SERBI - MALI I ZI: MOSMARREVESHJA MBI DOGANAT PENGON BASHKIMIN

Mosmarreveshjet ne lidhje me harmonizimin e detyrimeve doganore pengojne perpjekjet per krijimin e nje bashkimi te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.

SERBI - MALI I ZI: MOSMARREVESHJA MBI DOGANAT PENGON BASHKIMIN

Mosmarreveshjet ne lidhje me harmonizimin e detyrimeve doganore pengojne perpjekjet per krijimin e nje bashkimi te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.

Tuesday, 6 September, 2005

Krijimi i nje federate te re ndermjet Serbise dhe Malit te Zi po paraqitet me i veshtire se sa kishin menduar shume njerez me pare. Problemi me i madh eshte harmonizimi i deyrimeve doganore - nje pune e cila dukej e thjeshte deri ne takimin e ministrave per te diskutuar kete ceshtje ne fillim te Nentorit.


Pas ketij takimi, u duk qarte se rritja e taksave doganore ne nivelin e kerkuar nga Serbia do te demtonte importet e Malit te Zi dhe do ta bente ate me te prekur nga kontrabanda. Nga ana tjeter, industria e pa mbrojtur vendase e Serbise do te ishte e kercenuar nese taksat do te uleshin nga 12.4 perqind qe jani tani ne nje nivel me te afert me 3.5 perqind qe jane ne Malin e Zi.


Ndryshimi ndermjet monedhave - Mali i Zi tanime ka monedhe zyrtare Euro, ndersa Serbia vazhdon me dinarin - po shkakton gjithashtu probleme.


Marreveshja e Beogradit e arritur ne Mars 2002 parashikonte qe te dy vendet te ecnin shpejt drejt integrimit politik dhe ekonomik. Bashkimi Europian kerkon krijimin e nje shteti me treg, monedhe dhe sistem doganor te perbashket. Vetem pas krijimit te ketij shteti mund te fillojne negociatat per nenshkrimin e nje Marreveshjeje per Stabilizim Asocimin - nje parakusht ky per anetaresim ne BE.


Analistet vendas mendojne se te dyja vendet do te demtoheshin nese taksat do te ishin te njejta. Nese taksat do te rriteshin ne Malin e Zi atehere do te shtohej kontrabanda - dhe nese taksat do te uleshin ne Serbi importet e lira do te permbysnin tregun.


Mali i Zi dhe Serbia kane vepruar me nje sistem ekonomik te ndare qe prej 1998, kur Mali i Zi morri nen kontroll pikat kufitare nga autoritetet federale, ka krijuar sherbimin e vet doganor. Biznesmenet dhe njerezit e thjeshte e kane mbeshtetur kete politike sepse taksat e ulta kane ulur koston e importeve.


Pas renies se Millosheviq, Brukseli ka bere presion ndaj Malit te Zi per te hequr dore nga pavaresia, te pakten perkohesisht. Pa shume deshire, Presidenti Milo Gjukanoviq ka pranuar te nenshkruaje marreveshjen e Beogradit e cila ka percaktuar nje bashkim te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi. Ministra nga te dyja qeverite kane marre pjese ne bisedime per te krijuar nje karte kushtetuese.


Problemet kane filluar te dalin ne Tetor, kur ekspertet e BE ne Qendren per Keshillim Ligjor dhe Ekonomik, SCEPP, kane propozuar qe Mali i Zi duhet te ngreje taksat ne 5.7 perqind ndersa Serbia duhet ti ule ato ne tete perqind


Perfaqesuesit nga te dyja vendet e kundershtojne kete propozim, dhe secila pale ka insistuar qe pala tjeter te perdore nivelin e taksave te tjetres.


Mali i Zi ka theksuar se te ardhurat e siguruara nga taksat doganore jane shtuar me 7.7 perqind qe prej vitit 2000 per shkak te taksave te ulta. Ekspertet ekonomik kane parashikuar se te ardhurat do te vazhdojne te shtohen me tre deri kater perqind ne vit nese taksat mbahen ne nivel te ulet. Drejtori i doganave te Malit te Zi Miodrag Radusinoviq ka thene se republika, ne ndryshim me Serbine, nuk mbeshtetet ne importin e produkteve industriale dhe nuk duhet te mbroje industrine vendase.


Mladjan Dinkiq, guvernator i Bankes Kombetare te Jugosllavise, NBJ, dhe nje prej drejtuesve te organizatave jo qeveritare G17 Plus, ka thene se Serbia nuk do te pranoje shkurtimin e taksave te propozuar nga SCEPP. "Ose Mali i Zi do te ngreje taksat doganore ne nivelin tone, ose ne nuk duhet te jetojme me ta. Nuk eshte e pranueshme per ne qe te shkaterrojme gjysmen e industrise sone vetem per te krijuar nje gjysem shtet," ka thene ai, duke shtuar se harmonizimi do te godiste vecanerisht rende industrine e tekstileve, te metalit, dhe te drurit ne Serbi.


Autoritetet ne Podgorica dhe ne Beograd jane te vendosura te ruajne gjendjen e tanishme - po keshtu jane edhe kontrabandistet te cilet blene me cmime te ulta, mallrat me pak takes ne Malin e Zi dhe shesin me cmime me te larta ne Serbi. Llogaritet se ndermjet nje e treta dhe gjysma e aktivitetit ekonomik ne Malin e Zi behet ne kete menyre.


Zoran Raduloviq eshte assistant editor at the Podgorica weekly Monitor and a


regular IWPR contributor.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists