SHARRTARËT PO SHKATËRROJNË PYJET E BOSNJES

Shpyllëzimi i paligjshëm po e zhvesh vendin nga burimet e vyera natyrore por askush nga autoritetet nuk duken të interesuar ti japin fund kësaj.

SHARRTARËT PO SHKATËRROJNË PYJET E BOSNJES

Shpyllëzimi i paligjshëm po e zhvesh vendin nga burimet e vyera natyrore por askush nga autoritetet nuk duken të interesuar ti japin fund kësaj.

Monday, 21 February, 2005

Në fshatrat përreth qytetit të Kiseljak në Bosnjen qendrore, dikur asgjë nuk shqetësonte rripin e gjerë të pyjeve të cilat për shekuj me rradhë kanë qenë streha e shumë zogjve, arinjve dhe kafshëve të tjera të egra.


Por këto ditë, gjërat kanë ndryshuar shumë në pyjet të cilat dikur kanë mbuluar terrenin malor, dhe kanë ndryshuar për keq.


Edhe një visitor i rastësishëm i cili ecën përmes rrugëve me baltë të cilat të çojnë tek pyejet pranë Kiseljak mund të shohë shumë mirë shenjat e errozionit të tokës.


Në vazhdimin e rrugës, pemët e prera janë edhe më të shumta, ndërsa qetësia e fshatit prishet nga zhurmat e mëdha të sharrave.


Pemët gradualisht zhduken dhe zëvendësohen nga toka djerrë dhe shkëmbinj, një shenjë domethënëse se druri, një prej burimeve më të mëdha natyrore të Bosnjes, po shkatërrohet.


Në një vend, IWPR është takuar me një fshatar me mjekër i cili sapo kishte ngaruar dru në karrocën e tij. Burri levizi dorën e tij me një shenjë që nuk dëshironte të diskutonte. Por karroca e tij, e ngarkuar me trungje të trasha, fliste qartë.


Dëmtimi i pyjeve përreth Kiseljak është vetëm një prej shembujve të shumtë të shpyllëzimeve ilegale në Bosnje, duke krijuar kushtet për një krizë ambjentaliste dhe ekologjike në të ardhmen.


Ekologjisti Nijaz Abazdiq thotë se shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore të Bosnjes mund të jetë përgjegjës për disa fatkeqësi natyrore të kohëve të fundit, si një rrëshkitje masive dheu e cila ka mbuluar një pjesë të rrugës pranë Kiseljak, apo një tjetër e cila i ka ndryshuar rrjedhën lumit Bosnja. “Ne nuk duhet të bëjmë një sy qorr për këtë gjendje alarmante,” ka thënë ai për IWPR.


Shfrytëzimi i palëgjshëm i pyjeve është shkaku kryesor i erozionit të tokës, megjithëse zjarret e shumta dhe lufta e vitit 1992-95 kanë luajtur rolin e tyre, kur pyjet janë prerë për arësye ushtarake, për tu ngrohur dhe eksport të paligjshëm.


Bosnja ka rezervën e tretë më të madhe të pyjeve në Evropë dhe ato mbulojnë rreth 40 përqind të sipërfaqes së vendit.


Por mungesa e rregullave uniforme të qeverisë për shfrytëzimin e drurit, veçanërisht të ahut, pishës dhe bredhit, e ka bërë shfrytëzimin e paligjshëm të pujeve tepër të lehtë.


Pyjet nuk janë kompetencë e qeverisë së dobët të Bosnjes, por menaxhohen nga dy entitetet – Federata dhe Republika Srpska, RS.


Federata, nga ana e saj, i ka deleguar përgjegjësitë për pyjet dhjetë kantoneve të saj, gjë e cila e ka bërë edhe më komplekse situatën.


Shfrytëzuesit e pyjeve shfrytëzojnë këtë rrëmujë burokratike. Sipas Adid Sariq, ministër i ekonomisë dhe pujeve të kantonit të Sarajevës, pjesa e kantonit e cila është në kufi me RS ka pasur më tepër dëmtime.


“Është e vështirë të reagojmë pasi nuk është e qartë se cili autoritet ka përgjegjësinë,” ka thënë Sariq për IWPR.


Ai ka shtuar se arrestimi i shfrytëzuese, edhe kur ata kapen, është i vështirë. Nëse rojet e pyllit shohin hajdutët, ata duhet ti raportojnë fillimisht autoriteteve.


Kjo u jep kohë fajtorëve të largohen. Për më tepër, hajdutët janë shpesh të armatosur, thotë Sariq, dhe shumë të aftë në kontrabandë.


Smail Karoviq, drejtor teknik i kompanisë së pyjeve Sarajevo Sume, përgjegjës për pyjet e kantonit të Sarajevës, thotë se firma e tij nuk ka burimet e nevojëshme tu japë rojeve mjetet e nevojëshme të mbrojtjes. “Ata nuk kanë as armë dhe as telefona celularë,” thotë ai.


Ai ka shtuar se kompania shpërndan 15 përqind të të ardhurave vjetore për ripërtëritjen e pyjeve, duke riparuar rrugët dhe të tjera, me një shumë prej rreth 11,000 euro vetëm gjatë këtij viti.


Abuzimi i pyjeve është diçka e zakonëshme në kantonin relativisht të vogël të Sarajevës, ku vetëm këtë vit janë paditur mbi 100 vetë.


Karoviq ka thënë se bashkëpunimi i mirë i Sarajevo Sume me autoritetet serbe të Bosnjes ka çuar në disa arrestime.


Por Karoviq është ankuar se pak prej atyre të cilët janë paditur janë dënuar.


Gjatë gjyqeve zakonisht të gjata, rojet e pyjeve shpesh ndryshojnë dëshmitë e tyre. Fajtorët zakonisht dënohen me gjoba të vogla, nga 250 në 1,500 euro, ndërsa dënimet me burgim janë tepër të rralla.


Shumë hajdutë të tyre kanë në pronësi sharrat e tyre, të cilat zakonisht ndodhen në rrethinat e qyteteve dhe në zonat rurale. Disa prej tyre nuk kanë asnjë problem të tregojnë aktivitetin e tyre illegal. “Është çdo gjë pa para,” thotë një prej këtyre pronarëve për IWPR.


Një tjetër biznesmen, pronar i një sharre në Graçanicë, në Bosnjen qendrore, thotë se askush nuk kontrollon nëse druri nga RS shkon në Federatë në mënyrë të ligjëshme apo jo. “E vetmja gjë që ka rëndësi është se druri që vjen nga RS është më i lirë,” thotë ai.


Eko Gorani, një shoqatë e mbrojtjes së ambjentit në Bosnje, thotë se megjithëse i ka kërkuar të gjitha kantoneve të federatës të ndalojnë shpyllëzimin e pakontrolluar, paralajmërimi i tyre nuk është dëgjuar. “Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani,” thotë Izudin Hadziq, shef i shoqatës.


Kantoni i Sarajevës thotë se ai po lufton aktivitetet e trafikantëve të drurit duke përmirësuar pyjet e dëmtuara, dhe duke shpenzuar 1.2 milion marka boshnjake vetëm këtë vit për mbjelljen e pemve.


Hadziq ka vlerësuar këto përpjekje por ka ngritur pikpyetje mbi përfitimet në planin afatgjata. “Rimëkëmbja e pyjeve nuk mund të mjaftojë për të shmangur pasojat e shfrytëzimit të paligjshëm të pyjeve,” ka thënë ai. “Pemët e sapo mbjella duan shumë kohë të rriten”.


Ndërkohë, pyjet përreth Kiseljak vazhdojnë të shkatërrohen. “Ne jemi njerëz të varfër. Ne mund të mbijetojmë në dimër vetëm duke bërë dru për zjarr,” thotë një grua nga një fshat i afërt, duke vendosur drutë e prerë përgjatë murit të shtëpisë së saj.


“Askush nuk shqetësohet për këto pyje,” shton ajo, “sepse nëse do të shqetësoheshin, do të kujdeseshin për to”.


Ilda Zorniq është pjesëmarrëse në trajnimin e IWPR në Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists