KOMENT: MË NË FUND KORRIGJOHET GABIMI I MARRËVESHJES SË BEOGRADIT

Shteti i bashkuar do të arrijë një progres më të madh falë vendimit të Brukselit për të lejuar një zhvillim të ndarë ekonomik.

KOMENT: MË NË FUND KORRIGJOHET GABIMI I MARRËVESHJES SË BEOGRADIT

Shteti i bashkuar do të arrijë një progres më të madh falë vendimit të Brukselit për të lejuar një zhvillim të ndarë ekonomik.

Monday, 21 February, 2005

Shteti i bashkuar i Serbisë dhe Malit të Zi ka mbetur shumë prapa shteteve të tjera të Ballkanit në rrugën drejt pranimit në Bashkimin Evropian.


Shteti i bashkuar – i vetmi i këtij lloji në botë – nuk ka funksionuar.


Vështirësia e integrimit ekonomik ka qenë një problem i madh, por natyrisht jo i vetmi. Serbia është përballur gjithashtu edhe me oligarkë shumë të fuqishëm të cilët kanë mbijetuar regjimit të Millosheviqit, statusin e pazgjidhur të Kosovës dhe bashkëpunimin jo në nivelin e duhur me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish Jugosllavi, në Hagë.


BE është përpjekur të ndihmojë Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën e tyre drejt integrimit euro-atlantik, por duke insistuar në idenë e bashkimit politik me çdo kusht, Brukseli ka mbështetur edhe një entitet burokratik dhe jo funksional ekonomik.


Gjatë dy vjetëve të fundit, vendi ka qenë një treg jo i bashkuar, me dy monedha të ndryshme dhe pa lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. Tani është bërë e qartë se në këtë mënyrë është vështirë të krijohet një shtet i bashkuar.


Për fat të keq, me përjashtimin e partisë së cilës i përkas unë, asnjë forcë tjetër politike serioze në Serbi nuk ka qenë e përgatitur të thotë të vërtetën.


Tani Brukseli ka ndërhyrë për të mbrojtur interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj duke lejuar që shteti i bashkuar me Malin e Zi të ndjekë “rrugën paralele” të integrimit ekonomik.


Serbia, e ndërgjegjshme për mungesën e stabilitetit politik në vendet fqinje, është e përgatitur të bëhet pararoja e integrimit në Ballkan – ashtu si Kroacia dhe Bullgaria në sytë e Brukselit – ndërsa tregu i saj hapet ndaj rajoneve të tjera.


Nën kushtet e vjetra të marrëveshjes ekonomike kjo nuk ka qenë e mundur.


Për këtë arësye unë mendoj se heqja dorë nga plani për harmonizimin e tregjeve të Serbisë dhe Malit të Zi nuk përfaqëson humbje për idenë evropiane në Ballkanin perëndimor, por përkundrazi, do të thotë heqje dorë nga ekonomia e planifikuar në të cilën ka qenë e mbështetur Jugosllavia e dikurshme.


Cili ka qenë reagimi ynë fillestar për konceptin e ri të afrimit të ndarë me Evropën?


Së pari, ne kemi kuptuar që mund të jemi me efikas dhe të shfrytëzojmë kapacitetet e tanishme institucionale dhe profesionale për të shpejtuar procesin me synim përmbushjen e stabilizimit të përgjithëshëm – politik, ekonomik dhe social.


Së dyti, kemi kuptuar se BE është e gatëshme të zëvendësojë politikën e kushtëzimit me atë të përfshirjes, si një model partneriteti me këtë organizëm.


Së treti, kemi kuptuar se rrugët paralele të Serbisë dhe Malit të Zi do të krijojnë një ambjent politik pozitiv për funksionimin e shtetit të bashkuar.


Së katërti, kemi kuptuar se përfundimi që vendimi për afrimin me rrugë paralele shkatërron argumentat e skeptikëve të evropës në rajon, e bën axhendën evropiane pjesë të procesit të stabilizimit në Serbi, dhe e bën më të vështirë për anti evropianët të përdorin retorikën anti evropiane për qëllime politike të përditëshme.


Për qeverinë e Serbisë, mbështetja e BE-së nuk është vetëm e rëndësishme nga pikpamja e vizionit të saj të përgjithëshëm për të ardhmen e Evropës, por do të thotë gjithashtu edhe njohje e përpjekjeve të saj drejt anëtarësimit në BE. Këtu kam parasysh punën e madhe që është bërë në fushën e legjislacionit, miratimin kohët e fundit të tetë ligjeve. Këto ligje do të duhet të zbatohen sa më shpejt me qëllim shmangien e ngadalësimit të procesit të integrimit.


Afrimi i veçantë i dy republikave me BE është një sinjal i madh pozitiv për Serbinë dhe mbështet qeverinë e saj në detyrën që i ka vënë vetes kur ka caktuar si prioritet të saj axhendën e tranzicionit.


Për mua personalisht, kjo është një mundësi për të ruajtur dhe forcuar arritjet pozitive të Marrëveshjes së Beogradit dhe ndryshuar ato pjesë të saj të cilat nuk janë zbatuar.


Filozofia e jetës sime është se nuk ka problem nëse dikush bën një gabim ndonjëherë; problemi më i madh është nëse ky gabim nuk korrigjohet më pas. Unë mendoj se kjo mund të thuhet për procesin e integrimit të serbisë dhe Malit të zi në BE.


Miroljub Labus është një ndër zëvendëskryeministrat e Serbisë.


Frontline Updates
Support local journalists