BOSNJE: NDRYSHIME RRENJESORE NE MBLEDHJEN E TAKSAVE
Emerimi i ri ne kreun e departamentit te financave te Republikes Srpska pakeson evazionin fiscal.
BOSNJE: NDRYSHIME RRENJESORE NE MBLEDHJEN E TAKSAVE
Emerimi i ri ne kreun e departamentit te financave te Republikes Srpska pakeson evazionin fiscal.
Ne Republiken Srpska, RS, ka ndodhur dicka e habiteshme, kur ekonomistja Dr. Milica Bisiq ka marre ne dore drejtimin e administrates financiare.
Njerez te cilet nuk kishin paguar taksat prej vitesh kane filluar papritmas te paguajne.
Kur ajo morri postin ne muajin Janar, Dr. Bisiq ka pare se vetem rreth 589 njerez kishin paraqitur formularet e te ardhurave financiare per vitin 2001. Tani kjo shifer ka arritur 150,000. Zyrat dikur te boshatisura te administrates se taksave filluan te mbusheshin me njerez te cilet plotesonin formularet e deklarimit te taksave.
Ndoshta ata jane bindur fale metodave te reja te Dr. Bisiq. Kompanite te cilat u pa se nuk kishin paguar shuma te medha u urdheruan te mbylleshin deri sa te paguanin borxhet. Kompania Dusani ne Prnjavor eshte lejuar te vazhdoje punen por vetem pasi zyrtaret e policise financiare morren prej andej tete kamione te rende ne vend te pagesave qe i detyrohej kompania zyres se taksave.
Prej shtate vjetesh, pothuajse askush ne RS nuk kishte mbushur formularet e taksave. Ne nje fare menyre, nje gje e tille u ka shpetuar vemendjes se rreth 1,200 njerezve te cilet punojne ne departamentin e mbledhjes se taksave i cili mesa duket ka zhviluar nje politike "te toleraces maksimale".
Humbja e entitetit te RS, e cila perben gjysmen e Bosnje Herzegovines, ka qene teper e madhe. Mendohet se ne vitin 2001 taksat e papaguara kane arritur shumen prej 500 milion mark ate konvertueshme, km, me teper se gjysma e buxhetit vjetor te RS.
Kjo gjendje mund te kishte vazhduar edhe per shume kohe nese nuk do te ishte miratuar nje ligj per mbledhjen e taksave nga asambleja e RS ne Tetor te vitit te kaluar. Ky ligj shkriu administraten e te ardhurave publike dhe policine financiare dhe e zevendesoi ate me nje organizem te vetem - Administraten e Taksave te Republikes Srpska.
Organizmi i ri eshte bere pergjegjes per mbledhjen e te gjitha taksave dhe shlyerjen e detyrimeve financiare. Per me teper, ligji pa thjeshtesuar sistemin ekzistues te taksave dhe ka vendosur detyrimet direkte mbi taksapaguesit per te deklaruar fitimet e tyre. Me pare, ishte pergjegjesi e punonjesve te taksave per te informuar individet per detyrimet e tyre.
Duke caktuar Dr. Bisiq si drejtoreshe te administrates se taksave, qeveria e RS me ne fund gjeti dike te afte dhe te vendosur per te zbatuar ligjin.
Nje profesore e mikroekonomise ne Universitetin e Beogradit, ajo eshte sjelle nga miku i saj i ngushte, kryeministri i RS, Mladen Ivaniq, per te nisur reformat ekonomike dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne pergatitjen e ligjit te ri te taksave.
Megjithate, per te ka qene nje surprize e madhe vendosja ne nje pozicion kaq te rendesishem drejtues. "Kjo ka qene nje situate krejtesisht e re per mua," ka thene Dr. Bisiq. "Une jam mesuese dhe jam mesuar te merrem me problemet ekonomike si nje studiuese. Une as kisha enderruar me pare se do te behesha drejtoreshe e nje administrate taksash".
Per Ivaniq, emerimi ka qene nje manover e zgjuar. Me qendrimin e saj te vendosur dhe statusin e nje njeriu te "jashtem" nga politika, Dr. Bisiq ka zbatuar ndryshime te medha te cilat nuk mund ti kishte bere asnje zyrtar i vjeter.
Administrata e mepareshme kishte qene nen presionin e kompanive te medha me lidhje te forta ne qeveri.
Dr. Bisiq ka insistuar per zgjedhjen e stafit te saj bazuar ne aftesite e tyre dhe eksperiencen dhe jo ne besnikerine politike. Prioriteti i saj i pare ka qene rritja e kontrollit te inspektoreve te taksave ne terren.
"Fillimisht ne ndryshuam menyren e kontrollit te taksapaguesve, duke vendosur kontrollin ndaj taksapaguesve me te medhenj nga qendra," shpjegon ajo. "Se dyti ne krijuam nje drejtori te hetimit ne zyren qendrore. Dhe gjeja me e rendesishme ka qene organizimi i nje kontrolli te brendeshem".
Te gjithe zyrtaret tani jane te detyruar te nenshkruajne nje premtim personal per zbatimin e rregullave. Cdo shkelje e rregullave mund te coje ne pezullim apo shkarkim nga detyra. Per shkelje me te renda - si marrja e rrushfeteve - denimi minimal eshte nje gjobe prej 50,000 km dhe denim me pese vjet burgim.
Keto kontrolle te reja kane bere qe 16 anetare te administrates se taksave te humbasin punen. Duket se ky mesazh u ka sherbyer te gjithe te tjereve.
"Une takoj shume taksapagues ne qytet dhe ndonjehere ata ankohen rreth rregullave te reja por nuk kam degjuar njeri te ankohet per marrje rrushfetesh," thote Dr. Bisiq. "Ata vetem buzeqeshin dhe me pyesin se cfare u kam bere inspektoreve te cilet tani nuk pranojne me asnje kafe".
Synimi i saj i pare ka qene kompanite e medha private te naftes te cilat qe prej perfundimit te luftes nuk kishin paguar shuma te medha ne detyrime fiskale per shtetin. Ajo e ka zhvilluar punen ne tre kritere: shuma e birxhit, rregullshmeria e pagimit te taksave dhe mundesia mbledhjes se tyre.
Ndersa shume nga ndermarrjet e medha shteterore kishin mbledhur shuma te medha te papaguara taksash ato nuk jane goditur ne valen e pare, sepse ato nuk kishin asnje mundesi per te paguar.
Administrata ka derguar letra kompanive qe kishin shkelur ligjin, duke u kerkuar atyre te ndermerrnin veprime te menjehereshme. Cdo kompani e cila nuk pergjigjej brenda nje kohe te caktuar vizitohej me pas nga Dr. Bisiq dhe ekipi i saj.
"Veprimi i pare eshte ndermarre ne muajin Prill," thote ajo. "Ne filluam ne gjashte kompani njekohesisht ne oren 12 te drekes. Ne shkuam ne kompanine Mandiq ne Bijeljina, dusaniq ne Prnjavor, Roguljiq ne Banja Luka, Siskoviq dhe Promet ne Trebinje dhe Romaniq ne Prijedor".
Te gjitha keto kompani se bashku kishin akumuluar nje borxh prej me teper se shtate milion km. Sulmet u zhvilluan pa ndihmen e policise sepse kishim frike se ajo mund te nxirrte informacionin dhe te njoftonte kompanite. Drejtues te larte te administrates se taksave morren pjese ne keto veprime duke mbikqyrur inspektoret ne punen e tyre.
Te gjashta kompanite u mbyllen - me perjashtim te Dusaniq te ciles iu morren kamionet. Por ato u rihapen pasi paguan borxhin, paguan nje pjese te tij ose siguruan garanci bankare.
Qe prej atyre veprimeve te para, administrata ka kryer mbi 500 kontrolle te tjera. Deri me tani jane mbledhur 34.5 milion km (29.1 milion ne pagesa te drejtperdrejta dhe 5.4 milion me keste).
Stili i saj luftarak ne mbledhjen e taksave ka bere qe Dr. Bisiq te thirret me emrin "Elliot Ness" sipas emrit te nje figure te njohur Amerikane ne luften kunder kriminalitetit. Ndersa ajo e konsideron kete krahasim si nje vleresim te madh, ajo insiston se nuk ka qellim te mbylle kompanite e medha, duke thene per IWPR se "Synimi eshte qe administrata e taksave te kete taksapagues te mire, te pasur dhe ne gjendje te mire ekonomike".
Kontrollet e zhvilluara treguan vendosmerine e qeverise se re. Qe prej fillimit te tyre, mbi 150,000 njerez kane paraqitur formularet e taksave.
"Shuma e pergjitheshme e mbledhur," thote Dr. Bisiq "eshte mbi nje milion km deri me tani. Kjo shume eshte mbi dhjete here me teper se gjate vitit te kaluar".
Pavaresisht ketyre arritjeve dhe suksesit te departamentit te saj, pozicioni i Dr. Bisiq eshte ende i pasigurte. Rezultati relativisht jo i mire i Partise per Prosperitet Demokratik te Ivaniq ne zgjedhjet e fundit ne Bosnje do te thote se mund te kete se shpejti nje ndryshim te qeverise.
Nese Ivaniq nuk arrin te zgjidhet ne postin e kryeministrit te entitetit, atehere gjerat mund te ndryshojne perseri ne zyren e taksave.
Richard Maxfield eshte nje gazetar i pavarur i vendosur ne Banja Luka.