Partite e Z. dhe Znj. Miloshevic Grinden per Para Dhe Kontrollin e Gjithe Serbise

Harmonia idilike ndermjet partise "se tij dhe te saj" qe dominojne koalicionin qeveritar qe drejton Serbine nuk shkon shume larg. Ne provincat e Serbise dy aleatet jane duke u grindur ashper - kryesisht per para.

Partite e Z. dhe Znj. Miloshevic Grinden per Para Dhe Kontrollin e Gjithe Serbise

Harmonia idilike ndermjet partise "se tij dhe te saj" qe dominojne koalicionin qeveritar qe drejton Serbine nuk shkon shume larg. Ne provincat e Serbise dy aleatet jane duke u grindur ashper - kryesisht per para.

Thursday, 10 November, 2005

Harmonia idilike ndermjet partise "se tij dhe te saj" qe dominojne koalicionin qeveritar qe drejton Serbine nuk shkon shume larg.


Partia Socialiste (SPS) e presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL) e drejtuar nga gruaja e tij Mira Markovic jetojne mjaft te lumtur si partnere ne qeverine e koalicionit drejtues te Serbise. Por kjo harmoni e bukur ndermjet partise se tij dhe te saj nuk shkon shume larg nga Beogradi.


Ne Serbine provinciale dy partite e medha jane ne grindje te ashper. Kryesisht per ceshtje parash.


Zyrtare dhe anetare te te dy partive partnere deklarojne se ne Serbine qendrore dhe jugore ata nuk kercenohen nga protestuesit e opozites qe marshojne cdo dite neper qytetet e vendit, por frikesohen nga njeri tjetri.


SPS - e cila ka trasheguar aparatin dhe pasurite e ish Partise Komuniste - si rezultat kontrollon autoritetet lokale dhe fondet shteterore ne shumicen e qyteteve ne Serbine jugore. Por gjate vitit te fundit njerezit e JUL kane ngjitur me shpejtesi shkallet e pozitave te larta, si ne pushtet ashtu edhe ne ekonomine lokale.


Kjo i nervozon zyrtaret e SPS dhe i ben ata jo shume te gatshem te bashkepunojne me te ashtuquajturit partner ne koalicion. "Ne nje fare menyre, anetaresia e vertete e SPS kurre nuk e ka gelltitur lindjen e JUL," tha nje zyrtar i SPS se Miloshevicit ne Kragujevac, nje nga pese qyetet me te medha ne Jugosllavi.


Stili i JUL eshte teper i vecante. Per gjashte vjet Momcilo D. ka qene pronar i nje kompanie emport - eksporti duke punuar me shperndares ne Kraljevo pa asnje problem. "Me pas JUL i Mires emeroi njerezit e saj ne postet kyce qe kontrollojne parane dhe filloi te ndertoje komunizmin e saj," thote Momcilo D. nje zyrtar i SPS ne Kraljevo. "E pra kjo nuk eshte e pranueshme."


Dega ne Kraljevo e versionit te Komunizmit te JUL ka derguar dy "lajmetare" tek te gjitha bizneset e tij duke kerkuar para per te "ndihmuar" partneret e tij te biznesit ne qytet. Ai i perzuri ata.


Nje jave me pas nje bande njerezish te forte hyri pasdite vone me force ne zyren e tij. Ata i thane atij se i jepnin dy dite kohe per te paguar "per te ndihmuar partneret e tij," ose perndryshe do te kishte "probleme te medha". Momcilo D. pagoi, por meqenese sic thote ai "une nuk doja qe kjo gje te behej rruge, une shkova ne zyrat qendrore te SPS ne Beograd dhe njoftova per cdo gje. Ata me qetesuan dhe me thane se cdo gje do te qetesohej."


Ne fakt ata nuk e perseriten me, por Momcilo ka degjuar nga koleget e tij per raste te ngjashme kur njerezit e JUL kane kercenuar kompani te tjera ne pronesi te anetareve apo simpatizanteve te SPS.


JUL ne Kraljevo perdor sherbimet e njerezve si 23 vjecari Sasa D., nje anetar i klubit Aikido te arteve luftarake ne qytet dhe student ne Shkollen e Larte te Puneve te Brendeshme ne Beograd. Ai nuk ka para, por i pyetur se kush paguan per pjesemarrjen e tij neper turne te ndryshem, ai te pergjigjet menjehere. "Ata, njerezit e JUL," thote ai.


"Ne shkembim, ata na kerkojne ndihme kur duhet te ushtrojne presion mbi ndonje person per te marre para. Eshte e thjeshte." Te gjithe anetaret e klubit Aikido tashme jane anetare te bordit bashkiak te JUL.


Edhe SPS ben te sajen. Zyrtarja lokale e JUL Ljiljana T. punonte si drejtoreshe ne nje kompani shteterore ne Aleksandrovac, 190 kilometra ne jug te Beogradit, deri kater muaj me pare. Dikur ajo u konfrontua me autoritetet lokale te kontrolluara nga SPS.


"Dikush me degjoi ndersa une po flisja per SPS ne qender te qytetit dhe vrapoi te njoftonte per kete kryetarin e bashkise. Dy dite me pas une u pezullova nga detyra e drejtoreshes, dhe me pas me erdhi edhe urdheri i pushimit nga puna," thote e merzitur Ljiljana T.


Drejtuesi lokal i JUL nuk pati mundesi ta ndihmonte ate dhe kryetari i fuqishem i SPS se qytetit te Alekandrovac, Zivota Cvetkovic, as nuk i flet me asaj. Ne fakt ai i tha asaj ne menyre te hapur ndersa po kalonte permes bashkise: "Eshte problemi yt - kur je anetare e partise se gabuar."


Si perfundim asaj iu desh te kerkoje nje pune tjeter ne qytetin aty prane te Kragujevac. "Dhe une qe u anetaresova ne JUL dy vjet me pare qe te behesha drejtuese," shton e merzitur Ljiljiana.


Marredheniet ndermjet partive te Z. dhe Znj. Miloshevic jane ne piken me te keqe te tyre ne Serbine jugore, ne Krusevac. Ne jug te Serbise te gjithe e dine se kush ka para dhe kush ka pushtet. Ata qe kane nevoje per ndihme apo nje rekomandim, duhet te drejtohen tek SPS. Ata qe kane nevoje per para apo ndonje "favor te vecante" duhet te shkojne tek JUL.


Krusevac njihet si nje bastion i SPS dhe dominon keshillin lokal, ndersa JUL ka vetem nje nga 48 vendet ne keshillin bashkiak. Por kjo nuk e ka penguar JUL qe ta sfidoje ate.


Anetari i SPS Milovan J., nje ekonomist 51 vjecar nga Krusevac, ndihet keq qe partia e tij "per te cilen une jam betuar dhe jam gati te vdes" ka probleme me JUL. "Une e di qe kryetari i JUL ne Krusevac me urren, por ai nuk ka marre urdher te shkaterroj partine. Ky eshte qendrimi i tij personal."


Zyrtari i JUL Rade Markovic, drejtor i uzines me te madhe kimike ne Jugosllavi, Merima ne Krusevac, eshte akuzuar nga deputetet e opozites se ka pervetesuar dy milion Marka Gjermane nga kompania ne prag te nderhyrjes se NATO-s ne Jugosllavi.


Anetaret e SPS ne Krusevac, armiqte e betuar te opozites, ne fillim i perkrahen keto akuza. U desh nje vizite e nje zyrtari te larte te JUL nga Beogradi qe te ndalonte SPS dhe opoziten ne sulmet e saj ndaj JUL.


Ceshtja u mbyll, megjithese parate akoma nuk dihet se ku kane perfunduar.


Srdjan Staletovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists