Mali i Zi Ne Prag Te Katastrofes Financiare
Mali i Zi kercenohet nga trazira sociale ndersa vendi zhytet edhe me thelle ne krize ekonomike.
Mali i Zi Ne Prag Te Katastrofes Financiare
Mali i Zi kercenohet nga trazira sociale ndersa vendi zhytet edhe me thelle ne krize ekonomike.
Mali i Zi perballet me nje kolaps financiar, ndersa vendi eshte zhytur edhe me teper ne borxhe dhe ndihma financiare Perendimore eshte pakesuar, duke shtuar shqetesimin per trazira te medha sociale te cilat mund te rrezojne qeverine e Presidentit Millo Gjukanoviq.
Administrata tashme eshte dobesuar shume. Partia e Gjukanoviqit pro pavaresise Partia Social Demokrate ka arritur nje rezultat te keq ne zgjedhjet e Prillit dhe eshte detyruar te drejtohet per ndihme Bashkimit Liberal i cili ka gjashte deputete ne menyre qe te ruante shumicen parlamentare ne parlamentin me 77 vende.
Ndersa Sllobodan Millosheviqi ishte ende ne pushtet ne Serbi, qeveria pro-pavaresise ne Mal te Zi gezonte nje simpati te madhe ne Perendim. Arka financiare e Podgorices eshte mbushur me bujari ndersa bota shmangej me kujdes te mos shikonte tregtine ilegale qe zhvillohej ne vend, vecanerisht kontrabanden e cigareve.
Por qekur Millosheviqi ra ne Beograd, mbeshtetja Perendimore per pavaresine e Malit te Zi eshte pakesuar, pjeserisht per shkak te shqetesimeve mbi Kosoven, e cila do te perbente problemin me te madh per bashkesine nderkombetare nese Jugosllavia shperbehej. Provinca, tani nen protektoratin nderkombetar, mbetet nje pjese e federates sipas Rezolutes 1244 te OKB-se.
Qeveria po perpiqet te mbylle boshllekun financiar duke mbledhur me nxitim detyrimet doganore dhe taksat, duke hedhur ne treg bono dhe duke kerkuar kredi te huaja. Por Mali i Zi mbetet shume i varur nga donacionet Perendimore. Vedni ka marre 335 milion Marka Gjermane gjate tre vjeteve te fundit nga SHBA dhe BE, afersisht 10 perqind te prodhimit te pergjitheshem bruto nga viti 1998 deri ne 2000.
SHBA i ka dhene falas Malit te Zi nje ndihme financiare prej 89 milion dollare per kete vit, nje pjese e se ciles ishte menduar per mbulimin e deficitit buxhetor, ndersa pjesa tjeter per programe sociale dhe ndihme ne teknologji. Megjithate, parate e planifikuara per buxhetin kane arritur me nje vonese prej disa muajsh. Kesti i pare ka mbesrritur vetem ne vere.
Kjo ka shkaktuar probleme te medha, duke vonuar dhenien e pensioneve me te pakten nje muaj. Edhe refugjatet dhe personat e zhvendosur kane vuajtur pasojat. Mungesa e ndihmes se huaj ka bere qe qeveria te perdore burimet e saj te pakta per te ndihmuar rreth 40,000 syresh.
Shume Malazez kane frike se Perendimi po e denon qeverine duke ngadalesuar me qellim dhenien e ndihmes. "Ishte planifikuar qe 20 perqind e buxhetit te ketij viti te mbulohej nga donacionet e huaja," ka thene nje zyrtar i ministrise se financave. "Por duket se kembengulja e qeverise per pavaresine e Malit te Zi ka bere qe disa vende perendimore te 'harrojne' ndihmen e tyre financiare".
Si rezultat, administrata perballet me nje mungese prej rreth 20 perqind te buxhetit te ketij viti prej rreth 450 milion marka Gjermane. Nje menyre per te mbledhur para eshte leshimi i bonove tethesarit. Kesti i pare i ketyre bonove me vlere 5 milion marka, eshte hedhur ne treg me 4 Shtator.
Ministria e financave ka thene se kjo sasi e bonove eshte shitur menjehere po ate dite ne ankand, por nuk ka thene se kush kane qene bleresit. Ka dyshime se bleresit e ketyre bonove kane qene kryesisht kompanite shteterore te cilat kane blere bonot vetem per te treguar besnikerine ndaj Gjukanoviqit. Testi i vertete do te jete kur qeveria te konvertoje bonot me 4 Tetor. Nese ajo do te mundet te paguaje interesa, bleresit do te behen te interesuar per tre kestet e tjera, me vlere prej 10 milion marka. Nese qeveria nuk do te jete ne gjendje te beje nje gje te tille, bleresit do te frikesohen.
Ministria e financave, taksave dhe doganave, nderkohe, ka thene ne muajin Gusht se ajo kishte rritur fitimet vjetore nga mbledhja e detyrimeve nga 45 ne 53 milion marka. Megjithate, kjo shume nuk mjafton per te mbushur hapesiren e shkaktuar nga vonese e ndihmes se huaj financiare.
Qeveria pervec emetimit te bonove dhe mbledhjes se taksave, po perpiqet te ule ndjeshem edhe shpenzimet. Investimet ne projektet e infrastruktures te financuara nga shteti ne vitin 2001 jane ulur ne masen 20 perqind, ndersa qeveria thuhet se ka vendosur te shese dy avione dhe te pakesoje floten e makinave zyrtare. Qeveria ka marre gjithashtu edhe nje vendim jo shume popullor per te nderprere subvencionet e dhena per cmimet e qumeshtit dhe bukes, gje e cila mund te shkaktoje edhe me teper zemrim ne rradhet e te varferve.
Ndersa fondet dhe ndihmat jane pakesuar, presioni i brendeshem eshte rritur. Sindikata me e madhe ne Malin e Zi, Bashkimi i Punetoreve te Pavarur, ka njoftuar nje greve te pergjitheshme nje oreshe per ne daten 1 Tetor. Sindikata eshte ankuar per rritjen e kostos se jeteses dhe mos rritjen e pagave dhe ka kerkuar nje rritje prej 20 perqind te pages minimale, e cila per momentin eshte 80 marka ne muaj.
Qeveria po i reziston kerkesave te sindikatave, sepse kjo gje do te shtonte edhe 10 milion marka ne shpenzimet mujore te saj. "Parate nuk vijne nga Marsi," eshte ankuar ministri i punes, Drgisa Burzan.
Nderkohe, opozita, po e shfrytezon kete krize per te sulmuar autoritetet per nje menaxhim te keq te ekonomise se tregut. Drgisha Doziq, i Partise Social popullore, mbeshtetes te vazhdimit te bashkimit me Serbine, thote se urija "po troket ne dere" te shume Malazezeve si pasoje e politikave te Gjukanoviqit. "Liberalizimi i cmimeve te produkteve kryesore pa nje program social adekuat ka vene ne rrezik ekzistencen ekonomike te qytetareve," ka thene ai.
Testi per strategjine e qeverise do te jete padyshim brenda gjashte muajve te ardheshem, kur ka mundesi qe te mbahen edhe zgjedhjet e reja.
Zoran Raduloviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Monitor ne Podgorica.