KOMENT: EKSTREMISTET KERCENOJNE PER NJE NDARJE TE BOSNJES
Deshtimi i komunitetit nderkombetar per te perballuar te keqen e ultra-nacionalizmit qendron ne baze te krizes se tanishme ne Bosnje.
KOMENT: EKSTREMISTET KERCENOJNE PER NJE NDARJE TE BOSNJES
Deshtimi i komunitetit nderkombetar per te perballuar te keqen e ultra-nacionalizmit qendron ne baze te krizes se tanishme ne Bosnje.
Ne vitin 1995, pak kohe pas nenshkrimit te Marreveshjes se Paqes se Dejtonit, historiani Britanik dhe specialisti i Ballkanit Noel Malcolm shkruajti ne Daily Telegraph se Dejton kishte krijuar nje vend qe nuk mund te funksiononte, i ndare ne dy pjese dhe i ruajtur si lopa e famshme e Damien Hirst.
Ky krahasim me eshte dukur shume i goditur dhe e kam perdorur ne librin tim, "Djalli nuk Jeton Ketu: Postera nga Lufta ne Bosnje". Malcolm ka arritur ne perfundimin se "ky vend post modern" eshte i destinuar te shkaterrohet.
Pas nje mungese prej tre vjetesh, une jam kthyer ne Bosnje ne Dhjetor 2001 duke menduar nese parashikimet e errta te Malcolm ishin ende te vlefshme.
Ne fund te vitit 1998, pak kohe perpara se te largohesha nga vendi, kishte pak shpresa te vakta - vrasjet me ne fund ishin ndaluar; liria e levizjes po permiresohej; investimet private dhe te huaja kane qene ne rritje. Njerezit ndjenin se e ardhmja do te ishte me e mire.
Dhe keto dite te mira mund te kishin ardhur nese ata qe mbikqyrin rikthimin e Bosnjes ne gjirin e Europes do te kishin pasur deshiren te perballeshin me problemet e medha te shkaktuara nga ultra-nacionalizmi.
Por ata nuk e kane bere kete gje ne emnyre efektive, dhe pikerisht kjo ceshtje eshte ne baze te krizes se tanishme ne Bosnje - e cila kercenon ende shperberjen e vendit.
Kudo qe kam shkuar, njrezit me kane thene te njejtat gjera: se gjendja tani eshte me e keqe se tre vjet me pare; se tani ka me pak mundesi dhe gjendja eshte e mjeruar.
Nje nate perpara se te largohesha nga Bosnja, shkova per te ngrene darke ne Tuzla me disa miq te mi te vjeter. Nje djalosh i ri teper i afte erdhi me ne dhe une e pyetase si po shkonte me shkollen? Ai me tha se do te mbaronte studimet e tij pesevjecare ne universitet vitin e ardheshem.
"Cfare do te besh me pas?" e pyeta.
"Asgje, natyrisht!" u pergjigj ai.
Boshnjaket e ulur rreth tavolines filluan te qeshnin te gjithe me te madhe.
"Po ne te ardhmen?" e pyeta, duke u perpjekur t'i jepja nje ton optimist pyetjes sime.
Ata qeshen edhe me teper.
"A nuk e degjove se cfare te thashe?" tha ai, "Ne nuk kemi te ardhme".
Keshtu si eshte gjendja atje, ai ndoshta ka te drejte.
Le te marrim per shembull ceshtjen e punesimit - ose me mire papunesise: e cila shkon ne rreth 40 perqind. Ne shume zona - vecanerisht ne entitetin Serb te Bosnjes, Republika Srpska - pothuajse e gjithe popullsia e afte per pune eshte e papune.
Nderkohe, ekonomia jo formale lulezon. Kontrabanda e mallrave, droges dhe trafiku i njerezve eshte shnderruar ne nje menyre jetese per shume njerez. Shume femije po rriten me idene se krimi eshte e vetmja menyre per te siguruar jetesen dhe nuk presin asgje tjeter.
Shkollimi per pothuajse te gjithe Boshnjaket tani kryhet ne baza etnike. Te ndare nga shoket e tyre, femijet Musliman, Serb dhe Kroate ndjekin ne shumicen e lendeve programe te tyre te vecanta per shume lende - por vecanerisht ne temat e rendesishme si Historia, Feja dhe Letersia.
Kundershtimi per nje sistem arsimor te integruar eshte i forte nder te gjithe grupet etnike. Dhe keshtu te rriturit e se nesermes ne Bosnje po behen me pak besues dhe po largohen nga njeri tjeter ashtu si edhe prinderit e tyre.
Me shume se 250,000 refugjate Boshnjak jetojne ende jashte vendit. Pjesa me e madhe e tyre tani mendohet se nuk do te kthehen kurre me, por ka edhe rreth 500,000 te zhvendosur brenda vendit. Gjendja e tyre eshte bere gjithnje e me e deshperuar: shume vazhdojne te jetojne ne qendra kolektive - te rrethuar nga varferia, depresioni dhe deshperimi.
Kthimi ne shtepite e tyre eshte praktikisht i pamundur sepse shume prej tyre jane te zena nga refugjate te tjere apo jane ne zonat e kontrolluara nga perkrahesit e linjes se ashper te cilet jane kunder kthimit te refugjateve.
Ne fakt pervec nje grupi te vogel te elites, veshtiresite ekonomike po behen gjithnje e me te medha per pjesen me te madhe te Boshnjakeve. Lypes te leckosur tani i sheh gjithkund ne rruget e qyteteve te medha dhe qendrave te banuara.
Per ta thene me thjesht - pas me teper se gjashte vjet paqe, dhe mbi pese miliard dollare ndihme nderkombetare - Bosnja nuk po funksionon.
Dhe megjithese komuniteti nderkombetar mund te doje te permiresoje gjendjen ekonomike - dhe ka arritur edhe disa suksese ne stabilizimin e monedhes dhe krijimin e nje banke qendrore - ne pergjithesi ai ka deshtuar, kryesisht per nje aresye madhore: perkeqesimin gjate tre vjeteve te kaluar te gjendjes politike.
Grupi Nderkombetar i Krizave, ICG, nje organizem teper i respektuar per njohurite e tij per Bosnjen dhe ish Jugosllavine, ka shkruajtur kohet e fundit: "Duke njohur Republika Srpska si nje entitet legjitim politik dhe kushtetues te Bosnjes se re, Marreveshja e paqes se Dejtonit ne vitin 1995 ka pranuar ne fakt nje kontradikte. RS eshte pare si nje pengese ne krijimin e nje 'Serbie te Madhe' dhe ka krijuar mundesine e krimeve kunder jo Serbeve".
Raporti thekson se si Partia Demokratike Serbe - po ajo parti e krijuar dhe e drejtuar gjate gjithe luftes nga i akuzuari per krime lufte Radovan Karaxhiq - tani eshte perseri ne pushtet ne RS, duke kosnoliduar kontrollin e saj ne formen e tentakulave te oktapodit mbi te gjitha aspektet e shoqerise.
Per me teper, jo vetem qe RS eshte krejtesisht e pareformuar dhe qe nuk lejon po qe nevoja edhe me dhune rikthimin e refugjateve jo Serbe, por ajo tani mbahet ne jete vetem nga komuniteti nderkombetar.
Sic thote ICG, "Nese nuk do te ishte mbeshtetja e vazhdueshme nderkombetare per buxhetin e saj dhe kredite me kushte lehtesuese, qeveria e RS do te ishte e falimentuar".
Ndersa komuniteti nderkombetar vazhdon te mbeshtese nje entitet politik te krijuar nepermjet nje fushate brutaliteti dhe vrasjesh masive, ministrat e RS-se - ne nivel lokal dhe ate federal - perpiqen te pengojne, me cdo menyre qe munden, funksionimin dhe te ardhmen e shtetit te Bosnjes.
Kritiket e Dejtonit shpesh kujtohen nga Boshnjaket dhe jo Boshnjaket se "ta pakten ai ndaloi vrasjet". Dhe ndersa cdo jete e shpetuar nga Dejtoni duhet pershendetur, ky nuk eshte nje justifikim per realitetin absurd, i cili ka pasuar ndalimin e konfliktit.
Gjashte vjet me pas, arritjet e Dejtonit, synimet, pikpamjet, dhe metodologjia duhet te rishikohen me sy kritik dhe seriozisht. Ato pjese te cilat shihet qe nuk funksionojne duhet te hiqen dhe te zevendesohen.
Duke mos arritur te thirren gjerat me emrin e tyre, duke mos arritur te ulen tendencat ekstremiste dhe aspiratat separatiste dhe veprimet e ultra nacionalisteve, vecanerisht ne RS, komuniteti nderkombetar po tradheton idene e Bosnjes multi kulturore, ne esencen e saj, cdo dite.
Per sa kohe qe struktura e pergjitheshme territoriale dhe politike e Bosnjes mbetet e pandryshuar ne formen e saj te Dejtonit, Bosnja do te mbetet nje vend jo terheqes per investime dhe pa te ardhme ekonomike; gjithnje e varur nga ndihma nderkombetare dhe e pamundur te funksionoje pa nje prezence ushtarake Perendimore. Bosnja do te vazhdoje te lundroje ne rezervuarin e formalines te Malcolmit - duke u perpjekur te gjeje stabilitetin te cilin gjithnje ja kane mohuar.
Pavaresisht nese parashikimi i Malcolm per "luftera te tjera ne Bosnje", eshte e qarte se gjendja e tanishme e stanjacionit eshte teper e rrezikeshme dhe se populli i Bosnjes po paguan tashme nje cmim te larte per paqen e tij.
Daoud Sarhandi eshte autor, se bashku me Alina Boboc, i librit "Djalli Nuk Jeton Ketu: Postera nga Lufta ne Bosnje".