MAQEDONI: DOREHEQJET NE RRADHET E OPOZITES SHKAKTOJNE SHQETESIM

Kryeministri ka paralajmeruar se deklarimet e drejtuesve te opozites te cilet po largohen nga drejtimi i partive mund te destabilizojne vendin.

MAQEDONI: DOREHEQJET NE RRADHET E OPOZITES SHKAKTOJNE SHQETESIM

Kryeministri ka paralajmeruar se deklarimet e drejtuesve te opozites te cilet po largohen nga drejtimi i partive mund te destabilizojne vendin.

Tuesday, 6 September, 2005

Kryeministri Branko Crvenkovski ka thene se retorika e koheve te fundit nga ana e opozites e cila ka bere thirrje per shfuqizimin e marreveshjes se Ohrit dhe per ndarjen e Maqedonise sipas linjave etnike mund te riktheje vendin ne prag te luftes civile.


Crvenkovski ka folur me 21 Prill pas nje sere doreheqjesh te rendesishme nga dy partite me te medha te opozites - te cilat perfaqesojne grupimet me te medha etnike ne vend.


Ai ka thene se propozimet e paraqitura nga drejtuesit e opozites te cilet po largohen per "ndryshim kufinjsh, spastrim etnik dhe ndertimin e mureve prej betoni" kane qene "nje thirrje e drejtperdrejte per lufte etnike dhe ndarjen e vendit".


Ambasadoret e NATO, BE, SHBA dhe OSBE kane shprehur gjithashtu shqetesim ne lidhje me sulmet e reja ndaj marreveshjes se paqes se Ohrit.


Ne nje deklarate te perbashket te leshuar me 21 Prill, ata kane paralajmeruar se Maqedonia nuk kishte rruge tjeter pervec se te zbatoje marreveshjen.


"Zbatimi i marreveshjes nuk duhet te pengohet nga veprime te cilat bien ne kundershtim me vendimet e marra me pare," kane thene ata. "Skenaret e tjere do te rrezikonin sukseset e arritura deri me tani dhe do te bllokonin rrugen e vendit per anetaresim ne Europe".


Kriza e tanishme eshte shkaktuar pasi Jlubcko Gjeorgjevski i VMRO-DPMNE, ne nje artikull te botuar ne te perditeshmen Maqedonase Dnevnik me 18 Prill, ka kritikuar marreveshjen e Ohrit te vitit 2001, e cila eshte ndermjetesuar nga Perendimi per ti dhene fund kryengritjes se armatosur te Shqiptareve.


Ne artikullin e tij, ish kryeministri ka thene se ideja e nje Maqedonie shume etnike ka deshtuar. Per me teper, ai ka perseritur nje propozim te cilin ai e ka bere edhe gjate kryengritjes, per ndarjen e vendit - dhe ka shtuar se duhet te ndertohet nje mur betoni i cili te ndaje dy komunitetet.


Nje dite pasi Gjeorgjevski ka bere keto deklarime, kryetari dhe nen kryetari i partise me te madhe te Shqiptareve ne opozites, Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, kane dhene gjithashtu doreheqjen nga postet drejtuese ne parti.


Duke folur ne nje konference te partise ne Tetove, me 19 Prill, kryetari i PDSH, Arben Xhaferi, ka thene se ai po largohej nga posti drejtues per shkak se ai nuk shihte asnje shprese per "nje shoqeri shume etnike ne Maqedoni".


Zevendes kryetari i PDSH, Menduh Thaci, ka mbeshtetur deklarimet e tij, duke thene se vendi ndodhet shume prane nje krize te re. "Maqedonia eshte si nje pacient i cili i ka mbijetuar nje infarkti ne zemer, por nuk do te jete ne gjendje te perballoje infarktin e ardheshem," ka thene ai. Thaci ka denuar gjithashtu edhe marreveshjen e Ohrit, duke e quajtur ate nje "dokument te vdekur".


Nje koalicion i VMRO-DPMNE dhe PDSH ka qene ne pushtet kur kane nisur perplasjet e armatosura ndermjet forcave te sigurimit dhe forces se luftetareve Shqiptare, Ushtria Clirimtare Kombetare, te cilat e cuan vendin ne prag te nje lufte civile dy vjet me pare.


Te dyja partite kane nenshkruar marreveshjen e Ohrit. Megjithate, ato kane pesuar nje humbje te thelle kur Maqedonia ka shkuar ne zgjedhje ne fund te vitit 2002, dhe prej asaj kohe kane qene ne opozite ndaj koalicionit qeveritar te drejtuar nga Crvenkovski ne bashkepunim me partine e ish drejtuesit te luftetareve, Ali Ahmeti.


Vezhguesit nderkombetare thone se sulmi i drejtuesit te PDSH ndaj marreveshjes se Ohrit, i cili ka ardhur vetem nje dite pas largimit te Gjeorgjevskit, tregon se te dyja partite po perpiqen bashkerisht te radikalizojne skenen politike dhe te fuqizojne pozitat e tyre ne elektorat.


Por levizja e fundit drejt ekstremizmit nga VMRO-DPMNE dhe PDSH eshte kritikuar ashper nga diplomate perendimore ne Shkup. "Xhaferi dhe Thaci jane forca te konsumuara... dhe eshte mire qe vendi po shpeton prej tyre," ka thene nje i derguar i larte per IWPR. "Per sa i perket idese idiote te mureve prej betoni ... ato ide i takojne se kaluares".


Ambasadori i NATO-s ne Shkup, Nicolas Beigman, eshte shprehur me tone te njejta ndaj hapave me te fundit te opozites.


Ai ka thene per Radio Europa e Lire se "ide te tilla kane krijuar lumenj gjaku ne Ballkan ... dhe komuniteti nderkombetar eshte alergjik ndaj ketyre ideve. Une mund te them se ne jemi 100 perqind kunder ideve te tilla, pavaresisht se nga vijne ato - Gjeorgjevski, PDH, apo kushdo tjeter".


Crvenkovski ka thene se ai i konsideron doreheqjet e fundit si nje perpjekje te fundit per te ndare etnikisht Maqedonine. "Kjo eshte perpjekja e tyre e fundit, si nje opozite destructive, per te bere ate qe nuk u lejuan te benin - ndarjen e vendit," ka thene ai.


Ahmeti ka thene per gazetaret se idete e Gjeorgjevskit kane per qellim te nxisin urrejtjen dhe konfliktin, por ne te vertete nuk ekziston rreziku per destabilizim.


Planet per ndarjen e Maqedonise jane paraqitur fillimisht nga disa akademike gjate konfliktit te vitit 2001, por - pavaresisht se jane mbeshtetur nga Gjeorgjevski - keto plane jane kundershtuar menjehere nga shume politikane dhe pjesa me e madhe e popullsise.


Megjithese parlamenti ka miratuar tanime pjesen me te madhe te ligjeve te kerkuara nga marreveshja e Ohrit dhe ne kete menyre ka siguruar te drejtat civile te komunitetit Shqiptar, ligjet e veshtira ne lidhje me decentralizimin e autoritetit qendror nuk jane miratuar ende.


E gjithe paketa e rekomandimeve te marreveshjes se Ohrit pritet te shnderrohet ne ligj deri ne vitin 2004.


Analistet thone se doreheqja e zhurmeshme e njerezve te cilet kane drejtuar Maqedonine gjate afrimit te saj ne prag te luftes civile tregon se sa sukseseshem jane larguar ata nga procesi i paqes.


"Gjeorgjevski dhe Xhaferi jane shume koshiente qe komuniteti nderkombetar nuk do te lejoje ndarjen etnike te vendit te tyre," ka thene Vlado Jovanovski i botimit te perdyjaveshem, Forum.


Ai ka shtuar se thirrjet e tyre per te krijuar nje kufi te ri ndermjet Shqiptareve dhe Maqedonasve kane qene me teper nje reflektim i humbjes se pushtetit nga ana e tyre sesa nje propozim serioz per debat.


Por, VMRO-DPMNE dhe PDSH nuk kane mbeshtetur ende idete e paraqitura nga drejtuesit e tyre.


Gjeorgjevski, i cili pritet te zevendesohet gjate kongresit te partise ne muajin Maj, ka thene me pas se propozimi i tij per ndarjen e vendit ka qene nje propozim personal, dhe nuk perfaqesonte mendimin e partise.


PDSH nuk ka pranuar doreheqjet e Xhaferit dhe Thacit, dhe ka nderprere perkohesisht te gjithe aktivitetin politik te partise. Pavaresisht njoftimit te drejtuesve te saj, partia nuk ka terhequr zyrtarisht mbeshtetjen e saj per marreveshjen e Ohrit.


Nje diplomat i rendesishem Perendimor ka thene per IWPR se sulmet e Gjeorgjevskit dhe Thacit para largimit te tyre nga drejtimi i partive ndaj marreveshjes se Ohrit do te jete edhe gozhda e fundit ne arkivolin politik te gardes se vjeter.


"Ky eshte mekanizmi i habitshem vete pastrues i demokracise - ata jane anashkaluar ne zgjedhje dhe tani vazhdojne te anashkalojne veten. Ata do te harrohen shpejt, dhe askush nuk do te kujtohet me per ta," ka thene ai per IWPR.


Ana Petruseva eshte redaktore koordinuese e IWPR ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists