Drejtesia e Vonuar Ne Kosove
Kosova eshte nje vakum ligjor, me ligje te papercaktuara, me gjykates qe mungojne dhe me gjykata te pajisura keq. Krimet nuk denohen, ceshtjet gjyqesore vonohen, dhe i gjithe kuadri ligjor eshte politizuar.
Drejtesia e Vonuar Ne Kosove
Kosova eshte nje vakum ligjor, me ligje te papercaktuara, me gjykates qe mungojne dhe me gjykata te pajisura keq. Krimet nuk denohen, ceshtjet gjyqesore vonohen, dhe i gjithe kuadri ligjor eshte politizuar.
Pothuajse gjysem viti pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove, komuniteti nderkombetar akoma nuk ka arritur te vendose themelet e nje sistemi juridik. Mungesa e fondeve, labirintet burokratike, rivalitetet ndermjet institucioneve, dhe mungesa e nje stafi te kualifikuar e kane komplikuar edhe me teper detyren edhe ashtu te veshtire per te vendosur drejtesine ne nje amjent pas lufte.
Vetem nje gjykate rrethi funksionon, dhe ka perfunduar dy gjyqe. Shumica e krimeve - si venia e gjobave, rrembimet dhe vrasjet nuk denohen. Akoma nuk ka gjykata civile ne Kosove te cilat te gjykojne ceshtjet jo kriminale. Elemente kriminele po hedhin rrenje ne disa pjese te provinces, disa prej tyre te lidhur edhe me ish Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK).
Faji kryesor eshte i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), i cili duhet te fillonte rindertimin e sistemit, qe nga policia deri tek burgjet. Gjykatat jane pa materialet baze, gjykatesit pakuhen teper pak dhe jo rregullisht, dhe as edhe kopje te ligjeve te reja te pergatitura nga UNMIK nuk shperndahen ne te gjithe provincen atyre qe duhet ti zbatojne ato.
Nje problem kyc eshte mungesa e dhenies se fondeve nga qeverite perendimore. Por ceshtjet financiare nuk jane i vetmi problem.
"Jo cdo gje ka nevoje per para," thote Ethem Rugova, kryegjyqtari i gjykates se rrethit ne Prizren i vendosur nga UNMIK. Problemi, thote ai, eshte mungesa e stafit nderkombetar te mireinformuar dhe ritmi i tyre i ngadalte.
"Ata vine ketu me paga te mira dhe nuk deshirojne te perfundojne punen sepse keshtu do te kthehen ne vendet e tyre me shpejte," thote Rugova. "E si mund ta shpjegosh ndryshe punen e tyre te ngadalte?"
Marredheniet gjithnje e me te acaruara ndermjet juristeve lokal dhe UNMIK filluan me rregulloren e pare ligjore te nenshkruar nga Kouchner, mbi ligjin e zbatueshem ne Kosove.
E nenshkruar me 25 Korrik, Rregullorja Nr. 1 thoshte se ligji "perpara 24 Mars 1999, do te vazhdoje te veproje ne Kosove," per sa kohe qe ai nuk bie ne kundershtim me standartet nderkombetare te te drejtave te njeriut apo me rezoluten 1244 te Kombeve te Bashkuara, e cila e vendos Kosoven nen protektoratin ushtarak dhe administrimin nderkombetar.
Kombet e Bashkuara e interpretuan rregulloren ne menyre te tille qe kodi penal Serb dhe kodi i procedures penale Jugosllave, te cilat vepronin ne Kosove perpara fillimit te bombardimeve te NATO-s me 24 Mars, te vzhdonin te kishin fuqi vepruese.
Megjithese interpretimi i UNMIK eshte konform rregullave nderkombetare, mungesa e qartesise ne thenien e kesaj gjeje ne fakt hapi rrugen per juristet Shqiptare te Kosoves qe ata te argumentojne se UNMIK duhet te njohe kodin e vjeter penal qe ka vepruar ne Kosove deri ne 1989, kur eshte hequr autonomia e Kosoves.
Termi "perpara" sipas disa juristeve Shqiptare do te thote cdo periudhe perpara 24 Marsit. Dhe per ta, kodi Serb eshte vendosur ne menyre jo kushtetuese, me qellim diskriminimin e Shqiptareve dhe simbolizon nje dekade shtypje ndaj tyre.
Disa gjykates te emeruar rishtazi kercenuan se do te jepnin doreheqjen. Nje gjykates nga Prizreni, A. Krasniqi, tha se duke ushtruar ligjin Serb ne Kosove, UNMIK ne fakt "po legjitimonte pushtimin Serb te Kosoves."
Ceshtja u diskutua edhe ne nje takim te mbajtur me 15 Gusht ndermjet Kouchner dhe gjykatesve dhe prokuroreve te emeruar rishtazi. Ne kete mbledhje, Kouchner u perkul perpara kerkesave te mos perdorimit te ligjit Serb, duke kundershtuar keshtu rregulloren e nxjerre prej tij. Eksperte ligjore thone se akoma edhe me e rendesishme eshte se ai i lejoi juristet Shqiptare te politizonin procesin juridik.
Ka ndryshime shume te vogla ndermjet kodit penal te Kosoves dhe atij Serb dhe edhe juristet Shqiptare e kane pranuar se ceshtja eshte thjesht simbolike dhe politike.
Deri sa te pergatiten kodet e reja te procedures penale - per te cilat mund te nevojiten muaj, konfuzioni rreth ligjeve te zbatueshem shkakton nje vakum ne sistemin ligjor te Kosoves.
Ne disa raste, ushtaret e KFOR dhe policia e UNMIK perdorin nje procedure ndersa gjykatat perdorin nje tjeter. Disa krime nuk perfshihen fare ne kodin e Kosoves, si per shembull krimet e luftes, keshtu qe edhe gjykatesit Shqiptare jane te detyruar te aplikojne ligjet Serbe apo Jugosllave.
Edhe nese arrihet nje konsensus mbi ligjin, gjykatat nuk mund te funksionojne normalisht. Deri ne mes te muajit Nentor, UNMIK kishte emeruar 41 gjykates dhe 14 prokurore per pese rrethet e Kosoves dhe nje Gjykate Ad Hoc per Apelin Perfundimtar. Por te shtate gjykatesit Serb te emeruar rishtazi dhane doreheqjen menjehere pas emerimit te tyre.
Gjykatesit dhe prokuroret qe mbeten jane 42 Shqiptare, kater Muslimane Sllav, nje eshte Rom, dhe nje Turk. Perpara luftes, Kosova kishte 650 gjykates dhe prokurore, megjithese pergjithesisht pranohet se ky numer ishte teper i madh.
Asnje prej ketyre te emeruarve nuk po punon ne kushte te pranueshme. Gjykatat dhe prokurorite kane mungesa baze si per shembull leter, per te mos permendur kompjuterat. Kur autoritetet Serbe u terhoqen nga Kosova ne Qershor, ata morren me vete cdo gje me vlere, perfshire edhe dosjet e gjykatave per dhjete vjetet e fundit.
Deri ne mes te Nentorit, UNMIK ka ofruar mbeshtetje minimale per disa nga gjykatat e rretheve. Zyra e prokurorit ne Peje, ka nje makine shkrimi mekanike, asnje telefon dhe nje cati qe fut uje. Kryeprokurori i emeruar, Flamur Kelmendi, i cili eshte pushuar nga puna ne Peje se bashku me koleget e tij Shqiptare ne 1989, duhet te veproje ne nje zone me 450,000 banore te cilet kane uje dhe energji elektrike me raste.
Edhe me poshteruese eshte skema e pageses e vendosur nga UNMIK. Buxheti duhet te rishikohet ne Janar, thote UNMIK, duke parashikuar paga dhe kushte me te mira. Deri atehere, prokuroret dhe gjykatesit do te paguhen afersisht 350 marka ne muaj (180 dollare), dhe shumica e tyre e kane marre kete pagese vetem per dy muaj. Perndryshe, nje roje ne godinen e UNMIK ne Prishtine paguhet 1,100 marka.
Por shume probleme mund te zgjidhen edhe pa fonde te tjera. UNMIK akoma nuk ka nje gazete zyrtare, ku te botohen te gjitha rregulloret e Kouchner, duke vonuar keshtu shperndarjen e rregulloreve te reja me muaj. Rivaliteti institucional dhe pergjegjesite e perbashketa te OKB dhe Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), dy organizmat pergjegjes ne UNMIK per sistemin gjyqesor, i komplikojne edhe me tej gjerat.
Siguria pothuajse nuk ekziston ne gjykata. Gjykata e Prizrenit eshte vjedhur tre here, dhe ne nje nga dy gjyqet e bera deri me tani, familja e te akuzuarit per pak nuk shkaktoi nje perleshje kur u lexua vendimi i gjykates per 14 vjet burgim.
Deri ne mes te Nentorit, rreth 250 njerez ishin te arrestuar, ne burgjet ushtarake ne secilin nga pese sektoret e Kosoves. Qendrat ku mbahen te arrestuarit jane me mire se ato te qeverise Serbe, thone avokatet mbrojtes Shqiptare, dhe te arrestuarit vizitohen nga perfaqesues te Kryqit te Kuq dhe OSBE.
Por akoma nuk ka kushte te vecanta per te miturit dhe ata me shqetesime nervore.
Nga te arrestuarit, 14 vete akuzohen per krime lufte - tre nga te cilet Rome dhe pjesa tjeter Serb. Ne se ata do te gjykohen ne Kosove, dhe jo ne Hage, ka shqetesime serioze per te drejten e tyre per nje gjyq te ndershem. OSBE ka propozuar sjelljen e gjykatesve nderkombetare.
Deri me sot, 22 gjyqe penale kane filluar ne Prizren, e cila eshte e vetmja gjykate me numrin e kerkuar per nje gjyq. Rregullorja ligjore thote se personat nen hetim duhet te dalin perpara gjyqit brenda 6 muajve nga arrestimi i tyre dhe se policia e perfshire ne rastin e tyre duhet te deklaroje faktet perpara gjykatesit. Kjo do te jete teper e veshtire ne rastin e ushtareve te KFOR apo policeve te UNMIK te cilet jane transferuar jashte Kosoves perpara se nje rast te shkoje ne gjykate - edhe nje pengese tjeter qe do te vonoje drejtesine ne Kosove.
Fred Abrahams eshte nje studjues i vjeter i Ballkanit per Human Rights Watch. Raporti me i fundit per situaten ligjore ne Kosove nga Komiteti i Avokateve te Human Rights mund te gjehet ne