KOMENT: SINJALE TE PAQARTA NGA BEOGRADI
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove ka nevoje per bashkepunim, dhe jo nderhyrje, per zgjidhjen e ceshtjeve shume te rendesishme me te cilat perballet.
KOMENT: SINJALE TE PAQARTA NGA BEOGRADI
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove ka nevoje per bashkepunim, dhe jo nderhyrje, per zgjidhjen e ceshtjeve shume te rendesishme me te cilat perballet.
Ish sekretari Amerikan i Shtetit Henry Kisinger ka thene dikur nje shprehje e cila ka mbetur ne histori: "Kur do te flasesh me Europen, kujt duhet ti telefonosh?". Kohet e fundit, ne ne Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, kemi menduar te njejten gje per Beogradin.
Perpara vrasjes se tij tragjike, kryeministri i Serbise Zoran Gjingjiq e kishte rivendosur ceshtjen e Kosoves ne axhenden politike te Beogradit. Vdekja e tij me 12 Mars me pas ka shkaktuar nje ndryshim te kuptueshem te politikes drejt ceshtjeve te brendeshme.
Ndersa Serbia rikthen vemendjen nga Kosova, duket se kjo nderprerje ka bere qe shume anetare te grupit vendim marres ne Beograd te kene mendime te ndryshme dhe kane humbur harmonine.
Deklarimet e tyre duken gjithashtu ne kundershtim me pozicionin e deklaruar nga komuniteti nderkombetar dhe me realitetin e perditeshem. Publikisht, deklarime te rendesishme te nje zyrtari Serb kane dhene idene e shtimit te mosmarreveshjeve ndermjet UNMIK dhe Beogradit.
Dikush mund te kete krijuar idene se UNMIK dhe Beogradi jane larguar nga njeri tjetri; por ne nivel zyrtar, bashkepunimi ndermjet Beogradit dhe Prishtines per ceshtjet te rendesishme per te dyja palet si mbrojtja e ambjentit, rikthimi i te shperngulurve, doganat dhe lufta ndaj krimit te organizuar vazhdojne me ritme te mira.
Ne fakt, askush i cili e ka per zemer mireqenien e popullit te Kosoves nuk mund te kete pare me humor prononcimet e fundit te Zevendes Kryeministrit Serb Nebojsha Coviq ndaj UNMIK dhe Michael Steiner, Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjitheshem, PSSP.
Por ky nuk eshte problemi une kryesor. Zevendeskryeministri ka kerkuar mbajtjen e nje takimi te nivelit te larte te grupit te punes i cili sipas Dokumentit te Perbashket - nje marreveshjet ndermjet UNMIK dhe qeverise Serbe per te ardhmen e Kosoves - eshte i ngarkuar me detyren per "te gjetur nje bashkepunim te vazhdueshem ne fushat me interes te dyanshem dhe problemet e perbashketa me qellim sigurimin e nje konsultimi dhe koordinimi te rregullt dhe ne kohe".
Ne pergjigje ndaj kerkeses se Coviq, eshte rene dakort per nje axhende dhe takimi eshte planifikuar. Perpara fillimit te ketij takimi, ai ka pasur nje bisede private me PSSP ne te cilen ai ka shprehur disa parakushte te cilat nuk ishin perfshire ne axhenden e takimit per te cilen ishte rene dakort me pare nga te dyja palet. Ne menyre te vecante, ai ka kerkuar qe UNMIK te dorezoje autoriteteve Serbe Shefket Musliun, i cili eshte i kerkuar per krime te renda ne te dyja anet e vijes ndarese se kufirit.
Zevendes kryeministri duhet ta dinte qe me pare se kjo ishte nje gje e pamundur, sepse Musliu nuk eshte ndaluar nga UNMIK por nga KFOR. Ne fakt, ky parakusht u duk se ishte nje mur Kinez i ngritur me qellim per te penguar takimin. Kur PSSP ka thene se ai nuk mund ta dorezonte te dyshuarin edhe sikur te donte ta bente nje gje te tille, Coviq e ka perdorur kete si nje pretekst per te refuzuar pjesemarrjen ne takimin qe ai e kishte kerkuar vete.
Qe prej asaj kohe, UNMIK eshte i habitur nga thirrjet e zyrtareve te larte te Beogradit - perfshire Vladimir Bozoviq, shefin e departamentit te drejtesise te Qendres se Koordinimit per Kosoven, QKK - per "ekstradimin" e Musliut ne Serbi. Keto deklarata na habisin ne per zgjedhjen e cuditeshme te fjaleve, sepse termi "ekstradim" perdoret zakonisht per levizjen e nje te dyshuari nga nje shtet sovran ne nje tjeter.
Nje nga pikat me te rendesishme te axhendes se takimit te penguar nga parakushti per Musliun ka qene njohja e targave te mjeteve te Kosoves nga Serbia. Dokumenti i Perbashket pranon se targat anonime te makinave jane shume te rendesishme per lirine e levizjes se Serbeve ne Kosove, dhe kerkon qe UNMIK ti jape targat pa pagese - gje e cila tanime eshte bere.
Gushtin e kaluar, Beogradi ka pranuar nje protokoll i cili premton njohjen e ketyre targave, sepse ato nuk do tu hynin ne pune Serbeve te Kosoves nese ata nuk do te mund ti perdorin keto targa edhe per te levizur ne Serbi.
Per fat te keq, Beogradi ka insistuar ne menyre te vazhdueshme per parakushte te reja per ceshtje te cilat nuk kane aspak te bejne me kete dhe ne kete menyre ka vonuar nenshkrimin e pranimit te kesaj marreveshjeje. Pa kete marreveshje, Serbet e Kosoves praktikisht duhet te zgjedhin nese duan te ngasin makinat e tyre ne Serbi apo ne Kosove.
Duke bllokuar vendim marrjen ata qe qendrojne pas ketyre veprimeve mund te fitojne pike ne disa qarqe politike ne Serbi, por ne kete menyre godasin rende mundesine e levizjes se lire per Serbet e Kosoves. Po te kemi parasysh kete, retorika se UNMIK nuk po ben sa duhet te per siguruar lirine e levizjes se Serbeve te Kosoves duket e padrejte dhe pa vend.
Po ashtu, Coviq eshte ankuar se Trupat Mbrojtese te Kosoves, TMK, eshte nje organizate ku perfaqesohet vetem nje grup etnik, por vetem nje dite me vone u ka bere thirrje Serbeve te Kosoves te bojkotojne kete organizate.
Ne fakt, perkunder deklarimeve te tij sipas te cilave Serbia ka permbushur te gjitha detyrimet e marra persiper ne Dokumentin e Perbashket, QKK e Coviq nuk ka permbushur jo vetem ceshtjen e targave te makinave, por edhe ceshtjet e rendesishme te strukturave paralele.
Gjate muajit te kaluar, rreth 3.5 milion dinare jane gjetur te fshehur nen sediljet e makinave te cilat hyjne ne Kosove nga Serbia, me te cilat mendohet se paguhen pensionet. Ky shpjegim ngre me teper pikpyetje se sa jep pergjigje. Perse duhet qe qeveria Serbe te shkele ligjet per futjen e sasive te medha te parave ne Kosove? Perse duhet te fshihen parate me te cilat paguhen pensionet"? Dhe perse, meqenese jemi ne kete pike, nuk u paguan Beogradi pensionet te gjithe ish punonjesve te sektorit shteteror, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike?
Veprimet e disa anetareve te Koaliciont Kthimi, KK, te cilet shpesh jane kontruktive, kane thelluar ne te njejten menyre habine e disa partnereve te tyre ne Kosove. Koalicioni Kthimi ka akuzuar UNMIK se ka anulluar nje takim te rendesishem per ceshtjen e kthimit te personave te zhvendosur kur ne fakt ka qene vete ky koalicion i cili e ka bere te pamundur pjesemarrjen e zyrtareve te UNMIK, duke ndryshuar vendin e kesaj mbledhjeje, dhe duke e organizuar ate ne nje vend te paligjshem.
Por mesa duket ka konfuzion edhe ndermjet Coviq, nga njera ane, dhe anetareve te tjere te qeverise Serbe dhe komunitetit nderkombetar, nga ana tjeter.
Pas takimit te tij te pare me Steiner ne Prill, kryeministri Zoran Zivkoviq ka thene se ai ka dale nga takimi me mendime te ndryshme te cilat nuk korrespondonin me informacionet qe i ishin dhene atij. Dhe perseri ne mendojme se, Coviq duket se eshte ne kundershtim edhe me kryeministrin e tij edhe per ceshtje kaq te rendesishme si per momentin e diskutimit te statusit te Kosoves.
Pas fjalimit te fundit te Steiner ne Keshillin e Perhershem te Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, ne Viene, Coviq e ka akuzuar ate se ka kerkuar zgjidhjen sa me shpejte te statusit te Kosoves - dicka qe PSSP nuk e ka thene kurre.
Nga ana e tij, UNMIK ka thene vazhdimisht se ende nuk ka ardhur momenti per te diskutuar ceshtjen e statusit te Kosoves. Ne fakt, ka qene Zhivkoviq i cili ka kerkuar qe bisedimet per statusin te fillojne menjehere - duke mbeshtetur pozicionin e Gjingjiq.
Coviq gjithashtu ka thene se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk mbeshtesin planet e UNMIK per te transferuar shume nga kompetencat institucioneve te perkoheshme te Kosoves deri ne fund te vitit. Eshte e veshtire te kuptohet ky deklarim pas deklarimeve publike te Uashingtonit per kete ceshtje. Nje artikull i shefit te zyres Amerikane ne Prishtine, Reno Harnish, ka mbeshtetur me force politiken e UNMIK ne teresi - dhe vecanerisht ate ne lidhje me transferimin e kompetencave.
Zevendes kryeministri i Serbise po ashtu ka thene se Bashkimi Europian ka mbeshtetur fuqimisht politikat e tij per Kosoven. Edhe ne kete rast, realiteti eshte krejtesisht i ndryshem. Zyrtare Serbe kane thene se fundi, gabimisht, se rezoluta 1244 e OKB-se e pershkruan Kosoven si nje province te Serbise, ndersa te gjithe e dine se rezoluta e le te hapur ceshtjen e statusit te Kosoves.
Deklarimi i presidences se rradhes te BE, qeverise Greke ne pergjigje te fjalimit te Coviq ne Keshillin e Perhereshem te OSBE-se, thekson se Brukseli mbeshtet rezoluten 1244 dhe se cdo deklarate e njeaneshme per statusin e Kosoves eshte "jo produktive".
Per me teper, duke ju referuar takimit te grupit te punes i cili eshte anulluar, deklarata e BE-se thote se "Ne jemi te shqetesuar nga ky fakt dhe mendojme se dialogu duhet te zhvillohet pa parakushte". Natyrisht, ka qene Coviq i cili ka vendosur parakushte.
Pasi eshte siguruar qe takimi nuk mund te kryhej, Coviq ka thene se Serbia do te nderprese marredheniet me UNMIK deri sa Musliu te qendroje nen ruajtjen e saj. Momcilo Trajkoviq, nje anetar i DOS, koalicionit qeveritar ne Serbi, ka ngritur pyetjen retorike: "A eshte vertete e mundur qe Beogradi te nderprese bashkepunimin e tij me UNMIK per ceshtjen e Musliut, kur ka ende shume ceshtje te tjera me te rendesishme per te zgjidhur?"
Mesazhi yne per Beogradin eshte ky: po bashkepunimit, jo nderhyrjeve. Disa deklarime lene te kuptohet se Beogradi ka nderprere bashkepunimin me UNMIK por edhe se nuk po nderhyn me ne Kosove. Por gjendja dhe realiteti ne terren eshte i ndryshem ne te dyja drejtimet.
Simon Haselock eshte drejtor i departamentit te informimit publik te UNMIK.