Nje Humbje E Veshtire Per Tu Pertypur

Njoftimet mbi marreveshjen e paqes ne median e Beogradit kane qene te vaketa, me njoftime te paketa dhe akoma me pak komente dhe analiza.

Nje Humbje E Veshtire Per Tu Pertypur

Njoftimet mbi marreveshjen e paqes ne median e Beogradit kane qene te vaketa, me njoftime te paketa dhe akoma me pak komente dhe analiza.

Media e Beogradit e ka mirepritur pranimin nga ana e parlamentit Jugosllav te planit nderkombetar te paqes, e cila duhet te shenonte fundin e sulmeve ajrore te NATO-s, me nje ndjenje lehtesimi dhe me komente minimale.


Zyrtaret e qeverise ju shmangen gazetareve ndersa ata po largoheshin nga parlamenti pas votimit historik i cili efektivisht pranoi disfaten e vendit te tyre.


Pavaresisht organizimit te konferencave te perditeshme per shtyp gjate gjithe kohes se fushates se bombardimeve te NATO-s, ushtria Jugosllave ka qene pothuajse njelloj e heshtur dhe nuk ka komentuar mbi marreveshjen--e cila ben thirrje per "terheqjen e menjehereshme dhe te verifikueshme" te te gjithe personelit ushtarak.


Si rezultat i mungeses se energjise elektrike, pak Serbe kane pasur mundesi te ndjekin programet televizive gjate diteve te fundit, dhe si rrjedhim gazetat jane bere burimi kryesor i informacionit.


E perditeshmja e regjimit Politika njoftoi vetem se parlamenti kishte pranuar planin e paqes per Kosoven dhe botoi deklaraten zyrtare te bere mbi marreveshjen. Ajo thoshte se marreveshja nuk vinte ne rrezik sovranitetin e Serbise; afirmonte rolin e Kombeve te Bashkuara; dhe do te sherbente si nje baze per arritjen e paqes.


Vete plani i paqes nuk eshte publikuar dhe nuk jane bere krahasime ndermjet marreveshjes me te fundit dhe ofertes e cila ka qene mbi tavoline qe prej tre muajsh ne bisedimet per paqen te mbajtura ne Rambouillet.


Danas, e perditeshmja e opozites e cila botohet ne Novi Sad, e ka botuar planin e paqes te plote, por perseri edhe ajo nuk ente ndonje krahasim me marreveshjen e mepareshme. Ajo njoftonte se forca e OKB do te perfshinte rreth 10,000 trupa Ruse dhe 48,000 trupa te NATO-s, por ishte speptike rreth perfundimit te luftes.


Tabloidi i Beogradit Glas Javnosti--e cila ka shperndarjen me te madhe ne vend--eshte perpjekur te pershkruaje marreveshjen si nje fitore dhe ka parashikuar se bombardimet do te perfundojne te Dielen. Per me teper, pavaresisht kushteve te marreveshjes (te


cilat nuk i ka botuar), ajo arrinte ne perfundim se: "Eshte e thjeshte te thuhet se Serbet kane te drejte."


Te gjitha gazetat kane njoftuar se 136 anetaret e Partise Socialiste ne pushtet, se Majtes Jugosllave dhe te opozites Levizja per Rinovim Serb dhe Demokracia e Re kane votuar pro marreveshjes ndersa 74 anetaret e Partise Radikale te Vojislav Seseljit kane votuar kunder. Te kater anetaret e Koalicionit te Vojvodines abstenuan.


Ne mungese te komenteve zyrtare, i mbetej opozites te jepte gjykimin e saj per marreveshjen.


Te gjitha gazetat njoftuan detaje nga nje konference per shtyp e thirrur nga Vuk Draskovic, udheheqesi i Levizjes per Riperteritje Serbe, ne te cilen ai vleresoi marreveshjen e paqes dhe theksoi se shpresonte per nje ndalim te menjehershem te bombardimeve.


Draskovic gjithashtu citohet te kete thene se nje nate perpara votimit, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic eshte takuar me te gjithe udheheqesit e partive politike parlamentare dhe i ka urdheruar ata te mbeshtesin planin pa dhene asnje detaj te tij.


Zedhenesi i Demokracise se Re Zarko Jokanovic dhe udheheqesi i Koalicionit te Vojvodines Dragan Veselinov konfirmuan theniet e Draskovicit duke thene se ata nuk e kishin pare marreveshjen perpara votimit.


Ne nje levizje jo te zakoneshme, Politika citonte analizen kritike te marreveshjes te bere nga Veselinov. Ajo njoftonte se ai kishte thene se plani ishte ne fakt me i ashper se ai qe ishte paraqitur mbi tryezen e bisedimeve ne Rambouillet; se qeveria kishte shnderruar Serbet ne nje komb lypsaresh; dhe se per aq kohe sa do te qendronte ajo ne pushtet Jugosllavia nuk do te merrte kurre ndonje ndihme financiare per rindertim.


"Qeveria jone ka krijuar nje shkaterrim total me kete lufte dhe per kete aresye ajo duhet te jape doreheqjen", njoftohet te kete thene Veselinov.


Udheheqesi Radikal Seselj nuk ka bere komente para shtypit per te shpjeguar pozicionin e tij por te gjitha gazetat kane njoftuar se si eshte larguar ai nga parlamenti ne krye te 73 deputeteve te tij dhe qe ai po konsideron mundesine e largimit edhe nga qeveria.


Nada Mijatovic eshte nje asistente projekti e IWPR.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists