NATO VLERËSON MUNDËSITË E RAJONIT

Një konferencë e aleancës hedh një shikim mbi pengesat dhe progresin e vendeve të rajonit në rrugën drejt BE dhe NATO-s.

NATO VLERËSON MUNDËSITË E RAJONIT

Një konferencë e aleancës hedh një shikim mbi pengesat dhe progresin e vendeve të rajonit në rrugën drejt BE dhe NATO-s.

Monday, 21 February, 2005

Në seminarin e 57 të Rose-Roth në Ohër, më 25 deri 27 shtator, asambleja parlamentare e NATO-s ka diskutuar hapat e vendeve të ballkanit drejt integrimit euro-atlantik.


Diplomatë, parlamentarë, ushtarakë, gazetarë, ekspertë dhe përfaqësues të OJQ-ve kanë debatuar çështje të tilla si rreziqet e organizimit të referendumit në Maqedoni për decentralizimin deri tek e ardhmja e Kosovës dhe statusi i saj përfundimtar.


Pas një fjale të mbajtur nga Marcusë Tanner i IWPR mbi historinë e rivalitetit të fuqive të mëdha në rrajon (shih artikullin me titull Ndryshimi i Fytyrës së Diplomacisë në Ballkan) në konferencë janë mbajtur edhe fjalë nga ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Vlado Buçkovski dhe përfaqësuesi i BE-së për Maqedoninë, Michael Sahlin.


Buçkovski ka folur mbi progresin e forcave të armatosura të Maqedonisë drejt arritjes së normave të NATO-s dhe shtimit të numrit të shqiptarëve etnik në rradhët e ushtrisë. Nga një numër krejtësisht i vogël disa vjet më parë, tani përqindja e shqiptarëve në ushtrinë e Maqedonisë është mbi 8 përqind, duke shtuar se synimi i qeverisë është që kjo shifër të arrijë në 13 përqind në vitin 2005 dhe 25 përqind në vitin 2007.


Në fjalën e tij të hapur, Sahlin ka paralajmëruar se Maqedonia rrezikon të bëjë hapa prapa në integrimin në BE dhe atë atlantik nëse referendumi i 7 nëntorit mbi decentralizimin do të vonojë zbatimin e këtij komponenti të rëndësishëm të marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001. Maqedonia duhet të zgjedhë nëse do të shndërrohet në “një dhënës të sigurisë” apo “një konsumator të sigurisë”, ka thënë Sahlin (shih Referendumi në Maqedoni: Hap Prapa në Rrugën drejt BE).


Në ditën e dytë të takimit, e cila është përqëndruar në çështjen e Kosovës, një vëmendje të madhe ka tërhequr Kai Eide, Përfaqësuesi i Përhershëm i Norvegjisë në NATO, i cili ka tërhequr vëmendjen duke thënë se çështja e statusit të Kosovës nuk mund të zgjatet pafundësisht. Pavarësisht se sa sensitive është kjo çështje, ajo duhet të zgjidhet pa humbur kohë ka thënë ai. Ai ka shtuar se këtu nuk bëhet fjalë për përmbushjen e standardeve “përpara” statusit, por standardeve “përpara dhe pas statusit”.


Në ditën e dytë kanë folur edhe politikani serb nga Kosova Oliver Ivanoviq dhe komandanti i ri francez i KFOR, gjeneral Yves de Kermabon.


Në ditën e fundit janë bërë disa prezantime nga përfaqësuesit e mediave, përfshirë Iso Rusi, redaktor i revistës Lobi në gjuhën shqipe e cila botohet në Maqedoni, përpara se takimi të mbyllej me fjalën e ambasadorit amerikan në Maqedoni, Laurence Buttler.


Në një fjalim të fortë, ambasadori Buttler ka paralajmëruar se forcat që qëndrojnë pas referendumit, pavarësisht deklarimeve të tyre se po mbrojnë integritetin e Maqedonisë “në të vërtetë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të sabotuar Maqedoninë si një shtet shumë etnik, unitar, demokratik brenda kufinjve ekzistues”. Referendumi ka përfunduar ai, “kërëcënon të rikthejë Maqedoninë drejt izolimit dhe ndarjeve etnike”.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists