MAQEDONI: FRIKE MBI HELMIMIN E NXENESVE SHQIPTARE
Prinderit jane te vendosur te mos i dergojne femijet e tyre ne dy shkolla ne Kumanove pasi disa qindra nxenes jane semurur ne menyre te pashpjegueshme.
MAQEDONI: FRIKE MBI HELMIMIN E NXENESVE SHQIPTARE
Prinderit jane te vendosur te mos i dergojne femijet e tyre ne dy shkolla ne Kumanove pasi disa qindra nxenes jane semurur ne menyre te pashpjegueshme.
Eshte shtuar shqetesimi se helmimi misterioz i shume femijeve ne qytetin veri lindor te Maqedonise mund te demtoje balancen nder etnike ende te brishte ne vend.
Mbi 200 nxenes Shqiptare te shkollave te mesme - shumica e te cileve vajza - thone se jane helmuar ne shkollat e Kumanoves. Por disa analiza mjeksore te zhvilluara deri tani nuk kane arritur te zbulojne shkakun e ketij helmimi.
Gjate dy javeve te fundit, disa qindra te rinj Shqiptare jane mbajtur ne shtepi nga prinderit e shqetesuar, te cilet nuk pranojne ti dergojne femijet e tyre ne shkolle deri sa te zgjidhet kjo ceshtje.
Nderkohe, media Maqedonase ka akuzuar nxenesit se po bejne sikur jane te semure per shkaqe politike.
Kjo ngjarje ka pasoja per balancen e brishte etnike ne Maqedoni, dhe ka shkaktuar komente nga disa anetare te komunitetit nderkombetar.
Ne nje konference per shtyp te mbajtur ne Shkup me 11 Dhjetor, zedhenesja e Bashkimit Europian, Irena Guzelova dhe ai i NATO-s Mark Leity e kane pershkruar kete rast si nje ngjarje "me shume spekulime".
Po ate dite, Wolfgang Greven, nje zedhenes i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, ka thene se kjo eshte nje "shembull tipik i manipulimit per te shtuar tensioned dhe per te shkaterruar marreveshjen e stabilizimit te marredhenieve nder etnike ne Maqedoni".
E gjithe kjo ka filluar me 30 Nentor, kur 84 nxenes te shkolles Bajram Shabani jane derguar ne spitalin e Kumanoves me simptoma helmimi. Ndersa shumica e tyre jane derguar me pas ne shtepi, 24 prej tyre jane derguar ne spitalin shteteror te Shkupit ne departamentin e toksikologjise per trajtime te metejshme.
Fillimisht eshte menduar se nxenesit vuanin nga helmimi prej ushqimeve te konsumuara ne nje pike te vogel ushqimesh te shpejta. Por kater dite me pas, nje numer nxenesish nga shkolla e mesme Naim Frasheri, aty prane, kane filluar te ankohen se edhe ata jane helmuar.
"Ne klase, ne kemi ndjere nje arome te kendeshme si parfum trendafili," ka thene per IWPR, nje prej nxenesve te prekur, Ilire Islami. Ajo ka thene se menjehere ka filluar te ndjeje marrje mendsh dhe dobesi, dhe pak me pas ka humbur ndjenjat, "Me kujtohet qe kisha frymemarrje me te renduar se zakonisht".
Stafi mjeksor ka thene per IWPR se nxenesit ishin ndakuar kryesisht per dhimbje koke, marrje mendsh dhe shtrengime te forta ne stomak si edhe mjegullim te shikimit dhe shqetesime psikologjike.
Megjithate, analizat mjeksore te kryera ndaj te semureve nuk kane treguar asnje prove per helmim. "Nxenesve u jane bere analiza gjaku, urine dhe kontrolle te trurit. Ne asnje rast nuk eshte provuar helmimi," ka thene Dr. Jordan Dzimrevski, drejtor i departamentit te semundjeve ngjitese ne fakultetin mjeksor te Shkupit.
15 nxenesit e fundit nga Kumanova jane nxjerre nga spitali i qytetit pasi eshte vleresuar se gjendja e tyre eshte permiresuar.
Por prinderit e femijeve ende presin nje pergjigje. Lulzim Ahmeti thote per IWPR se ai nuk do te lejoje femijet e tij Sadie dhe Adile te kthehen ne shkolle deri sa te zbulohet se cfare helmi eshte perdorur - dhe njerezit qe jane pergjegjes per kete.
Prinderit gjithashtu kane kerkuar nje takim me perfaqesues te ministrive te arsimit, te shendetesise dhe te brendeshme, duke thene se asnje zyrtar i qeverise nuk ka shkuar ne keto shkolla gjate ketyre diteve te frikeshme per ta.
"Ajo qe ka ndodhur ne Kumanove eshte e pashpjegueshme," ka thene ministri i shendetesise Rexhep Selmani i partise Shqiptare Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI. Ai ka thene per median se nje grup ekspertesh i Organizates Boterore te Shendetesise, OBSH, pritet te vizitoje Maqedonine kete jave dhe ata do te hetojne edhe per rastet e mundeshme te helmimeve.
"Ndersa nuk kemi asnje rezultat pozitiv nga analizat e kryera deri me tani ndaj femijeve, nuk eshte gjithnje e mundeshme ne Maqedoni te zbulohen te gjitha agjentet kimik," ka shtuar Selmani, duke permendur si pengese per kete pajisjet e vjeteruara te laboratoreve ne vend.
Ky nuk eshte rasti i pare i helmimeve ne rradhet e komunitetit Shqiptar.
Ne vitin 1995 dhe 1996, 100 nxenes nga shkollat e Tetoves jane ankuar nga simptoma te ngjashme. Ne ate kohe, analizat mjeksore nuk zbuluan asgje ne lidhje me shkaqet e ketyre semundjeve.
Ne Kosove, ne fund te viteve 1980, kur tensioned ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve ishin rritur se tepermi, disa mijera femije Shqiptare kane pasur probleme shendetesore dhe eshte folur per nje helmim te mundeshem. Edhe atehere, analizat mjeksore nuk kane dhene asnje shpjegim per shkaqet.
Edhe tani kur kane kaluar vite te tera, Shqiptaret vazhdojne te thone se nxenesit kane pasur vertete shenja helmimi dhe se shkaktare per keto helmime kane qene Serbet, ndersa Serbet mendojne se ky episod eshte shpikur nga Shqiptaret per qellime propagandistike.
Laura Papraniku eshte nje gazetare e gazetes ne gjuhen Shqipe, Fakti ne Shkup.