viti.
Afati i 10 Prillit 2003, eshte vendosur per ta bere mbrojtjen e te akuzuarit me te lehte dhe per te ndihmuar gjykatesit ne marrjen e vendimit.
"Ne asnje rast procedurat e akuzes nuk duhet te zgjaten per nje periudhe kohe me te gjate," ka thene Gjykatesi Richard May, duke njoftuar kete afat strikt.
Qe ne momentin kur atij i eshte caktuar rasti i Millosheviqit ne Qershorin e kaluar, trupi gjykues i gjykatesit May ka treguar shenja te pazakonta urgjence dhe padurimi fillimisht per te filluar - dhe tani per te perfunduar - "Gjyqin e Shekullit", sic eshte konsideruar gjyqi i pare ndaj nje ish kryetari shteti perpara nje gjykate kriminale nderkombetare.
Duke ngulur kembe per nje fillim te shpejte, gjykata vjeshten e kaluar ka hedhur poshte kerkesen e prokurorise qe akuzat te bashkoheshin dhe ka vendosur fillimin e nje gjyqi te vecante per akuzat e Kosoves me 12 Shkurt, 2002.
Dhoma e apelit e anulloi kete vendim dhe vendosi bashkimin e akuzave dhe fillimin e nje gjyqi te vetem ndaj Millosheviqit per Kosoven, Kroacine dhe Bosnje Herzegovinen. Ky vendim e la trupin gjykues ne dyshim nese te njoftonte daten e hapjes se gjyqit apo ta shtynte ate, dhe ai vendosi te niste gjyqin.
Ne kete menyre nje gjyq bazuar ne akuza te cilat perfshijne shkelje te renda te ligjeve humanitare nderkombetare te kryera ne tre luftera ne nje siperfaqe te madhe dhe gjate me shume se nje decade ka filluar se prapthi - si kronologjikisht ashtu edhe gjeografikisht - ne Kosove ne vitin 1999 ne vend te Kroacise ne vitin 1999.
Ky ndryshim i rendit te natyrshem te gjerave shpjegon disa nga efektet e papelqyeshme ne Serbi, ku Millosheviqi ka qene ne gjendje te shfrytezoje ndjenjat negative te ish votuesve te tij ndaj Shqiptareve te Kosoves dhe NATO-s.
Akuza kishte planifikuar te paraqiste 120 deshmitare per akuzen per ngjarjet ne Kosove si "minimumi i mundeshem per te provuar akuzat e saj" perfshire debimin me force te 850,000 njerezve dhe vrasjen e disa mijera te tjereve dhe persekutimin ne shkalle te gjere te Shqiptareve te Kosoves.
Por ne fillim te gjyqit, gjykatesit kane vendosur se 90 deshmitare jane te mjaftueshem dhe se paraqitja e fakteve mbi ngjarjet ne Kosove duhet te perfundoje ne Qershor ne menyre qe ne Korrik te filloje paraqitja e provave per ngjarjet ne Kroaci.
Nderkohe, tre jave jane humbur kur Millosheviqi ka qene i semure dhe gjate pushimeve te Pashkeve, gje e cila beri qe ne harkun e dy muajve te kete pasur vetem 26 dite pune, gjate te cilave jane pyetur 23 deshmitare. Millosheviqi ka perdorur rreth 50 deri 50 perqind te kohes ne sallen e gjyqit.
Deklarata e tij hapese ka zgjatur plot nje dite me teper sesa ajo e prokuroreve dhe pyetjet e tij per deshmitaret kane zgjatur zakonisht me gjate sesa pyetjet e bera nga prokuroret.
Per shembull ndersa pyetjet e bera nga prokuroret ndaj deshmitarit ekspert Andreas Reidlmayer zgjaten 55 minuta, pyetjet e bera nga Millosheviqi zgjaten per rreth 150 minuta.
Ne debatin perpara vendimit te javes se kaluar, prokurori kryesor i gjyqit, Geoffrey Nice, ka paralajmeruar gjykatesit se vendosja e nje limiti kohor "nuk do te ishte nje gje e mire" sepse kjo e linte akuzen "te zbuluar" ndaj pyetjeve te gjata te te akuzuarit per deshmitaret me qellimin e vetem per te perdorur sa me teper kohe dhe per te parandaluar paraqitjen e provave.
Gjykatesit nuk kane pranuar kete fakt dhe kane premtuar se pyetjet e Millosheviqit do te reduktohen "brenda limiteve te aresyeshme". Ata nuk kane pasur shume sukses gjate dy muajve te pare, megjithese pyetjet shpesh kane degjeneruar ne fjalime politike.
Per me teper, gjykatesit kane pranuar argumentin e avokateve mbrojtes te gjykates sipas te cileve i akuzuari ka nevoje per "me teper liri" te pyese rreth aktiviteteve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, dhe sulmeve ajrore te NATO-s ndaj Serbise, sepse "te dyja keto kane rendesi per mbrojtjen e tij". Natyrisht, Millosheviq, e ka shfrytezuar ne maksimum kete.
Gjykatesit ka justifikuar vendosjen e nje limiti te caktuar kohor per prokuroret mbi bazen e "drejtesise dhe ndershmerise". I akuzuari "duhet te jete ne gjendje te mbrohet," ka thene Gjykatesi May. "Sa me teper te vazhdoje akuza... aq me e veshtire behet per te akuzuarin te mbrohet".
Objektivi nuk eshte vetem te behet me e lehte mbrojtja per te akuzuarin por edhe per ta bere vendim marrjen e gjykatesve me te lehte. Ne fund te gjyqit, Gjykatesi May tha se "trupi gjykues duhet te jape nje vendim, dhe sa me shume te zgjatet gjyqi... aq me e veshtire do te jete arritja e nje vendimi".
