Skuadra Fituese Kroate?

Ish komunisti Ivica Racandhe nacionalisti i moderuar Kroat Drazen Budisa jane bashkuar per te fituar mbi koalicionin qeverises HDZ, ne zgjedhjet parlamentare qe do te zhvillohen jo me vone se Janari i vitit tjeter.

Skuadra Fituese Kroate?

Ish komunisti Ivica Racandhe nacionalisti i moderuar Kroat Drazen Budisa jane bashkuar per te fituar mbi koalicionin qeverises HDZ, ne zgjedhjet parlamentare qe do te zhvillohen jo me vone se Janari i vitit tjeter.

Thursday, 10 November, 2005

Sikur zgjedhjet parlamenatere ne Kroaci te ishin zhvilluar ne mes te Gushtit, koalicioni i Partise Social-Demokrate (SDP) dhe Partise Social-Liberale Kroate (HSLS), ndoshta do te kishte fituar, duke i dhene fund keshtu nje periudhe prejpothuajse 10-vjeçare te udheheqes se Unionit Demokrat Kroat (HDZ).


Sipas te perditeshmes se Zagrebit Jutarnji List, e cila boton sondazhe te opinionit publik, koalicioni i SDP-se dhe i HSLS-se do te kishin marre 31.8% te votave. Kjo eshte shume me teper se votat e partise udheheqese HDZ te Presidentit Kroat Franjo Tudjman ie cila ariti te merrte vetem 20.3% te votave. Keto rezultate, kane paralajmeruar ndryshime madhore ne ish-republiken Jugosllave te pavarur qe prej 1992.


Zgjedhjet parlamentare ne Kroaci jane planifikuar per tu zhvilluar, jo me vone se Janari i vitit tjeter, megjithese data e sakte nuk eshte percaktuar. Mbajtja e zgjedhjeve eshte nje kompetence e Presidentit, dhe Tudjmani pa dyshim qe eshte duke pritur momentin me te mire per HDZ-ne. Por problemi eshte se siç po vene punet, partia udheheqese nuk duket ne forme.


Koalicioni SPD-HSLS, i cili aktualisht udheheq sondazhet eshte formuar me 6 Gusht ne Split, duke shkatuar habi dhe frike ne pjesen tjeter te opozites Kroate. Deri tani, gjashte partite me te rendesishme te opozites - SPD-ja, HSLS-ja, si dhe Partia Popullore Kroate (HNS), Partia Fshatare Kroate (HSS), Partia Liberale (LS) dhe Partia Demokratike Istriane (IDS) - kishin formuar nje bllok te vetem opozitar.


E thene ndryshe, sondazhi i opinioneve, realizuar nga Instituti Nderkombetar Republikan ne fund te vitit te kaluar dhe ne fillim te ketij viti, sugjeroi qe koalicioni gjashte-partiak do te fitonte zgjadhjet me rreth 505 te votave.


Sidoqofte, ndersa data e zgjedhjeve afrohet, dallimit ndermjet partnereve ne koalicion behen me evidente me faktet se ato qe duhet te ishin diskutime te brendeshme shpesh degjenerojne ne debate te ashpra publike. Me sa duket kjo ka per ta demtuar perspektiven e koalicionit elektoral gjashte-partiak.


Si rezultat SDP-ja e Ivica Radiçit, udheheqesit te fundit komunist, dhe HSLS-ja e Drazen Budises, nje ish disident (udheheqesit e dy partive me te forta), vendosen qe te vazhdojne me vehte duke formuar koalicionin e tyre dy-partiak. Pas kesaj, te dy ata shpejtuan te shpjegonin qe koalicioni i tyre nuk e nxjerr jashte loje pjesen me te madhe te marreveshjeve lokale elektorale me partite e tjera te opozites.


Megjithese kritike ndaj aleances se re, veçanerisht ish-anetaret e koalicionit te cilet frikesohen qe levizja unilaterale SDP-HSLS perfaqson çarjen e opozites qe do te sjelle veshtiresi me te medha ne fitoren ndaj HDz-se, sondazhet tregojne te kunderten.


Pa dyshim qe aleanca SDP-HSLS po perfiton nga mungesa e popullaritetit te partise udheheqese, e cile qe prej fitimit te pavaresise se kroacise e ka drejtuar vendin drejt nje renie te vazhdueshme ekonomike dhe larg kontakteve me njerezit e zakonshem. Si rezultat, shume kroate, tani shohin pas me nostalgji, vitet e sistemit te vjeter, vitet e "Komunizmit Liberal" te Rakanit.


Gjate 1990, pas renies se murit te Berlinit me 1989 dhe dizintegrimit te Lidhjes Komuniste Jugosllave, SDP-ja ri-krijoi vehtveten. Ajo hodhi tej gjithe trashegimnine Marksist-Leniniste dhe e rimodeloi vehten ne perputhje me partite socialiste Europiane, duke ofruar zhvillim ekonomik relativ, drejtesi sociale dhe vende pune.


Kjo eshte ne kontrast me çregullimin qe karakterizon tani jeten politike Kroate, me skandalet e shumta financiare te viteve te fundit dhe me padenueshmerine e zyrtareve te HDZ-se te cilet jane pasuruar me parate e shtetit. Per me keq akoma, rreth 20% e popullsise Kroate jane pa pune.


Personaliteti personal i Rakanit, ka njohur vetem rritje per disa vjet rresht, dhe sipas sondazheve te opinionit publik, partia e tij me vehte do te fitoje me shume vata se Partia e Tuxhmanit (HDZ). Megjiate, pavaresisht nga kjo, Rakani ka llodaritur se i duhet nje partner tjeter per te qene i sigurt mbi fitonen kunder partise ne pushtet.


Duke gjykuar qe HDZ-ja do te beje nje fushate jo te ndershme duke perdorur median e kontrolluar nga shteti per ti nxjere bojen koalicionit te ish komunisteve me nacionalistet e pafajshem. Qe kur Budisa ishte udheheqes i studenteve Kroate ne pranvere te 1971 ai u burgos per nacionalizem nga regjimi Komunist.


E ndersa dita e votimeve afrohet, akoma eshte e paqarte se çfare sistemi elektoral do te perdoret dhe nese do te kete kontroll mbi mediat shteterore dhe ato private. Sidoqofte eshte e qarte se zyrtaret e larte te HDZ-se jane te shqetesuar nga votimet e ardheshme dhe prandaj merren me inriminime te dyanshme per te justifikuar izolimin nderkombetar dhe varferine e Kroacise.


HDZ-ja ne panik e siper ka premtuar ulje te taksave. Sidoqofte, meqenese shteti nuk ka para per te financuar keto masa, shume analiste jane te frikesuar se masat e marra nga HDZ-ja, praktikisht do ta bejne me te veshtire marrjen e ktheses ekonomike per pasuesit e tyre.


Nje nga problemet e tjera ne rast se fiton opozias do te jete kushtetuta. Nese partite e opozites nuk fitojne dy te tretat e votave, fitorja e tyre mund te jete si e ajo e Piros, meqenese nje pjese e mire e pushtetit eshte ne duart e presidentit, dhe keshtu qe kerkohen 2/3 e parlamentit per tia e hequr kete pushtet.


Mandati i Tuxhmanit mbarron ne 2002, keshtu qe ai mudn ta beje te pamundur qeverisjen e opozites.


Drago Hedl eshte editori i çeshtjeve te brendeshme te te perditeshmes se Rijekes Novi List, dhe nje kontribues i rregullt i IWPR.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists