Deklarata Boshe

Rreth 20,000 Serb dhe Kroate mendohej se do te ktheheshin ne Sarajevo ne 1998, i ashtuquajturi "vit i rikthimit te minoriteteve". Pas nente muajsh nga fillimi i 1999, numri i te kthyerve mbetet nje zhgenjim.

Deklarata Boshe

Rreth 20,000 Serb dhe Kroate mendohej se do te ktheheshin ne Sarajevo ne 1998, i ashtuquajturi "vit i rikthimit te minoriteteve". Pas nente muajsh nga fillimi i 1999, numri i te kthyerve mbetet nje zhgenjim.

Wednesday, 16 November, 2005

Dobrinka Delic deshiron te vdese ne shtepi. 66 vjec dhe e detyruar te qendroje ne shtrat, ajo nuk shpreson shume ne kete jete. Por shtepia e saj eshte shtepia e saj dhe ajo do ta marre.


Pronarja e ligjshme e nje shtepie ne rrethinat e Sarajevos se Re, Zonja Delic, nje Serbe, nuk mund ta marre ate sepse ajo eshte e zene nga dikush tjeter. Per momentin, shtepia e saj eshte nje bodrum me lageshtire ne Sarajevo ku nje mikeshe e saj e ka strehuar.


Familja qe jeton ne shtepine e saj duhet te largohet, por nje familje nga Gorazde jeton ne apartamentin qe i eshte dhene asaj dhe nuk do te largohet deri sa autoritetet ti japin nje urdher largimi. Zonja Delic ka pritur qe prej rreth kater vjetesh.


Kjo eshte nje histori e zakoneshme ne Bosnjen e pasluftes ku pengesa te panumerta burokratike dhe pengesat e qellimshme zyrtare nuk lejojne rikthimin e mijera te tjereve qe jane ne te njejten situate me Zonjen Delic.


Me qellim shpejtimin e procesit dhe tejkalimin e pengesave politike, agjensite nderkombetare ne Bosnje kane organizuar nje konference nderkombetare ne muajin Shkurt te vitit te kaluar. Kjo pati si rezultat Deklaraten e Sarajevos, e cila parashikonte rikthimin e te pakten 20,000 minoritareve ne kryeqytetin Boshnjak ne 1998.


Duke shpejtur rikthimin ne Sarajevo, zyrtaret nderkombetar shpresonin te rindertonin identitetin multi etnik te qytetit dhe te nxisnin rikthimin ne te gjithe vendin. Viti 1998 u deklarua me optimizem "viti i rikthimit te minoriteteve".


Sipas UNHCR, rreth 9,400 minoritare jane kthyer ne shtepite e tyre ne Sarajevo gjate vitit 1998 - shume me pak se sa ishte plani. Megjithate, edhe kjo shifer eshte e diskutueshme, sepse vetem 4,400 nga te kthyerit jane rregjistruar prane autoriteteve lokale.


Si rezultat, viti i kthimit te minoriteteve u zgjat deri ne 1999. Por perseri edhe kete vit shifrat jane zhgenjyese. Deri ne fund te Majit 1999, UNHCR ka rregjistruar vetem 1,200 rikthime te minoritareve.


Ka disa aresye per zbatimin e manget te Deklarates se Sarajevos perfshire ketu edhe nje mungese te pronave te nevojeshme, pengesave burokratike dhe kundershtive politike.


Zenia e dyfishte e pronave eshte problemi kryesor, sipas Morris Power, oficer per kantonin e Sarajevos prane Task Forces per Rikthim (RRTF), grupit te agjensive nderkombetare qe mbikqyrin rikthimin.


Pronesia e dyfishte ndodh kur dikush qe e ka nje shtepi ku te kthehet vazhdon te mbaje te bllokuar shtepine e dikujt tjeter. Ky eshte per shembull, rasti i familjes nga Gorazde, e cila vazhdon te mbaje te bllokuar shtepine e Zonjes Delic megjithese kane shtepine e tyre ne qytetin e tyre te lindjes.


Me qellim qe familja te largohet, pronesia duhet te provohet si nga autoritetet e Sarajevos ashtu edhe nga ato te Gorazde. Megjithate, shume shpesh, autoritetet bashkiake te cilat nuk kane shume deshire te pranojne minoritaret e kthyer, e zvarrisin procesin dhe vonojne leshimin e urdherit te largimit. "Ata do ta zvarrisin korrespondencen e tyre me bashkine e Gorazde per shume kohe," thote Sead Bahtiarevic i zyres se Avokatit te Popullit ne Sarajevo, i cili ofron keshillim ligjor per individet pronat e te cileve jane bllokuar.


Megjithese marreveshja kater vjecare e paqes ne Bosnje i jep te drejte cdo njeriu te rikthehet ne shtepite e paraluftes, politikane nacionaliste kane bllokuar procesin e rikthimit sistematikisht.


Agjensite nderkombetare kane zbuluar se edhe figura te rendesishme te partive ne pushtet ne Bosnje, SDA, dhe HDZ ne Kroaci, zoterojne prona te dyfishta. Megjithate, eshte e veshtire te mendohet se atyre do tu jepet ndonjehere urdheri i largimit. Mirza Hajric, kryetar i komitetit per zbatimin e Deklarates se Sarajevos dhe nje ndihmes kryesor i Presidentit Alija Izetbegovic, thote se nuk eshte politika e SDA qe te bllokoje rikthimin. Megjithate, ai pranon se partia mund te ushtroje me teper presion mbi punonjesit e bashkive dhe kantoneve te cilet jane lehtesisht te korruptueshem apo te njeanshem, te cilet nuk kane deshire te debojne nga pronat miqte e tyre, apo invalidet e luftes te ushtrise se Federates.


"Ky eshte akoma nje vend me burokraci komuniste," thote Hajric, duke shtuar se qeveria po perpiqet shume te ristrukturoje administraten ligjore. Ky sistem i vjeteruar jep mundesi per abuzime ne nivel kantonal dhe bashkiak.


Power thote se Ministria e Drejtesise ka ngadalesuar gjithashtu procesin e rikthimit duke mos pergatitur dhe kaluar ligje te rendesishme ne kohe. Ministria komandon gjithashtu edhe policine, e cila eshte pergjegjese per lirimin e pronave.


Pas disa muajsh negociata jo te frutshme, Perfaqesuesi i Larte anulloi disa ligje te kohes se luftes te cilat jepnin te drejte te perhershme banimi per ne shtepite e abandonuara ne Prill 1999. Qe atehere, te gjithe ata qe jetonin ne prona qe i perkasin dikujt tjeter jane klasifikuar si banore te perkoheshem, pra qe mund te debohen ne rast se u gjehet nje mundesi tjeter banimi.


Kjo levizje ka hapur ka bere qe nje numer i madh apartamentesh te cilat kane qene te bllokuara per shume kohe te mund te lirohen nga banoret e tanishem, ne rast se gjehet strehim alternativ per banoret. Zyrtare nderkombetare thone se rreth 100 deri 200 debime po realizohen tani ne muaj, megjithese ata jane dakort me autoritetet lokale qe asnje njeri nuk duhet te hidhet ne rruge.


Organizatat nderkombetare po financojne tani ndertimin e rreth dyqind apartamenteve dhe shtepive te parafabrikuara. Megjithate, autoritetet e Sarajevos kundershtojne ndertimin e banesave alternative te perkoheshme, duke thene se ajo legjitimon spastrimin etnik. "Reciprociteti eshte emri i lojes," thote Power, "Rikthimet ne Sarajevo dhe ne Federate po ndodhin, por ne se nuk ka reciprocitet, sa kohe mund te zgjase kjo gje?"


Deri me tani, rikthimet kane qene kryesisht ne nje drejtim. Shifrat e UNHCR tregojne se qe prej Marreveshjes se Dayton ne 1995, deri ne Maj 1999, vetem 10,500 jo-Serb jane rikthyer ne te gjithe territorin e Republika Srpska.


Jadranka Slatina eshte nje pseudonim i perdorur nga nje gazetare ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists