Dorëzimi I Parcelave

Serbët dhe Shqiptarët po përpiqen të zvogëlojnë mosmarrëveshjet e tyre të thella dhe kjo edhe me ndihmën e të vdekurve dhe të varrosurve.

Dorëzimi I Parcelave

Serbët dhe Shqiptarët po përpiqen të zvogëlojnë mosmarrëveshjet e tyre të thella dhe kjo edhe me ndihmën e të vdekurve dhe të varrosurve.

Ata mbeten të ndarë. Që prej fillimit të luftës në vitin 1999, përpjekjet për të integruar komunitetet Serbe dhe Shqiptare në qytetin e ndarë verior të Mitrovicës në Kosovë nuk kanë dhënë asnjë rezultat.


Ana jugore e Shqiptarëve dhe enklava veriore e Serbëve janë të ndarë nga Lumi Ibër. Ura që ndan 40,000 Shqiptarët nga 15,000 Serbët është e ruajtur nga trupat Franceze të KFOR-it dhe, në anën veriore, edhe nga Ruajtësit e Urës, Serbët e fortë të cilët vërdallosen rreth kafenesë Dolce Vita, duke kontrolluar cilindo që kalon.


Ata që jetojnë natyrisht nuk mund lëvizin lirisht, por të paktën ata janë më të lirë se ata që kanë vdekur. Të vdekurit, dëshira e fundit e të cilëve është të varrosen në tokat e familjeve, në anën tjetër të qytetit, janë në qendër të një inisiative e cila po përdor të vdekurit për të bashkuar komunitetet e ndara të qytetit.


Që prej vitesh, familjet Muslimane Shqiptare nuk kanë pasur mundësi të varrosin të vdekurit e tyre apo edhe të vizitojnë të afërmit në anën veriore. Po ashtu, Ortodoksët Serbë nuk kanë pasur mundësi të varrosin të afërmit e tyre në varrezat e kishës së At Svetislav Nojic në pjesën jugore.


Në një projekt të mbështetur nga Misioni i OKB-së në Kosovë, komunitetet po përpiqen të gjejnë një farë ngushëllimi. Megjithëse procesionet e funeraleve nuk mund të mendohet të kalojnë Urën e Ibrit, të paktën po mendohet të lejohen komunitetet respektive të kujdesen për varrezat e tyre.


Hilmi Gashi, 60 vjeç, ka varrosur gruan e tij dhe dy vëllezërit në tokën e një xhamie tani të rrënuar. "I kam vizituar varret e tyre për herë të fundit përpara luftës. Kur vdiq mamaja ime u përpoqa ta varrosja në varrezat tona sepse ajo dëshironte të varrosej pranë djemve të saj. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur".


Po ashtu, Nada Radoviq është e trishtuar nga fakti që asaj i është dashur të varrosë burrin e saj të vdekur gjashtë muaj më parë në veri ndërsa vajza e saj e vdekur është varrosur në jug. "Unë nuk kam mundësi të vizitoj varrin e saj. Babai dhe e bija nuk mund të bashkohen as pas vdekjes. Kjo gjendje po më shkatërron".


Por nëse familje nuk mund të vizitojnë të dashurit e tyre, të paktën ata mund të ndikojnë tek njerëzit e tyre që të mos shkatërrojnë varrezat e njëri tjetrit - diçka për të cilën të dyja palët janë dakort.


Dy grupe Shqiptarësh të cilët kanë pasur mundësi të vizitojnë bashkatdhetarët e tyre janë tronditur nga gjendja në të cilën gjenden varrezat. "Një pjesë e varrezave është shkatërruar. Askush nuk kujdeset dhe janë mbuluar nga barërat e këqia," thotë drejtuesi i komunitetit Islamik Asllan Murati, për IWPR-në.


As At Nojiq nuk është i kënaqur me gjendjen e varrezave Ortodokse. "Shqiptarët kanë lejuar bagëtinë e tyre të kullosë brenda varrezave," thotë i zemëruar ai. "Është mëkat të hakmerresh ndaj të vdekurve".


Kjo gjendje ka detyruar disa njerëz të gjejnë një zgjidhje të mundëshme. Një profesor i filozofisë e ka krahasur gjendjen me atë në Nikosia të Qipros - ku qyteti i ndarë ndërmjet komuniteteve Turke dhe Qipriote ka zgjidhur problemin e ujësjellësit dhe impiantit të prodhimit të energjisë elektrike të cilat gjenden të anët e qytetit të ndarë. "Përse të mos gjejmë edhe ne gjuhën e bashkëpunimit?" thotë profesori.


Në këtë frymë, drejtuesit fetar kanë biseduar së bashku dhe kanë vendosur t'u bëjnë thirrje sensit të njerëzve për të respektuar të vdekurit. Ata i kanë kërkuar ndihmë për koordinimin e kësaj nisme edhe OKB-së. Kompanisë Shqiptare të mbledhjes së mbeturinave, Hortikultura, i është kërkuar të ngrejë grupe pune - të cilat të mbrojtura nga trupat paqeruajtëse - të nisin pastrimin e varrezave.


Ana financiare e projektit duhet të finalizohet por deri më tani është vendosur që sapo të gjehen 16,000 markat Gjermane, grupet e punës Shqiptare dhe Serbe, të shoqëruara nga trupat e KFOR-it, do të fillojnë të pastrojnë varrezat e njëri-tjetrit. Në të ardhmen mund të organizohen edhe vizitat e të afërmëve. Për momentin, asnjëra nga palët nuk pranon të lejojë varrimin e të vdekurve nga grupi tjetër etnik.


Faruk Spahija, kryetari i bashkisë në anën jugore Shqiptare, ka përkrahur pa rezerva këtë projekt duke thënë se ai e sheh atë si një mundësi të shkëlqyer për të vendosur lidhjet ndërmjet dy komuniteteve.


Zyrtari i policisë së OKB-së, Mikael Kasimir është treguar më i kujdesëshëm në aprovimin e këtij projekti. "E dimë se Shqiptarët dhe Serbët nuk mund të bëhen miq, por të paktën ti lëmë të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të mos urrejnë më njëri tjetrin," thotë ai.


Dhe në frymën e dëshirës së mirë fetare bashkia jugore e Mitrovicës ka ndërmarrë hapin e saj të parë drejt bashkimit fetar me aprovimin e varrezave të para të përziera Shqiptare Katolike dhe Muslimane. "Shqiptarët duhet të varrosen në të njëjtin vend pavarësisht përkatësisë së tyre fetare," thotë At Jak Prenku.


"Të vdekurit nuk mund të presin që të gjallët të merren vesh," ka thënë një varrëmihës i vjetër Shqiptar duke kujtuar me keqardhje faktin që ai nuk ka mundur të bëjë punën e tij të vjetër që prej dy vjetësh.


Violeta Hyseni është një gazetare e Radio Mitrovicës.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists