SERBI: THELLOHET KRIZA NE QEVERI
Partite reformatore duken te vendosura te therrasin zgjedhjet e parakoheshme parlamentare.
SERBI: THELLOHET KRIZA NE QEVERI
Partite reformatore duken te vendosura te therrasin zgjedhjet e parakoheshme parlamentare.
Nje vjeshte me kaos politik duket e pashmangeshme pasi perpjekjet me te fundit te qeverise serbe per te bashkuar forcat demokratike te vendit kane deshtuar.
Partite me te medha te opozites - Partia Demokratike e Serbise, DSS, e drejtuar nga Vojislav Koshtunica, dhe ajo reformatore G17 Plus e Miroljub Labus - kane kundershtuar nje ftese publike javen e kaluar per te arritur "nje marreveshje te re per interesat me jetesore te shtetit" e cila eshte ofruar nga zevendes kryeministri serb Cedomir Jovanoviq.
Refuzimi pritet te shtoje tensioned dhe mund ta zhyse Serbine ne krize politike, ndersa DSS dhe G17 Plus po pergatiten per fushaten per zgjedhje te parakoheshme ndersa qeveria dobesohet gjithnje e me teper.
Ndersa partia kryesore ne koalicionin qeveritar - Partia Demokratike, DS - do te beje sa te kete mundesi per te parandaluar zgjedhjet e parakoheshme, partite e vogla anetare te koalicionit qeveritar te perbere nga 16 parti duket se jane gjithnje e me te pavendosura se cilen parti te madhe te mbeshtesin.
Pjesa me e madhe e analisteve e konsiderojne propozimin e paraqitur nga Jovanoviq si nje shenje qe qeveria - e demtuar nga mosmarreveshjet e brendeshme, skandalet dhe renia e popullaritetit - po dobesohet gjithnje e me teper.
Qeveria ka gezuar pjesen me te madhe te mbeshtetjes popullore pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq ne Mars te ketij viti, por kjo mbeshtetje ka filluar te pakesohet pas pershkallezimit te konfliktit ndermjet reformatoreve te koalicionit qeveritar dhe fraksioneve autoritare.
Kjo lufte e ashper ka marre permasa kritike kete vere kur DOS ka shkarkuar guvernatorin e sukseseshem te Bankes Kombetare te Serbise, zevendes kryetarin e G17 Plus, Mladjan Dinkiq, i cili me pas ka thene se shkarkimi i tij eshte bere nga Jovanoviq.
Gjate gjithe kesaj perplasjeje, Dinkiq ka gezuar mbeshtetjen popullore, sepse shume njerez e konsiderojne luften e tij ndaj autoriteteve si pjese e luftes se vendit ndaj krimit dhe korrupsionit.
Qeveria ka pesuar edhe nje goditje te rende muajin e kaluar pas akuzave per pastrim parash te ngritura ndaj zyrtareve te saj te larte Zoran Janjuseviq dhe Nemanja Kolesar. (Shih BCR 448, http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200307_448_1_eng.txt)
Dy ministrat me pas kane dhene doreheqjen.
Ne fillim te gushtit, Tomislav Milosavljeviq, i cili eshte gjithashtu anetar i G17 Plus i afert me Dinkiq, ka dhene doreheqjen nga posti i ministrit te shendetesise.
Javen e kaluar, zevendes kryeministri Radoljub Sabiq gjithashtu eshte larguar nga qeveria ne shenje proteste ndaj asaj qe ai e ka cilesuar - pergjigje e pavendosur e qeverise ndaj "skandaleve" te vazhdueshme.
Vezhguesit mendojne se administrata mund te dobesohet perfundimisht nese - sic eshte thene ne gazeten e perditeshme te Beogradit Glas Javnosti me 23 gusht - edhe ministri karizmatik i financave, Bozidar Djeliq, jep doreheqjen.
Ndersa Djeliq as nuk ka konfirmuar por as nuk ka kundershtuar zerat, qeveria do te humbiste edhe ate pak ngjyrim reformator qe i ka mbetur ne syte e publikut nese ai vendos vertete te jape doreheqjen.
Te gjitha keto kane detyruar qeverine te propozoje qe partite demokratike te vendit te mbeshtesin nje marreveshje politike mbi te gjitha ceshtjet e diskutueshme te cilat tani rendojne shoqerine, ndersa Jovanoviq ka thene se kjo do te perfshinte edhe nje "qendrim pa kompromis per zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve skandaloze" te cilat kane perfshire qeverine.
