KOMENT: TË DREJTAT E MINORITETEVE DUHET TË MBROHEN

Bashkësia ndërkombtare duket që po i anashkalon çështjet e minoriteteve në protektorat

KOMENT: TË DREJTAT E MINORITETEVE DUHET TË MBROHEN

Bashkësia ndërkombtare duket që po i anashkalon çështjet e minoriteteve në protektorat

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Tuesday, 2 August, 2005

Derisa bëhet thirrje që shumicës shqiptare të Kosovës tu ipet pavarsia, duhet pasur kujdes që të mos margjinalizohen minoritetet jo serbe të territorit.


Mbrojtja adekuate e drejtave minoritare dhe leja për tu kthyer minoritetet e zhvendosura në shtëpitë e tyre në siguri moti kanë qenë të thëna të jenë kërkesa themelore. Këto kushte duhet të garantohen para se të fillojnë bisedimet lidhur me statusin final të Kosovës. Por, bashkësia ndërkombëtare duket secilën herë e më shumë që është e gatshme të bëj kompromis në çështjet minoritare në rajon.


Me mundësinë që bisedat për status final të fillojnë madje edhe në pjesën e dytë të këtij viti, ekziston një rrezik që romët dhe minoritetet tjera jo-serbe të cilave u mungon një zë politik ta zënë veten krejtesisht të lënë anash. Viktima të konfliktit të cilin kurrë nuk e kanë konsideruar të vetin, ka një kohë të gjatë që romët e Kosovës janë gjetur në shenjestër të diskriminimit dhe dhunës nga të dyja anët.


Gjatë trazirave të Marsit të kaluar, të drejtuara kryesisht ndaj serbëve të Kosovës prej shumicës shqiptare, shumë romë e ashkali u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe prona e tyre u dëmtua. Në të njejtën kohë, romët në Serbi u bën viktimë e sulmeve hakmarrëse të ekstremistëve serb.


Vetëm një nga 25,000 romë kanë mbetur në Kosovë sot, një numër i vogël në krahasim me komunitetin që dikur numëronte diku në mes 60,000 dhe 200,000 njerëz. Ata që kanë mbetur në protektorat e gjejnë veten në një pozitë të pasigurt.


Situata në lagjen e Fabrikës (fabricka mahala) – një lagje në Mitrovicë e cila njëherë ka qenë shtëpi e komunitetit më të madh dhe më të vjetër të romëve në rajon është vetëm një rast që e dëshmon këtë. Ky vend është djegur e plaçkitur deri në tokë vetëm një javë pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në qershor 1999, dhe sot shumë nga ish-banorët mbesin jashtë Kosovës. Të tjerët janë bartur në kampin e refugjatëve në Zitkovac, ku banojnë në një ambient të helmuar nga mbeturinat e fabrikës së afërt. Situata është e njejtë në tërë rajonin: romët e Kosovës janë sot banorët e fundit të kampeve të refugjatëve në ish-Jugosllavi. Dhjetra mija romë jetojnë në banime joformale ku të shumtën e rasteve nuk ka ujë, rrymë dhe shërbime tjera elementare, dhe nën kërcënim të përhershëm nga dëbimi. Mbijetojnë me pak të holla të mbledhura nga ndonjë punë e herëpashershme, me lypësi, me ndihma, donacione apo nga shitja e çkado që gjejnë në kanta të mbeturinave. Nëse këto kampe janë zbrazur gjatë viteve të fundit, kjo më së paku mund të lidhet me faktin se këta banorë janë kthyer në shtëpi e shumë më shumë me faktin që me mija romë disi ia kanë dalur të shkojnë në Evropën përendimore.


Kthimi vullnetar në Kosovë është ende i jashtëzakonshëm. Deri në fund të vitit 2003, Komisioneri i Lartë i Refugjatëve në Kombet e Bashkuara ka regjistruar vetëm 10,000 të ashtuquajtur “kthime të refugjatëve” në Kosovë – pra njerëz që janë kthyer në zonën ku komuniteti apo grupi jeton si minoritet.


Trazirat e mrasit e kanë ngadalësuar procesin në mënyrë të konsiderueshme. Nga 4,100 njerëz të cilët janë përzënë nga shtëpitë e tyre gjatë dhunës, 1,864 mbesin të zhvendosur në Kosovë. Vlerësimi i plotësimit të standardeve që janë shtruar nga bashkësia ndërkombëtare si kusht për negociatat për statusin final të Kosovës që është caktuar të fillojë këtë verë.


Ekziston një presion i vazhdueshëm sot që të fillojnë bisedimet – përkundër faktit që progresi në Kosovë është i kufizuar sidomos në relacion me mbrojtjen e të drejtave minoritare. Grupi i Krizave, organizata hulumtuese me bazë në Bruksel, kohëve të fundit e ka nxitur bashkësinë ndërkombëtare të fillojë të vë themelet e negociatave për status përfundimtar të protektoratit. Perndryshe, analistët e Grupit të Krizave, thonë që frustrimet e shumicës shqiptare do të mund të fusin tërë rajonin në një valë të re të dhunës.


Argumenti i vënë para nga politikanët shqiptarë se nuk mund të pritet që institucionet lokale të Kosovës do të mbrojnë minoritetet deri sa tu ipet pushteti i plotë ka filluar të merret më seriozisht.


Tendenca që t’u iket insistimit në të drejtat e minoriteteve vërehet edhe më qartë në relacion ndaj komuniteteve jo-serbe siç janë romët, ashkalitë dhe egjiptianët. Raporti i fundit i prezentuar nga Sekretari Gjeneral i KB-së Kofi Anan në Këshillin e Sigurimit të KB-së me 14 shkurt në një masë të madhe i anashkalon krejtësisht këto grupe, derisa thekson problemet në të cilat hasin serbët e Kosovës. Duke i marrë parasysh pasojat e kësaj, ngjarjet e Bosnjës dhe Hercegovinës janë alarmante, por precendent instruktiv.


Në kohën e marrëveshjes së paqës së Dejtonit me 1995, romët nuk kanë qenë të përfshirë në mes të popujve të formuar në Bosnë – si rezultat i kësaj ata sot janë lënë jashtë pozitave më të larta politike, duke përfshirë këtu edhe presidencën rotative shtetërore.


Vetëm në vitin 2003 romët e Bosnës kanë marrur status zyrtar si pakicë kombëtare, dhe madje edhe atëherë zbatimi i të drejtave të dhuruara ka qenë shumë i ngadalshëm. Dhjetë vjet pas fundit të luftës, shumë romë të Bosnës e kanë ende të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe vetëm dy përqind prej tyre kanë punë të rregullt.


Sipas raportit të fundit të komisionit Evropian Kundër Racizmit dhe Tolerancës, romët në Bosne gjithashtu vazhdojnë të diskriminohen në aspekt të shkollimit, banimit dhe madje edhe nënshtetësisë.


Mënyra se si romët kosovarë gjithashtu sot janë të injoruar nga bashkësia ndërkombëtare është rezultat i vrazhdë i realpolitikës. Arsyeja që më së pari është thënë të jetë kusht për hapjen e negociatave për status, çështja e ruajtjes së të drejtave të minoriteteve u është nënshtruar vetëm grupeve dominuese të interesit.


Romët, ashkalitë dhe egjiptianët nuk janë në përparësi duke u bazuar në faktin që ata nuk i kanë instititucionet e veta shtetërore ose një zë të unifikuar politik. Komunitetet e tyre janë të shpërndara përgjatë rajonit – madje edhe nëpër Evropë – dhe situata e interesave të anëtarëve të tyre varet nga kjo.


Duke lënë pas dore marrjen parasysh të këtyre faktorëve, bashkësia ndërkombtare rrezikon rritjen e mos pasjes ndjenjë për pakica. Ekziston rreziku që në Kosovë të bëhet situatë në të cilën romët dhe minoritetet tjera jo-serbe nuk kanë më vend.


Karin Varingo është gazetare dhe hulumtuese e pavarur që specializon në marrëdhënie të jashtme dhe çështje të pakicave në EU. Ajo është gjithashtu ish-këshilltare e Zyres Evropiane të Informatave për Romë. Një verzion i mëhershëm i këtij artikulli është botuar në Politikanin Global.


Frontline Updates
Support local journalists