SERBIA KONSOLIDON POZITËN NEGOCIUESE
Politikanët në Serbi po tentojnë të bindin botën të mos i ofroj shqiptarëve të Kosovës pavarësi.
SERBIA KONSOLIDON POZITËN NEGOCIUESE
Politikanët në Serbi po tentojnë të bindin botën të mos i ofroj shqiptarëve të Kosovës pavarësi.
Derisa udhëheqësia e Serbisë dhe Malit të Zi ka filluar të pregadis platformën për negociata rreth statusit përfundimtar të Kosovës, është e çartë tani se Beogradi është i gatshëm të pranoj çfarëdo zgjidhje që nuk do të përfshijë njohjen ndërkombëtare të pavarësisë e Kosovë.
Një takim i liderëve të Serbisë dhe Malit të Zi rreth krijimit të strategjisë mbi Kosovës, i cili pritet të mbahet me 18 maj pas dyerve të mbyllura në Beograd, do të jetë takimi i pestë në dy muajt e fundit.
Megjithate, detalet rreth strategjisë së Serbisë nuk do të publikohen deri në shtator, kur negociatat pritet të fillojnë.
Pas disa viteve ku blloqe të ndryshme politike kanë propozuar opcione të ndryshme, udhëheqësia tani është e bashkuar rreth platformës se pavarësia e Kosovës do të jetë në kundërshtim me normat ndërkombëtare rreth paprekshmërisë së kufive shtetëror.
Ata gjithashtu pohojnë se kjo zgjidhje do të provokonte jostabilitet në rajon si dhe në Serbi.
Derisa ky është qëndrimi zyrtar, qeveritarët privatisht thonë se ata do të pranonin gati çfarëdo zgjidhje përpos pavarësisë pasi kjo do të ishte vetëvrasje politike për udhëheqësinë dhe gjithashtu do të radikalizonte publikun dhe do të largonte Serbinë nga Evropa për një kohë të gjatë.
Edhepse Serbia nuk dëshiron të rifilloj konfliktin e armatosur rreth territorit dhe nuk është e interesuar të refuzoj bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se ky vend vullnetarisht do të njoh pavarësinë e Kosovës. Si rezultat i kësaj, një zgjidhje e tillë mund të imponohet vetëm nga jashtë.
KONSOLIDIMI I RADHËVE NË PREGADITJE PËR NEGOCIATA
Deri në mars të këtij viti, Beogradi ka lëshuar mesazhe të ndryshme mbi Kosovën, si për serbët e Kosovës ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Për shembull, derisa njëri bllok inkurajonte serbët e Kosovës të votonin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, blloku tjetër inkurajonte të kundërtën.
Mosmarrëveshje të tilla u braktisën në mars të këtij viti, pas lajmërimit se negociatat rreth statusit final të Kosovës mund të fillojnë në fillim të gjysmës së dytë të këtij viti.
Takimi i parë i udhëheqësisë shtetërore mbi Kosovën u mbajt me 14 mars prapa dyerve të mbyllura. Deklarata publike e cila pasoj pas takimit formoj marrëveshjen e cila doli mbi formulën “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”. Para takimit të marsit, zëvendës kryeministri i Serbisë Miroljub Labus deklaroj, “Është mirë që Beogradi përfundimisht të flasë me një zë.”
Që atëherë udhëheqësia ka mbajtur takime të rregullta, duke bashkuar Svetozar Marovicin, Presidentin e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, Boris Tadiqin, Presidentin e Serbisë, Vojisllav Koshtunicën, Kryeministrin e Serbisë, Vuk Draskoviqin, ministrin e jashtëm të unionit dhe Nebojsa Covic, presidenti i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohijë të qeverisë.
Covic zbuloj disa detale nga takimi i marsit në një konferencë për shtyp të Partisë Social Demokrate, kur ai deklaroj se zyrtarët kishin rënë dakord që një ekipi i konsultantëve do të “përpiloj një dokument, i cili do të përbaj pikat taktike të qeverisë” deri në fund të marsit.
Covic shtoj se ky dokument do të bazohet në parimet e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe në Planin për Kosovën të përpiluar nga Serbia. Covic tha se kjo çasje e koordinuar do t’i ipte fund veprimeve individuale dhe iniciativave personale.
Me më rëndësi, krijimi i një pozite të bashkuar u zbulua nga Labus dhe Covic, të cilët në të kaluarën kanë përkrahur dy pozita shumë të ndryshme për Kosovën. Në nëntorin e kaluar, Labus propozoj që Beogradi të kërkoj organizimin e një konference ndërkombëtare mbi statusin e Kosovës, e cila do të mbahej këtë nëntor.
Ai tha se Serbia do të ofronte një plan për status të autonomisë për Kosovë dhe nëse shqiptarët do të refuzonin këtë plan, Kosova do të duhej të ndahej.
Në anën tjetër, në dhjetorin e kaluar Covic publikoj një libër, Në Rrugë të Vështirë, i cili u mbështet nga shkrimtari i njour nacionalist, Dobrica Cosic. Në libër, ai propozoj një Kosovë të bashkuar e cila do të përfshinte të dy entitetet.
ÇKA MUND TË OFROJ SERBIA
Gjatë muajit të fundit, udhëheqësia e Serbisë ka bërë të çartë se është e hapur ndaj çdo opcioni përderisa këto zgjidhje nuk përfshijnë pavarësinë.
Në një intervistë me të përditshmën Vecernje Novosti me 7 maj, Draskovic propozoj se “modeli i Tirolit jugor” mund të aplikohet në rastin e Kosovës, duke iu referuar autonomisë së rajonit gjermano folës në Italinë veriore. Ky model, ai tha, përmbante “parimin e sovranitetit të plotë… me obligim për diskriminim pozitiv ndaj minoritetit italian… kjo zgjidhje mund të aplikohet në rastin e Kosmetit”.
Draskovic tha se bisedimet serbo-shqiptare do të ishin produktive vetëm “nëse marrëveshja e arritur do të ndalonte Serbinë në përdorimin e fjalës ‘sovranitet’ dhe anën shqiptare në përdorimin e fjalës ‘pavarësi’. Statusi i ardhshëm duhet të jetë origjinal dhe i jashtëzakonshëm pasi kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë.”
Ministri i jashtëm shtoj: “Ne nuk kërkojmë sovranitet mbi territoret e Kosovës të banuara me shqiptarë… Ne vetëm dëshirojmë të mbrojmë njerëzit tanë dhe monumentet kulturore dhe historike. Çka ne dëshirojmë është mbrojtja e plotë e popullatës sërbe dhe mbrojtja e kufirit të tanishëm me Maqedoninë dhe Shqipërinë.”
Draskovic mohoj se bashkësia ndërkombëtare ishte e gatshme t’i jap Kosovës pavarësinë, duke shtuar se pavarësia e tillë do të ishte vështirë të implementohej.
“Karta e KB-së nuk lejon krijimin e shteteve sovrane përmes aplikimit të forcës,” tha ai. “Pa pëlqimin e Serbisë, deklarimi i pavarësisë së Kosovës do të ishte një veprim i dhunshëm.”
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Kostunica, gjithashtu ka propozuar se zgjidhjet e jashtzakonshme dhe jotipike janë të mundura për Kosovën, si zgjidhja e ofruar për Bosne dhe Hercegovinë, ku u krijuan entitete të ndara. Një shembull tjetër të cilin ai përmendi ishte Maqedonia, ku konflikti në mes të shqiptarëve dhe maqedonëve në vitin 2001 përfundoj me Marrëveshjen e Ohrit, e cila ofroj decentralizimin dhe të drejta më të mëdha për minoritetin shqipëtarë.
Me 14 maj, në takim të Partisë Demokratike të Serbisë të udhëhequr nga Kostunica, ai deklaroj se Serbia do të kundërshtonte pavarësinë e kushtëzuar dhe të pakushtëzuar të Kosovës dhe do të tentonte të arrinte tek një zgjidhje bazuar në autonominë e gjerë brenda Serbisë, të garantuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Presidenti i Serbisë Boris Tadic, duke nënvizuar se të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve duhet të mirrën në konsiderim, gjithashtu paralajmëroj kundër idesë se pavarësia ishte zgjidhje e thjeshtë për Kosovën.
“Një Kosovë e pavarur me vend të veçantë në KB apo armatë të saj mund të krijoj jostabilitet dhe një zgjidhje e tillë nuk është e mundur,” ai tha. “Por gjithashtu nuk është e mundur që të kthehemi në kohën e [Sllobodan] Millosheviqit. Duhet të gjejmë një zgjidhje reale dhe paqësore në mes të këtyre dy ekstremeve.”
Disa opcione të propozuara në vitet e fundit nga intelektualët serbë gjithashtu kanë hyrë në fushën e diskutimit publik.
Në vitin 1996, Aleksandar Despic, president i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, SANU, propozoj krijimin e një vije ndarëse në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, me masa të posaçme territoriale për manastiret serbe sipas shembullit të autonomisë së manastireve në Mouth Athos në Greqi.
Në vitin 1998, para shpërthimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, Dusan Batakovic, tani ambasador në Greqi dhe këshilltar i Presidentit Boris Tadic, propozoj krijimin e kantoneve, ku të dy palët mund të kenë administratat e tyre.
ARSYET KRYESORE KUNDËR PAVARËSISË
Një nga arsyet kryesore që liderët serbë kanë kundër pavarësisë së Kosovës është se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë njihet ndërkombëtarisht, rregullohet nga Rezoluta 1244 e KB-së, dhe prandaj nuk ka arsye të dorëzohet territori.
Misa Djurkovic, këshilltar i Koshtunicës, i tha IWPR-së, “Duhet të jetë e çartë se asnjë shtet nuk do të dorëzonte territorin e vet. Qytetarët dëshirojnë që shteti i tyre të rrespektoj ligjin ndërkombëtar.”
Ai shtoj, “Pavarësia për Kosovë do të kuptonte jo vetëm shkeljen e Kartës së KB-së, por edhe të rendit ndërkombëtar. Për më shumë, Kosova nuk është pjesë e kriteriumeve të Bardinterit [të përpiluara gjatë konfliktit në ish Jugosllavi me qëllim të përcaktimit të kushteve nën të cilat ish republikat mund të fitonin njohje ndërkombëtare] dhe është e çartë se Kosova nuk ishte entitet i pavarur në ish Jugosllavinë federale dhe nuk mund të kërkoj pavarësi mbi këto baza.”
Argumenti tjetër kundër pavarësisë është se kjo mund të provokoj jostabilitet si në rajon ashtu edhe në Serbi.
“Çdo modifikim i dhunshëm apo me forcë i kufive të njohur ndërkombtarisht mund të rrezikoj stabilitetin e arritur,” tha Djurkovic me 14 maj, në takimin e Partisë Demokratike të Serbisë të udhëhequr nga Kostunica.
Në konferencë për shtyp me 12 maj, pas takimit me Grupin e Kontaktit, Nebojsa Covic, president i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, argumentoj në mënyrë edhe më energjike.
“Një Kosovë e pavarur… do të jetë burim i vazhdueshëm i konfliktit të mundshëm,” tha ai. “Ne nuk do ta pranojmë një zgjidhje të imponuar rreth statusit të Kosovës. Nuk dëshirojmë të përjashtojmë mundësinë që Kosova ndonjë ditë t’i kthehet Serbisë, përmes përpjekjeve tona apo tentimeve të palëve tjera.”
Zyrtarët e tjerë serbë paralajmërojnë rreth të ashtuquajturit efektit domino, ku pavarësia e Kosovës mund të rrezikojë sigurinë e shteteve të tjera fqinje si Maqedoninë, e cila ka një komunitet të gjërë shqiptarë. Ata gjithashtu përmendin ndikimin e mundur në Bosne, ku entiteti serb, Republika Srpska, mund të kërkojë trajtim të njejtë pasi shqiptarët e Kosovës të kërkojnë pavarësinë.
Cedomir Antic, këshilltar i Miroljub Labus, deklaroj, “Nëse Kosova bëhet e pavarur, dhe këtë unë personalisht e dëshiroj, pse Republika Srpska nuk mund të pavarësohet gjithashtu?”
Së fundi, zyrtarët serbë theksojnë ngritjen e rrezikut për radikalizimin e stituatës politike brenda Serbisë.
Misa Djurkovic, këshilltar i Kostunicës, i tha IWPR-së se vendimi për t’i ofruar Kosovës pavarësinë mund të radikalizonte skenën politike të Serbisë deri në atë masë sa mund të dal jashtë kontrollit.
"Standardet e dyfishta, të cilat do të rezultonin në interpretime të dryshme të të njejtit problem, dhe mungesa e një strategjie dhe parimeve të çarta në të cilat zgjidhja mund të bazohet, të gjitha këto ofrojnë baza që forcat radikale të pohojnë se ‘bota ende është kundër nesh’,” tha ai .
“Dhe kur frustrimi i shqiptarëve mirret si arsye për pavarësinë e Kosovës, dua të përgjigjem se ka shumë frustrim ndër njerëzit e Serbisë gjithashtu.”
Nacionalistët ekstrem si Partia Radikale Sërbe, vetëm ka filluar të shoh mundësinë e përfitimit nga frika e publikut rreth te ardhmës së Kosovës. Aleksandar Vucic, sekretari i përgjithshëm i partisë, tha me 5 maj se situata në Kosovë “po bëhej më e vështire dhe më e pafavorshme për popullatën serbe dhe se institucionet qeveritare nuk po bënin asgjë rreth kësaj.
“Qeveria nuk duhet të luaj me çështjen e Kosovës dhe Metohisë. Ky është territor i shtetit. Ata duhet të insistojnë në këtë fakt e jo të negociojnë prapa dyerve të mbyllura se si të ndihmojnë krijimin e një Kosove të pavarur.”
Sipas Djurkovic, analistët perëndimor po gabohen në pritjen e ndonjë ndërrimi tek publiku dhe partitë në Serbi sa i përket Kosovës.
“Shpresat e lobistëve të perëndimit se një ndërrim i vetëdijës në Serbi do të çoj drejtë një pozite ku Kosova duhet të lëshohej janë vetëm iluzione,” tha ai. “Ata të cilët mendojnë se Serbia duhet të filloj negociatat dhe të pranoj ndonjë kompromis, si “Nëse heqni dorë nga kjo kërkesë, do të shpërbleheni më këtë apo atë,” janë duke bërë gabim. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë. Qeveria nuk ka mandat nga populli të bëjë një gjë të tillë.”
FRIKA NGA VETËVRASJA POLITIKE
Përpos parimeve të deklarua haptazi për refuzimin e pavarësisë së Kosovës, një faktor tjetër të cilin udhëheqësia e vendit e ka parasysh është se kjo mund të kupton vetëvrasjen e tyre politike.
Në një intervistë me të përditshmen Blic, për edicionin 30 Prill – 2 Maj, Presidenti Tadic pranoj se, “Nëse provinca fiton pavarësinë, të gjitha institucionet e qeverisë, përfshirë Presidentin e Republikës, duhet të rishqyrtojnë funksionet e tyre.”
Kjo pikëpamje është konfirmuar nga hulumtimi i publikuar me 11 maj nga Qendra e Beogradit për Hulumtim të Tregut. Të pyetur se a duhet të lejohen zyrtarët e qeverisë të vendosin për ndarjen e Kosovës, 90.2 përqind të respodentëve thanë “jo” dhe vetëm 1.2 përqind “po”.
Cedomir Antic, këshilltar i Labusit, thotë se partitë politike të Serbisë kanë pak hapsirë për manovrim në temën e Kosovës. “Në një anë, bashkësia ndërkombëtare dëshiron pavarësi të plotë për Kosovën dhe është e vetëdijshme se kthimi i provincës në Serbi është e pamundur,” i tha ai IWPR-së.
“Në anën tjetër, ne kemi publikun, 62 përqind prej te cilëve në studimin e vitit 2003 deklaruan se Kosova dhe Metohia ishin humbur përgjithmonë, derisa 70 përqind pohuan se ky fakt kurrë nuk duhet të njihet.”
Antic shtoj, “Kjo është tipike për shoqëritë në tranzicion – dëshirë për të pranuar realitetin e imagjinuar. Për fat të keq, për arsye të posaçme idsa forca kryesore dhe elita politike mbështesin këtë realitet të vpër përfitime të tyre.”
Antic tha se kjo çasje në aspekt afatgjatë ishte “shumë e dëmshme për Serbinë, pasi Kosova dhe Metohia vetëm i gjasojnë një shteti, më shumë se vet Serbia.”
Antic përfundoj duke kritikuar Koshtunicën dhe Tadiqin për atë çka ai quajti dobësi të dhe mosgadishmëri të tyre për të zhvilluar politika realiste, afatgjate për Kosovë.
Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, pranoj se serbët po pranonin “realitetin e imagjinuar” sa i përket Kosovës. “Të tri perceptimet [serbët, shqiptarët dhe ndërkombëtarët] janë realitet i imagjinuar,” tha ai . “Edhepse ata e dijnë realitetin, ata nuk dijnë çka të bëjnë me te, përpos sjelljes rrotull.”
SHMANGJA NGA KONFRONTIMI ME BOTËN
Edhepse Serbia nuk mund të lëshoj Kosovën, udhëheqëisa është e vetëdijshme për realitetin politik sa i përket ballafaqimit me ambientin ndërkombëtar. Sipas Djurkovic, Serbia është e vetëdijshme se serbët gati janë përjashtuar nga Kosova.
“Ky është fakt por ne ende nuk dëshirojmë ta kuptojmë si gjë të kryer,” ai tha. “Ne dëshirojmë të theksojmë se Evropa dhe bota perëndimore janë të bazuara në rrespektimin e normave dhe marrëveshjeve nderkombëtare.”
I pyetur se çka do të ndodhte nëse pavarësia e Kosovës shpallet kundër dëshirës së Beogradit, apo anëtarësimi i Serbisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian do të kushtëzohet me pranimin e pavarësisë së Kosovës, Djurkovic u përgjigj, “Nëse ata aplikojnë forcë, e cila është kundër parimeve themelore, ata mund të bëjnë një gjë të tillë. Serbia nuk është në pozitë të ndaloj pavarësinë e Kosovës; nuk mund të dërgojë forca; dhe as nuk ka dëshirë të bëjë një gjë të tillë.”
Por ai shtoj, “Serbia nuk do të pranoj një veprim të tillë dhe do të insistoj në të drejtën e saj përmes kanaleve diplomatike. Ne nuk dëshirojmë konfrontim me bashkësinë ndërkombëtare. E gjitha çka ne mund të bëjmë është apelimi tek bashkësia ndërkombëtare që ajo të rrespektoj parimet e saja.”
Disa këshilltar të qeverisë, si Djurkovic, dhe disa në kabinetin e Tadiqit, besojnë se Brukseli nuk do të shëndërroj pavarësinë e Kosovës në kusht për anëtarësim në BE. Një burim nga zyra e Tadiqit tha, “Negociatat [rreth Kosovës] nuk do të fillojnë nën presionin e kërcënimit. Procesi i Kosovës është i ndërlikuar dhe bashkësia ndërkombëtare dëshiron koncenzus në mes të palëve të saja. Kërcënimi vetëm mund të dëmtoj idenë e Evropës në Serbi.”
Djurkovic gjithashtu beson se Evropa nuk është e bashkuar rreth Kosovës. “Në bisedime me zyrtarë prapa dyerve të mbyllura, unë kam përshtypjen se askush në të vërtetë nuk dëshiron pavarësi për Kosovë,” tha ai.
“Kudo që bien kufijtë, probleme të mëdha do të mbesin, si prapambeturia ekonomike, ekspanzioni demografik, kriminaliteti… dhe këto probleme nuk njohin kufi… E ardhmja e këtij rajoni në Evropë po na shtyen të bashkëpunojmë. Kufijtë do të mbesin çështje dytësore.
Covic thotë se ai gjithashtu ka përshtypjen se anëtarët e Grupit të Kontaktit nuk kanë front të përbashkët mbi Kosovën dhe “hapur shprehin dallimet e tyre”.
Antic është dakord me këtë. “Serbia ka mjaft mbështetje ndërkombëtare për të ndaluar Kosovën e Metohinë në arritjen e pavarësisë formale,” ai tha. Antic thotë se Rusia nuk do të votoj për këtë në Këshillin e Sigurimit të KB-së për shkak të problemeve të saja me Çeçninë, derisa Kina gjithashtu do të kundërshtoj një gjë të tillë.
Derisa negociatat pritet të fillojnë, politikanët e Serbisë janë të vetëdijshëm se kthim në të kaluarën nuk mund të ketë. Por ata ende shpresojnë se ata mund të ndalin njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Kjo është pika të cilën ata nuk munden dhe nuk duan ta kalojnë.
Vesna Bjekic është bashkëpunëtore e IWPR dhe ndihmës redaktore e BIRN në Serbi. BIRN është projekt vendor i IWPR për Ballkan.