Kjo gje (volumi teper i madh) i provave te prokurorise dhe numri i deshmitareve tregon edhe qellimin e ketij gjyqi, dhe jo ajo qe ka bere Millosheviqi ne ish Jugosllavi gjate dekades se fundit, te cilat akuza i cileson si genocid ne Bosnje dhe krime kunder njerezimit ne Kroaci dhe Kosove.
Kryetari i pare i gjykates, Antonio Cassese, ka insistuar se nje nder funksionet me te rendesishme te gjykates ishte te bente qe te degjohej "zeri i viktimave". Gjate viteve te shkuara, sallat e gjyqit i kane degjuarketo zera.
Ato kane degjuar grate e Srebrenices, ne Bosnjen lindore, te cilat kane humbur burrat, femijet, vellezerit dhe anetaret e tjere meshkuj te familjeve ne Korrik 1995. ato kane degjuar zerat e viktimave te marra me force dhe te vendosura para skuadrave te pushkatimit te cilet kane shpetuar vetem fale fatit.
Ato kane degjuar te arrestuarit ne kampet e Omarska, Keraterm, Celebici dhe Kaonik, grate dhe vajzat e perdhunuara ne Foca dhe banoret e Sarajevos te cilet kane jetuar nen zjarrin e artilerise dhe te snajperave.
Duke vendosur limite kohore per paraqitjen e provave te akuzes, gjykatesit do t'u japin viktimave me pak kohe te degjohen ne nje salle gjyqi ku Millosheviqi flet vazhdimisht - ose aspak kohe. Ky vendim do te ndikoje vecanerisht ne mundesine e prokuroreve per te sjelle te ashtuquajturit "deshmitare baze te krimeve" ne gjykate - viktima te cilet kane deshmi te vuajtjeve te tyre apo familjeve te tyre.
Ne baze te shifres prej 90 deshmitaresh qe akuza do te lejohet te paraqese, prokuroret kane llogaritur se nje ne cdo 10,000 viktima te Kosoves (nga rreth 850,000 te debuar) do te kene mundesine te treojne historine e tyre para gjykates. Tani kjo perqindje do te jete edhe me e ulet, vetem per ta bere me te lehte mbrojtjen e te akuzuarit dhe vendim marrjen nga ana e gjykatesve.
Perpara vendosjes se limiteve, prokuroret kishin planifikuar te therrisnin 126 "deshmitare baze te krimeve" per akuzen e Kroacise, per te deshmuar rreth 20 vendeve ku jane kryer vrasje massive, tre raste te debimeve ne mase dhe shkaterrimin e Vukovarit dhe Dubrovnikut.
Deshmia e tyre ka nje rendesi te vecante sepse, me perjashtim te gjyqit ndaj Slavko Dokmanoviq per masakren e Vukovarit, (ku nuk eshte marre nje vendim sepse ai ka kryer vetevrasje) gjykata nuk ka kryer asnje gjyq per krimet e kryera ne Kroaci ne vitin 1991. tani ceshtja eshte sesa viktima Kroate mund te arrihet te thirren si deshmitare ne kete numer te vogel deshmitaresh dhe Brenda nje kohe te shkurte.
Me ne fund, per te paraqitur akuzen per genocid ne Bosnje, e cila perfshin ngjarje ne 47 bashki ne nje periudhe kohe prej kater vjetesh, akuza ka identifikuar 566 deshmitare, nga te cilet ajo kishte planifikuar te therriste nje te pesten. Tani do te jete e veshtire te perfshihen edhe keta 120-130 deshmitare ne limitet e vendosura nga gjykatesit.
Pervec lejimit te degjimit te zerit te viktimave, gjykata sherben edhe per te vendosur disa fakte historike nepermjet paraqitjes se provave rigoroze, dhe per te zbuluar te verteten dhe per te parandaluar interpretimet e gabuara te ngjarjeve.
Gjyqi ndaj Millosheviqit, nje ish kryetar shteti i akuzuar per shkeljet me te renda te ligjeve nderkombetare te kryera ne tre luftra, ne nje siperfaqe te gjere dhe gjate nje periudhe te gjate kohe, eshte nje mundesi e vecante per te percaktuar nje pamje te qarte te ngjarjeve gjate dekades se fundit ne ish Jugosllavi dhe fajtoret per keto ngjarje.
Sic u ka kujtuar gjykatesve Geoffrey Nice, duke permendur kryeprokurorin e gjyqit te Nurembergut, Robert Jackson, ky eshte nje rast per te "provuar ngjarje te pabesueshme me prova te besueshme".
Nje gje e tille do te jete me e veshtire per t'u arritur tani, sepse, sic ka paralajmeruar Nice: "cdo perzgjedhje e kujdeseshme e deshmitareve mund te mos perfaqesoje vertetesisht dhe ne menyre te permbledhur ngjarjet". Shkurtimi i gjyqit "duke shkurtuar numrin e provave qe duheshin paraqitur para trupit gjykues" ka thene Nice, do te "privojne trupi gjykues nga mundesia per te pasur materiale te vlefshme te nevojeshme per te percaktuar te verteten".
Kete jave akuza pritet te vendose nese do te kundershtoje vendimin per "shkurtimin e paraqitjes se provave te akuzes" nga ana e trupit gjykues.
Mirko Klarin eshte redaktor i vjeter i IWPR-se ne gjykaten e krimeve te luftes dhe kryeredaktor i Agjensise se Lajmeve SENSE.