G17 Plus, DSS dhe disa parti me te vogla kane kundershtuar propozimin menjehere.
Ne nje deklarate per shtyp te leshuar me 20 gusht, G17 Plus e ka pershkruar propozimin e Jovanoviq si "ta pakuptimte" dhe "qe nuk meriton vemendje", duke shtuar se ajo eshte e interesuar vetem per te diskutuar "shkrirjen e qeverise se diskredituar dhe caktimin e zgjedhjeve te parakoheshme".
Zevendes kryetari i DSS Dragan Jociq e ka pare kete oferte si nje levizje te zevendes kryeministrit serb per te permiresuar poziten e tij dhe te partise se tij politike.
Ne te njejten kohe, disa parti te tjera te vogla te DOS - si Alternativa Demokratike e Nobojsha Coviq dhe Reformistet e Vojvodines e Mile Isakov, te cilet jane te dy zevendes kryeministra - kane shprehur gjithashtu rezervat e tyre, ndersa Qendra Demokratike, e drejtuar nga Dragoljub Micunoviq, eshte e paraqitur me qendrime te ndryshme per kete ceshtje.
Vezhguesit mendojne se G17 Plus, e cila tani gezon mbeshtetjen e rreth nje te tretes se votave te reformatoreve, do te vazhdoje te perpiqet te demtoje qeverine dhe te kerkoje zgjedhje te parakoheshme.
DSS ka ngulur kembe per zgjedhje te parakoheshme qe ne kohen kur kryetari i saj Vojislav Koshtunica nisi te kishte mosmarreveshje me Djindjiq.
Megjithate, analistet pranojne se qeveria eshte e vendosur te perfundoje mandatin e saj qeveritar.
Burime nga brenda koalicionit thone se inisiativa e deshtuar e Jovanoviq mund te shkoje edhe ne favor te qeverise, sepse publiku mund ta shohe qendrimin e opozites si antagonist dhe destruktiv.
Analisti politik Djordje Vukadinoviq mendon se autoritetet kane te pakten dy pika te forta ne favor te tyre - serbet e Kosoves dhe te ardhurat nga privatizimi.
Ne lidhje me ceshtjen e Kosoves, Vukadinoviq mendon se qeveria po stimulon shqetesimin ne lidhje me sigurine e popullsise serbe ne protektorat, e cila po ndjehet gjithnje e me e kercenuar nga shumica shqiptare.
Taktika eshte qe te perdoret gjendja e serbeve ne Kosove per te bashkuar opoziten dhe partite e qeverise dhe keshtu te shtyhet kercenimi i zgjedhjeve te parakoheshme.
Ne lidhje me te ardhurat nga privatizimi, qeveria momentalisht ka nje deficit te madh buxhetor, por pak kohe me pare ka shitur dy kompani te medha te prodhimit te cigareve per pothuajse 400 milion euro - dhe kjo shume mund te mbushe boshlleqet dhe te pakesoje kercenimin e grevave ekonomike, duke pakesuar keshtu rrezikun e zgjedhjeve te parakoheshme.
"Ne kete menyre, kryeministri Zoran Zivkoviq dhe DOS do te perpiqen te krijojne pak hapesire per manover dhe te qendrojne ne pushtet deri ne fund te vitit 2004 kur duhet te mbahen edhe zgjedhjet parlamentare," ka thene Vukadinoviq.
Ndersa fushata pro dhe kunder zgjedhjeve te parakoheshme duket se ka filluar, partite e vogla anetare te koalicionit qeveritar DOS kane filluar te studiojne qendrimet e tyre dhe te vendosin se cilen nga tre partite me te medha reformatore - DS, DSS dhe G17 Plus te mbeshtesin.
Pjesa me e madhe e partive te vogla nuk shpresojne te sigurojne as dy perqind te votave te nevojeshme per te hyre ne parlament, dhe analisti politik Vladimir Goati thote se ato do te detyrohen te kerkojne ndihme nga partite e medha nese duan te mbijetojne ne skenen politike.
"Une parashikoj qe do te kete bisedime sekrete ndermjet partive te vogla politike dhe atyre te medha, te cilat mund te nisin ne muajin shtator," ka thene Goati. "Pika qendrore qe do te diskutohet ne keto bisedime do te jete integrimi i partive te vogla ne gjirin e atyre te medha ne shkembim te vendeve ne parlament".
Fakti qe disa parti nga koalicioni i DOS nuk kane shprehur mbeshtetje per propozimin e Jovanoviq tregon se ato tanime mund te kene filluar bisedimet me G17 Plus ose DSS.
Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.