Kandidatet Zgjedhore, Pyesin Nese e Ka Dhunuar NATO Mikpritjen e Tyre
Megjithese fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni, zyrtarisht fillon vetem ne 1 Tetor, debatet politike po ziejne, dhe çeshtja me e diskutuar eshte prezenca e vazhduar e forcave te NATO-s ne vend.
Kandidatet Zgjedhore, Pyesin Nese e Ka Dhunuar NATO Mikpritjen e Tyre
Megjithese fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni, zyrtarisht fillon vetem ne 1 Tetor, debatet politike po ziejne, dhe çeshtja me e diskutuar eshte prezenca e vazhduar e forcave te NATO-s ne vend.
Kontigjenti i trupave te NATO-s ne Maqedoni, ne mbeshtetje te forcave te KFOR-it ne Kosove, eshte reduktuar ne nje te pesten e atyre qe ishin pak muaj me pare, por vetem tani, qeveria, opozita dhe publiku kane filluar te formojne nje front te perbashket kunder veprimeve te Aleances.
Te gjashte kandidatet e rregjistruar, kater prej te cileve i perkasin koalicionit qeveritar, jane duke i ngritur ndjenjat e tyre anti-NATO qe prej 28 Gushtit, kur nje Kapiten Ushtrie 26 vjeçar Norvegjez, Vesli Adun Kristijan u perfshi ne nje aksident automobilistik.
U vrane kater persona ne kete aksident, - Radovan Stojanovski, nje Minister pa portofol ne Qeverine Maqedonase, gruaja e tij Rumena, dhe vajza e tij 11-vjeçare Despita, dhe si pasoje e plageve, vdiq edhe shoferi Vosislav Pavlov.
Policia e NATO-s u perpoq qe ta evakuonte Kristijanin, i cili po ecte ne krahun e kundert te autostrades kur ndodhi perplasja, por per pak sa nuk plasi nje konflikt i armatosur me policine Maqedonase kur ata u perpoqen qe ta nxirnin ata jashte vendit. Krijtiani u morr me helikopteret e NATO-s dhe u shoqerua per ne Shkup, ne nje klinike, nen juridiksionin e nje gjykate, qe do te hetonte mbi akuzat e mindshme kriminale.
Pavaresisht nga kerkesa e NATO-s per tia dorezuar ate autoriteteve Norvegjeze, ai ngeli i ndaluar ne Shkup, ne nje burg hetimor.
Maqedonia pranoi, stacionimin e forcave te NATO-s ne token e saj, si pjese e zbatimit te Marreveshjes se Rrambujese per Kosoven, e cila perpara dhe gjate sulmeve te NATO-s mbi Jugosllavi, solli rreth 30,000 trupa te huaja ne vend. Tani, kane ngelur vetem trupat e mbeshtetjes llogjistike, rreth 7.000 ushtare.
Ministri i Jashtem Norvegjez Knut Vollebek,ka thene qe ndalimi i Kriistijanit dhunon marreveshjen e maqedonise me NATO-n mbi operacionet e saj, e cila parashikon oficeret poshte grades se majorit nuk mund te ndiqen legalisht ne vendin mikprites. Por maqedonasit insistojne ne te drejten e tyre per te investiguar akuza te mundeshme kriminale dhe te denojne fajtoret kur eshte e nevojshme.
Shkupi po zien nga inati kunder miqve te tyre: ka ptur rreth 140aksidente automobilistike, me 10 fatalitete qe perfshijne tropat e NATO-s, dhe me se 50 krime potenciale qe perfshijne punonjesit e NATO-s te vendosur ne Maqedoni.
Ne te njejten kohe, egziston nje bindje e pergjitheshme ne Maqedoni, se perendimi nuk i ka permbushur premtimet politike dhe financiare ndaj qeverise Maqedonase, gjate krizes se refugjateve ne Kosove.
Titujt e gazetave, ilustrojne gjendjen e vendit: "Ne duam te futemi ne NATO, por nuk duam qe te pushtohemi" tha nje nga gazetat; nje tjeter shkruajti, se nese kristijan nuk plaket ne Idrizova - burgu me i madh - 'Maqedonia nuk do te behet kur nje shtet'.
Media elektronike beri deklaratat me te forta. Te gjithe mekatet e ushtareve ishin listuar: zenie ne restorante, striptizem ne nje shatervan ne qender te Kumanoves, loja me pistoleta gjate nje pikniku ne te famshmet mbremje poetike te Struges.
Qe prej aksidentit te Kristijanit, punonjesit e KFOR-it jane perfshire ne aksidente te tjera. Sipas dy policeve dhe nje roje, nje helikopter i KFOR-it ka hedhur nje kontenier te pa identifikuar ne liqenin e Lipkovskos, i cili furnizon me uje te pijshem Kumanoven dhe zonat pereth. Nje kamion Gjerman qe po ecte me shpejtesi me te madhe se e lejuara, u perplas me nje autobus te ndaluar ne nje stacion ne rrethinat e Shkupit. Zedhensi i partise me te madhe opozitare, Unioni Social Demikrat Maqedon (USDM), Nikola Popovski, shtoi se problemet jane nje "nje pasoje llogjike e pamundesise se qeverise maqedonase per te rregulluar mardheniet me KFOR-in".
Komisioni parlamentar per çeshtjet nderkombetare dhe sigurimin, ka kerkuar me urgjence qe qeveria te zyrtarizoje mardheniet e saj me NATO-n, dhe ne tenjejten kohe opozita gjithashtu kerkoi nje debat parlamenatar mbi sjelljen e ushtareve te NATO-s.
Per sa i perket pjeses se vete, qeveria vazhdon te veje ne dyshim marrveshjet e saj me NATO-n. Ministri i Puneve te Brendeshme, Boris Trajkovski, kandidati presidencial nga partia me e forte ne koalicionin qeveritar, VMRO-DPMNE tha qe qeveria duhet te insistoje ne rregulla strikte ne lidhje me detyrat e NATO-s, trafikun ushtarak dhe transportimin e armeve neper Maqedoni.
Trajkovski, i cili fitoi popullaritet gjate krizes se refugjateve me denimin e sjelljeve dhe mediave te perendimit, ka kerkuar nje seri takimesh me perfaqsuesit e Aleances.
Ngjashmerisht, nje kandidat tjeter presidencial, Stojan Andov nga Partia Liberal Demokrate e opozites, ka kerkuar qe fluturimet e NATO-s te behen nen kontrollin direkt te kesaj te fundit, dh qe kamionet e natos te perdorin rruget Maqedonase vetem me lejen specifike te qeverise.
Por, ambasadori i NATO-s ne Maqedoni, Gjermani Hans Ajf, u perpuq pa sukses qe te bindte vendin se me futjen e Maqedonise ne programine e "Partneritetit per Paqe", maqedonia kishte neneshkruar edhe pranimin e rregullave te NATO-s. Ne rastet e aksidenteve siç ndodhi me Kristijanin, keto rregulla e vendosin çdo ushtar te Aleances nen juridiksionin ligjor te vendit te origjines se tij. Kjo marreveshje me NATO-n, shtrihet tek te gjithe ushtaret e Aleances qe jane pjese e KFOR-it.
Me fjale te tjera, ne qofte se kapiteni fatkeq do te kishte qene Rus dhe jo Norvegjez, dhe meqenese Rusia nuk eshte anetare e NATO-s, nuk do te ishin thyer ligjet e NATO-s duke e futur ate ne nje burg Maqedonas ne pritje te gjyqit.
Gara per presidencen ia ka shtuar vleren dhe rendesine nje çeshtje, ne nje vend ku anetaresimi ne NATO dhe Bashkimin Europian ajne vendosur si objektiva te politikes se jashme, dhe megjithate, ndjenjat anti-NATO jane ngritur shume. Kjo po i detyron kandidatet te cilen e mbeshteten perdorimin e Maqedonise nga NATO, si nje trampoline per operacionet e saj ne Kosove, te rishikojne pozicionet e tyre te meparshme.
Ne garen per presidencen çdo gje haet, dhe te dyja si opozita ashtu edhe qeveria duan qe elektorati te mos kete nje memorie te mire.
Iso Rusi eshte nje gazetar nga Shkupi.