KOMENT: ANA E ERRET E REVOLUCIONIT SERB

Autoritetet pervec se po luftojne mafian, po kercenojne edhe demokracine e brishte ne vend.

KOMENT: ANA E ERRET E REVOLUCIONIT SERB

Autoritetet pervec se po luftojne mafian, po kercenojne edhe demokracine e brishte ne vend.

Tuesday, 6 September, 2005

Drejtuesit Serbe kane marre nje mbeshtetje te gjere nga media dhe publiku per vendosjen e gjendjes se jashezakoneshme e cila synon te shrrenjose mafian, dhe ti jape fund periudhes se Millosheviqit, pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq me 12 Mars.


Por pavaresisht sukseseve te pamohueshme, ka edhe shenja se disa mund te perdorin deshiren per ndryshim jo vetem per te luftuar mafian dhe krimin e organizuar, por edhe per ti mbyllur gojen disa mediave, per te goditur kundershtaret politik, per te ndryshuar sistemin juridik, dhe per te lare hesape te vjetra personale.


Dhe, duket se ata po nxitojne te zbatojne sa me teper nga keto synime ndersa gjendja e jashtezakoneshme eshte ende ne fuqi.


Ne nje levizje te ngjashme me ato te periudhes se Titos, autoritetet kane njoftuar me 2 Prill se nje komision special ishte krijuar per te hetuar ata qe kishin kritikuar qeverine dhe Gjingjiq qe prej vitit 2001 deri ne vrasjen e tij.


Komisioni, i nisur nga ministria e brendeshme dhe i organizuar nga ministria e kultures, me ndihmen e disa gazetareve, ka per qellim te provoje qe disa pjestare te mediave kane pasur dijeni me perpara per vrasjen e kryeministrit dhe kane qene te lidhur me mafian.


Por e verteta e hidhur eshte se ne Serbi duhet te ishe i verber, i shurdher dhe krejtesisht i paafte per te mos kuptuar se cfare po ndodhte ne vend, dhe mos pasur frike per ate qe ishte nje perfundim logjik. Njoftimet e mediave dhe spekulimet publike rreth nje perplasjeje te mundeshme ndermjet Gjingjiq dhe mafias kane qene shume te shpeshta. Per dy vjet me rradhe, kryeministri i vrare nuk ka vepruar kunder krimit te organizuar, dhe ky qendrim i tij ka ndihmuar ne shtimin e influences se tyre dhe ka cuar ne kriminalizimin gjithnje e me te madh te shoqerise ne pergjithesi. E gjithe kjo ka qene nje kercenim i qarte.


Rezultatet e ketij komisioni do te rrezikojne lirine e shtypit. Ka mundesi qe ky komision do te konsideroje nje numer gazetaresh si te lidhur me mafian - dhe kjo do te sherbeje si nje shenje paralajmeruese per te tjere te cilet do te heqin dore nga hetimet mbi lidhjet e mundeshme nese kane ekzistuar ndermjet zyrtareve te tanishem dhe mafias. Keto lidhje kane qene objekt i spekulimeve te shumta per muaj me rradhe perpara vrasjes, vecanerisht ne ato gazeta dhe revista te cilat konsideroheshin si te aferta me rivalin e Koshtunices, kryetarin e partise Demokratike te Serbise, DSS, Vojisllav Koshtunica.


Perpara krijimit te komisionit, disa vendime te dyshimta per ti mbyllur gojen disa mediave jane marre nga zyrtaret e qeverise. TV Leskovac, ne Serbine e jugut, eshte gjobitur rende sepse ka transmetuar nje interviste me nje zyrtar te DSS, i cili ka komentuar rreth hetimeve qe kane nisur per vrasjen e Gjingjiq dhe ka kritikuar vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme.


Ne qytetin verior te Sombor, redaktori i gazetes lokale Somborske Novine, gazete e cila eshte ne pronesi te bashkise, eshte zevendesuar, pa u dhene asnje shpjegim per publikun.


Po ashtu, privatizimi i B92, e drejtuar nga nje figure e njohur anti Millosheviqit, Veran Matiq, eshte bllokuar me 27 Mars. Edhe per kete vendim nuk eshte dhene asnje shpjegim zyrtar. Matiq i cili ka vazhduar te ruaje linjen e tij te pavarur edhe pas rrezimit te Millosheviq, eshte ngacmuar shpesh ne te kaluaren nga aleatet e Gjingjiq dhe tani duket se ata jane te vendosur te marrin masa kunder tij.


Menjehere pas vrasjes se Gjingjiq, qeveria ka vendosur te mbylle dy gazeta - Identitet dhe Nacional, dhe te ndaloje shperndarjen e gazetes se perditeshme te Malit te Zi, Dan ne Serbi. Komuniteti i mediave te pavarura ne Beograd, i cili ka luftuar ne te kaluaren ndaj Millosheviqit, nuk i ka mbrojtur keto gazeta, per nje sere aresyesh.


Identitet eshte konsideruar si e afert me Milorad "Legija" Lukoviq, ish komandant i njesise speciale te policise, Berretat e Kuqe, i cili eshte i akuzuar per vrasjen e Gjingjiq dhe tani po i fshihet drejtesise.


Nacional, nje gazete tabloide me nje qarkullim te madh, eshte kritikuar ne menyre te shpeshte se ka botuar informacione te pasakta dhe se ka sulmuar qeverine e Gjingjiq.


Qeveria tani ka deklaruar se gazeta ka lidhje me mafian e Zemunit, e cila dyshohet se ka qene e perfshire ne vrasjen e kryeministrit.


Redaktori i Nacional, Predrag Popoviq, thote se zyrtaret e kane ngacmuar prej disa muajsh duke derguar ne zyrat e tij policine financiare apo duke bere presion mbi kompani te ndryshme per te mos bere reklama ne gazeten e tij. Pikerisht si ne kohen e Millosheviqit.


Pavaresisht se si qendron e verteta, gjendja e jashtezakoneshme dhe mungesa e mbeshtetjes nga mediat e tjera kane cuar ne likujdimin pa shume zhurme te gazetes, e cila eshte urdheruar te mos botohet me ne daten 2 Prill.


Zhvillimet shqetesuese ne media kane pasur goditjen e sukseseshme ndaj krimineleve te kohes se Millosheviqit dhe mafias se Zemun.


Brenda vetem dy javesh, eshte arritur ajo qe shume njerez kane enderruar per vite me rradhe, ndersa bombardohej Vukovar, Sarajevo dhe deboheshin civilet nga Kosova.


Berretta e Kuqe, pergjegjese per kaq shume krime lufte ne te kaluaren, tani jane shperbere. Dy mije kriminele jane arrestuar. Trupi i Ivan Stamboliq, simboli i nje gjendjeje deri diku normale ne Jugosllavine e para Millosheviqit, eshte zbuluar me ne fund. Dhe diplomatet perendimore po mbeshtesin autoritetet Serbe me teper se gjithnje.


Figurat e errta te ish sherbimeve sekrete te Millosheviqit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq tani gjenden ne qeli. Dhe bashkepunimi me gjykaten e Hages mund te jete siguruar. Edhe investitoret e huaj, te cilet i kishin kthyer shpinen Serbise, tani jane me te gatshem te ndihmojne. Arritja me e rendesishme eshte qe Serbia dhe Mali i Zi jane pranuar kete jave ne Keshillin e Europes.


Keto arritje te medha jane aresyeja qe shumica e gazetareve ne Serbi duket se kane pranuar rregullat e ashpra te vendosura mbi median ne kuadrin e gjendjes se jashtezakoneshme. Shumica e tyre jane ende te gateshem ne menyre naïve te heqin dore nga lirite e tyre vetem e vetem per te larguar nje here e mire te kaluaren e Millosheviqit. Po ashtu edhe nga rradhet e publikut te gjere nuk ka pasur ndonje reagim.


Kjo, natyrisht, do te inkurajoje qeverine te shfrytezoje kete gjendje per te vazhduar me larjen e hesapeve te vjetra personale. Dhe jo vetem me ata gazetare te cilet i kane zemeruar ne te kaluaren.


Autoritetet kane spastruar edhe sistemin gjyqesor nga gjykatesit e kohes se mafias, por shume prej tyre te cilet kishin luftuar si ndaj Millosheviqit ashtu edhe ndaj administrates se tanishme po detyrohen te dalin ne pension ose po largohen nga postet drejtuese. Tani, as qe nuk mund te behet me fjale per nje sistem gjyqesor te pavarur. Eshte planifikuar vendosja e nje kodi kriminal teper te ashper, pa u diskutuar fare ne publik.


Ekzistojne gjithashtu shqetesime serioze ne rradhet e aktivisteve nderkombetare per te drejtat e njeriut mbi kushtet e rreth 2000 te arrestuarve te koheve te fundit. Nje nder pikat e gjendjes se jashtezakoneshme e cila i lejon ministrise se brendeshme te mbaje te ndaluar personat per 30 dite pa u lejuar takimin me avokatet mbrojtes, eshte nje nder shqetesimet me te medha. Duke pasur para sysh qe policia Serbe njihet per perdorimin e torturave, ndalimi i qindra te dyshuarve pa u lejuar mundesine atyre te kene nje avokat mbrojtes shkakton natyrisht shqetesim.


Per me teper, Ministri i Drejtesise Vladan Batiq ka thene kohet e fundit se denimi me vdekje duhet te rifutet ne perdorim gjate gjendjes se jashtezakoneshme. Shume njerez mendojne se nje gje e tille do te perdorej per te hequr qafe ata te cilet mund te kercenojne qeverine e tanishme.


Pavaresisht insistimit te autoriteteve se dy te dyshuarit kryesore per vrasjen e Gjingjiq, Dusan "Siptar" Spasojeviq, kryetari i bandes se Zemunit, dhe Milivoje "Kum" Lukoviq, nje anetar i grupit te tij, jane vrare javen e kaluar pasi kane kundershtuar me arme arrestimin, ka pasur zera sipas te cilave ata mund te jene ekzekutuar.


Cfaredo qe te kete ndodhur, eshte per te ardhur keq qe ata nuk do te jene ne gjendje te deshmojne ne gjyq. Deshmite e tyre mund te kishin dhene informacione te rendesishme rreth periudhes se Millosheviqit dhe disa prej ngjarjeve me te errta te ndodhura gjate dy vjeteve te para te vendosjes se demokracise.


Dhe me ne fund eshte edhe procesi i privatizimit i cili eshte ende ne vazhdim. Qeveria ka vendosur qe ky process nuk do te ndalet edhe gjate vazhdimit te gjendjes se jashtezakoneshme. Ky vendim ka alarmuar disa, sepse pa nje media te lire per te thene cfaredo, nuk ka asnje mundesi tjeter per te marre vesh se sa transparente jane tenderat.


Pyetja shtrohet se perse qeveria ka ndermarre hapa kaq shume regresive, ne vend qe te tregohej si nje fuqi e cila ishte e gateshme dhe e pergatitur per te drejtuar Serbine, per here te pare prej disa dhjete vjecaresh, drejt demokracise.


Pergjigja eshte se ata qe jane sot ne qeveri ndjehen shume te dobet per shkak se Gjingjiq ka qene shume i rendesishem per ti mbajtur ata te bashkuar, dhe per kete aresye po perdorin gjendjen e jashtezakoneshme per te forcuar pozicionet e tyre dhe interesat e bizneseve perpara se te stabilizohet gjendja politike dhe te thirren zgjedhjet e parakoheshme.


Partia Demokratike e Gjingjiq, DS, eshte vecanerisht e interesuar per te shfrytezuar kushtet e tanishme, sepse ekziston rreziku qe ajo te humbase popullaritetin e saj tani qe nuk jeton me drejtuesi i saj.


Nje tjeter aresye per veprimet e qeverise eshte se anetaret e saj duan te shmangin pergjegjesine per ato qe kane ndodhur ne Serbi gjate dy vjeteve te fundit - mafia, korrupsioni, dhe kriminelet e luftes te cilet kane levizur lirisht ne rruge.


Por sidoqofte askush nuk ndjeu pergjegjesine te jepte doreheqjen pas vrasjes se Gjingjiq. Ministrat dhe zyrtaret e tij po veprojne sikur ata sapo jane zgjuar nga nje gjendje kome dhe jane te habitur me faktin qe Serbia eshte shnderruar ne nje shoqeri mafioze.


Kjo eshte nje hipokrizi, sepse disa prej tyre kane pasur pozicione te rendesishme dhe influence nen regjimin e Millosheviqit dhe duhet te kishin vepruar me me force per te goditur mafian pas rrezimit te tij.


Le te marrim per shembull Dushan Mihajloviq, kryetari i partise se vogel Demokracija e Re, i cili eshte nje biznesmen i sukseseshem dhe minister i policise se Serbise. Ne vitin 1995, pas nenshkrimit te marreveshjes se paqes se Dejton, Millosheviq humbi shumicen e tij ne parlament, duke bere qe shume vezhgues te mendonin se ai i kishte ditet e numeruara. Megjithate, Mihajloviq, i cili ne ate kohe ishte ne opozite, ndryshoi qendrim, u bashkua me Millosheviqin dhe e mbeshteti regjimin e tij per dy vjet me rradhe duke shkaktuar keshtu edhe nje lufte tjeter, ate te Kosoves.


Me pas, Mihajloviq ndryshoi perseri qendrim dhe ne vitin 2001 u be minister i brendeshem ne qeverine e re. Gjate dy vjeteve te fundit, ai nuk ka arrestuar asnje prej gangstereve me te njohur dhe kriminelet e luftes vazhdojne te qarkullojne lirisht.


Tani Serbia ka nevoje per nje shkeputje te plote nga e kaluara e saj!


Gordana Igriq eshte drejtuese e projektit te IWPR per Ballkanin.


Frontline Updates
Support local journalists