SERBI: NJEREZIT ZHGENJEHEN NGA DREJTUESIT POLITIK
Shumica e Serbeve mendojne se elita e tanishme politike nuk eshte me e mire sesa parardhesit e tyre autoritare.
SERBI: NJEREZIT ZHGENJEHEN NGA DREJTUESIT POLITIK
Shumica e Serbeve mendojne se elita e tanishme politike nuk eshte me e mire sesa parardhesit e tyre autoritare.
Per nje kohe te gjate pas ekstradimit te ish presidentit Slobodan Millosheviq per ne gjykaten e krimeve te luftes ne Hage, ne rruget e Beogradit mund te shihej nje poster ne te cilin shkruhej: "Cdo gje eshte si me pare, vetem se ai nuk eshte me ketu,". Ky poster ishte vendosur nga levizja Otpor (Rezistenca).
Kjo eshte nje ndjenje e cila mbizoteron edhe sot. Nje anketim i koheve te fundit i kryer nga instituti per Anketimin e Opinionit Publik ka treguar se 65 perqind e te anketuarve mendojne se pak ka ndryshuar qe pas rrezimit te ish drejtuesit Serb.
"Politikanet jane pikerisht si ata te kaluarit, dhe me duket se edhe ne te ardhmen do te jene po njesoj," thote nje gazetashitese ne Beograd, Zorica. Ky mendim ekziston edhe tek shume njerez te tjere.
Pakenaqesia publike ka ardhur si rrjedhim i zhgenjimit me deshtimin e autoriteteve te reja per te permiresuar ndjeshem standartet e jeteses - pas varferise ne vitet e periudhes se Millosheviqit - dhe mosmarreveshjet e vazhdueshme politike ndermjet presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq.
Infermierja Zivanka Jovaniq thote se ajo eshte aq e zhgenjyer nga drejtuesit e rinj saqe "i vjen per te vjelle" nga mendimi se do te shkoje per te votuar. "Ata vetem rrezuan Millosheviqin, dhe kete e bene me mbeshtetjen e Perendimit. Ne mund ti largojme lehtesisht ata, por nuk shikoj se kush mund ti zevendesoje," thote ajo.
Avokati Petar Rosiq eshte gjithashtu i shqetesuar per mungesen e nje alternative serioze ndaj koalicionit qeveritar DOS. "Gjendja po behet e padurueshme. Perpara se te vinin ne pushtet premtuan shume. Tani po duket se ata nuk kane qene te pergatitur si duhet, dhe vetem tani po miratojne ligje per te cilat ne kemi pritur prej dhjete vjetesh," thote ai.
Analistet mendojne se shume deputete te DOS injorojne ceshtjet me urgjente dhe me te medha te cilat po demtojne vendin - si varferia dhe korrupsioni - ne favor te imitimit te aspekteve me te keqia te parardhesve te tyre arrogante.
Nje sere incidentesh kane zemeruar nje kombi cili tashme eshte pothuajse i deshperuar me deshtimin e autoriteteve te tij per te ndryshuar gjendjen ne vend.
Paga mesatare ne Serbi eshte rreth 130 euro ne muaj - e cila nuk mjafton per te jetuar - por megjithate ne Janar, deputetet kane kerkuar qe ne menune e restorantit te parlamentit te shtoheshin edhe embelsirat e ngrira. Kjo histori eshte pasuar nga nje zhurme e madhe ne shtyp i cili ka krahasuar kerkesat e elites politike per embelsira me te shijshme me realitetin e kuzhinave te supes per te varferit.
Vetem nje muaj me pas ka shperthyer nje skandal tjeter, kur eshte lyer nje vend kalimi per kalimtaret perpara parlamentit te Serbise vetem nje dite pasi zyrtari i DOS Cedomir Jovanoviq - nje prej zyrtareve me te afert me kryeministrin - ka komentuar se ne ate vend nevojitej nje kalim i tille.
Nevoja per krijimin e nje kalimi te tille i cili tani njihet nga njerezit si "Zebra e Cedas" - pavaresisht se vetem 50 metra me larg ekzistonte nje kalim i tille, ka koinciduar gjithashtu edhe me shtimin e gjobave te vendosura per shkelje te trafikut ne ate vend.
Jovanoviq ka shkaktuar nje habi me te madhe dhe kur ai nuk ka pranuar te deshmonte ne gjyqin ndaj Marija Millosheviq - vajzes se ish presidentit Serb - e akuzuar per perdorim te nje arme te mbajtur pa leje me 1 Prill 2001, naten e arrestimit te babait te saj.
Deputeti i DOS, i cili ka qene prezent ne kohen e incidentit, eshte urdheruar nga nje gjykate e rrethit te Beogradit te jape deshmine e tij per ngjarjen ne seancen e 18 Qershorit por ai nuk eshte paraqitur - dhe kjo ka qene hera e katert.
Policia ishte urdheruar ta sillte ate forcerisht para gjykates, por nuk ka vepruar. Me pas i gjendur perpara presioneve per te deshmuar perpara gjykates per ato qe dinte, Jovanoviq ka thene se ai nuk ka marre asnje njoftim per tu paraqitur ne gjykate.
Ne nje ngjarje tjeter e cila ka shkaktuar zemerim, gazetarja e Nacional Gordana Periq eshte akuzuar ashper kur ajo eshte perpjekur te pyese drejtuesin e DOS Velimir Iliq rreth akuzave te ministrit te arsimit se ai nuk ishte zgjedhur si profesor ne fakultetin teknik ne Cacak. "Ai me shau nga nena dhe me quajti nje 'lope analfabete'," ka thene Periq per IWPR-ne.
I pyetur rreth ketij incidenti, Iliq eshte pergjigjur: "Ajo eshte nje budallaqe analfabete dhe do t'ia them perseri nese me merr perseri ne telefon". I pyetur nese keto fyerje i shkonin per shtat pozicionit te tij, ai ka thene "Nuk kam kohe per te humbur me idiote".
Iliq ka shkuar edhe me larg gjate nje interviste me stacionin e radios se Beogradit, Studio B. gjate bisedes se drejtpersedrejte, politikani ka kercenuar vazhdimisht gazetaret me dhune fizike.
Sinisha Stanimiroviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.