KOSOVE: LARGIMI I STEINER SHKAKTON REAGIME TE NDRYSHME

Steiner do te largohet nga Kosova, dhe sukseset e tij duken me te pakta per shkak te sulmeve te Shqiptareve dhe Serbeve ndaj tij.

KOSOVE: LARGIMI I STEINER SHKAKTON REAGIME TE NDRYSHME

Steiner do te largohet nga Kosova, dhe sukseset e tij duken me te pakta per shkak te sulmeve te Shqiptareve dhe Serbeve ndaj tij.

Tuesday, 6 September, 2005

Michael Steiner ka njoftuar se ai do te lere postin e tij si drejtues i misionit te OKB-se ne Kosove, duke i dhene fund keshtu qendrimit te tij gjate te cilit ai eshte sulmuar si nga Serbet ashtu edhe nga Shqiptaret.


Steiner ka konfirmuar me 29 Maj, se ai do te largohet nga Kosova duke marre detyren e ambasadorit te Gjermanise ne OKB ne Gjeneve.


Megjithese nuk eshte dhene ende nje date per largimin e tij, ai pritet te dorezoje detyren pasuesit te tij ne fund te muajit Korrik apo ne Gusht.


Duke komentuar mbi periudhen prej nje vit e gjysem qe ai ka shpenzuar duke u perpjekur te qetesoje marredhenit nder etnike ne protektorat, Steiner ka thene: "Nje vit eshte shume pak dhe dy vjet jane teper shume per kete detyre".


Suksesi i tij ne kete post perfshin drejtimin e krijimit te nje parlamenti, decentralizimin e qeverisjes lokale, permiresimin e tregtise dhe vendosjen e enclaves se Mitrovices nen kontrollin e UNMIK, Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove.


Gjate gjithe periudhes qe ka qendruar ne kete post, Steiner eshte perpjekur te qendroje ne mes te kerkesave te Serbeve per Kosoven dhe ambicjeve te Shqiptareve etnike per pavaresi - dhe ndoshta ne menyre te pashmangeshme, kjo ka bere qe ai te kete armiq te shumte ne te dyja komunitetet. Per ta, lajmi i largimit te tij eshte nje lajm i mire ne kohen e duhur.


Steiner eshte emeruar ne postin e perfaqesuesit special te OKB-se ne Kosove ne muajin Shkurt te vitit 2002, ne kohen kur partite politike te Shqiptareve etnik po perplaseshin ne lidhje me postet qeveritare, pas zgjedhjeve per ne parlamentin qendror ne muajin Nentor.


UNMIK ka qene gjithashtu ne nje moment te keq pas doreheqjes se papritur te parardhesit te Steiner, Hans Haekkerup.


Hapi i pare i Steiner pas marrjes se postit ka qene nje sukses. Ai fitoi admirim kur arriti te ndermjetesije ne krijimin e nje koalicioni ndermjet drejtuesve te tre partive me te medha politike te Shqiptareve - respektivisht Ibrahim Rugova, Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj, te Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, Partise Demokratike, PDK, dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, AAK.


Qeveria qe krijuan ata do te merrte pergjegjesite administrative nga UNMIK.


Megjithate, muaji i mjaltit ndermjet Steiner dhe Kosovareve nuk zgjati shume. Kur ai bllokoi perpjekjet e tyre per ti dhene parlamentit pushtet me te madh, Shqiptaret e akuzuan ate se ishte autoritar dhe i ashper.


Keto kritika jane shtuar edhe me teper gjate vazhdimit te qendrimit te tij ne kete post. Muajin e kaluar, ai ka ndaluar zyrtaret Kosovare te merrnin pjese ne tre takime nderkombetare, pasi parlamenti miratoi nje rezolute e cila njihte "perpjekjet shekullore per liri" te Kosoves.


Megjithate, megjithese Steiner ka qene i ashper ndaj deshirave te Shqiptareve per autonomi, kjo nuk e ka afruar as Beogradin me te, dhe vazhdimisht Serbia e ka akuzuar se po perpiqet te largoje rajonin nga Serbia.


Ne nje takim te koheve te para me zevendes kryeministrin Serb, Nebojsha Coviq, Steiner thuhet te kete thene se "Rregullat e lojes jane te qarta: Prishtina nuk eshte Beograd. Une nuk nderhyj ne ceshtjet e Beogradit dhe Beogradi nuk duhet te nderhyje ne punet e Kosoves".


Kur Steiner ka aprovuar nje ligj per privatizimin e ndermarrjeve shteterore ne province, Coviq e ka akuzuar ate per vjedhje. Steiner eshte kunderpergjigjur duke thene se ai ishte konsultuar me Serbet per te gjitha aspektet e privatizimit - por ky pranim e ka vendosur ne pozicion te veshtire me Shqiptaret ne protektorat.


Vezhguesit thone se qendrimi i Steiner ndaj Beogradit eshte zbutur gjate qendrimit te tij ne kete post, sepse ai gradualisht ka kuptuar se ai kishte nevoje per ndihmen e Beogradit per te zbutur qendrimin e ashper te pakices Serbe ne Kosove.


Sipas tyre zgjidhja e Steiner per enklaven Serbe ne Mitrovice reflekton kete. Ai ka dhene aprovimin e tij javen e kaluar per nje organizem prej gjashte anetaresh Serbe, nje Shqiptar dhe nje Boshnjak, te cilet do te keshillojne UNMIK se si te drejtoje entitetin.


Emrat e Serbeve ne kete organizem perfshijne Vladimir Rakiq, drejtuesi i nje njesie informale te sigurise ne Mitrovice te quajtur Rojet e Ures, te cilet jane akuzuar per dhune dhe kercenime ndaj Shqiptareve.


Lista e gjashte Serbeve eshte dhene nga Coviq, dhe shume Shqiptare e konsiderojne ate si nje tradheti te sigurive te dhena me pare nga Steiner se paneli i Mitrovices do te jete multi etnik.


Megjithese drejtuesit kryesore te Kosoves jane perpjekur te shmangin kritikat ndaj Steiner, qe pas njoftimit te tij per tu larguar, ata kane filluar te tregohen me pak te kujdeseshem.


Duke folur pas deklarimit te Steiner, Rexhep Hoti, nje keshilltar i kryeministrit, Bajram Rexhepi, ka thene per IWPR se "dialogu i Steiner me Beogradin nuk ka dhene asnje rezultat. Le te marrim ceshtjen e Mitrovices - pavaresisht premtimeve te tij per te integruar qytetin ne administraten e UNMIK, ne realitet ai nuk ka arritur asnje rezultat".


Ramush Tahiri, nje keshilltar i presidentit, Ibrahim Rugova, ka thene per IWPR se "Pavaresisht shume fjaleve te bukura dhe premtimeve, Steiner nuk ka arritur shume rezultate".


Megjithate, Tahiri ka vleresuar "personalitetin dinamik" te Steiner dhe ka fajesuar per progresin e ngadalte ne Kosove sistemin qe ka perdorur Steiner.


"Steiner ka qene i detyruar te funksionoje si pjese e OKB-se, e cila njihet per procedurat e saj te gjata dhe burokratike," thote Tahiri. "Per kete shkak, asambleja nuk eshte fokusuar ne miratimin e ligjeve te cilat do te transformonin ekonomine dhe shoqerine e Kosoves, por ka humbur kohe me miratimin e ligjeve te rendesise se dores se dyte apo te trete".


Reagimi i Beogradit per largimin e Steiner ka qene kryesisht i heshtur, megjithese ai eshte kritikuar nga Momcilo Trajkoviq, presidenti i komitetit parlamentar te Serbise per Kosoven.


Trajkoviq ka thene per IWPR me 3 Qershor, se gjate mandatit te Steiner, "institucionet e Kosoves jane shnderruar ne instrumenta te levizjes separatiste te Shqiptareve".


Si nje nder inisiativat e tij te fundit ne kete post, Steiner shpreson te binde Rexhepin te takohet me kryeministrin e Serbise, Zoran Zivkoviq. BE u ka ofruar te dy zyrtareve ne forme shperblimi per kete dialog nje vend ne takimin e ardheshem ne Selanik, Greqi.


Pasuesi i Steiner ende nuk eshte emeruar dhe te gjitha syte jane drejtuar nga sesioni i ardheshem i Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Kosoven, i caktuar per ne muajin Korrik. Nder njerezit te cilet po perfliten per te marre postin e perfaqesuesit special te sekretarit te pergjitheshem te OKB-se ne Kosove, eshte edhe ish perfaqesuesi i BE-se ne Maqedoni, Francezi Alain Leroy.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists