Koment: Ndertimi I Nje Vizioni Te Ri Per Ballkanin
Fundi i luftes duhet te shenoje fillimin e nje politike te re decisive per ndertimin e demokracise, zhvillimin dhe paqen e vertete ne te gjithe rajonin.
Koment: Ndertimi I Nje Vizioni Te Ri Per Ballkanin
Fundi i luftes duhet te shenoje fillimin e nje politike te re decisive per ndertimin e demokracise, zhvillimin dhe paqen e vertete ne te gjithe rajonin.
Javen e kaluar ka pasur festime te medha ne Beograd. Por sic shkruan nje mik i vjeter dhe gazetar, "Askush nuk i permend te vdekurit, te plagosurit, dhe te zhdukurit. Vendi eshte i shkaterruar. Dhe per cfare? Dielli eshte i njejti, qielli akoma blu, por humori i njerezve eshte gri."
Njerezit ne Serbi jane te lumtur qe bombardimet kane perfunduar, por me vendin e tyre ne rrenoja dhe udheheqesin e tyre i cili i ka futur ata ne kater luftera shkaterrimtare akoma ne pushtet, ata nuk kane shume per te shpresuar.
Tani i takon Perendimit--fitimtaret e luftes se fundit--tu jape fund ketyre konflikteve ne Ballkan te cilat kane nje dekade qe vazhdojne dhe te sjelle nje paqe te qendrueshme jo vetem per Serbine por per te gjithe rajonin. Kjo do te thote dicka me teper se thjesht nje perfundim te spastrimit etnik ne Kosove. Kjo do te thote ndalimin e politikave nacionaliste te cilat degradojne, administratave ku vendosen ne krye shoket dhe miqte dhe propaganden e mediave te cilat i paralizojne mendjen njerezve.
Kjo do te thote qe marreveshja per Kosoven te shihet jo me si zgjidhja e arrnuar e momentit, por si nje moment i vertete kthese per Ballkanin. Tani eshte momenti per nje vizion te ri per te gjithe rajonin, me qellim qe rritja ekonomike dhe integrimi politik te ndihmojne dhe te sigurojne qe lufterat ne Ballkan te mbeten nje kujtim i se kaluares.
Duke qene se shume marreveshje paqeje te mepareshme jane shkelur, shume pak njerez ne rajon--vecanerisht Shqiptaret e Kosoves--kane ndonje besim te madh ne cdo marreveshje qe firmos Beogradi. Megjithese kjo eshte e justifikueshme, lufta me e fundit i ka cuar ata ne nje kataklizmo praktike dhe psikologjike. Per shkak te vemendjes qe i eshte kushtuar Ballkanit ne muajt e fundit, dhe vecanerisht bisedimeve per pakte stabiliteti dhe programe te tjera rindertimi, njerezit e ketij rajoni tani presin nga Perendimi qe ti ndihmoje per tu ringritur ne kembe.
Nderkohe, Perendimi ndoshta mund te tentoje te fokusohet mbi Kosoven dhe refugjatet Kosovare dhe me pas te largohet. Vete rindertimi i pas luftes eshte nje detyre teper e veshtire dhe e madhe. Prioriteti nderkombetar, per te ndihmuar Shqiptaret e Kosoves per tu kthyer ne shtepite e tyre sa me shpejt te jete e mundur dhe tu siguroje atyre strehe perpara fillimit te dimrit, eshte hapi i pare teper i rendesishem.
Sapo forcat Jugosllave te jene terhequr krejtesisht nga Kosova--ashtu sic pritet te ndodhe gjate javes se ardheshme--nje nga pengesat kryesore per rikthimin e refugjateve do te jete zhdukur. Me nje mandat te forte dhe rreth 50,000 trupa paqeruajtese, nje administrate e OKB do te jete ne gjendje te mbikqyre rikthimin e tyre. Ashtu sic thekson edhe nje gazetar Shqiptar, "Nje shoku im thote se nuk do te kthehet ne Kosove ne se nuk eshte i sigurte qe do te pritet ne kufi nga nje ushtar Amerikan dhe nje polic Shqiptar."
Kjo eshte e mundshme te ndodhe. Por ndersa Shqiptaret e Kosoves mund te shohin nga Perendimi dhe te presin mbeshtetjen nderkombetare ne vitet e ardheshme, parashikimet per minoritetin Serb te krahines jane te erreta. Te frikesuar nga raprezaljet e mundshme, shume prej tyre tashme jane larguar nga provinca per ne Serbi se bashku me trupat e ushtrise Jugosllave. Atje ata do te shtojne rradhet e refugjateve te tjere Serb, duke ju bashkuar vellezerve te tyre te nje gjaku nga Kroacia dhe Bosnja--viktimat e harruara te lufterave te mepareshme te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.
Me kete popullsi te zhgenjyer dhe gjashte te akuzuar per krime lufte ne krye, Serbia duket si nje toke pjellore per rremuja te tjera ne te ardhmen. I dobesuar nga dy muaj e gjysem bombardime, Beogradi nuk ka tashme mundesine te eksportoje konfliktin pertej kufijve te Jugosllavise. Por menyra e Miloshevicit per te zgjidhur nje konflikt shume shpesh ka qene krijimi i nje tjetri, dhe ai akoma ka nje kuti te Pandores nga e cila mund te nxjerre konflikte te tjera branda Jugosllavise--me opoziten e brendshme Serbe, me minoritetet jo Serbe ne rajonet e Sanxhakut e Vojvodines, si edhe ne Mal te Zi.
Per nje periudhe afatshkurter, opozita Serbe duket si hallka me e dobet. Te quajtur si kollona e peste nga media e kontrolluar nga regjimi gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, aktivistet per demokraci dhe te drejta te njeriut tashme kane frike per te ardhmen e tyre. Ata shqetesohen se do te duhet te pesojne te gjithe pasojat e perpjekjeve te Miloshevicit per te vendosur autoritetin e tij ne Serbi.
Rrjeti i gazetareve te pavarur nga i gjithe rajoni i Institutit per Raportimin e Luftes dhe te Paqes ka vazhduar te kontribuoje gjate gjithe periudhes se luftes por qe prej dites se pare te bombardimeve autoret e shkrimeve nga Jogosllavia--perfshire edhe ata fjalet e te cileve jane cituar edhe ne kete artikull--kane kerkuar qe identiteti i tyre te mos behet i ditur: Rreziqet ishin teper te medha. Ashtu si thote nje nga bashkepunetoret tane, " sa kohe qe sulmet ajrore te NATO-s te vazhdojne, ne do te jemi mire por Zoti na ndihmofte kur ato te perfundojne." Nje koleg tjeter eshte shprehur akoma dhe me hapur: " Kosova tashme eshte e lire, por ne jemi akoma ne burg."
Sipas nje prej bashkepunetore tane ne Sanxhak--nje rajon qe shtrihet ndermjet Serbise dhe Malit te Zi ne kufi me Kosoven dhe Bosnjen--mbi 20,000 Sllave Myslimane te cilet perbejne shumicen ne rajon jane larguar nga shtepite e tyre dhe kane shkuar ne Bosnje qekur NATO nisi fushaten e bombardimeve. Ata qe mbeten jane te shqetesuar.
Ne Vojvodine, provinca veriore e Serbise, situata eshte me pak e tensionuar. Por minoriteti hungarez i cili numeron rreth 350,000 vete eshte i shqetesuar se tani qe Hungaria eshte bere anetare e NATO-s, ata mund te bien viktime e ndjenjave anti-NATO. Udheheqesit e ketij komuniteti kane kritikuar publikisht fushaten e bombardimeve. Por kjo mund te mos jete e mjaftueshme per te qetesuar hakmarrjen e Miloshevicit.
Ne Mal te Zi, partneri i vogel i Serbise ne Federaten Jugosllave, ushtria Jugosllave shte perpjekur te minoje qeverine pro Perendimore te Milo Djukanovic. Si rezultat, disa Malazeze e krahasojne situaten ne republiken e tyre me ate ne Slloveni, vetem pak kohe perpara se ajo te shpallte paravesine nga Jugosllavia ne 1991. Zeljko Ivanovic, redaktor i nje gazete ne Podgorica, shkruante disa jave me pare se, " Mali i Zi ndjehet ne prag te luftes--pika kontrolli te ushtrise dhe pika te fortifikuara te ruajtura nga mitrolize te rende gjenden kudo, kufijte jane te mbyllur, dhe njerez te armatosur hyjne me force neper shtepi per te marre nen arme burrat ne moshen e sherbimit ushtarak, duke i nxjerre ata me pranga ne duar."
Sfidat per paqe ne rajon jane akoma dhe me te medha se ato brenda kufinjve te Jugosllavise qe po zvogelohet. Maqedonia dhe Shqiperia, vendet qe kane mbajtur peshen me te madhe te krizes se refugjateve dhe qe kane sherbyer si baza per trupat e NATO-s, jane ekonomikisht te rrenuara. Te dyja vendet presin mbeshtetje ekonomike te madhe dhe shpresojne per ndonje sinjal nga Bashkimi Europian (BE) dhe NATO se aspiratat e tyre per anetaresine mund te jene ndihmuar nga bashkepunimi i tyre.
Shpesh te harruara ne fokusin nderkombetar mbi Kosoven, jane edhe vendet e tjera ne ballkan, Bullgaria dhe Rumania, te cilat kane pasur humbje te medha nga mungesa e tregtise qe normalisht kryhet nepermjet Jugosllavise--per shkak te shkaterrimit te urave mbi Lumin Danub dhe mbylljes se rrugeve te tjera tranzite. Ne Bosnje, ku paqja vazhdon te mbetet e brishte edhe pas 3 vjet e gjysem dhe pavaresisht nga prezenca e 31,000 trupave ushtarake te udhehequra nga NATO, gjate javeve te fundit jane rritur tensionet politike dhe etnike, ndersa Serbet dhe Sllavet Myslimane kane pasur pikpamje te ndryshme rreth fushates se bombardimeve.
Pra, vizioni i ri duhet te jete rajonal. Dhe qendra e tij duhet te jete drejtesia. Per nje kohe te gjate, Perendimi ka qene i pavendosur--ne nje moment ka kundershtuar udheheqesit nacionaliste, dhe menjehere me pas ka shpresur tek ata per te arritur marreveshje paqe. Ky qendrim kaotik eshte shfrytezuar nga ata qe kontrollojne pushtetin ne kete zone dhe ka nxitur nje pesimizem te madh ne radhet e njerezve te thjeshte ne gjithe rajonin. " Per nje kohe te gjate Perendimi i ka pranuar progranet etnike ne rajon, dhe mesimi eshte se nacionalistet kane pasur sukses," shpjegon Sonja Biserko, nje aktiviste per te drejtat e njeriut e cila eshte larguar nga Beogradi pak kohe me pare. " Keshtu qe ka mbizoteruar aportunizmi, qe do te thote shkuarja pas nacionalisteve. Njerezit vetem jane tallur me kedo qe ka ngritur ceshtjet morale."
Praktikish, kjo do te thote te ofrosh mbeshtetje te plote dhe pa kushte per Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage. Akuzat e ngritura ndaj Miloshevicit dhe udheheqesve te tjere Serbe duhet te pasohen, nepermjet hetimeve me te thella, dhe nese edhte e nevojshme, akuza te tjera per krime te kryera ne Kosove dhe me heret ne Bosnje.
Qeverite Perendimore duhet te ofrojne te gjitha provat e rendesishme Gjykates, edhe ne qofte se, si ne rastin e Bosnjes, ato mund te rrezikojne destabilizimin e marreveshjeve ekzistuese. Sinjali me i forte qe mund te dergoje Perendimi ne kete politike te re do te ishte arrestimi i menjehershem i udheheqesve serbe te Bosnjes te akuzuar per krime lufte, Radovan Karadzic dhe gjeneralit Radko Mladic, si edhe kriminele te tjere lufte te cilet nuk kane dale akoma para drejtesise, perfshire edhe vete Miloshevicin nese do te paraqitej rasti. Tani qe udheheqesi Jugosllav eshte i akuzuar per krime lufte ai nuk mund te jete nje partner serioz ne bisedime sic ka qene ne te kaluaren.
Qellimi dyte duhet te jete dhenia e nje impulsi te ri rikthimit te refugjateve ne Bosnje, ku shume prej thyre vazhdojne te vuajne neper strehime te perkoheshme, dhe ne Kroaci, ku mungesa e parave, copezimi i territoreve, dhe nje administrate nacionaliste ne Zagreb nuk kane lejuar rikthimin e disa qindra mijera Serbeve.
Se treti, Perendimi duhet te mendoje edhe nje her per problemin e nacionalizmit etnik dhe te gjeje mekanizma per te zgjidhur tensionin ndermjet sovranitetit dhe te drejtave te minoriteteve. Kjo do te thoshte rishikimin e atyre marreveshjeve, vecanerisht ne Bosnje, te cilat garantojne pozicionin e partive nacionaliste dhe mbajtjen e qendrimeve te reja per te inkurajuar pjesmarrjen demokratike,si ne sistemet e votimit edhe ne ndihmen e shoqerive civile.
Njekohesisht ndihma ekonomike duhet te jete e madhe, gjithperfshirese dhe e shpejte. Ka pasur disa permiresime ekonomike--ne Bullgari dhe ne Maqedoni--si rezultat i poltikave shtrenguese ekonomike dhe mbeshtetjes financiare nderkombetare. Megjithate, pavaresisht fjaleve--te cilat kane filluar te qarkullojne qe ne vitin 1994--rreth nje pakti stabiliteti ne Ballkan qe do te rigjalleronte gjithe rajonin nen kujdesin e BE, nje plan i tille akoma nuk eshte bere realitet.
Per te mbeshtetur deklaratat e Perendimit se lufta nuk eshte drejtuar ndaj popullit Serb, por vetem ndaj udheheqjes se tyre, Serbia nuk duhet te perjashtohet nga paketat e ndihmave, pavaresisht deklarimeve te Presidentit Clinton dhe Kryeministrit Britanik Tony Blair se vendi nuk do te marre asnje ndihme deri sa Miloshevici te mbetet ne pushtet. Asistenca humanitare duhet te jete e menjehereshme dhe e dukshme. Ne te njejten kohe, ndihma per rindertimin duhet te drejtohet ne menyre lokale dhe te jepet me kushte te forta ne menyre qe te parandalohet perdorimi i saj per qellime te tjera dhe abuzimi nga ana e regjimit te Beogradit.
Synimi i ketij qendrimi te ri duhet te jete fillimi i zhvillimit ne shkalle te gjere ne te gjithe rajonin, dhe inkurajimi i integrimit ekonomik—brenda rajonit dhe me Europen—edhe aty ku nuk eshte arritur akoma integrimi politik. Integrimi ne strukturat Europiane te sigurimit dhe ato politike duhet te ofrohet me hapa te qarte dhe te vendosen afate per arritjen e anetaresimit.
Se fundi, dhe ndoshta me e rendesishmja, Perendimi duhet te vazhdoje presionin e tij mbi regjimin e Beogradit—jo vetem mbi Miloshevicin por mbi te gjithe klasen e tij politike, e cila ka ndjekur axhenden e Serbise se Madhe. Per aq kohe sa qeveria e Miloshevicit mbetet ne pushtet, Perendimi ka arritur vetem nje fitore te pjeseshme, te cilen shume shpejt mund ta konsideroje si te pa mjaftueshme. Trupat nderkombetare tani me jane dislokuar ne nje numer vendesh ne rajon, por akoma jo aty ku shumica e konflikteve kane lindur.
Nje kalim i qete ne nje demokraci perfaqesuese duket i pamundur ne Beograd. Prandaj, edhe ne se trupat e NATO-s kane hyre ne Kosove, politikanet, diplomatet, ministrat e financave dhe planifikuesit ushtarake duhet te shohin perpara dhe te konsiderojne mundesine e dislokimit te mundshem te trupave te metejeshme ne Jugosllavi. Lufterat ne Ballkan nuk do te perfundojne deri sa politikat dhe partite qe i ndjekin ato te jene ndryshuar nje here e pergjithmone.
Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv dhe Christopher Bennett nje redaktor i vjeter i Institute for War and Peace Reporting.