KOMENT: RAPORTI I SREBRENICES 'SHKARKON PERENDIMIN NGA PERGJEGJESITE'
Raporti mbi masakren e Srebrenices tregon se as Hollandezet dhe as aleatet e tyre Perendimore nuk jane te gatshem te mbajne ndonje pergjegjesi per vrasjet.
KOMENT: RAPORTI I SREBRENICES 'SHKARKON PERENDIMIN NGA PERGJEGJESITE'
Raporti mbi masakren e Srebrenices tregon se as Hollandezet dhe as aleatet e tyre Perendimore nuk jane te gatshem te mbajne ndonje pergjegjesi per vrasjet.
Publiku Boshnjak, vecanerisht anetaret e familjeve te viktimave te Srebrenices te vrare nga Serbet e Bosnjes nen urdherat e Ratko Mlladiq, kane pritur me padurim hetimin Hollandez mbi masakren e Srebrenices.
Por perfundimi i raportit per krimet e kryera aty nga Instituti Hollandez per Dokumentimin e Luftes, NIOD, tregon qarte se as Hollandezet as zyrtaret nderkombetare nuk kane pranuar pergjegjesite e tyre per vdekjen e 7,500 civileve ne ate ish "zone te sigurte" te OKB-se.
Edhe doreheqja e kabinetit Hollandez e cila pasoi publikimin e ketij raporti e konfirmon nje gje te tille. Sic tha edhe shkrimtari Hollandez Chris Culemans per te perjaveshmen Boshnjake Dani, "Qeveria dha doreheqjen...por nuk pranoi pergjegjesite per masakren e Srebrenices. Ata dhane doreheqjen kur u pa qarte se ushtaraket kishin fshehur gabimet e tyre nga ministria e mbrojtjes".
Ai ka shtuar: "Kjo eshte aresyeja e vetme per doreheqjen e tyre...per aresye te brendeshme dhe jo sepse ishte e gateshme te pranonte pergjegjesite per Srebrenicen".
Kater gra nga qyteti kane qene prezente ne paraqitjen zyrtare te raportit ne Hage, se bashku me zyrtare politik dhe ushtarake. Grate - te cilat kane humbur te dashurit e tyre ne ate masaker pavaresisht "mbrojtjes" se Batalionit Hollandez - jane larguar nga salla, duke e bere te qarte se eksperienca e familjes se tyre nuk korrespondonte me versionin e dhene ne raport.
Megjithese raporti i plote ende nuk eshte perkthyer ne Anglisht apo gjuhen Boshnjake, disa pjese te epilogut kane shkaktuar zemerim tek grate e Srebrenices.
Ne pjesen qe flitet per pergjegjesite e Batalionit Hollandez ne epilogun e raportit pranohet se jane humbur mundesi per te mbledhur informacione te rendesishme, vecanerisht ne momentin kur komanda e OKB-se ne Bosnje ka bllokuar levizjet e tij.
Ne raport thuhet se ka pasur konfuzion rreth procedurave per kerkimin e mbeshtetjes nga ajri per te mbrojtur enklaven. Urdherat e dhena per te ruajtur bllokimin e rruges me qellim ndalimin avancimit te forcave te Serbeve te Bosnjes nuk kane qene te qarta.
Kjo eshte e gjtiha sa thuhet ne raport persa i perket pergjegjesive te Hollandezeve. Raporti merret me ate qe shume e konsiderojne si nje njolle ne koshiencen e zyrtareve Hollandez dhe komandanteve ushtarak te cilet kishin dale vullnetare per te zbatuar mandatin e OKB-se ne Srebrenice. Megjithate askush nuk do te nxirrte si perfundim nga ky paragraph se jane bere gabime te pabesueshme, dhe se ato gabime kane lejuar kriminelet e Mlladiq te vrasin mbi 7,000 njerez Brenda pak ditesh dhe te shkaterrojne nje qytet i cili ishe shpallur nje zone e sigurte.
Ne epilog nuk permendet se ushtaret Hollandez ne Srebrenica kane pasur marredhenie me te mira me Serbet te cilet sulmonin enklaven sesa me popullsine vendase Muslimane te cilen ata duhet te mbronin.
Raporti nuk permend faktin qe komanda e batalionit Hollandez nuk pranoi te evakuonte te semurit dhe te plagosurit nga spitali i Srebrenices, pavaresisht kerkesave te stafit mjeksor.
Raporti thekson ne hollesi elementin e surprises ne sulmin e Serbeve ndaj Srebrenices. Por qeveria Hollandeze ka hedhur poshte disa here ofertat Amerikane per te instaluar pajisje degjimi te cilat do te kishin ndihmuar trupat Hollandeze te degjonin komunikimet me radio ne ate zone. Ka qene pikerisht mungesa e vemendjes dhe shperfillja ndaj popullsise vendase e cila nuk i ka lejuar ata te vendosin lidhje me te ngushta te cilat do t'u kishin dhene mundesine per marrjen e informacioneve te nevojeshme.
Boshnjake vendas te cilet kane punuar si perkthyes me Batalionin Hollandez kane deshmuar se ata kishin informacione te konsiderueshme per levizjet e forcave Serbe te cilat kishin rrethuar enklaven ne pranveren e vitit 1995. U be e qarte se keto manovra, koncidonin me nje urdher te drejtuesit te Serbeve te Bosnjes Radovan Karaxhiq per te shkeputur lidhjet ndermjet Srebrenices dhe Zepa, nje tjeter "zone e sigurte" e OKB-se dhe per te zvogeluar zonat e sigurise. Oficere te divizionit te 28 te ushtrise Boshnjake kan informuar per keto levizje. Hollandezet nuk i kane kushtuar vemendje ketyre informacioneve, dhe kjo ka pasur pasoja tragjike.
Mbremjen e 10 Korrikut, 1995 enklava ishte pothuajse ne duart e Serbeve. Por ndersa forcat e enclaves pergatiteshin per nje kundersulm perfundimtar, komandanti i Batalionit Hollandez oficeri Tom Karremans ka shkuar ne zyren e postes se Srebrenices, e cila sherbente si pike takimi per oficeret e ushtrise Boshnjake. Karremans u ka thene atyre te terhiqeshin te nesermen ne mengjes nga pjesa jugore e "zones se sigurte" sepse NATO po pergatiste nje sulm te madh ajror. Me kembenguljen e Karremans, Ramiz Becirevic, komandant i divizionit te 28, e pranoi kete gje. Avionet e aleances nuk erdhen kurre. Perkundrazi u hap rruga per trupat e Mlladiq.
Epilogu i raportit pothuajse nuke e permend kete. Ne raport thuhet se vendimi i ushtrise Boshnjake per tu terhequr eshte zbatuar pa u konsultuar me OKB-ne dhe kjo ka qene nje nder aresyet e masakres.
"Serbet e Bosnjes e kishin llogaritur dorezimin e menjehershem te ushtrise Boshnjake dhe deportimin e te gjithe popullsise pas 'kerkimit per kriminel te luftes'. Personeli ushtarak me pas do te transportohej ne kampe per te burgosurit e luftes," thuhet te raport.
"Vendimi per te kryer ekzekutimet ne mase, per te cilat nuk eshte gjetur asnje urdher me shkrim, eshte marre ndoshta pas 11 Korrikut, kur eshte bere e qarte se largimi i Divizionit te 28 e kishte bere te pamundur zbatimin e planit te pare. Ka pasur edhe aresye te tjera, si per shembull deshira e forte per ta zbrazur kete zone per Serbet e Bosnjes.
"Shperberja e organizuar e Divizionit te 28 me 12 dhe 13 Korrik...ka qene nje surprize e madhe per ushtrine e RS-se, gje e cila ndodhi ne nje moment shume te papershtatshem dhe shkaktoi probleme te medha".
Nese kjo pjese e raportit do te kishte qene mbeshtetur ne fakte, te pakten 2,000 burra te cilet u dorezuan ne bazen Hollandeze ne Potocari do te ishin shpetuar. Megjithate, kjo nuk ka ndodhur. Djem pa m,bushur moshen 16 vjecar dhe burra mbi 60 vjec jane ekzekutuar.
Ne epilog nuk permendet dicka qe ka qene e qarte qe prej gjyqit per genocid ndaj gjeneralit Serb te Bosnjes, Radoslav Krstiq. Ky gjyq ka provuar se Serbet e dinin qe ne fillim se cfare do te benin ne Srebrenica dhe se ekzekutimet ne mase te Muslimaneve ishin pjese e ketij plani.
Si perfundim, megjithese ai nuk hedh drite mbi rolin e turpshem te Hollandezeve dhe komunitetit nderkombetar ne Srebrenica, raporti mbetet i rendesishem.
Raporti eshte i rendesishem sepse ai hedh drite mbi paaftesine e atyre te cilet kane qene pergjegjesit kryesor per kete tragjedi, per te perballuar me te verteten. Tre grupe kane pergjegjesi. I pari eshte udheheqja politike dhe ushtarake Serbe e cila ka pasur nen kontroll kasapet e tyre. I dyti eshte batalionit Hollandez dhe te tjere ne gjirin e komunitetit nderkombetar. I treti eshte presidenti Boshnjak Alija Izetbegoviq dhe klika e tij, te cilet e perdoren Srebrenicen si nje mjet per te bere pazar ne bisedimet e tyre territoriale me Serbet.
Autori dhe komentatori Tim Judah ne artikullin e tij te javes se kaluar ne Raportin e Krizes Ballkanike Nr. 230, te 12 Prillit, "http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr2/bcr2_20020412_4_eng.txt" nuk ka te drejte te qortoje protagonistet vendas se nuk kane botuar raportet e tyre per Srebrenicen. Mund te jete shpesh e vertete qe popujt e ish Jugosllavise kane tendencen per te fajesuar te huajt per te gjitha te keqiat e tyre, por akuza ne kete rast eshte e pavend dhe bajate, per shkak te tmerreve qe kane ndodhur ne Srebrenica.
Pervec se nuk eshte aq kritik sa duhet ndaj raportit patetik Hollandez, Judah tregon semundjen e vjeter te analisteve Perendimore - nje qendrim sipas te cilit Ballakni eshte nje rajon ku masakrat si ajo e Srebrenices jane nje pjese normale e histories. Kane qene pikerisht keto ide qe kane bere te mundur ngjarjet ne Srebrenica.
Shuma prej 6 milion dollare qe eshte shpenzuar per te pergatitur kete raport mund te ishte shpenzuar ne menyra te tjera me te mira. Ajo mund te ishte perdorur per te ndihmuar grate e Srebrenices te cilat kane kaluar edhe nje dimer tjeter ne qendrat kolektive, larg shtepive te tyre te shkaterruara. Ajo mund te ishte perdorur edhe per te ndihmuar femijet te cilet ende bejne mesim me turne, jane te paveshur dhe nuk kane tekste shkollore te mjaftueshme, fletore dhe lapsa.
Senad Pecanin eshte redactor i se perjaveshmes Dani ne Sarajevo.