BOSNJE: SFOR LIRON NJE TE DYSHUAR SI EKSTREMIST
Vendimi paqeruajtesve te drejtuar nga NATO per te liruar nje Musliman te akuzuar per lidhje me al-Qaeda mund te mos jete i mjaftueshem per te larguar friken ne lidhje me shkeljet e te drejtave te njeriut.
BOSNJE: SFOR LIRON NJE TE DYSHUAR SI EKSTREMIST
Vendimi paqeruajtesve te drejtuar nga NATO per te liruar nje Musliman te akuzuar per lidhje me al-Qaeda mund te mos jete i mjaftueshem per te larguar friken ne lidhje me shkeljet e te drejtave te njeriut.
Trupat paqeruajtese te NATO-s kane liruar nje te dyshuar si ekstramist Islamik i cili eshte mbajtur i ndaluar per tre muaj pa u akuzuar.
Sabahudin Fiuljanin i eshte dorezuar autoriteteve lokale me 30 Janar pas nje zhurme te madhe mbi rrethanat e ndalimit te tij.
Amnesty International, qeveria Boshnjake dhe gjykata me e larte e vendit per te drejtat e njeriut kane thene se Forca e Stabilizimit te NATO-s, SFOR, kishte shkelur marreveshjen e paqes se Dejtonit te vitit 1995 - ne te cilen thuhet se trupat duhet te ruajne stabilitetin por nuk mund te tejkalojne autoritetet lokale - dhe se fushata anti terror kishte shkaktuar nje sere shkeljesh te te drejtave te njeriut.
Ligji ne Bosnje lejon qe nje i dyshuar mund te mbahet i ndaluar pa u akuzuar per 30 dite - por Fiuljanin eshte mbajtur i ndaluar tre here me gjate. Ai eshte lejuar te takohet me avokatin e tij vetem dy here dhe nuk eshte lejuar te takohet fare me familjen.
Fiuljanin, nje banor i Maoca, eshte arrestuar per dyshime si i perfshire ne spiunazh dhe akuzuar per lidhje me al-Qaeda ne muajin Nentor, kur ai eshte ndaluar perballe nje baze te SFOR ne Tuzla me nje arme antitank ne makinen e tij.
Amnesty International ka denuar ashper vendimin e SFOR per te mbajtur te ndaluar ate pa asnje akuze, edhe pas perfundimit te afatit ligjor, duke thene se "Detyrimi per te respektuar te drejtat e njeriut eshte i vlefshem per te gjithe, edhe per komunitetin nderkombetar dhe organizatat nder qeveritare te cilat ushtrojne funksione te zbatimit te ligjit - perfshire ketu edhe NATO".
Dhoma e te Drejtave te Njeriut te Bosnjes ka kerkuar me 11 Janar qe SFOR te dorezonte Fijuljanin autoriteteve Boshnjake, duke thene se eshte shkelur si ligji i vendit ashtu edhe ai nderkombetar. Presidenca tre paleshe e vendit ka bere nje kerkese te ngjashme.
SFOR nuk kishte pranuar te permbushte keto kerkesa, por ka liruar te ndaluarin me arsyetimin se tani ai mund te hetohej nga organet lokale.
Pas lirimit te Fiuljanin, avokati i tij Osman Mulahaliloviq ka thene per median se klienti i tij kishte dorezuar te gjitha armet ne muajin Tetor pas dhenies se nje amnistie.
Ndersa Fuljanin pritej te jepte nje deklarim per policine lokale, eshte e paqarte ende nese ai do te akuzohet tani zyrtarisht nga policia lokale. Zedhenesi i SFOR, Majori Shawn Mill ka thene per gazetaret ne nje konference per shtyp me 30 Janar se kishte "nje hetim qe po vazhdon" per rastin e Fiuljanin, dhe se ata ende e konsideronin te dyshuarin si "ekstremist".
Arrestimi i tij kishte shkaktuar nje sere kontrollesh dhe veprimesh te tjera te SFOR ne te gjithe Bosnjen, si pjese e nje operacioni per goditjen ndaj te dyshuarve si ekstremiste. Ky presion i ka detyruar rreth dhjete familje te Maoca te largohen nga shtepite e tyre me heret kete muaj.
"Ato familje jane detyruar te largohen ne mes te nje dimri kaq te ashper," eshte ankuar Sulejman Osojkiq, nje anetar i komunitetit Musliman. "Ata [SFOR] thone se ata jane per mbrojtjen e demokracise dhe te drejtave te njeriut, dhe na quajne ne ekstremiste. "Perse jam une nje armik i SFOR?"
Ndersa ne Maoca jetojne nje numer i madhe radikalesh Muslimane te cilet kane luftuar gjate luftes ne Bosnje, ata nuk pranojne te kene lidhje me rrjetin al-Qaeda te Osama Bin Laden. Ne Bosnje keta njihen si Vehabije - sepse keshtu thirren ata te cilet jane pasues te nje rryme puritane te Islamizmit.
Policia dhe zyrtaret e tjere lokal ne kantonin e Tuzles - i cili ushtron juridiksionin e tij ne kete zone - kane thene vazhdimisht se komuniteti nuk perben ndonje kercenim.
"Deri me tani ne nuk kemi pasur asnje incident apo ankese ndaj anetareve te ketij grupi nga lagjet ku jetojne ata, dhe as nga njerez te shtetesive te tjera te cilet jetojne me ta. Nuk ka asnje shenje qe te tregoje se ata perbejne ndonje rrezik te vecante per sigurine ne zonat apo komunitetet ku jetojne," ka thene komisioneri i policise se Tuzlas, Ivica Divkoviq per IWPR.
Ai ka thene se komuniteti ne Maoca perbehet nga qytetare te Bosnjes dhe Muslimane nga Jugosllavia. Banoret vendas thone se jane rreth 20 familje te tilla te cilat jetojne ne kete zone.
Zedhensi i SFOR Majori John Dowling ka shpjeguar se aktiviteti i shtuar i SFOR ka qene pjese e Operacionit Korrja, i cili ishte planifikuar per te mbledhur arme te cilat mbaheshin ilegalisht qe nga koha e luftes, dhe nuk kishte te bente fare me Muslimanet radikale.
Ai ka shtuar gjithashtu se forcat e drejtuara nga NATO nuk ishin ankuar per banoret lokale, dhe ka insistuar se aktivitetet e tyre ishin keqkuptuar. "SFOR i trajton te gjithe njerezit ne menyre te njejte - ne nuk kemi preferenca per ndonje etni, besim fetar apo nacionalitet," ka thene ai.
Por Admir Mujkanoviq, kryetar i bashkise qe perfshin edhe Maoca, ka thene per IWPR se ai e kishte paralajmeruar SFOR disa muaj me pare se banoret ishin te shqetesuar nga patrullat e shpeshta dhe fluturimet e helikopetereve naten vone. "Ata me kane siguruar se keto nuk do te ndodhnin me, por asgje nuk ndryshoi, dhe premtimi i tyre nuk u zbatua asnjehere," ka thene ai.
Nermina Durmic Kahroviq eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR.