THATESIRA DEMTON EKONOMINE NE RUMANI

Ndersa lumi Danub eshte ne nivelin e tij me te ulet qe prej mbi nje shekull, shume banore ne jug te vendit kane pesuar humbje te medha ekonomike.

THATESIRA DEMTON EKONOMINE NE RUMANI

Ndersa lumi Danub eshte ne nivelin e tij me te ulet qe prej mbi nje shekull, shume banore ne jug te vendit kane pesuar humbje te medha ekonomike.

Tuesday, 6 September, 2005

Ekonomia e dobet e Rumanise po demtohet rende nga thatesira e cila tani po kercenon shendetin dhe jetesen e banoreve ne jug te vendit.


Renia e ndjeshme e nivelit te ujit - ne nivelin me te ulet gjate nje shekulli - ka shkaktuar kaos ne te gjithe Ballkanin, por Rumania duket se eshte vendi me i prekur.


Qyteti jugor i Cernavoda, me nje popullsi prej rreth 20,000 banore, nuk ka pasur uje te pijshem qe prej mesit te muajit gusht. Megjithate, jeta eshte akoma me e rende per ata te cilet jetojne ne disa fshatra te vegjel ne rajon, te cilet kane pothuajse nje muaj qe nuk furnizohen me uje te pijshem.


"Ka me teper se nje jave qe nuk kemi uje te fresket, sepse Danubi pothuajse eshte thare," ankohet banori Mihail Arsene nga Crnavoda. "Nuk mjafton qe nuk kemi ushqim per te ushqyer femijet, por tani duhet te vdesim edhe nga etja.


"Disa prej nesh marrin uje nga shatervanet prane qytetit, por edhe ato do te thahen se shpejti. Nuk kam pare kurre nje thatesire kaq te zgjatur".


Gheorghe Catana, nje banor tjeter i Crnavoda siguron jetesen me peshkim, por niveli i ulet i ujit ne lum ka bere qe ai te ndaloje peshkimin. "Danubi ka aq pak uje sa shpesh duket edhe fundi i tij," thote ai.


"Nese nuk bie shi gjate diteve te ardheshme, ndoshta do te mund te ecim nga njeri breg i Danubit tek tjetri".


Thatesira e zgjatur ka shkaktuar deme te tjera ne rajon pervec mungeses se ujit te pijshem. Me 24 gusht, autoritetet lokale kane marre vendim per te mbyllur centralin berthamor ne Cernavoda - i vetmi i ketij lloji ne Rumani, i cili prodhon mbi 10 perqind te energjise ne vend - per te pakten kater jave. Reaktori ka nevoje per nje furnizim te vazhdueshem me uje per tu ftohur, dhe niveli i ulet i lumenjve ka shkaktuar dyshime mbi sigurine e funksionimit te tij.


Media rumune ka njoftuar se mbyllja e reaktorit ne Cernavoda do ti kushtoje vendit rreth gjysem milion dollare amerikan ne dite. Reaktori eshte mbyllur vetem pak dite perpara se qeveria te njoftoje nje ngritje cmimi te energjise elektrike prej 17.5 perqind.


Moti i thate gjate tre muajve te fundit ka shkaktuar pasoja te tjera te renda ne Rumani, duke nderprere edhe trafikun mbi lumin Danub.


Shumica e lendes se pare e perdorur ne kombinatin metalurgjik ne Galati transportohet nepermjet lumit. Dumitru Dorian, drejtor i autoritetit te transportit lokal, ka thene per IWPR se per momentin gjendja eshte nen kontroll.


"Muajin e kaluar kemi vendosur qe mjetet e transportit lumor nuk mund te transportojne me teper se 30 perqind te kapacitetit te tyre. Gjithashtu kemi gerrmuar kanale te thella ne Danub dhe ne kete menyre kemi siguruar lundrimin pa probleme," shpjegon Dorian.


"Megjithate, shume anije kane qendruar ne port. Ne portin e Zimnicea, rreth 250 anije po presin per te lundruar ne drejtim te Europes qendrore, dhe ne Bazias, niveli i Danubit eshte me teper se nje meter nen nivelin minimal per lundrimin e mjeteve.


"Nese nuk bie shi se shpejti, veshtire se mund te lundrohet me mbi Danub".


Thatesira do te beje gjithashtu qe Rumania te mos prodhoje sasi te medha gruri kete vit. Autoritetet kane njoftuar se vendi do te kete nevoje per rreth nje milion ton grure, i cili do te duhet te importohet kryesisht nga Rusia.


Ekologjistet kane ngritur shqetesime ne lidhje me problemet e ambjentit. Grigore Baboianu, drejtor i Rezervatit te Deltes se Danubit, ka thene per median se 10 perqind e siperfaqes kenetore te Rumanise jane thare, ndersa 40 perqind e ujit ka avulluar.


Gjendja nuk eshte me e mire ne pjese te tjera te Ballkanit.


Lumenjte me te medhenj ne Kroaci jane ne nivelet e tyre me te ulta, duke kercenuar per mungesa te furnizimit me uje dhe energji elektrike, ndersa autoritetet serbe kane njoftuar se lumenjte ne vend jane ne nivelin me te ulet prej 100 vjetesh.


Per shumicen e rumuneve, ujrat e rrembyeshem te Danubit jane nje kujtim i larget.


"Kam degjuar ne radio se niveli i ujit ne lum do te vazhdoje te bjere edhe javen e ardheshme," ka thene Arsene per IWPR.


"Pa uje te pijshem, mjete per te fituar jetesen sepse nuk mund te peshkojme apo te perdorim barkat tona per transport mallrash, me mbylljen e reaktorit berthamor dhe me mundesine e ngritjes se madhe te cmimit te energjise elektrike, natyrisht qe e ardhmja duket shume e erret".


Daniela Tuchel eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists