Bosnje: Kercenohet Republika Srpska

Kritiket e Republika Srpska mund te perdorin akuzat ndaj Millosheviqit per te kerkuar shkrirjen e entitetit te Bosnjes.

Bosnje: Kercenohet Republika Srpska

Kritiket e Republika Srpska mund te perdorin akuzat ndaj Millosheviqit per te kerkuar shkrirjen e entitetit te Bosnjes.

Wednesday, 28 November, 2001

Akuzat e reja per krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviqit, te cilat e akuzojne per genocid ne Bosnje, mund te vene ne pikpyetje edhe vete ekzistencen e Republika Srpska, RS, dhe te shkaktojne nje destabilizim ne Serbi.


Dy akuza te mepareshme te bera ndaj ish presidentit Jugosllav kane pasur te bejne me krime individuale te kryera nga forcat Serbe ne Kroaci dhe Kosove, por nuk kane permendur genocidin.


Megjithate, akuzat per Bosnjen, nuk mund te injorojne masakren e Srebrenices te vitit 1995 per te cilen nje Gjeneral Serb, Radislav Krstiq, eshte denuar tashme per genocid. Meqenese rasti i Hages bazohet ne besimin se Millosheviq ka planifikuar, urdheruar apo frymezuar masakren ne Bosnje, ai nuk mund te perballet me nje akuze me te lehte.


Kryeprokurorja e Hages, Karla Del Ponte, eshte e bindur se ajo do te jete ne gjendje te provoje se Millosheviqi ka qene nxitesi kryesor i ketyre masakrave.


Akuzat e reja kane shkaktuar shqetesim ne RS. Ne Banja Luka, ndihet nje atmosfere paniku. Ekziston frika se nje hap i tille mund te coje ne denimin e te gjithe entitetit, edhe thirrje per shperberjen e tij, ndersa armiqte e tij tani mund te thone se entiteti eshte themeluar pas nje genovidi.


Akuzat mund te jene te bezdiseshme edhe per regjimin post Millosheviqit ne Beograd. Dy shefa policie, te rendesishem ne rrezimin e Millosheviqit ne Tetor 2000, jane permendur ne akuzen e Hages ne lidhje me Bosnjen.


Sipas akuzave, Millosheviq ka pasur "kontroll te vertete" dhe "influence te madhe" ndaj ushtrise Jugosllave, ushtrise se Serbeve te Bosnjes dhe paraushtarakeve Serbe qe jane derguar te luftojne ne Bosnje.


Emrat e 14 drejtuesve politik, ushtarak, policor dhe paraushtarak jane permendur ne akuze si bashkepunetore te Millosheviqit ne ate qe e pershkruan si nje "ndermarrje te perbashket kriminale".


Ne krye te listes jane drejtuesit Serbe te Bosnjes Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq. Pas tyre jane figurat politike, Momcillo Krajishnik dhe Biljana Plavshiq.


Gjithashtu ne akuze permenden edhe emrat e ish ekipit presidencial Jugosllav, Borislav Joviq dhe Branko Kostiq; Milan Martiq, drejtuesi i Serbeve te Kroacise ne kohen e luftes; shefat paraushtarak, perfshire Zheljko Raznatoviq "Arkan"; oficeret e ushtrise Jugosllave si Veljko Kadijeviq dhe Blagoje Axhiq; dhe Jovica Stanishiq, shefi i policise sekrete, dhe Franko Simatoviq, ish komandant i forcave speciale.


Vecanerisht e sikleteshme per Beogradin eshte perfshirja e Stanishiq dhe Simatoviq, i cili ka qene edhe ne listen e te akuzuarve per Kroacine, te bere publike ne Shtator 2001.


Stanishiq dhe Simatoviq kane luajtur nje rol te rendesishem ne rrezimin e Millosheviqit nga pushteti, kryesisht duke premtuar se nuk do te nderhynin kunder civileve gjate ngjarjeve te Tetorit 2000. Ne shkembim, ata kane kerkuar siguri nga Zoran gjingjiq, kryeministri Serb, qe ata nuk do te ekstradoheshin ne Hage.


Qeveria e re demokratike e zgjedhur ne Beograd ka predizpozicionin per ta paraqitur Millosheviqin si dicka te se kaluares. Ekstradimet e metejeshme do te provokonin mungese stabiliteti, vecanerisht ndersa lobi anti Hages eshte ende i fuqishem ne Serbi.


Me heret ne Nentor, qeveria Serbe ka pasur probleme per te shtypur nje rebelim te forcave speciale policore Serbe te cilet kane pasur frike se mund te gjendeshin ne listen e Hages.


Te Djelen, Sinisha Gjorgjeviq, i cili eshte keshilltar i kryeministrit te RS, Mladen Ivaniq per ceshtjet e marredheneive me Hagen, ka paralajmeruar se mbijetesa e republikes Serbe do te kercenohej nese gjykata e konsideron fajtor Millosheviqin per genocid. "Republika Serbe duhet te beje te pamunduren per te mbrojtur ekzistencen," ka thene ai.


Ne Federaten Kroato-Boshnjake te Bosnjes, akuzat ndaj Millosheviqit jane pershendetur me kenaqesi. Kasim Trnka, i cili perfaqeson Bosnjen ne kerkesat e saj per reparacionet e luftes nga Jugosllavia, ka thene per te perditeshmen e Sarajevos Dnevni Avaz se "Akuza per genocid ndaj Millosheviqit, si edhe akuzat per Srebrenicen, jane shume te rendesishme per percaktimin e karakterit nderkombetar te luftes ne Bosnje. Ato do te forcojne ndjeshem pozicionin e Bosnjes""


Partia Boshnjake per Veprim Demokratik, SDA, e cila drejtohej nga presidenti i Bosnjes i kohes se luftes, Alija Izetbegoviq, ka thene se akuzat ndaj Millosheviqit konfirmojne se Jugosllavia ka kryer agresion ndaj Bosnjes dhe ndaj grupeve etnike jo Serbe. Partia ka thene se genocidi, nder te tjera, ka rezultuar ne krijimin e RS-se, duke lene te kuptohej se ajo nuk duhet te jete ne gjendje te mbijetoje ne kete forme.


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Blic News te Beogradit.


Frontline Updates
Support local journalists