MAQEDONI: VMRO DREJT HUMBJES SE PUSHTETIT?

Koalicioni qeveritar duket se po humb terren ndersa fushata elektorale po arrin fazen e saj perfundimtare.

MAQEDONI: VMRO DREJT HUMBJES SE PUSHTETIT?

Koalicioni qeveritar duket se po humb terren ndersa fushata elektorale po arrin fazen e saj perfundimtare.

Me teper se 3,000 kandidate nga 53 parti po perpiqen te fitojne 120 vendet ne parlament ne zgjedhjet e pergjitheshme ne Maqedoni te caktuara per kete fund jave, te cilat ka shume mundesi te perfundojne me humbjen e aleances qeveritare.


Per komunitetin etnik Maqedonas, i cili perben edhe shumicen e popullsise, beteja kryesore do te zhvillohet ndermjet dy koalicioneve. VMRO-DPMNE e Kryeministrit Ljupcko Gjeorgjevski ne pushtet Partia Liberale nga njera ane dhe koalicioni Te Gjithe Se Bashku per Maqedonine, i cili perbehet nga parti me te vogla te drejtuara nga Bashkimi Social Demokratik, SDSM, i drejtuar nga ish kryeministri Branko Cervenkovski, nga ana tjeter.


Disa anketime tregojne se VMRO-DPMNE mund te largohet nga pushteti. Nje anketim i kryer nder 4,300 votues Maqedonas etnik nga Instituti per Solidaritet dhe Demokraci ka treguar se koalicioni i opozites mund te fitoje 59 perqind te votave - ndersa koalicioni i tanishem qeveritar vetem 39 perqind.


Ne rradhet e pakices Shqiptare, perplasja do te jete ndermjet Partise Demokratike te Shqiptareve te drejtuar nga karizmatiku Arben Xhaferi, PDSH dhe Bashkimit Demokratik per Integrim, BDI, te drejtuar nga ish udheheqesi i Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, Ali Ahmeti.


Anketimet e institutit kane treguar se BDI i Ahmetit mund te jete zgjedhja e votuesve Shqiptare, dhe mund te fitoje rreth 13 perqind te votave. PDSH e Xhaferit dhe Partia per Prosperitet Demokratik, PPD, jane ne pozita te barabarta me rreth kater perqind secila. Rreth 20 perqind e votuesve jane ende te pavendosur.


Nje numer vendesh mund te fitohen nga formacione te tjera me te vogla si Partia Socialiste, e drejtuar nga ish komunisti dhe ish njeriu i afert i Sllobodan Millosheviqit, Ljubisav Ivanov-Dzingo, apo nga Bashkimi Demokratik i drejtuar nga ish ministri i brendeshem Pavle Trajanov.


Gjate fushates per zgjedhjet e 15 Shtatorit, koalicioni i VMRO-DPMNE dhe Partise Liberale - duke perdorur slloganin "Mbajeni Koken LArt!" - ka premtuar te permiresoje standartin e jeteses dhe te krijoje 160,000 vende pune te reja.


Koalicioni i opozites Te Gjithe se Bashku per Maqedonine ka akuzuar rivalet e saj se kane filluar konfliktin etnik te dhunshem te vitit te kaluar, ka korruptuar institucionet kombetare dhe e ka zhytur vendin ne nje krize te thelle ekonomike.


Gjendja e sigurise e shkaktuar nga konflikti i armatosur i vitit te kaluar ka qene nje prej ceshtjeve kryesore te diskutuara gjate kesaj fushate, ndersa Georgievski ka thene se ky problem mund te kurohet vetem me arritjen e nje uniteti kombetar.


Ai ka kerkuar izolimin politik te ish "drejtuesve te dhunes se armatosur" - nje reference per Ahmetin. Por opozita ka hedhur poshte kete kerkese te kryeministrit per nje marreveshje te perbashket per te mbajtur jashte cdo roli ne qeverisje BDI dhe drejtuesin e saj.


Ne fjalimet e tyre deri me sot, te dyja palet nuk kane permendur Marreveshjen e Ohrit, te nenshkruar nga drejtuesit e kater partive me te medha politike ne Gusht te vitit te kaluar, i cili i dha fund konfliktit te armatosur. Marreveshja ka arritur sigurimin e te drejtave me te medha civile per Shqiptaret dhe eshte konsideruar jo shume mire nga Maqedonasit etnik te cilet e kane konsideruar ate si nje kapitullim ndaj forces se armatosur.


Megjithate, marreveshja eshte permendur ne intervsistat e dhena ne median vendase dhe te huaj nga dy drejtuesit kryesore politik.


Georgievski ka thene se Marreveshja e Ohrit ka qene "nje cope leter e cila nuk do te mund te mbushe carjen ne marredheniet nder etnike te krijuar nga inisiatoret e konfliktit te armatosur te vitit te kaluar". Crvenkovski, megjithese ai nuk e konsideron marreveshjen si zgjidhjen me te mire, ende e mbeshtet zbatimin e saj te plote.


Gjate gjithe fushates elektorale, sharjet dhe fyerjet kane qene nje pjese perberese e gjuhes politike. Koalicioni qeveritar ka akuzuar opoziten per tradheti gjate luftimeve te vitit te kaluar. Ajo ka thene se SDSM ka ne plan te krijoje nje koalicion me Ali Ahmetin pas zgjedhjeve. Crvenkovski eshte pergjigjur duke thene se "Votat per VMRO-DPMNE jane vota kunder Maqedonise".


Fushata elektorale ka qene relativisht e qete ne kampin Shqiptar, pavaresisht frikes per shperthimin e dhunes ne Maqedonine veri-perendimore, te banuar kryesisht nga Shqiptaret.


Nen parrullen "Ne mbeshtesim Perendimin", PDSH e Arber Xhaferit ka bere fushate per integrimin e Maqedonise ne BE dhe NATO dhe ka deklaruar mbeshtetjen e saj per pavaresine e Kosoves, si nje parakusht per zgjidhjen e "ceshtjes Shqiptare ne Ballkan".


Ahmeti dhe BDI kane perdorur slloganin "Se Bashku Drejt Fitores!" dhe kane marre persiper meritat e kryengritjes se Shqiptareve te vitit te kaluar, e cila ka cuar ne permiresimin e te drejtave civile per pakicen. "Ne do te integrojme Maqedonine ne Europe si nje vend shume etnik," ka thene Ahmeti.


Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, ka krijuar misionin e saj me te madh vezhgues deri me sot per te vezhguar keto zgjedhje. Grupi i perbere nga 800 vezhgues do te sigurohet nga Forca e NATO-s me emrin e koduar Dhelpra.


Zedhenesi i NATO-s ne Shkup Craig Ratcliff ka thene per IWPR se ndersa ai pret qe zgjedhjet te kalojne paqesisht, nje njesi kembesorie eshte vendosur ne gjendje alarmi "per cdo eventualitet".


Havier Solana, Perfaqesuesi i Larte i BE-se per Politiken e Perbashket te Jashteme dhe te Sigurise, ka thene gjate nje vizite te koheve te fundit ne Shkup se zgjedjet "jane nje test per te pare nese palet mund te vazhdojne te punojne per ndertimin e nje shoqerie paqesore dhe te qendrueshme, dhe drejt rimekembjes ekonomike, pajtimit nder etnik dhe integrimit ne strukturat Europiane".


Brukseli po monitoron situaten me shume kujdes. Megjithese BE ka refuzuar te ofroje mbeshtetje publike per ndonje parti, IWPR mendon se nje fitore e SDSM do te konsiderohej si nje zhvillim pozitiv. Mendohet se partia nuk do te jete ne gjendje te krijoje nje qeveri te sajen dhe ndoshta do te detyrohet te krijoje nje koalicion ose me PDSH ose me BDI.


Borjan Jovanovski punon per revisten Forum ne Shkup dhe per Zerin e Amerikes.


Frontline Updates
Support local journalists