RUMANIA DYSHOHET SE KA SHKELUR NDALIMIN E ADOPTIMEVE

Bukureshti gjendet nën presionin e Bashkimit Europian pas daljes në dritë të provave se vendi ka shkelur ndalimin ndërkombëtarr të vendosur ndaj adoptimeve.

RUMANIA DYSHOHET SE KA SHKELUR NDALIMIN E ADOPTIMEVE

Bukureshti gjendet nën presionin e Bashkimit Europian pas daljes në dritë të provave se vendi ka shkelur ndalimin ndërkombëtarr të vendosur ndaj adoptimeve.

Monday, 21 February, 2005

Kur e kanë marrë nga një shtëpi fëmijësh shtetërore pesë vjet më parë, Andrea ka qenë një fëmijë që grindej, dhe nuk i shihe me sy të mirë ata që nuk i njihte.


Sot, pjesë e një familjeje në Otopeni, pranë kryeqytetit Bukuresht, ajo duket mishërimi i një fëmije të lumtur. Vajza e vogël qesh vazhdimisht, është shumë e afrueshme dhe gjatë pjesës më të madhe të kohës luan.


“Ne e duam shumë dhe përpiqemi ti japin asaj ndjenjën e shtëpisë dhe normalitetit,” thotë nëna adoptuese e Andreas, Carmina Rogati.


“Nëna e saj jeton dhe ato takohen ndonjëherë, por familja e vërtetë e Andreas është kjo. Fakti që unë nuk jam prindi i saj ligjërisht, nuk do të thotë asgjë”.


Familje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Rumani pas përpjekjeve të shumta gjatë viteve të fundit për të përmirësuar jetën e shumë fëmijëve të braktisur.


Ndihma të huaja në vlerën e disa miliona dollarëve amerikanë janë shpenzuar për mbylljen e institucioneve të mëdha dhe vendosjen e mijëra jetimëve në familje – një sistem i cili nuk njihej më parë në Rumani.


Sipas qeverisë, gjatë pak vjetëve të fundit, pothuajse 45,000 fëmijë janë vendosur nën kujdesin e familjeve apo u janë lënë në kujdestari të afërmëve.


Por lufta ndaj varfërisë së fëmijëve dhe mungesës së kujdesit nuk ka mbaruar ende. Rumania ende ka rreth 37,000 fëmijë në shtëpitë e fëmijëve shtetërore – pothuajse gjysma e numrit krahasuar me katër vjet më parë – shumica e të cilëve janë braktisur nga prindërit e tyre.


“Rumunët janë zakonisht prindër të kujdesëshëm por ka edhe njerëz të cilët preferojnë ti abandonojnë fëmijët e tyre, duke thënë se nuk mund të kujdesen për ta,” thotë Cristina Liberis, një gazetare e specializuar në cështjet sociale.


Kujdestaria e familjeve rumune shihet nga autoritetet lokale si zgjidhja më e mirë për problemet e fëmijëve të braktisur. Dy vjet më parë, ka pasur një fushatë për të inkurajuar këtë proces, sepse gjatë komunizmit as shteti dhe as kisha nuk kanë qenë të gatshëm të paguanin familjet për të rritur fëmijët e të tjerëve.


“Pas kësaj fushate dhe dhënies së disa shpërblimeve financiare, marrja nën kujdes nga familjet është rritur me pothuajse 50 përqind,” kathënë Gabriela Coman, drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, NACP, duke shtuar se 3,756 fëmijë të braktisur kanë gjetur një familje të re gjatë viteve 2001 deri 2003.


Por burime brenda NACP, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë për IWPR se në fakt ka shumë më tepër kërkesa për të marrë në kujdestari fëmijë të braktisur se sa ka fëmijë – por qeveria thjesht nuk i merr ato parasysh.


Analistët thonë se kjo është për shkak se Rumani momentalisht gjendet ndërmjet dëshirës së Bashkimit Europian – i cili kërkon të ruhet bllokimi i vendosur për adoptimet ndërkombëtare – dhe presionit nga disa qeveri të huaja të cilat janë të gatëshme të lejojnë birësimine fëmijëve rumunë.


Në fund të vitit 2001 është vendosur ndalimi i adoptimeve nga jashtë shtetit nën presionin e BE, e cila ka akuzuar autoritetet për korrupsion. Brukseli gjithashtu ka dashur të gjejë edhe zgjidhje brenda vendit për këtë problem, duke paralajmëruar se adoptimet nga jashtë vendit do të krijonin një industri e cila do të vepronte në bazë të kërkesës e cila mund të bënte që Rumania të kishte vazhdimisht fëmijë të braktisur në numër të madh.


Për këtë arësye BE i ka kërkuar Bukureshtit të ndërpriste praktikën e adoptimit të fëmijëve nga jashtë vendit deri sa korrupsioni në këto procedura të zhdukej një herë e mirë. Qeveria e ka pranuar këtë propozim duke ndërprerë procedurat për adoptim nga rreth 3,500 familje të huaja.


Qeveria prej asaj kohe është gjendur nën presion për të ndërprerë këtë bllokim – kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe disa senatorë amerikan kanë shkuar deri aty sa kanë ofruar edhe një shpërblim, pranimin e vendit në NATO, nëse Rumania zhbllokonte procedurat e adoptimeve. Vende të tjera, si Italia, Izraeli dhe Franca, kanë kërkuar gjithashtu për rifillimin e adoptimeve.


Burime nga NACP thonë se autoritetet u janë nënshtruar këtyre presioneve – dhe mendohet se nuk po konsiderojnë shumë kërkesa për adoptim nga familje rumune, me qëllim për të shtyrë përpara kërkesat e ardhura nga jashtë të quajtura “si përjashtime” dhe “raste të jashtëzakonëshme”.


Si rezultat, qeveria ka lejuar që familje të huaja të birësojnë rreth 1,115 fëmijë gjatë dy vjetëve të fundit, dhe 1,300 aplikime nga jashtë janë marrë vetëm gjatë disa muajve të fundit.


Rumania gjendet tani në një pozicion të vështirë në lidhje me adoptimin e fëmijëve, në një kohë kur zyrtarët e vendit p përpiqen të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në BE brenda këtij viti.


Pasi ka pranuar muajin e kaluar se 105 fëmijë janë dërguar kohëte fundit në Itali për adoptim, Bukureshti tani do të duhet të shpjegojë shumë gjëra para BE-së në një kohë kur zyrtarë të lartë po diskutojnë hyrjen e Rumanisë në bashkim.


Kryeministri Adrian Nastase ka thënë se këto raste janë lejuar me një vendim të vecantë të qeverisë i cili nuk lejon asnjë hapësirë për korrupsion.


Por baronesha Nicholson – përfaqësuesja speciale e parlamentit europian për Rumaninë – dhe shumë nga kolegët e saj kanë dënuar Bukureshtin për atë që ata e shikojnë si një shkelje të qartë të ndalimit të vendosur nga BE, dhe kanë kërkuar bllokimin e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.


Parlamenti europian do të bëjë rekomandimet e tij në fund të muajit shkurt, por bisedimet për anëtarësim mund të bllokohen vetëm pas ndonjë vendimi të Komisionit Europian.


Marian Chiriac është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR në Bukuresht.


Israel
Frontline Updates
Support local journalists