SERBI: SHEFI I SIGURIMIT PERFLITET PER PERFSHIRJE NE KRIME LUFTE
Qeveria vazhdon te mbeshtese shefin e ri te sherbimeve sekrete te ushtrise pavaresisht akuzave per pjesemarrje ne masakrat ne Kosove.
SERBI: SHEFI I SIGURIMIT PERFLITET PER PERFSHIRJE NE KRIME LUFTE
Qeveria vazhdon te mbeshtese shefin e ri te sherbimeve sekrete te ushtrise pavaresisht akuzave per pjesemarrje ne masakrat ne Kosove.
Emerimi i diskutueshem i nje oficeri te ushtrise i akuzuar per krime lufte ne postin e shefit te sherbimeve sekrete te ushtrise eshte ndeshur me komente dhe kundershtime te shumta.
Zhurma e shkaktuar eshte si pasoje e zerave se Momir Stojanoviq ka shkelur konventat e Gjeneves gjate konfliktit ne Kosove, duke urdheruar nje masaker ndaj Shqiptareve etnike.
Megjithate, qeveria, mendohet se ka perzgjedhur Stojanoviq ne muajin Mars me shprese se ai do te pershpejtoje reformat ne ushtri dhe te nderprese lidhjet sekrete te cilat ekzistojne ndermjet oficereve te sherbimeve sekrete dhe ish drejtuesit ushtarak te Serbeve te Bosnjes, Gjeneral Ratko Mlladiq.
Burime te qeverise thone se ai eshte i vetmi njeri ne kete moment i cili eshte besnik i qeverise dhe i cili mund te kete sukses ne nderprerjen e lidhjeve sekrete, gje e cila mund te coje ne transferimin e Mlladiq per ne gjykaten e Hages.
Qeverite e huaja vazhdojne te ushtrojne presion ndaj autoriteteve ne Serbi dhe Malin e Zi per ceshtjen e Mlladiq, dhe kjo mbetet nje pengese e rendesishme per afrimin e Serbise me Perendimin dhe per procesin me te gjere te integrimit ushtarak dhe ekonomik.
Ekstradimi i Mlladiq, se bashku me ate te krimineleve te tjere te luftes, eshte nje parakusht per pranimin e Serbise dhe Malit te Zi per shembull ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s.
Anetaresimi ka qene ne fakt jashte cdo mundesie ndersa qarqet e ushtrise dhe ato te sigurimit kane vazhduar te ruajne lidhje te fshehta me personat e kerkuar nga gjykata e Hages.
Veprimtaria ushtarake e Stojanoviq gjate luftes ne Kosove eshte publikuar haptazi ne Hage gjate gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviq.
Si pjese e deshmise se tij ne gjykaten e krimeve te luftes me 9 Maj 2002, nje ish oficer i ushtrise Jugosllave, Nik Peraj, e ka permendur Stojanoviq si nje prej atyre te cilet kane qene pergjegjes per planifikimin dhe zbatimin e ekzekutimit me te madh ne mase ne Kosove gjate fushates se bombardimeve te NATO-s.
Peraj ka thene se Stojanoviq ka urdheruar vrasjen e mbi njeqind Shqiptareve te Kosoves ne fshatrat e Meje dhe Korenice me 27 Prill, 1999. Kufomat jane zhvarrosur ne fund te vitit 2000 nga nje varr masiv ne Batajnica, prane Beogradit.
Peraj ka deshmuar se ai ka qene present ne Prill 1999 ne nje takim jozyrtar ne nje shtepi private ne Gjakove, Kosove, prane kazermave te ushtrise, ne te cilin kane marre pjese shume zyrtare te policise dhe ushtrise.
Me pak se nje jave pas kryerjes se kesaj masakre, Peraj ka thene se ai ka degjuar Stojanoviq qe ka siguruar oficeret e tjere se ai do ti mbronte ndaj cdo hakmarrjeje te mundeshme. Per me teper, ai ka permendur miqesine e tij te ngushte me Gjeneral Nebojsha Pavkoviq, ish shefin e shtabit te pergjitheshem, te shkarkuar nga Vojisllav Koshtunica, presidenti i fundit i Jugosllavise.
Peraj ka thene se ai ka qene gjithashtu ne shtabin e pergjitheshem te ushtrise ne Gjakove me 28 Prill, 1999, kur Majori Zdravko Vinter ka pergatitur nje raport per komanden e Armates se Trete ne Nish, pas masakres ne Meje dhe Korenica. “Zdravko Vinter ka theksuar ne raportin e tij se 74 terroriste jane vrare ne Korenica dhe 68 ne Meja,” ka thene Peraj.
Peraj nuk eshte i vetmi deshmitar i cili ka permendur Stojanoviq ne Hage. Gjenerali Aleksandar Vasiljeviq, i cili eshte paraqitur si deshmitar i akuzes ne gjyqin ndaj Millosheviq me 13 Shkurt, te vitit 2003, ka permendur kolonelin si nje anetar te komandes se perbashket te ushtrise dhe policise ne Kosove, e krijuar ne vitin 1998 dhe me qender ne Gjakovica.
Natasha Kandiq, drejtoreshe e qendres Ligjore Humanitare me qender ne Beograd, thote se akuzat ndaj tij duhet te provohen dhe te sqarohen perpara se ai te marre postin.
“Do te ishte ne interes te shtetit dhe te vete Kolonel Stojanoviq qe te percaktohet pergjegjesia e tij nga organizmat kompetente shteterore,” ka thene ajo.
“Hetimi duhet te kerkoje marrjen ne pyetje te deshmitareve te tjere te permendur si pjesemarres ne takimin ne te cilin Kolonel Stojanoviq thuhet se ka leshuar urdhera per ekzekutimin e te pakten nje qind Shqiptareve dhe ka vene zjarrin shtepive te tyre ne shenje hakmarrje per vrasjen e Milutin Prasceviq, nje zyrtar i ministrise se brendeshme”.
Stojanoviq i ka mohuar keto akuza. Nderkohe, presidenti i Serbise dhe Malit te Zi dhe kryetari i keshillit supreme te mbrojtjes, Svetozar Maroviq, dhe ministri i mbrojtjes, Boris Tadiq, kane premtuar se do te hetojne ne lidhje me keto akuza.
Nje burim nga Ushtria e Serbise dhe Malit te Zi ka thene per IWPR se Stojanoviq ka nje reputacion si profesionist i afte i cili ka qene i afert me Pavkoviq.
Nje rival i forte politik i kryeministrit te vrare Serb, Zoran Gjingjiq, Koshtunica ka shkarkuar Pavkoviq kur ai ka zbuluar se gjenerali ishte afruar shume me kryeministrin e vrare.
Te njejtat burime ushtarake kane thene se Stojanoviq eshte emeruar shef i sherbimeve sekrete te ushtrise si nje zgjidhje e perkoheshme, me aprovimin e mepareshem te organizatave nderkombetare te cilat tani po ndihmojne ne reformimin e ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi.
“Detyra e tij eshte te ndihmoje ne spastrimin e gjeneraleve me te diskutueshem dhe te shtroje bazat ne strukturat e ushtrise te nevojeshme per esktradimin e Mlladiq per ne Gjykaten e Hages,” ka shtuar ky burim.
Kjo nuk do te jete. Sherbimet sekrete te ushtrise konsiderohen si pjesa me konservatore e ushtrise dhe si nje pengese ndaj bashkepunimit me gjykaten. Sherbimi sekret i ushtrise ka funksionuar si nje qender pushteti alternative brenda forcave te armatosura dhe shtetit per vite me rradhe. Anetaret e saj kane qene zakonisht me te interesuar per te siguruar perzgjedhjen e oficereve te cilet kane pasur te njejta bindje politike se sa per mbrojtjen e ushtrise nga sherbimet e huaja sekrete.
Kjo qender pushteti, e njohur per qendrimet e saj anti perendimore dhe anti Hages, gjate tre vjeteve te kaluar ka qene nen kontrollin e ish presidentit Jugosllav konservator, Vojisllav Koshtunica.
Vetem pasi Koshtunica eshte larguar nga skena politike, pas krijimit te shtetit te ri te Serbise dhe Malit te Zi ne fillim te vitit, sherbimet sekrete te ushtrise dhe ushtria jane vendosur nen kontrollin e elementeve reformatore ne qeveri.
Momir Stojanoviq ka zevendesuar Gjeneralin Aco Tomiq, i cili ka pasur lidhje te ngushta me Koshtunican, ne postin e shefit te sherbimeve sekrete te ushtrise.
Emri i Tomiq eshte lidhur me disa skandale politike, perfshire planin per te kontrolluar zyrat e departamentit te komunikacioneve te qeverise Serbe dhe arrestimin e zevendes kryeministrit Momcillo Perishiq, se bashku me nje diplomat Amerikan.
Gjate aksionit te policise pas vrasjes se Zoran Gjingjiq, policia ka arrestuar Tomiq si te dyshuar per lidhje me banden e Zemun e cila eshte akuzuar se ka organizuar vrasjen e Gjingjiq.
“Ne historine e tij te gjate, sherbimet sekrete te ushtrise kane shkelur shpesh kompetencat e tyre duke nderhyre ne ato te sherbimeve te tjera,” ka thene Aleksandar Radiq, nje analist i pavarur ushtarak nga Beogradi.
“Sherbimet sekrete te ushtrise shpesh kane pergjuar zinxhirin e komandimit dhe kane marre pjese ne konflikte te armatosura. Ato kane qene gjithnje shume me te fuqishme se sa qendrat e tjera te pushtetit”.
Ljubodrag Stojadinoviq, nje analist ushtarak i gazetes se perditeshme Politika, ka thene per IWPR se sherbimi “nuk ka zbuluar asnjehere ndonje armik te ushtrise por gjithnje ka kerkuar armiqte e brendeshem – te cilet kane qene synimi kryesor ne vendet komuniste”.
Radiq ka thene se vendosja e ketij sherbimi nen nje kontroll civil nuk do te mjaftoje per te zbatuar reformat e nevojeshme, nese ne te njejten kohe nuk ekzaminohet e gjithe veprimtaria e sherbimeve sekrete. “E ardhmja e tij varet nga shkalla e ekzaminimit te veprimtarise se tij te mepareshme,” ka thene ai.
Problemi, sipas analisteve, eshte se do te jete e veshtire te gjehet nje njeri tjeter per kete post i cili te mos kete qene me pare i kompromentuar nga perfshirja ne korrupsion apo ne krime lufte – dhe i cili te jete edhe besnik ndaj autoriteteve te reja.
Zgjedhja e Stojanoviq duket si nje zgjedhje e perkoheshme, sepse asnje politikan Serb nuk do te deshiroje te lidhe fatin e tij politik per nje kohe te gjate me nje oficer ushtrie dhe figure kaq te diskutueshme si ai.
Milanka Saponja-Hadjiq eshte bashkepunetore e IWPR ne Beograd