Njoftim Eksploziv
Media e pavarur ne Serbi eshte mesuar gjate viteve te fundit me sulme “spontane” te cilet nuk zbulohen kurre. Tani, te pakten ne Cacak, e ka rradhen media e regjimit.
Njoftim Eksploziv
Media e pavarur ne Serbi eshte mesuar gjate viteve te fundit me sulme “spontane” te cilet nuk zbulohen kurre. Tani, te pakten ne Cacak, e ka rradhen media e regjimit.
Qe prej ardhjes ne pushtet te Slobodan Miloshevic ne Serbi 12 vjet me pare, nacionalizmi dhe gazetaria kane qene kaq te nderthurura me njera tjetren sa qe edhe media me e sukseseshme dhe respektuar kane qene me shoviniste. Tashme nuk eshte me keshtu te pakten ne qytetin jugor te Cacak.
Rezervistet qe kthehen nga fronti ne Kosove po e shprehin zemerimin e tyre per kotesine e misionit te tyre atje dhe faktin qe ata nuk jane paguar. Nje nga objektivat e para te tyre ne Cacak, nje qytet prej rreth 80,000 banoresh 120 km ne jug te Beogradit, ka qene stacioni televiziv me luftenxites dhe patriotik Galaksija 32.
Ne naten e 24 Qershorit, ndertesa e stacionit televiziv, se bashku me transmetuesit dhe te gjitha pajisjet jane hedhur ne ere. Deri me tani askush nuk eshte arrestuar per sulmin.
Bashkepronari i stacionit dhe drejtori Milojko Petrovic mendon se demet arrijne ne rreth 120,000 Marka Gjermane. Nje transmetues qe i perkiste BK Televizion, stacioni privat ne pronesi te vellezerve Karic te cilet kane lidhje te forta politike, dhe nje ritransmetues i Radio Televizionit te Serbise gjithashtu ishin vendosur ne ate ndertese.
“Ky akt barbar eshte kryer nga tradhetaret e vendit,” tha Petrovic. “Ne gjithmone kemi qene nje gjemb per ata qe gjithmone kane uruar dhe mbeshtetur agresionin e fashisteve te NATO-s.”
Pavaresisht taktikave brutale te perdorura kunder Galaksija 32, pak njerez ne Cacak duket se kane keqardhje per shkaterrimin e stacionit, i cili vjen pas tre vjete lufte te ashper ne mes te autoriteteve bashkiake dhe Beogradit.
Lufta e mediave ka filluar ne vitin 1996 pas zgjedhjeve ne te cilat Partia Socialiste e Miloshevicit ka humbur kontrollin mbi asamblene lokale ndaj nje koalicioni te opozites te drejtuar nga Kryetari i Bashkise Velja Ilic.
Beogradi ka bere disa perpjekje per te rivendosur kontrollin e tij mbi median lokale. Fillimi i fushates se bombardimeve te NATO-s i ka dhene Beogradit pretekstin perfekt, dhe te gjithe zerat kundershtues u pushuan nen pretekstin e gjendjes se luftes.
Ne prag te fushates se bombardimeve te NATO-s, ne Cacak kishte tre stacione televizive, 11 stacione radio dhe dy gazeta.
Nga te tre stacionet televizive, me i riu dhe me i rendesishmi ka qene TV Cacak, i krijuar nga asambleja lokale bashkiake. Ai filloi programet eksperimentale ne fillim te vitit, dhe shume shpejt u be me i ndjekuri jo vetem ne Cacak por edhe ne qytetet prane.
Sipas drejtorit te saj, Stojan Markovic, te gjitha partite politike kishin te drejte te shfaqeshin ne TV Cacak. Por qe perfaqesuesit e partise ne pushtet e kane injoruar kete stacion. “Koncepti i TV Cacak kerkonte qe te ftuarit te pergjigjeshin pyetjeve te shikuesve ne transmetim direkt, gje e cila natyrisht nuk u pelqente atyre,” tha ai.
Menjehere pas fillimit te transmetimeve, TV Cacak ju nenshtrua presioneve nga Beogradi. Megjithese nje kanal ishte percaktuar per nje stacion bashkiak, nje inspektor federal leshoi nje urdher per ndalimin e transmetimeve te tij, duke thene se nuk kishte lejen per te perdorur frekuencen e caktuar.
Perpjekja e pare per te mbyllur stacionin televiziv deshtoi, kur nje grup demonstruesish e ndaluan fizikisht inspektorin te konfiskonte pajisjet e transmetimit te televizionit.
Ndersa policia lokale therriti ne ndihme perforcime te policise speciale per te sqaruar ceshtjen, situata u duk se arriti ne prag te gjakderdhjes. Megjithate, inspektori hoqi dore nga kerkesa e tij ne momentin e fundit dhe u largua nga ndertesa e TV.
TV Cacak vazhdoi transmetimet edhe pas fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s. Ai transmetonte 24 ore ne dite lajme, dhe, ne kundershtim me pothuaje te gjithe mediat ne Serbi, nuk ka perdorur terma fyese per udheheqesit e NATO-s.
“Ata menjehere filluan te na therrisnin tradhetare dhe mercenare,” thote Svetlana Kojanovic kryeredaktorja e TV Cacak. “Zyrtare te Partise Socialiste te Serbise dhe te se Majtes se Bashkuar Jugosllave, u vune ne krye te kesaj fushate.” Kritiku me i ashper ndaj TV Cacak ishte drejtori i Galaksija, “meqenese ne konsideroheshim si konurenca e tyre”.
Por kur Euronews njoftoi se TV Cacak ishte pika e vetme e shndriteshme ne median Serbe, ditet e televizionit ishin te numeruara.
Me 3 Prill, inspektoret federale, te shoqeruar nga nje eskorte e madhe policie, ia dolen te konfiskonin transmetuesit. Ata lane pas tyre nje urdherese e cila shpjegonte se njoftimet e transmetuara nga TV Cacak kishin vene re rrezik mbrojtjen e vendit.
Pas mbylljes se TV Cacak, edhe Radio Cacak e opozites u detyrua ti jepte ne perdorim frekuencat e saj per programin e pare te Radio Beogradit. Radio Cacak vazhdoi te transmetonte ne nje frekuence te re, por me vone u mbyll krejtesisht. Si rezultat, te gjitha zerat kundershtues pushuan se ekzistuari.
Qe prej perfundimit te luftes, Milan Kandic, presidenti i asamblese bashkiake, eshte perpjekur te ktheje transmetimet e Radio Cacak.
“Ne jemi te pergatitur te pranojme te gjitha pasojat, sepse nuk mund te vazhdojme te heshtim ndersa gjendja e luftes abuzohet per qellime politike,” tha ai. “Ne gjithashtu do te urdherojme fillimin e transmetimeve te TV Cacak.”
Kjo ka mundesi qe mos te kaloje kaq lehtesisht. Qe prej deklaratave te Kandic, policia ka bllokuar hyrjen per ne kullen e transmetimit, duke mos lejuar asnje njeri te kaloje.
Autori eshte nje gazetar i pavarur nga Beogradi, identiteti i te cili nuk publikohet.