KOSOVE: SIGUROHET NJESIA ANTI MASHTRIM ITALIANE
Shefi i UNMIK ka siguruar qe policia anti korrupsion do te vazhdoje aktivitetin e saj.
KOSOVE: SIGUROHET NJESIA ANTI MASHTRIM ITALIANE
Shefi i UNMIK ka siguruar qe policia anti korrupsion do te vazhdoje aktivitetin e saj.
Administratori i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Michael Steiner, ka premtuar se njesia policore Italiane e cila heton rastet e korrupsionit ne Kosove do te vazhdoje te ekzistoje, pavaresisht problemeve te tanishme ne lidhje me fondet.
Njesia e Hetimeve Financiare, FIU - e perbere nga anetare te policise financiare Italiane, Rojet e Finances - eshte konsideruar si projekti personal i Steiner, dhe tani qe ai po largohet, jane ngritur pikpyetje ne lidhje me vazhdimin e veprimtarise se saj pas largimit te tij.
Steiner, mandati i te cilit si drejtues i Misionit te Administrates se Perkoheshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, perfundoi kete jave, ka perdorur konferencen per shtyp te 1 Korrikut ne perpjekje per ti dhene fund spekulimeve te mediave se FIU mund te mos vazhdoje me veprimtarine e tij nese Italia nderpret financimin e kesaj njesie.
"Nese qeveria Italiane nuk eshte ne gjendje te financoje pagat e oficereve te Rojeve te Finances, une do te perdor nje pjese te fondeve te emergjences per te mbuluar keto shpenzime," ka thene ai.
E krijuar ne Janar, FIU eshte marre kryesisht me keqperdorimin e fondeve publike ne Kosove. Kjo njesi perbehet nga pjestare te Rojeve te Finances per shkak te reputacionit te ketyre te fundit ne ndjekjen e grupeve kriminale te organizuara ne Itali. Njesia gezon nje status special ne kuader te UNMIK, duke vepruar ne menyre te pavarur nga forca nderkombetare policore dhe duke u pergjigjur direkt tek zyra e Steiner. UNMIK deri me tani ka paguar koston financiare te kesaj njesie, por ka kerkuar qe duke filluar nga fundi i muajit Korrik Italia te filloje te paguaje pagat e policeve.
Steiner - i cili ka qene personalisht i perfshire ne krijimin e FIU - ka theksuar se megjithese eshte nje inisiative e re, njesia nuk ka qene vetem nje eksperiment por ka qene pjese perberese e strategjise per policine ne province.
"Ne kemi punuar shume per ti sjelle Italianet ne Kosove," ka thene ai. "Ne fakt une e konsideroj Guardia di Finanza si 'femijen' tim".
Megjithese ne Kosove ka rene numri i krimeve te dhuneshme ne krahasim me periudhen menjehere pas konfliktit te vitit 1999, krimi i organizuar dhe korrupsioni ne rradhet e institucioneve perben nje shqetesim te madh.
Ka pasur disa shqetesime se kriza financiare mund te jete nje pretekst i mire per ti dhene fund FIU, sepse detyra e saj per te zbuluar rastet e korrupsionit natyrisht qe ka bere qe kjo njesi te mos shihet me sy te mire nga shume njerez.
Nje prej rasteve hetuara nga FIU perfshin edhe kompanine publike te Post Telekomunikacioneve te Kosoves, e cila thuhet se eshte e perfshire ne nenshkrimin e kotratave te parregullta dhe ne parregullsi te tjera. Me 10 Qershor, drejtori i pergjitheshem i kompanise, Leme Xhema, eshte pezulluar nga detyra si pasoje e hetimit te nisur nga FIU.
Agron Bajrami, zevendes kryeredaktor i se perditeshmes Koha Ditore, eshte skeptik qe policia Italiane do te vazhdoje te qendroje ne Kosove, pavaresisht premtimit te Steiner.
"Une nuk do te besoj qe Shteiner do te mbaje fjalen e dhene deri sa te shoh nenshkrimin e nje marreveshjeje," ka thene ai per IWPR.
"Cfaredo qe te ndodhe, e gjithe kjo histori tregon se ka disa njerez ne gjirin e UNMIK te cilet nuk jane shume te kenaqur me vazhdimin e qendrimit te Rojeve te Finances ne Kosove, sepse ata nuk jane te interesuar per zbulimin e korrupsionit ne gjirin e sherbimeve publike".
Bajrami ka perdorur kolonen e tij te perditeshme ne Koha Ditore per ti kerkuar qeverise se Kosoves te paguaje pagat e njesise anti korrupsion nga buxheti i saj nese qeveria Italiane dhe UNMIK nuk mund te arrijne nje marreveshje.
Te tjere, perfshire zyrtare te UNMIK, thone se pasiguria ne lidhje me FIU eshte thjesht product i qenies nje organizem i ri.
Nje zyrtar i larte i UNMIK i cili ka kerkuar te mbetet anonim ka thene per IWPR se FIU ishte trajtuar si nje fare eksperimenti kur nisi nga puna, dhe per kete aresye fillimisht ka pasur probleme per te siguruar mbeshtetjen e UNMIK perfshire edhe gjera teper te vogla si per shembull marrja e kartave te identitetit per oficeret e saj.
"Nese Rojet e Finances kane qene 'femija' e dikujt, perse nuk u kane dhene karta identifikimi te UNMIK per me teper se nje muaj nga mberritja e tyre ketu?" ka thene zyrtari.
Ai ka thene se deri kur kane marre kartat e identitetit oficeret e FIU nuk mund te vepronin si njesi e policise. Ata nuk mund te mbanin arme apo te drejtonin makinat - apo edhe te perdornin telefonat e zyrave te UNMIK.
Nick Booth, keshilltar i larte i shefit te policise se UNMIK dhe departamentit te drejtesise, e ka mbrojtur OKB-ne, duke thene se nuk eshte per tu habitur qe nje njesi e re me nje status te pazakonte eshte ndeshur me veshtiresi administrative ne fillimet e saj.
"Une jam koshient qe eshte dashur pak kohe per te sqaruar gjerat, por ka pasur procedura te reja ne lidhje me personelin e ofruar nga Rojet e Finances, te cilet erdhen ne Kosove me nje marreveshje speciale," ka thene Booth.
Veshtiresite jane shtuar edhe nga fakti qe mesa duket UNMIK eshte vonuar ne perpjekjet e tij prane qeverise se Italise per te kerkuar fonde per pagesen e oficereve te policise. Pasquale Salzano, drejtues i zyres nderlidhese te Italise ne Kosoves, ka thene per IWPR se per here te pare qeveria e tij eshte informuar mbi nevojen per fonde shtese kur zyrtaret e OKB-se kane paraqitur nje kerkese me 30 Maj, dy muaj perpara skadimit te marreveshjes se tanishme.
"Si cdo qeveri tjeter, edhe ne do te kemi nevoje per nje fare kohe per te pare se si mund te sigurojme financimet e emergjences per kete njesi," thote Salzano.
Shefi i FIU, Sebastiano Cipriano, nuk ka pranuar te flase ne lidhje me bisedimet per ceshtjen se kush do te paguaje oficeret e tij. "Ate e kane ne dore diplomatet," ka thene ai. "Une jam ketu per te hetuar korrupsionin me fondet publie".
Megjithate, vezhgues vendas te shqetesuar me nivelin e korrupsionit ne province, do te ndjekin me vemendje zhvillimet dhe do te shohin nese pasuesi i Steiner do te adoptoje kete "femije" te vecante.
Jeta Xharra eshte Drejtuese e Projektit te IWPR ne Kosove.