Taktika Te Ashpra Ne Perballjen E Te Medhenjve te Politikes Shqiptare me Kundershtaret E Tyre Te Rinj
Fatos Nano dhe Sali Berisha, dy armiq te betuar te cilet jane ne polet e kunderta te politikes Shqiptare, jane perballur me sfidat e kolegeve te tyre te rinj. Beteja ka qene e ashper - dhe tashme ka shkaktuar nje viktime.
Taktika Te Ashpra Ne Perballjen E Te Medhenjve te Politikes Shqiptare me Kundershtaret E Tyre Te Rinj
Fatos Nano dhe Sali Berisha, dy armiq te betuar te cilet jane ne polet e kunderta te politikes Shqiptare, jane perballur me sfidat e kolegeve te tyre te rinj. Beteja ka qene e ashper - dhe tashme ka shkaktuar nje viktime.
Shqiptaret po shohin dy nxenesit e njohur ambicioze dhe profesoret politik te tyre karizmatik te rehabilituar qe poluftojne hapur ne publik ne te dyja krahet e spektrit politik.
Per njerin, tashme kjo lufte eshte bere dicka e paperballueshme. Ne krahun e djathte, stoiku Genc Pollo, 35 vjec, u terhoq te Merkuren ne pamundesi per te vazhduar perpjekjen e tij per t'i zene vendin ish Presidentit Sali Berisha si udheheqes i Partise Demokratike (PD) te opozites. Pollo u terhoq nga gara te Merkuren duke bere publike disa parregullsi ne votime.
"Ne po zgjedhim te mos marrim pjese ne nje proces rezultati perfundimtar i te cilit eshte i percaktuar," u tha Pollo gazetareve. Por ai gjithashtu deklaroi se ai do te vazhdoje te qendroje ne PD.
Largimi i tij erdhi menjehere pas shkarkimit te udheheqesve te larte te Partise Demokratike Ylli Vejsiu dhe Leonard Demi "me akuza te fabrikuara". Ai akuzoi aleatet e Berishes se kane krijuar nje "atmosfere lincimi". Vejsiu eshte shkarkuar nga nje keshill i PD pasi thuhet se ka quajtur Berishen "nje kriminel".
Lajmi me siguri qe do te zhgenjeje vezhguesit perendimore, te cilet kane kohe qe kane humbur durimin si me Berishen ashtu edhe me kundershtarin e tij te betuar ne krahun tjeter te spektrit politik, udheheqesin Socialist Fatos Nano. Dy te medhenjte jane te njohur per autoritarizmin dhe politiken e tyre te klaneve - i kishin zgjedhur vete dy sfidantet e rinj si vazhduesit e tyre te mevoneshem por tani gjenden perballe tyre.
Keshtu studentet e rinj te pushtetit e pane veten te perfshire ne nje lufte te pameshireshme per pushtet. Megjithate gjithshka filloi mire per ta. Perendimi, i cili kishte shpresuar se te dy keta do te hapnin rrugen per nje gjenerate me te re ne moshe dhe me te pergjegjeshme politikanesh, nuk e kurseu mbeshtetjen e tij per te dy.
Me heret kete vit Pollo u ftua ne Washington D.C. per tu takuar me perfaqesues te Kongresit dhe Departamentit te Shtetit Amerikan. Kjo vizite eshte konsideruar nga shume njerez si nje vote mbeshtetje nga Washingtoni per fushaten e Pollos per marrjen e postit te kryetarit te PD-se.
Por politika e brendeshme shpejt e nxorri koken e saj te shemtuar. Pas kthimit te Pollos ai u perball me nje fushate armiqesore te bere nga nje gazete e afert me PD dhe Berishen, e cila hodhi idene se ai merrte fonde, dhe drejtohej nga qeveria Greke.
Pavaresisht ketyre taktikave, Pollo ka qene teper i kujdeseshem ne kritikat e tij ndaj Berishes. Ai ka perdorur nje ton diplomatik, duke premtuar te sillte nje fryme me "te hapur" dhe "tolerante" ne PD, nje kritike indirekte ndaj kontrollit autokratik te Berishes ndaj partise. Ne menyre ironike Berisha kishte filluar te tregonte nje qendrim me te "qete" ndaj sfides, dhe arriti deri aty sa ne menyre teper sportive ti kujtonte medias elektronike qe te siguronte kohe te njejte edhe per kundershtarin e ri Pollo te njejten kohe transmetimi.
Tani Pollo eshte terhequr, dhe shume pak gjera do te ndryshojne. Platforma e Berishes eshte e thjeshte - anti-komunizem dhe nje perpjekje e gjitheaneshme per te parandaluar rikthimin e Nanos ne skenen politike.
Sa i perket Nanos, ish kryeministri rikthimi i te cilit duket gjithnje e me i sigurte, ai po perballet me nje kundershtar tjeter te ri ne moshe, kryeministrin 31 vjecar, Pandeli Majko.
Goditja e koheve te fundit ndaj kriminalitetit e bere nga Majko i ka sjelle atij vleresime nga nje pjese e madhe e popullsise, per shkak te rezultateve te arritura qe duken ne vrasjen apo arrestimin e boseve me te medhenj te krimit. Ne te njejten kohe ai eshte vleresuar edhe per menyren se si ka bindur Berishen dhe PD per ti dhene fund bojkotimit nga ana e tyre e parlamentit qe prej zgjedhjeve te vitit te kaluar. Berisha kishte refuzuar te kthehej ne parlament deri sa te gjeheshin dhe te viheshin para gjyqit vrasesit e themeluesit te PD Azem Hajdari. Berisha akuzon Nanon se ka urdheruar vrasjen e tij.
Qe prej ardhjes ne krye te qeverise te Majkos vitin e kaluar, ai nuk eshte akuzuar deri tani per korrupsion, nje arritje e madhe ne nje vend ku posti politik pergjithesisht konsiderohet si nje mundesi per t'u pasuruar.
Nano megjithate ka akuzuar qeverine e Majkos per korrupsion, dhe vete Majkon per paaftesi - megjithese me pare Nano e kishte caktuar ate vete si vazhduesin e tij te preferuar.
Majko eshte treguar i kujdeseshem ne pergjigjen e tij ndaj ketyre akuzave, megjithese ka permendur menyren se si Nano "ja mbathi" per ne Maqedoni dhe pastaj ne Greqi kur vendi rreshkiti ne anarki ne vitin 1998.
Ne pergjigje Nano ka pershkallezuar fushaten e tij dhe premton se do te reformoje Partine Socialiste, duke filluar me largimin e te mbeturve te vjeter qe nga koha e komunizmit dhe duke ndaluar kryetarin e partise te jete ne postin e Kryeministrit apo Presidentit, sic eshte tani. Nje kritik tjeter i Majkos, Nikoll Lesi, pronar i se perditeshmes Koha Jone dhe nje deputet i pavarur ne parlament, ka akuzuar kryeministrin si te korruptuar.
Koha Jone, teper e njohur per qendrimin e saj anti Berishes, ka hetuar ne familjen e Majkos, duke u perqendruar ne shitjen e fabrikes shteterore te prodhimit te tullave Fabiama vjehrrit te Majkos, Guljelm Shoshi. Lesi citon dokumenta qe sipas tij tregojne se Majko ka firmosur privatizimin e fabrikes nga Shoshi. Majko nuk ka pranuar asnje shkelje dhe ka hedhur ne gjyq Koha Jone.
Shume analiste - te cilet thoshin se Berisha do te mundte lehtesisht Pollon per kryesine e partise - kane me teper besim ne fitoren e mundeshme te Majkos mbi Nanon gjate votimit qe do te kryhet ne kongresin e partise Socialiste me 11 Tetor. Nano ka bere shume armiq qe te mund te fitoje shumicen ne Partine Socialiste ndersa Berisha ruante nje kontroll te forte mbi partine e tij per te lejuar nje kryengritje serioze te perkrahesve te Pollos.
Dorezimi i Pollos ke shpetuar Shqiperine nga mundesia e padeshiruar e nje rikthimi te perplasjeve te vjetra ndermjet Nanos dhe Berishes, e cila ndoshta do ta kishte cuar te gjithe vendin perseri ne kaos total.
Nderkohe Perendimi vazhdon te shpresoje per nje fitore te mundeshme te Majkos mbi Nanon. Por ashtu sic thote edhe nje shkrimtar Shqiptar: "Te dyja palet kane kuptuar se nuk ndryshon ndonje gje se cfare mendon Perendimi... sepse Perendimi nuk voton."
Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.