ARSIMI NE BOSNJE

Nje ligj i ri per arsimin duhet te ndryshoje menyren se si mesojne femijet ne Bosnje - dhe ato te cilat mesojne ata per njeri tjetrin.

ARSIMI NE BOSNJE

Nje ligj i ri per arsimin duhet te ndryshoje menyren se si mesojne femijet ne Bosnje - dhe ato te cilat mesojne ata per njeri tjetrin.

Tuesday, 6 September, 2005

Parlamenti shteteror i Bosnje Herzegovines eshte ne prag te miratimit te nje ligji i cili do te unifikoje edukimin shkollor per here te pare qe pas perfundimit te luftes - dhe do ti jape fund metodave te ndryshme dhe percarese te arsimit te cilat demtojne pajtimin ne pjese te ndryshme te vendit.


Ligji, i cili percakton nje plan per ndryshimin e arsimit fillor dhe dytesor nga themelet, eshte miratuar nga qeveria e Bosnjes, Keshilli i Ministrave, me 16 Prill perpara se te dergohej per miratim ne parlament. Projekt ligji eshte rezultat i perpjekjeve shume vjecare te eksperteve te komunitetit nderkombetar dhe atyre vendas.


Pasi te miratohet, ligji i ri per arsimin do te hyje ne fuqi ne te dyja entitetet e Bosnjes, Republika Srpska, RS, dhe Federate, te cilat deri me tani kane pasur politika arsimore te ndryshme. Zbatimi i ketij ligji do te pasohet nga ligjet ne nivel entiteti dhe kantonal te cilat do te percaktojne me ne hollesi sistemin arsimor.


Ligji do te vendose nje sistem te vetem certifikatash dhe diplomash, dhe do t'u lejoje mesuesve dhe studenteve te transferohen nga nje shkolle ne tjetren ne te gjithe vendin. Ligji do te rrise periudhen e arsimit te detyrueshem nga tete ne nente vjet. Vete shkollat do te perfitojne me teper pavaresi dhe parashikohet nje perfshirje me e madhe e prinderve dhe mesuesve.


Ligji percakton nje program arsimor te perbashket per te gjitha shkollat, vendosjen e standarteve arsimore dhe adreson edhe ceshtjen e diskriminimit ne klasa.


"Gjeja me e rendesishme e ketij ligji eshte se ne nivel shteteror ai krijon nje kod sjelljeje (duke percaktuar jo diskriminimin) per sistemin shkollor," thote Esma Hadzagiq, ish ministre e arsimit per kantonin e Sarajevos.


Reforma arsimore ne vend eshte teper e vonuar. Qe prej fillimit te luftes ne vitin 1992, arsimi ka qene peng i nacionalizmit dhe metodave te vjetra te mesimdhenies te cilat i kushtojne me teper vemendje mesimit ne menyre automatike se sa zhvillimit te arsyetimit te femijeve. Reformat jane penguar nga mungesa e nje ministrie te arsimit ne nivel shteteror e cila do te koordinonte perpjekjet per perfundimin e kesaj reforme.


Kur kane kaluar me teper se njembedhjete vjet, femijet ende mesojne ne klasa te ndara sipas perkatesise etnike, dhe ne disa dhjetra shkolla jepet mesim ne klasa te vecanta megjithese brenda nje shkolle.


Tekstet shkollore jane shpesh te mbushur me nje gjuhe ofensive ndaj etnive te tjera. Deri vitin e kaluar, ne zonat e banuara nga Serbet dhe Kroatet jane perdorur shume tekste te sjella nga Beogradi dhe Zagrebi. Kjo ka filluar te ndryshoje me fillimin e vitit te tanishem shkollor ne muajin Shtator, pas nje marreveshjeje te arritur ndermjet autoriteteve te ndryshme arsimore dhe komunitetit nderkombetar. RS tani ka zevendesuar te gjitha tekstet shkollore me tekste te prodhuara ne vend, ndersa ne zonat Kroate ende perdoren disa tekste te sjella nga Kroacia.


Megjithese ligji i cili tanime i eshte paraqitur parlamentit nuk prek ceshtjen e teksteve shkollore, ekspertet e arsimit thone se tekste te reja do te shtypen me qellim qe ti pershtaten programeve te reja.


Sipas Mevlida Pekmez, drejtoreshe e Institutit te Trajnimit te Mesuesve ne Sarajevo, ka filluar puna per pergatitjen e programeve te reja. Ajo thote se programet e shumta te cilat kane ekzistuar me pare, tani jane nje grup sistemesh arsimore te cilat nuk perputhen me njera tjetren.


Programi i ri duhet te siguroje qe femijet e etnive te ndryshme te shpenzojne me teper kohe se bashku ne shkolle, dhe ne te njejten kohe, te marrin mesime mbi "temat e percaktuara kombetare" si gjuha dhe letersia. Modeli eshte testuar tanime ne Rajonin e Brckos, dhe ka pasur nje sukses te konsiderueshem.


Programi i ri do te nderprese metodat e vjetra te mesim dhenies, te cilat Mevlida Pekmez, thote se i kane shnderruar nxenesit ne automate te cilet duhet te mesojne permendesh shume gjera.


"Mesuesit u shpjegojne dhe pastaj i pyesin ncenesit, te cilet jane te detyruar te mesojne shume gjera permendesh," thote Pekmez. "Tani nxenesit do te duhet te vezhgojne, te hetojne, te nxjerrin perfundime dhe te marrin pjese ne projekte te perbashketa, dhe jo me te mesojne perfundime te percaktuara me pare".


"Nje program duhet te jete nje pershkrim i hollesishem i aftesive, vlerave, kompetencave dhe qendrimeve te cilat nxenesit duhet ti bejne te tyret," thote Claude Kiefer, keshilltar i larte per ceshtjet e arsimit ne misionin e OSBE ne Bosnje. "I vetmi objektiv i percaktuar tani eshte shuma e dijeve, dhe kjo eshte dicka e tejkaluar".


Ekspertet thone se mesuesit do te duhet te ri trajnohen per programin e ri dhe perdorimin e metodave te reja multi mediatike. Pekmez thote se mesuesit nuk trajnoheshin me pasi perfundonin universitetin, por tani do te kete trajnime te vazhdueshme.


"Ne perfundim te luftes, as edhe nje mesues nuk dinte te perdorte Internet," thote Pekmez, "por ata kane shume deshire te mesojne gjera te reja. Arsimi i tyre eshte i mire por ne bote kane ndryshuar shume gjera dhe ne duhet te qendrojme ne korrent te zhvillimeve te reja".


Kur kane mbetur vetem pak muaj nga fillimi i vitit te ri shkollor, dhe ligji i ri nuk eshte miratuar ende nga parlamenti, ka disa dyshime se programi i ri mund te mos jete gati ne kohe.


Ekziston shqetesimi se miratimi i ligjit mund te pengohet nga perpjekjet per te bllokuar ate nga disa parti nacionaliste. Grupet fetare mund te perbejne nje tjeter pengese. Burime te aferta me OSBE thone se komunitetet Katolike dhe Ortodokse Serbe nuk jane te kenaqura me Nenin 9, i cili e ben edukimin fetar ne shkolla nje lende per te cilen nxenesi nuk vleresohet me note dhe ndalon edukimin e detyrueshem fetar per femijet me besime te ndryshme fetare.


Ne RS, mesimi i fese Ortodokse ka qene i detyruar, nje lende e detyrueshme per te gjithe, gje e cila nuk eshte pranuar nga te kthyerit jo Serbe. Edukimi i detyrueshem fetar bie ne kundershtim me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut, e cila i kerkon shtetit te siguroje qe edukimi i femijeve te jete "ne perputhje me fene dhe bindjet filozofike te prinderve te tyre".


Nese ligji bllokohet ne parlament, atehere ai mund te detyrohet te zbatohet nga Zyra e Perfaqesuesit te Larte. Por zevendes kryetari i misionit te OSBE-se, Ambasadori Zipper de Fabiani, eshte shprehur i kujdeseshem ne lidhje me nje mundesi te tille. "Eshte ende heret te mendohet per vendosjen e ligjit nese nuk miratohet nga parlamenti. Do te thosha ti leme kohe parlamentit te zbatoje procedurat e tij," ka thene ai.


Kryetari i misionit te OSBE-se Ambasadori Robert Beecroft dhe Dr Sonja Moser-Starach, Perfaqesuese Speciale e Keshillit te Europes, i kane kerkuar parlamentit te miratoje ligjin pa humbur kohe.


Per Bosnjen, modernizimi i sistemit arsimor perben nje prioritet nese ajo deshiron te anetaresohet ne Europe. Reforma arsimore eshte nje prej parakushteve te cilat duhet te permbushen deri ne vitin 2009 ne menyre qe vendi te mund te beje pjese ne grupin e vendeve te cilat do te zgjerojne BE.


"Ky eshte treni i fundit per ne Europe," thote Esma Hadzagiq. "Ne nuk mund te mbetemi te izoluar, dhe nese veprojme me zgjuarsi, mund te arrijme te paret".


Miratimi i ligjit te ri do te jete nje hap i pare drejt ketij integrimi, por Bosnja ka ende shume rruge per te bere perpara se te mund te pretendohet se ka reformuar rrenjesisht sistemin e saj arsimor.


Daniela Valenta eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists