Ceshtja Bullgare E Shkupit
Maqedonia dhe Bullgaria kane arritur nje zgjidhje te rendesishme te problemeve te gjuhes, minoriteteve etj. Por kjo eshte shoqeruar me debate te forta ne te dy vendet.
Ceshtja Bullgare E Shkupit
Maqedonia dhe Bullgaria kane arritur nje zgjidhje te rendesishme te problemeve te gjuhes, minoriteteve etj. Por kjo eshte shoqeruar me debate te forta ne te dy vendet.
Maqedonia po bie ne krahet e Bullgarise dhe rezikon te humbase sovranitetin e saj karshi diktatit te autoritetit qeverises te Sofjes.
Do te dukej nje spekullim nacionalist, i cili do te kishte nje fare kuptimi vetem per qellime politike per te ndezur situaten politike ne Maqedoni. Kjo do te dukej e veshtire te arrihej pas hapit te madh te koheve te fundit ne marredheniet Maqedono-Bullgare. Nje mbeshtetje edhe me e madhe per sigurine e Maqedonise jane mijera trupa nderkombetare qe do te arrijne ne vend si nje faze e pare drejt vendosjes se tyre ne Kosove.
Megjithate jane bere disa deklarata mbi te ashtu quajturen shitje te qeverise. Jeta politike ne Maqedoni ka qene shume intensive. Duket sikur cdo dite del nje ceshtje edhe me rendesishme e cila kalon ne hije ngjarjen e rendesishme te nje dite me pare. Skandali i Taivanit--vendosja e marredhenieve diplomatike--provokoi nje veto nga ana e Republikes Popullore Socialiste te Kines ndaj zgjatjes se mandatit te Forces Parandaluese te OKB (UNPREDEP). [Shih Iso Rusi, « Pretekste te jashteme per nje Lufte te brendeshme », Balkan Crisis Report, No.3.] Pesimistet argumentojne se kjo rrezikon drejt per se drejti paqen dhe stabilitetin ne Maqedoni. Kjo mosmarreveshje e madhe akoma nuk ishte zgjidhur kur shpertheu ceshtja Bullgare.
Fillimi ishte nje vizite e nje delegacioni qeveritar i perbere prej 15 ministrash dhe zyrtaresh te tjere, kryesuar nga kryeministri Ljubco Georgievski, per te nenshkruar nje deklarate te perbashket dhe shtate marreveshje nderkombetare. Vizita ishte paraprire nga nje mbledhje dramatike e Keshillit te Sigurimit Kombetar, dhe u pasua menjehere nga nje debat akoma edhe me i ashper ne Parlament ne mes te Presidentit te vjeter Kiro Gligorov dhe Kryeministrit te ri Georgievski.
Firmat ne Sofje shenojne nje fillim te ri : nje grindje e gjate rreth ceshtjes se gjuhes nuk ka lejuar nenshkrimin e disa marreveshjeve ne mes te dy vendeve sepse ata nuk binin dakort se si ti referoheshin gjuhes apo gjuheve ne te cilat marreveshjet do te shkruheshin. Bullgaret ne vija te pergjitheshme mendojne se Maqedonasit flasin nje variant te Bullgarishtes, ndersa Maqedonasit jane krejtesisht te bindur se ata flasin nje gjuhe te ndryshme. Edhe gjendja e minoritetit Maqedonas ne Bullgari ka qene nje burim mosmarreveshjesh.
Deklarata e re, e nenshkruar nga Georgievski dhe Kryeministri Bullgar Ivan Kostov, thekson se ajo eshte nenshkruar « ne dy kopje origjinale, secila prej tyre ne gjuhen zyrtare te secilit vend--gjuhen Maqedonase, sipas Kushtetutes se Republikes se Maqedonise, dhe gjuhen Bullgare, sipas Kushtetutes se Republikes se Bullgarise. Te dy tekstet jane njelloj te vlefshem. »
Pika me e diskutueshme, Neni 11, mbulon minoritetin Maqedonas. Ajo thote se « Republika e Maqedonise deklaron se asgje ne Kushtetuten e saj nuk mund ose nuk do te interpretohet si nje baze per nderhyrje nga ana e Republike se Maqedonise ne ceshtjet e brendeshme te Republikes se Bullgarise me qellim qe te mbroje statusin dhe te drejtat e njeriut/individit te cilet nuk jane nenshtetas te Republikes se Maqedonise. »
Si pjese e ketyre marreveshjeve, Bullgaria i ka falur Maqedonise 150 tanke dhe 150 arme artilerie. Kjo eshte nje dhurate e rendesishme. Me pare Maqedonia nuk kishte tanke ; eksperte ushtarake kane thene se armet e artilerise jane te nje cilesie me te mire se ato te marra si ndihme nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Presidenti nisi nje sulm te eger ndaj ketyre pikave te marreveshjes. Ne pergjigje te ceshtjes se Taivanit, Gligorov mbajti fjalimin e pare te tij te jashtezakonshem para Parlamentit gjate tete vjeteve qe ai ka qene President. Pas kthimit te delegacionit nga Sofja, ai hapi nje fushe te re mosmarreveshjesh me qeverine, duke i shtrire verejtjet e tij edhe mbi marreveshjet e reja.
Ai praktikisht akuzoi administraten e Georgievskit se po hiqte dore nga e drejta e Maqedonise per te ndihmuar minoritetin Maqedonas ne Bullgari. Ai argumentoi se marreveshja mbi gjuhen nuk kishte ofruar zgjidhje te mosmarreveshjeve pese vjecare ndermjet te dy vendeve mbi ceshtjet e gjuhes dhe ato politike. Dhe ritheksoi edhe nje here se ai besonte se trupat e OKB-se jane te nje rendesie te vecante per sigurine e Maqedonise, pavaresisht ceshtjes se nje vendosje te mundeshme te trupave te NATO-s.
Kryeministri u pergjigj fuqishem. Ai pretendoi se formulimi i ceshtjes se gjuhes ne marreveshjet Maqedono-Bullgare eshte nje nga pese sugjerimet e bera nga Partia Social Demokrate e Gligorovit ne vitin 1996, kur ata ishin ne pushtet. Ai argumentoi se nenet mbi minoritetin Maqedonas--te quajtur si nje kapitullim nga Gligorovi--permbajne nje gjuhe te pakten dy here me te forte se sa Neni 6 i marreveshjes se perkoheshme me Greqine, nenshkruar ne Shtator 1995, nje marreveshje nderkombetare nen vezhgimin e rrepte te komuniteti nderkombetar.
Shtypi ka njoftuar se ashpersimi i mosmarreveshjeve ndermjet presidentit dhe kryeministrit ka arritur nivele te reja. E perditeshmja Nova Makedonija thote se « cdo levizje e bere nga Qeveria dhe cdo kunder reagim nga opozita po dramatizohet dhe tregohet si nje rrezik per shtetin dhe kombin ose si nje grusht shteti i vogel. » E perditeshmja e pavarur Dnevnik komenton se « eshte ceshtje kohe para se Gligorov te filloje, ashtu si senatori Romak Kato, te perfundoje cdo fjalim te tij me te njejtat fjale: Si do qe te ndodhe, Kartagjena duhet te shkaterrohet. Natyrisht roli i Kartagjenes here pas here do te luhet nga qeveria e VMRO-DPMNE, » Organizata Revolucionare e Brendeshme Maqedonase-Levizja per Bashkimin Kombetar Maqedonas e udhehehequr nga Georgievski. Ne fakt, intensiteti i ketyre mosmarreveshjeve politike te brendeshme zbehet ne krahasim me shkallen e ceshtjeve politike te rendesishme ne mes te dy vendeve me nje marredhenie teper komplekse. Bullgaria ishte vendi i pare qe njohu zyrtarisht Republiken e Maqedonise, pas shpalljes se pavaresise se saj (ne Janar 1992), duke pranuar edhe emrin qe Maqedonia kishte zgjedhur ne me pak se tre muaj.
Ne ate kohe njohja nderkombetare dukej si e pamundur per tu arritur. Presidenti i atehershem Bullgar Zeliu Zelev, i cili ishte personi qe interesohej per njohjen nga ana e Sofjes, shkoi akoma me tej, duke bindur edhe Presidentin Rus Boris Yeltsin te bente te njejten gje. Ne te vertete, Yeltsin nenshkroi dekretin per njohjen e Maqedonise, ne avionin e tij gjate kthimit nga nje vizite zyrtare ne Bullgari, pa u konsultuar fare me ministrine e tij te jashteme.
Gjendja ekonomike ishte po aq e keqe sa edhe ajo diplomatike. Greqia kishte bllokuar kufirin me Maqedonine arbitrarisht (Shkurt 1992-Tetor 1995), dhe Jugosllavia ishte nen sanksione nderkombetare. Por Bullgaria se bashku me Shqiperine, hapen nje korridor tregetar lindje-perendim i cili sherbeu jo vetem si e vetmja rruge per eksportet ne Europe dhe pjesen tjeter te botes por edhe si nje rruge e rendesishme per importimin e naftes, ushqimeve, dhe mallrave te tjera te domosdoshme per mbijetesen e vendit.
Marredheniet u ftohen pas shpalljes se nje politike te «distancave te njejta » me te gjithe fqinjet. Greqia akoma refuzonte te njihte Maqedonine, Shqiperia e njohu ate nen emrin e Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise (FYROM), dhe Republika Federative e Jugosllavise e njohu ate vetem pas marreveshjes se Dayton nen nje presion te madh nderkombetar. Presidenti Gligorov, ne kulmin e fuqise se tij ne vend dhe ne arenen nderkombetare, u perpoq te krijonte nje rruge ne mes kaq shume interesave rajonale. Gjate nje vizite zyrtare ne Bullgari ne vitin 1994, ai nuk pranoi te nenshkruante marreveshje nderkombetare te cilat thoshin se ato ishin shkruajtur ne « gjuhet zyrtare te te dyja vendeve ». Kjo, nga pikpamja e Shkupit, dukej si nje shembull tjeter i mosnjohjes se gjuhes Maqedonase. Keshtu « mosmarreveshja e gjuhes » u krijua, dhe shume marreveshje ne mes te dy vendeve nuk mund te nenshkruheshin.
Nenshkrimi i koheve te fundit ne Sofje ka shenuar nje ngrohje te rendesishme te marredhenieve ne mes Shkupit dhe Sofjes. Deklarata e re konfirmon se asnje nga vendet nuk ka dhe nuk do te kete pretendime territoriale mbi vendin tjeter. As nuk do te « ndermarre, provokoje apo mbeshtese akte dhe aktivitete me karakter armiqesor kunder njeri tjetrit … [ose] do te lejoje qe territori i tij te perdoret kunder tjetrit nga organizata apo grupe qellimi i te cileve eshte te rerezikojne paqen dhe sigurine e vendit tjeter. »
Kjo gjuhe eshte pershendetur ne arenen nderkombetare. Bashkimi Europian pershendeti palet « per zgjidhjen e mosmarreveshjes se gjate mbi gjuhen ne mes te dy vendeve ». Boni njoftoi se te dyja vendet kane « dhene nje shembull se si mund te zgjidhen problemet e veshtira me ane te marreveshjeve ne frymen e marrdhenieve te mira ndermjet fqinjeve ». Ministri i Jashtem Britanik Robin Cook i dergoi nje leter mbeshtetje Ministrit te Jashtem Maqedonas Alexander Dimitrov, ku shprehte besimin e tij se vendet e rajonit mund te bashkepunojne ne menyre konstruktive per te zgjidhur mosmarreveshjet dhe per te ndertuar nje te ardhme te perbashket me te mire. Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright i ka derguar nje leter Georgievskit duke e pergezuar ate me shprehjen se « Qeveria juaj dhe Qeveria e Bullgarise do te bashkepunojne ne krijimin e marredhenieve me te thella te bashkepunimit dy palesh bazuar ne respektin e dyanshem, dhe ne besim e mirekuptim. »
Nderkohe, ndersa gjuha diplomatike ka terhequr kaq shume vemendje, ndryshimet rrenjesore ne qendrimin ushtarak Maqedonas nuk kane terhequr pothuajse asnje koment. Pak njerez qe prej fjalimit kritik te Gligorovit ne parlament komentojne tani rreth perfundimit te rolit te UNPREDEP-it ne vezhgimin e kufirit me Maqedonine, te cilet do te largohen perfundimisht. Gjate javeve te fundit, rreth 6,000 trupa Perendimore, dhe armatimet e tyre, kane mberritur nepermjet portit te Selanikut. Bazat ushtarake te Ushtrise Maqedonase po boshatisen per ti lene vendin NATO-s. Dhe Ushtria Maqedonase vazhdon te marre dhurata te reja, perfshi ketu edhe premtimin per 300 makina ushtarake, 115 transportues dhe arme te lehta nga Gjermania. « Oazi i Paqes » po kthehet ne nje baze ushtarake--pavaresisht nga gjuha qe perdoret.
Iso Rusi eshte gazetar i Fokus.